Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës

Shko poshtë

Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës Empty Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës

Mesazh nga Alberti Fri 2 Jul 2010 - 5:19

Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës Thumbnail.php?file=02protesta4_787056642

Nga Mitrovica sapo arriti lajmi se mjeku Mensur Gjekoviq vdiq nga pasojat e plagëve të marra në shpërthimin e sotshëm, që ndodhi gjatë protestave serbe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Njoftimet nga ky qytet bëjnë të ditur edhe për së paku 10 persona të tjerë të plagosur, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në mes të rreth njëmijë protestuesve serbë, njofton korrespondenti i Koha.net nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit janë: Zoran Rakiq, Verica Rakiq, Bogdan Vuçiniq, Gradimir Iliq, Vesna Kuc, Vesna Paviqeviq, Lubinko Gjorgjeviuq, Aleksander Dorgjeviq, Ljubinko Vuçiniq dhe Verica Jovanoviq.

Çdo gjë ka filluar pas alarmit me sirena, një thirrje tashmë e vendosur ndër serbë të pjesës veriore për të protestuar pasivisht. Serbët kishin filluar një protestë sot pas orës nëntë, kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Por, derisa po zhvillohej protesta, në mes të pjesëmarrësve, rreth një mijë sish, ndodhi një shpërthim, nga i cili pësuan katër persona, njëri nga të cilët e ka jetën në rrezik. Bëhej fjalë për mjekun pediatër Mensur Gjekoviq, për shpëtimin e të cilit bënë përpjekje mjekët e Spitalit në pjesën veriore të qytetit.
Supozohet se shpërthimi ka ndodhur në ndonjë pusetë, prandaj ka pasur më pak viktima. Mirëpo, zyrtarisht ende nuk ka informacione të konfirmuara.
Vendi ku ndodhi shpërthimi është afër Shkollës së Mesme Teknike.
Ndërkohë për këto zhvillime ka njoftuar edhe agjencia serbe e lajmeve, B92., e cila po ashtu raporton për protestën dhe shpërthimin e ndodhur. Agjencia thotë se serbët po protestonin kundër qëllimeve të autoriteteve kosovare për të hapur në Lagjen e Boshnjakëve zyrën për dhënien e dokumenteve civile.
Lagjja e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Raportohet se aktualisht situata është qetësuar.
Ndërkohë nga Mitrovica njoftohet se Spitali në pjesën veriore të qytetit ka kërkuar gjak për nevoja urgjente.
Ende nuk dihen autorët e këtij akti.
Zyra po ruhet nga EULEX-i.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi