Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfim tronditës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfim tronditës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfim tronditës

Shko poshtë

Rrëfim tronditës  Empty Rrëfim tronditës

Mesazh nga Vizitor Mon 5 Jul 2010 - 3:09

Rrëfim tronditës
Shkruan: Luljeta Selimi




S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE

" - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia
serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi
asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm
në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse
donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë
veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje,
ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan
dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të
Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do
t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM.

U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë
deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës,
Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk
lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse
nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as
ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim,
madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin,
qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë
ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim
të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më
shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë.

Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si
dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra
për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej
pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish.
Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin
para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë
tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më
kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia
marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më
tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të
kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në
prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan
të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri
tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën
mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur
enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë,
me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në
spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe
qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr
më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin.

Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua.

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më
goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka
dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe
shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan.
Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më
kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë
kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e
qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan.
Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me
burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk
kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra
bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me
dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën,
dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund
të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës


Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë


Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar
kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e
improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen "Dardania" në Prishtinë.
Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo,
e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë
komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte
improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta,
disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa
fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi
të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e
kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që
larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe
fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte
njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i
largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë
dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka .

U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë
t'a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:" e sheh këtë banesë? Këtu jetoj
tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të
kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj
çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur
bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende
në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta
presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me
mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit
depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk
vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna
si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa
kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të
gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve
të kënaqen me fatkeqësinë time". Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija,
por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe
ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte
duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në
mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën
gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i
bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të
luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi
disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori
frymë thellë tha " I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që
kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur
unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me
vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte
të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me
ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta
ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen
duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha,
pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë,
një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të
qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka
apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë
që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në
gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato
ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë
ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na
tha " kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të
tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti
fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës
do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë
liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne
kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë
e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë
si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të
më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë
do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… " dhe vaji
prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej
nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .

Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i
lidhur me Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e
tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i
hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në
shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë
mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më
vonë njerëzit e UçK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në
një vend më të sigurt, por nëna tha " do të rrimë të presim edhe ne, le të
bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën" dhe aty mbetëm.Kur filluan
bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta
atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e
katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë.
Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli,
e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin
tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime
është shkatërruar përgjithmonë.
Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhe pse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.

"JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"


Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe
vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo
ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra
ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte
t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja,
ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë
ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e
diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E
sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune
të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges:
"Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë",
foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do
të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të
humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të
gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e
re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga
të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për
H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po
mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan
granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq,
ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy
granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por
prapë vazhdoi punën. çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për
të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet
gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e
pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj
iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak
kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me
sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te
koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj
dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e
gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të
vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një
copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë.
Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante
diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të
lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e
trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë
nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet
forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar,
tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke
menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më
shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…",
- i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej
pandërprerë.

Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke
kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi.

"E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët"


Disa ditë, pasi filluan bombardimet, burri im më tha: "Grua, njerëzit po
vijnë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe po shkojnë në Maqedoni e ne po
rrimë këtu. Po, sikur të na zënë të gjallë policët?". E shikoja dhe sikur e
parandjeja fatkeqësinë që do vinte. Jeta me dukej si diçka e përfunduar dhe
e shkuar. I tërë trupi filloi të më dridhej. I përgatita fëmijët, mora ca
ushqime me vete dhe, kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova edhe një herë
nga shtëpia dhe i thashë burrit: "Diçka më të vështirë nuk kam përjetuar, a
do të mund të kthehemi prapë në këtë shtëpi, t'i kthehemi jetës sonë?" Ai më
shikoi, por nuk m'u përgjigj, ndërsa unë qaja në heshtje që të mos i
shqetësoja fëmijët. Pak metra para se t'i bashkangjitemi kolonës që vinte
nga mesi i Kosovës, na ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorën burrin
nga vetura, duke e goditur me kondak të pushkës. Fëmijët filluan të qajnë,
qaja edhe unë. Por, kur m'u afruan mua e më nxorën nga vetura, fëmijët
filluan të qajnë edhe më shumë. Mua nuk më goditnin, por më vështronin dhe
silleshin vërdallë rreth meje. Pas pak e thirrën dikë nga larg që të vinte.
"E ke një peshk", - i thanë. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi një me mjekër
të gjatë dhe me sy të skuqur, të cilit, që nga larg, i vinte era raki. Ai,
duke e folur një shqipe të bastarduar, më tha: "Ti je shqiptarja më e bukur
që kam pare, dhe do të jesh shqiptarja më e bukur që do ta kem në shtrat".
Unë fillova ti lutëm, qaja dhe nuk i ndaja sytë nga burri, ai ishte para
meje. Aty i kisha edhe fëmijët. "I dua ditët kur më luten e më përulen
shqiptarët, më vjen çdo gjë si ëmbëlsirë. Ti më je ëmbëlsira më e ëmbël që
kam pasur nga shqiptarët". "Kjo është mësuese, ndaj ta shohim çka i mëson
shqiptarët", - i foli një tjetër. "Aq më mirë. Merre kamerën se më nuk mund
të pres. Dua ta kem menjëherë", - foli ai me mjekër dhe filloi t'i zhveshë
pantallonat. Dy nga ata m'i mbanin duart, kurse ai filloi të më zhveshë. "Do
të jap para dhe ari, vetëm këtë mos e bëni", - u thashë unë dhe njëri ma
lëshoi dorën. "Shko dhe sillmi", -tha, e unë shkova nga vetura t'i sjell. I
mora dhe ua dhashë, por qëndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma lëshuan
burrin e as mua. Ai që e mori kamerën iu tha të startonin. Burri dridhej i
tëri. Njëri prej tyre filloi të më zhveshë e të tjerët qeshnin rreth meje.
Kur ai filloi të më ç'nderojë, burri provoi t'u ikë e t'më ndihmojë, por një
tjetër, që kishte qenë pas shpine, me automatik shkrepi në trupin e tij tërë
karikatorin e automatikut. Aq shumë klitha, klithën edhe fëmijët, provoja
t'u ik, të bëj diçka, por ata vetëm argëtoheshin me përpjekjen time. Nga
vetura dolën edhe fëmijët. Ata u hodhën mbi trupin e përgjakur të babait të
tyre, e mua më çnderonin vetëm disa metra më tej. Nuk ka fjalë, e as
shprehje ta përshkruaj atë dhimbje e atë nënçmim që ndjeja unë në ato çaste.
Disa minuta më vonë, ai që mbante kamerën, e drejtoi kah fëmijët mbi babanë
e vrarë, për t'i regjistruar lotët e vajin e tyre aty. "Edhe kjo na duhet,
do të jetë skenë e mrekullueshme për stimulim të të rinjëve", - fliste
njëri. Më vonë, fëmijët i futën në veturën e dikujt, kurse veturën tonë e
morën në oborrin ku ishin strehuar. Me mua lozën edhe disa të tjerë dhe së
fundi më mbyllën në bodrumin e një shtëpie aty afër. Aty më mbajtën disa
ditë, e kisha humbur edhe drejtëpeshimin, edhe fuqinë. Nuk gjasoja në një
njeri normal,më çnderuan prapë, nuk më kujtohet sa, por një gjë që e di,
është se kur më kanë hedhur në rrugë, më mori një familje, e cila më ndihmoi
shumë. Kurrë nuk ia harroj gruas që m'i lante plagët, kur unë flisja për
dhunimin, ajo më ngushëllonte. Ajo më ngushëllonte edhe për fëmijët, më
premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fëmijët e gjallë.
Ajo familje nga Ferizaj më ka përkrahur e më ka ndihmuar shumë. Ata më
ndihmuan edhe kur i gjeta fëmijët, edhe kur u nisëm për në Kosovë. Në oborr
gjeta vetëm rrënojat, dhe tani jam edhe pa burrë, edhe pa shtëpi, edhe e
çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm fëmijët", - tha me lot në sy mësuesja nga
rrethi i Kaçanikut.

Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut

Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të
pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
"A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e
Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit
maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe
kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte
të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e
vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte
thënë:
"Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më
marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
"Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për
familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të
marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk
futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin
veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e
plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u
trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse
njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani
përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën
familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një
shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo
pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në
duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë
dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi,
moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi
t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi
t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si
gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë
rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga.
Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur,
sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur
policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi
zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën.
Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar
këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte
të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e
luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i
thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do
t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata
ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i
kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e
zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa
herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri.
Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e
Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin
ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e
dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të
nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.

Tragjedi në një familje


Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me
revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si
nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen time. Djali
ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë
isha aq e pafuqishme. "Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar,
sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte
t'u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati.
Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda
frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si
të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e
shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe
dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t'i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic
ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra.
O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të
mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m'u plagos Nora, vajza e vetme,
s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën
trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj
ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut.
Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: "Unë e dëshiroj
vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di
çka bën shkau". Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës,
ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru.
Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i
marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit
nëntëvjeçar i thashë, para burrit: "Biri im, sikur të ishe pak më i madh e
të rreshtoheshim në radhët e UçK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe
vetëm atje do të mund t'i shërbenim atdheut'. Djali ia kishte thënë të
jatit, ndërsa ai më tha: "Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s'jam
i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja
ime". Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja
se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës,
filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe
kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha:
›Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak
tëndin që po lëvizje të merrje dru, m'u plagos edhe vajza". ›Po kush do të
duhej t'i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët", e pyeta ashpër dhe u
shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t'i
kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj
edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti
asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u
qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin
rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa
unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra
derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: "Bir, çka do që të
ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar". Ai qante dhe nuk ma
lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po
kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –"Ku e ke burrin? Nëse nuk na
jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e
kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete,
edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më
kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin
e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai
frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe,
derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole
shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u
shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe
vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e
pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m'i
lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa
lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka
thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën
diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M'i shqeu të
gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte
herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur
m'i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga
aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe
shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin
tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa
banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m'i kishin
shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai
dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë.
Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me
kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: "Më mirë
të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh
veten, je fajtore që të dhunuan serbët". "Unë fajtore! Ngase ti i more
paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti
nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim
rrezikun",-pyesja dhe qaja. –"Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë
s'mund ta kem më grua", -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer
kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfim tronditës  Empty Re: Rrëfim tronditës

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:14

qenka nje rrefim trondites;ose me sakt nje rrefim trondites...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi