Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Komponimet Komplekse

Shko poshtë

Komponimet Komplekse

Mesazh nga Era prej Sat 8 May 2010 - 7:17

Elementet kalimtare formojnë edhe disa komponime të veçanta që quhen komponime komplekse.Këto komponime kanë ngjyra të ndryshme si edhe tretësirat ujore të tyre.Bazat e kimisë së komponimeve komplekse i ka vënë kimisti zvicerian Verner i cili e formuloj edhe teorinë koordinative.Sipas kësaj teorie atomet e metaleve kalimtare formojnë lidhje kimike koordinative me një numër të caktuar të joneve apo molekulave.Në qendër të komponimeve komplekse gjendet atomi ose joni i metalit përkatës.Përreth këtij atomi janë të lidhura grypet e molekulave ose joneve.Grupet e molekulave ose joneve që janë të lidhura me metalin quhen ligande.Atomi ose joni i metalit që gjendet në qendër quhet atom qendror.Ligandet me atomin qendror janë të lidhura me lidhje kovalente koordinative.Kemi p.sh komponimin e quajtur kloruri i diaminargjendit (I):

[Ag(NH3)2]Cl

Në këtë komponim molekulat e amoniakut janë ligande kurse joni i argjendit është jon qendor.

Këto komponime përbëhen edhe prej dy sferave:Sfera e brendshme që përbëhet nga atomi ose joni qëndror dhe sfera e jashtme përbëhet prej joneve të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me jonin apo atomin qendror
Varësisht nga lloji i jonit kompleks komponimet komplekse ndahen në tri grupe:
Komponime komplekse kationike,anionike dhe neutrale.

Disa ligande posedojnë më tepër se një çift të lirë elektronik.Në bazë të çiftit elektronik ligandet mund të jenë:
monodentate,bidentate,tridentate ose polidentate.Ligandet monodentate krijojnë lidhje vetëm me një çift elektronik të lirë,bidentatet me dy e kështu me radhë.Komponimet komplekse të cilat përmbajnë ligande polidentate quhen helate.

Helatet janë të përhapura në natyrë dhe janë përbërës të organizmave shtazorë.Komponimet helate psh e përbëjnë unazën e porfirinës.Pastaj kemi një varg komponimesh helate si psh hemoglobina që si jon qendror ka jonin
Fe 2+ ,klorofili,mioglobina si dhe shumë barëra e komponime të tjera.
avatar
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Komponimet Komplekse

Mesazh nga Vizitor prej Mon 26 Jul 2010 - 19:41

me interreson keto njohuri ne shqip se ne i mesojme ne anglisht
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi