Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Disa vargje nga Poet SHqiptar

Shko poshtë

Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:45

Vargje të Sulejman Matos

Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Shqiperise




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:47

Vargje të Bardhyl Londos

30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë

30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
S’më mjaftokan bile as dy jetë




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:48

Vargje te Eva Sotirit

Keto vargje, heroi im, jane per ty,
Per driten qe ke pasur dhe prape ta shoh ne sy.
Per jeten tende, Diell dhe hapesire,
Per vdekje tende qe keput zinxhire.

Hyjnor, yll i pashuar dhe ze i drejtesise,
Emri yt me pershendet nga krahet e perjetesise.
As frika, as dhimbja jo, ty nuk te ndal,
Imazhi yt eshte trumfi final




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:48

Vargje te Naim Frasherit

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:48

Vargje të Dhimitër Shuteriqit

Çaje tynelin me vërtik
Malin e Shqipërisë
Edhe vërsho tej, në të ik,
Hekurudh’ e rinisë
Sos janë male vetëm gur;
Po janë krom e bakër plot,
Thesare plot.
Mbi male sot jam zot,
I lirë e lavdiplotë.
Lavdi për ty, Nene Shqiperi




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:49

Vargje te Lasgush Poradecit

Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:50

Vargje te Koci Petritit

N’Europe rroj, s’jam as Azi
Qaj nen nje Shpend tri Shqiperi
Kam nafte e krom e shkoj shes gjak
S’rroj as si indigjen, zezak…

Ky vend shtrydh vaj nga drunjte e vet
Sa ç’derdh Shkumbini uje ne det
Ky vend qeth lesh nga dhente e tij
Sa vesh me triko tri Greqi




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:51

QELESHJA

- Dritero Agolli -

Kur shkoi qeleshja e bardhë që fekste Europës
Që mburrej shqiptari fatkeq me të huajt?
Besoj se u var prej kohësh në brirët e lopës,
Apo me atë mund të sjellin nga çezma ujë për kuajt.

Ku vajti qeleshja që rrnte si gonxhe mbi çiftelinë
Dhe sillte nderimin dhe paqen ndër oda?
Tani me qeleshen përcjellin mërzinë,
Në guvën e saj po fshihet hashashi dhe droga.

A ndofta në vend të vitrinës me xham te muzeut
Qëndron si relike përmbys nga pluhuri fshirë,
Qeleshja që mblidhte flokët shqiptare me ngjyrën e dheut
Qe fekste mes trotuarësh qyteti, a shtigjesh tej në rrëpirë.

Sot zor se feks kjo qeleshe këtej dhe andej në Europë
madje as në malet e Sharrit, Rugovës dhe Dajtit;
Atë mund ta gjeni dikund në një gropë
me shishet e hedhura të San Benedetos dhe DASH-it.

Ah, sa moderne ka qënë qeleshja për herën e parë në kokë!...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 19 May 2009 - 9:52

Pas revoltave

- Dritero Agolli -

Ata qe ne sheshe gjemuan
S'u ngrysen heronj as ne lista
Ata qe ne sheshe pergjuan
U gdhine ministra....

Kjo s'eshte as cudia e pare
S'do jete as cudia e dhjete
C'ti besh historise se marre
Kercen si di vet!..




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 19 May 2009 - 10:07

I Perndjekuri I Dashurise
Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli...
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 19 May 2009 - 10:09

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 19 May 2009 - 10:11

Vdekja e Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 19 May 2009 - 10:14

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...
E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
DRITERO AGOLLI
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 26 May 2009 - 21:55

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.


Ismail Kadare
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Tue 26 May 2009 - 21:57

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.




ISMAIL KADARE




avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Wed 1 Jul 2009 - 0:19

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.


FAN NOLI
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Wed 1 Jul 2009 - 0:22

Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...

ERVIN HATIBI
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga embelsira prej Mon 6 Jul 2009 - 4:24

*mbi det hije
*nën hije ujë
*nën ujë dhe
*nën dhe zjarrë e metale
*mbi dhe ara e fusha e male
*mbi male qielli
*ne qiell dielli
*në diell rrezet
*poshtëdielli hana
*mbi diell yjet
*nën vullkane thelbi i tokes
*mbas thelbit dalja matanë
*mbas dalje prap mbi dhe
*rrumbullak
*qiell yje dell e hanë
*qfar shkence
qfar peshash
qfar shkollash
*mbi te gjitha kto flet pa nderpre

*njeriu me mish e me gjak
dhe pesha e quajtur mend
sa vogelsi me matje

qfar madhsije
ne qasje
te gjitha peshat i mbanë
sa e vogel
*te gjitha kto madhsi
*u zvogluan dhe hyn ne nji te vogël mendje
*qe me sy nuk shihet
*per sa miliarda her te zvogluara
e te sterzvogluara
ne memore regjsitrimi zënë vend
ME MILIARDA DIJE
HIJE
E SHPREHJE FILOZOFIJE
SHKENCA
luftra armatime raketa
dhe vet jeta

koka
ah koka e vogel sa e vogel qdo mikromendë
por sa te mdha i mbanë objektet subjektet
dhe shekujt
ne nji aq te vogel vendë
qe te gjitha neper dije
i shtron n' kuvend
cila matematikë e persosur
krijon ket zberthim gjenije
sa her zvoglohet gjithqkaja
sa her objekte
e gjithqkaja njohuri
dije
e tjera
objekt
e subjekte
i mbanë

e vogla
e quditshmja
e quajtura mendë
habi qudi vogelsi madhsi dituri
sa e quditshme fenomen
sa i vogel si vend
edhe dashurinë fatin detet
zakonet
i mnbanë me krejt peshen
e quajtura mendë
te gjitha dukuritë
vrasjet makutri roberi
vizionet
te gjitha me rend
dashuri mirsi
ne nji rrashtë të vogel
sa e vogel qe quhet mendë
si mund te hyjn te gjitha aty
mjeshtria e zotit t e madh
kryeveper mbi kryeveper
mjeshtri mbi njerzore
qenkan te gjith te perfshirat
nji e quajtur mend
per te gjitha peshat pergjigjet
i matë i mbanë
meteor shekuj
globe
materie
dituri
te gjitha me rend
qfar peshe me mjeshtri
perendia
i ndertoj në njeri

krejtsiht ne nji te vogel vend
te quajtur mend
regjistroj objelkte e subjekte
vargisi me peshë
me kandare e me mjeshtri
me dashuri me joshje
qfar regjistri i peshave të medha
secila me qudi zberthimeh
sa i quditshem ky kuvend
kjo peshore
që peshon planete quhet mendë
dhe rrin ne te quajtur tru kore
sa i quditshem ky fenomen
qe të botës rend
e zhvillon
e me gjuhë e me pendë
te gjitha kto fenomene shkencore
i peshon
qfar mikrokandari
mjeshtri talenti i zotit
art mbi arte
qfar vlertari
që shekuj e ligje i mbanë
qfar enigme
fenomen
muskujt nuk i shihen si i mbanë
gjith kto pesha
te gjitha me rendë
ajo mikro e padukshmja e quditshmja mbi forca
qenje mbi qenje
që quhet njerzore
mendë

autori xhelal ferizi ne mergim
avatar
embelsira
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 132
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga embelsira prej Mon 6 Jul 2009 - 4:25

xhelal ferizi autori i mija vargjeve shqiptare


prit njiher ti mori zanë
sa ti thrras un diell e hanë
sa ti thrras un gurë e dhe
sa t' thrras kombe e sa t' thrras fe
sa ta lidhi germen të arit
ta vargisi n gjuhë t' shqiptarit
sa te marr qiellin në sy
mos u lig per t' gjall me u thy
ti qelike oj tokë dardane
ti kosovë je iliriane
për ty qiellit kam me i thanë
per ty shekujt kam me i nxanë
per ty pendat kam me i veshë
per me t' kndue moj sokoleshë
Ti si ujvara e gurve t' lumit
ke pas qenë bardha e agrumit
edhe sot ma e bukur je
ti je shend qe shndritë mbi dhe
si ajo e bardha lule vere
ti kosovë ke mbi prej vlere
o ti je shpirti i ballkanit
ti je palca e ilirianit
nuk te mbajnë kthetrat sllaviane
ti je fushë e gjerë dardane
per kah mahnija e hapsira
ti je vet mbi dhe ma e mira
ti je e gjerë nisje e freskisë
ti je e bija e nanë shqipnisë
ti je e bardhë si vala e zallit
ti i shkrinë yjet në qiell prej mallit
sa të kan hije fusha e pylli
blegrimë delesh e za prej fyelli
e mallengjyeset ato kumona
ti je vet mahni e jona
tinguj tu kan zbritë melose
ne shtat palë qiell lart i vulose
sharmet tua ylberore
po ti je nji madheshtore
me ato ara me ato dardha
po ti je me ato valbardha
si kah ibri ai zallinori
si kah drini bardhanjori
me ato zalle me ato brigje
me to lugje vrrije shtigje
ti je palca e vet arit
ti je palca e t' lashtë shqiptarit
ti je vet e lashtë lahuta
ty te ka dashtë kleidi e teuta
genci bardhi e agroni
je ma i bukuri dhe i joni
je dhurim qe shqipni nana
ti krehë brushat porsi hana
flet per ty nder fise t' tana
ajo per ty esht shum krenare
per at qehre argjentare
ajo te don se ty te ka shegë
ah sa shum per ty ësht djegë
shpirti i sajë sa ësht pervlue
sa her dhimbshëm ka gjëmue
për ty kosovë shqipe n d'y krena
si himara e tepelena
edhe vlora e kanina
neper shekuj neper stina
ty kosovë te deshten prore
t' ka dashtë fusha zadrimore
edhe lushjna e myezeqeja
sa her ti ke ra n' beteja
ty ne lahutë t' ka kja malsija
kur jehue te ka trimrija
edhe shpata e pushka e motit
por edhe kruja e kastriotit
kurr prej goje nuk t' ka lshue
as mirdita s' t' ka harrue
të kan kndue pukë e iballe
edhe tropoja t' ka kja halle
durrsi e lezha e lazarati
edhe shkodra e rozafati
gjorokastra e laberija
kahdo shqip ku ish etnija
korqa lule e durrsi i detit
albulena e bereqetit
fusha e gjakut me beteja
te dy dibrat porsi rrfeja
edhe mati me krahinë
lezha e lashtë si gjeraqinë
edhe korqa e bukurisë
t' ka kndue kuksi n' tel t' sharkisë
elbasani si qeliku
edhe tirana e kopliku
kahdo te bukura kto krahina
mbarë shqipnija me lugina
gurra e kroje pisha e gllija
edhe saranda e mbarë etnija
konispol e ballsh shijak
edhe kavaja e fieri plak
te gjith si ballshi e libohova
brohoritë kan o kosova
rrnofsh per jet s e je e jona
kan buqitë po malet tona
sa shum vlue kan gjak e deje
te kan kndue mbas qdo beteja
neper shekuj ne stinë kohore
ti kan ndje dhimbjet arbnore
e sot të duan me pamvarsinë
pran e pran me ty te rrijnë
bashk nder shekuj mori zanë
sa te ket deti ujë e ranë
se te ecin te bardhat mote
bashk t'rrijnë tokat kastriote
me at shqipen te bukur goje
rrnoft etnija n' t' lashta troje
sot moj fusha argjentare
bardh jan veshë malet shqiptare
kahdo rrijn graniti e guri
ty te don ai vlla merturi
po afron po koha jote
me flamur me vlue nder mote
me u qendisë me bukurinë
gzo flamur e pamvarsinë
qofsh gjithmonë e bardhë kah vlera
me bilbila paq pranvera
e mbi erë t valoftë madheshtori
ai flamuri dykrenori
shqipja jote me jehue
sa te jen shekujt kohve shtrue
sa te ken yjet ngjyrë vizllore
edhe hana ballinore
driten te qiellit art bekue
ty ai gjak te ndejt tue vlue
si ne punë si kah vullneti
krah shqipnin e paq kah deti
u gzofsh e te shndritshin puna e ndera
te vloft ari nder miniera
edhe rrugt me drita t bardha
jeta e ëmbël porsi dardha
lang sheqer te shkoft nder mote
e mos paq ma gjak as lote
te pafsha prore n perqafime
me nanë tende shqipninë trime
bashk me ecë siq ecin yjet
i gzofsh prore fusha e pyjet
un nder rmote te kam urue
ndoshta emrin s' m' ke harrue
jam i yti mergimtari
m' permallon gjithmonë behari
kur ty te veshte ajo pranvera
ato brushë kur t' luente era
ato te bardha fletë murrizi
un jam vet xhelal ferizi
që un puthë ti kam gjithmonë
kahdo shqip flet toka e jonë
un jam vet a m ke harrue
me flamur qe ka value
ne demostrata la me gjak
kur pat dal i ri e plak
ne at pranverë me demostrata
fyt per fyt me pushk te gjata
nuk na u dhimbt jo per ty jeta
turr mbi tank e bajoneta
po n qoftë se ti na ke harrue
lott per faqe me rrjedhin mue
se pranvera at'her me gjak
ndali shkje e karadak
djem e vasha gjeraqina
ti kan lidhë n pranga robina
porse ty gjithmonë t' kan kndue
kaluen burgjet pa u ligshtue
gjoksin tankut i qiten para
tu i ndalë hov ushtrisë me lara
ishte viti 81
brohoritej pavarsi
rebulblikë me kushtetutë
ja me hater ja me luftë
mos i prekni vistet tona
trepqa trepqa esht e jona
duam liri e pamvarsi
vrull tue ndez ajo rini
kaloj tankun e zingjirit
per dhe te lashtë e tokë te ilirit
per shqiponjen sqepekrrute
turr e vrap drejt kushtetute
turr e vrap me gjak trimnije
drejt flamuri e pamvarsije
gjaku i tyre shum ka vlue
za i tyre ka ushtue
bjehkve e lugje me shum deshirë
per ta pa kosoven t' lirë
se ishte brezi atdhetarë
sy shkendije e shpirtin zharë
djeg e joshë per kah liria
me tu njoft ty pamvarsija
pamvarsi o pamvarsi
prap sot thrrasin varg e vi
po ai brez e po ai gjak
qe valoj porsi bajrak
tue qa eren me shtizë para
mos harro tu prift e mbara
mos harro kohen dikurë
jem liri e jemë flamur
sikur ishim edhe at'her
JEMI MBAJTë ME BESë E NDERë
tash po e presim me shum mallë
pamvarsinë kur don me e shpallë
shpalle shpalle qofsh e bardhë
se ty dita te ka ardhë
zonjë me qenë në mes t ballkanit
jo nën kthetra t' pansllavianit
MOS HARRO VARGJET MAGJIKE
as shqipninë qe esht etnike
mendo pak edhe per ne
duam ti puthim gurë e dhe
lule te bardha e karajfile
gongje te bukura e trandofile
a na fton ti ne at fitore
ti festojm ne stinë arbnore
sa të jenë shekujt qe ecin me halle
ne fat i paq me dhe e zalle
edhe token me siperfaqe
me burbuqe e manushaqe
bari e dushk edhefjerë e fleten
ne pamvarsi ti e gzofsh jeten
avatar
embelsira
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 132
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Mon 6 Jul 2009 - 4:57

KANGA E RINIS
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e
jote.



MIGJENI


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!

avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Aristogata prej Mon 6 Jul 2009 - 4:59

SONET PRANVERUER

Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Me kangë në buzë u zgjue agimi
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.

Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi,

me gji të paprekun, ku dashnia sosë
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë.


MIGJENI


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!

avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga WebMaster prej Tue 27 Oct 2009 - 6:16

Edukata është veti njerëzore,
E mësuar qyshë në fëmini
Edukata është vlerë cilësore,
Që ven rendë në shoqëri,

-II-

Mësohet nga prindërit,
Nëse i kemi,(i kemi patur) të edukuar,
Mësohet dhe nga mjedisi,
Fëmirin ku kemi kaluar,

-III-

Mësohet dhe nga arësimi
Ku jemi shkolluar,
Mësohet dhe nga rëndësija,
Të cilën ja kemi kushtuar,

-IV-

Mësohet edhe nga propagandimi,
Nëse është i mbarë,
Por, zhytet në ujë si pinguini,
Të përvehtësojm të huajtë binarë,

- V-

Kur edukata bëhet kiç,
Ajo prodhonë tmerrësi,
Si duhet as kujt hiqë,
Në jetë të rendomët me i hi,

-VI-

Kur ajo ngrihet nga friga,
Dhe shëndrrohet në fuqi,
Shpejt kalon në intriga,
Në amoralitet dukë u shkri,

-VII-

Edukata është armë e përgjithëshme,
Për te ruajtur identitetin,
Ajo është provë e fuqishëme
Për të mbrojtur vetin

-VIII-

Edukat na mbronë nga të pakandëshmet e ndryshme,
Si!!!, te mos turrëmi të pasurohemi në hajni,
Ajo na ruan kombin dhe fen në cilësi të fuqishëme,
Kur qëndrojmë lapidarë në të ndryshëmet stihi

-IX-

Kur edukata mungon,
Jeta humb çdo bjerrë,
Pa edukatë kushë jeton,
Jetonë në humënerë,

-X-

Baba i imë më pat then njiherë,
Nja shtatë vjetë, pasi kishem lindur,
Se aty ku edukata nuk ka nderë,
Nuk vlen të rroshë, të jeshë i bindur,

-XI-

Ashtu na mësuan prindërit
Mua dhe shumë të tjerë,
Se; aty ku edukata nuk ka nderë,
Aty as jeta nuk ka vlerë,
Aty të gjithë jan të mjerë,
Aty njerëzija është e shterrë,

-XII-

Po, nga te parët kemi mësuar,
Se kombin e kemi me të lindur,
E fen me të bindur, të përvehtësuar,
E të dyat me të lindur, e më të trashiguar,

-XIII-

Madje kam ndëgjuar, një rast kur ke rendi,
Se, nuk duhet lakëmuar atë çka nuk të takon,
Se, nuk duhet ulë ku nuk të kërkon vendi,
Se, nuk duhet qendruar ku e pakëndshmja të fërkon,
Dhe se, nuk duhet folë ku nuk të thërret kuvendi.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Vizitor prej Tue 27 Oct 2009 - 8:04

Nano ik e Nano hajde
Me saze, zurna e gajde
Vemi mblidhemi te sheshi
Se gati është përsheshi

S'ë për mua e për ti
Po për gjithë Shqipëri
Nano duku dil në derë
Ku e ke helikopterë

Sepetet mbushur verdhushka
Ndere për kumbare e krushka
Eja të ndërrojmë dy llafe
Të pimë bashkë një kafe

Një Kampari alla frënga
Që të mos na mbahet kënga
Këngë e valle si ngahera
Eja mor t'u rrittë ndera

Se të presëm, se nuk vdesëm
Pa ti nuk vemë në dasëm
Eja të lëpish gjishtrinjtë
Boll tororise gjarpinjtë

Në bahçet e qeverisë
Tërë ditën e Perëndisë
Boll përkëdhele fustane
Të kurvës Evrop'jallane

Që s'na deshi kur e deshëm
Që s'na veshi kur u xheshëm
Që ia la grekut Shqipërinë
Si ujkut në qafë mëlçinë

Eja na rrëfe sekretet
Nxirri florinjtë nga sepetet
Dhe barsoletat e burgut
Shkruar në zhgunin e murgut

Eja se i thamë të tëra
E nxorëm miun nga vëra
Me muhabete të vjetra
ç'i tha ki ç'i tha kjo tjetra

Me Enverin e Mehmetin
Me rrëmujën e rrëmetin
Me dhëndurët e me nuset
Me varret, shiltet dhe puset,

Eja Fatos se të presëm
Ki besim se nuk të shesëm
Merre kolltukun me vete
Je mësuar me kimete

Dhe rojet me celularë
Jemi të gjithë shqiptarë
Eja se të japëm fjalën
Për ti e therëm dhe djalën

Mbaje ofiqin dhe zyrën
Mos ia hiq supës yndyrën
Në daç ik në daç qëndro
Në daç kërce e këndo

Nuk prishemi për pako gjëra
Amvisa duket nga llëra
Si nikoqirja nga zelli
Dhe fidani nga kërcelli

Pozitë dhe opozitë
I kanë afër shtëpitë
Përditë po ay këndes
U prish gjumin në mëngjes

Pa të thërresëm e të duam
Se s'e qërojmë dot ftuan
As i thiejmë dot lajthitë
As bëjmë errësirën dritë

Eja Fatos na ndihmo
Mëndjet me thikë na qëro
Pyetjen që na ka munduar
Do ta lëmë ti në duar

Kush vallë mik për ti ju fut
Nexhmies në institut?

nga populli
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Anakonda prej Fri 17 Oct 2014 - 19:47

Lasgush poradeci


Dimër
Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Anakonda prej Fri 17 Oct 2014 - 19:48

Mimoza Ahmetaj

Armiku im
Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Anakonda prej Fri 17 Oct 2014 - 19:49

Millosh Gjergj Nikolla(Migjeni)

Dy buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa vargje nga Poet SHqiptar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi