Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Energjia e gjelbert

Shko poshtë

Energjia e gjelbert

Mesazh nga Era prej Sat 8 May 2010 - 7:14

Dioksidi i karbonit ( CO2 ) është gazi i cili prodhohet nga metalurgjia e zezë, por edhe nga djegëja e burimeve fosile të energjisë. Gazi në fjalë është edhe shkaktari numër një i nxemjes globale. Në shkaktimin e " efektit serë " apo
" kopshtit të qelqit " dioksidi i karbonit merr pjesë me 50%. Unioni Evropian dhe bota e përparuar po merr hapa të shpejtë në pengimin e emitimit të CO2, gjegjësisht në zvoglimin e sasisë së emitimit të tijë. Në përputhshmëri me vendimet e Protokolit të Kyotos ( Japoni ) po përpiqet të ligjësojë një sërë vendimesh në kuadër bashkësisë, por edhe më gjërë. Njëra nga detyrat e Unionit është edhe obligimi i rritjes së përdorjes së " energjisë së gjelbërt "
UE po përpiqet të sjedh vendim që deri në vitin 2020, që 20% nga e gjithë energjia e konzumuar ti takojë " energjisë së gjelbërt ". përveç obligimeve që kanë kompanitë e metalurgjisë së zezë në Evropë, Unioni tenton të ligjësojë tatimet edhe për kompanitë e vendeve të zhvilluara të cilat bëjnë tregti me UE-në.
Tatimet në fjalë do të godasin kompanitë jashtevropiane që janë edhe prodhueset më të madha të CO2,
Sipas Andrias Piebalgs, ky ligjë duhet të votohet deri më 23. janar të këtij viti. Barrën më të madhe të kalimit në energjinë e gjelbërt do ta mbajnë shtetet më të pasura të Evropës. Problemi më i madh në aplikomin e ligjit të ri qendron në atë se si mund të arrihet nga 8.5% i sotshëm në 20% e paraparë. Mendimi i komisionit është se kompanitë e industrisë së rëndë nga shtetet që nuk i takojnë UE, e që ndotin mjedisin, të paguajnë tatimin në ktë drejtim. Nga komisioni porosisin se për tani kjo është veç propozim, por nëse mendohet seriozisht për aplikimin e kësajë mase, propozimi mund të gjendet në shqyrtim edhe më 23 janar, së bashku me ligjim e propozuar të lidhur me ndryshimet e klimës.
Plani i komisionit është rezultat i ndikimit të presidentit të francës, Nicolas Sarkozy, i cili kritikoi gjendjen ekzistuese, duke insistuar në aplikimin e tatimit në fjalë për vendet që nuk përfillin Protokolin e Kyotos në lidhje me luftën e domosdoshme me ndryshimet e klimës. Kundërshtari i propozimit të Sarkozys, Peter Mandelson, mendon se tatimi në fjalë do të sjellin diskriminim në tregëti, duke shkaktuar shkelje të ligjit mbi tregtinë e lirë. Në ktë rast mendon në SHBA të cilat nuk janë nënshkruese të Protokolit të Kiotos, si patrneri kryesorë tregtarë i UE.
SHBA dhe Kina janë ndotësit më të mëdha në ktë drejtim, ty afër është edhe India. Në këto dy shtetet e fundit është vështirë të vëhet në kontroll prodhimi i CO2. Edhe disa shtete të cilat së fundi janë kyçur në UE, si psh Rumania kundërshton një masë të tidhë, për arsye së një veprim të tidhë ekonomia rumune nuk nund ta qendrojë, për këtë Rumania edhe deponoi ankesën në gjyqin e Evropës. Ankesa të tilla kanë paralajmruar edhe shtete tjera me probleme ekonomike të UE
.
Era
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi