Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete ne Islam

2 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 22:58

First topic message reminder :

Sikur nga te gjithë ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do të mbulohej gjithë siperfaqja e tokes sone me një shtrese prej rreth 130 metrash.



-Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..





-Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.





-Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken





20% e energjisë së trupit përdoret nga truri





-Në Detin e Vdekur për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.





-Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.





- I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.





-Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.



-Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:49

5. Bahreini dhe Formula 1:

Bahreini donte të organizonte një kampionat të njërit prej sporteve të mëdha, kështu që hodhën sytë drejt kampionatit më të famshëm në botë. Ata e ëndërruan këtë gjë dhe panë se Olimpiada dhe Kupa e Botës, që janë edhe dy kampionatet më të mëdha botërore, ishin shumë larg mundësive të tyre. Kështu, menduan për kampionatin që zë vendin e tretë, atë të Formula 1.



Shumë shpejt, shkretëtira u shndërrua në një pistë gare të mrekullueshme, në nivel aq të lartë, saqë kampionati i Formula 1 në Bahrein rezultoi të ishte më i mirë sesa ai që është organizuar në Europë apo Amerikë! Koha për të shuar zjarret e rëna në makina gjatë kampionatit të organizuar në Amerikë ishte 20-25 sekonda, ndërkohë që në Bahrein një kohë e tillë u ul në vetëm 12 sekonda. Në këtë mënyrë, ata qenë në gjendje të thyejnë rekordin dhe të sigurojnë mundësinë për organizimin e këtij aktiviteti në 10 vitet e ardhshme. Ia dolën mbanë që të tërhiqnin vëmendjen e botës në lidhje me aftësitë e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:49

A KANË PAPAGAJTË NJOHURİ MBİ KİMİNË?


Ju keni lexuar se papagallli makau ushqehet në shkëmbinj që përmbajnë argjilë, siç shikohet dhe në figurë. Nëse do ta shihnit këtë figurë pa lexuar librin, atëherë sjellja e papagallit do t’ju çudiste. Ndoshta nuk do ta kishit kuptuar se çfarë po bëjnë papagajtë. Tani e dini pse ata hanë argjilë. Me e rëndësishmja është se ju e dini që Allahu i mëson ata të veprojnë kështu.



Disa bimë kanë fara helmuese. Kjo është një metodë e efektshme për t’u mbrojtur nga gjallesat që përpiqen për t’u ushqyer me to. Mirëpo një lloj papagalli që jeton në Amerikë mund të ushqehet me këto fara helmuese. Kjo është shumë e çuditshme, sepse ndërsa krijesa të tjera nuk munden as t’u afrohen këtyre bimëve, këta zogj që vazhdimisht ushqehen me këto bimë nuk ndikohen aspak. Ju jeni kureshtarë të dini se si ndodh kjo, apo jo?

Fakti se ky lloj papagalli, i quajtur makau, nuk helmohet nga bimë të tilla ka tërhequr edhe vëmendjen e shkencëtarëve. Ata kanë vëzhguar papagajtë makau dhe kanë qenë dëshmitarë të një mënyre të jashtëzakonshme përshtatjeje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:50

Pasi ushqehen me këto fara helmuese, papagajtë makau fluturojnë drejt një vendi shkëmbor. Atje ata brejnë shkëmbin dhe hanë pak argjilë që përmban edhe gurishte. Kjo nuk është një sjellje e zakonshme. Në të vërtetë, gurishtet që ndodhen në argjilë tresin helmin e farave. Kështu, këta papagaj mund të bluajnë farat pa pësuar asgjë.

Si është e mundur që ky zog zotëron njohuri të tilla për të mënjanuar efektin helmues të farës? Si mund të dijë ai se si mënjanohet ndikimi i helmit? A është e mundur që ai ta ketë zbuluar vetë se substanca që neutralizon ndikimin e helmit gjendet në shkëmbinjtë që përmbajnë argjilë? Patjetër që jo.

Një njeri nuk mund të kuptojë nëse një farë është helmuse apo jo vetëm nëpërmjet shikimit. Ai nuk është në gjendje të zbulojë si të neutralizojë ndikimin e helmit, pa u konsultuar me njerëzit kompetentë në këtë fushë. Në këtë rast, nuk mund të thuhet që një zog pa aftësi mendore mund të ketë zbuluar një gjë të tillë pas disa analizave dhe studimeve kimike të zgjatura. Nuk është e mundur për papagajtë makau të kenë fituar rastësisht njohuri të tilla, të cilat mund të mësohen nga qeniet njerëzore vetëm pas disa vitesh arsimimi. I Gjithëdituri që krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur, ua mësoi këtyre zogjve këtë instikt.

A nuk menduan ata rreth vetes së tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar. Por një pjesë e mirë e njerëzve e mohojnë takimin me Zotin e tyre. (Er-Rum: 8)



Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:50

Sinan Arhitekti

Sinani ishte arhitekt gjatë Perandorinë Osmane i cili nuk filloi disajnimin para moshës 50 vjeqare. Ai vdiq në moshën 85 vjeqare.

Ky arhitekt la në trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e renesansës Italiane mësuan nga ai. Gjermanët nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së dytë botërore nga frika e shkatërimit të artit të tij të bukur.

Kur ishte duke vdekur ai tha. “O Allah, ti je dëshmitar se e tërë ajo që kam bërë është për hir Tëndin. O Allah, kerkoj nga ti të më lejosh në xhenetin tënd për të gjitha ato që kam bërë për Ty”. Ky njeri nuk adhuronte Allahun xh.sh. gjatë tërë kohës, por ai ndikoi në tërë popullin me artin dhe punën e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:50

MREKULLIA E ÇARJES SË HËNËS

Një mrekulli e të Dërguarit të Allahut, subhanehu we teala, të cilën e zbuluan amerikanët pasi shpenzuan në këtë drejtim rreth 100 miliard dollarë, kurse para jush mund të shihni tregimin që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit alejhi selam...

Mushrikët (politeistët) e Mekes i thanë Pejgamberit alejhi selam: ''Nëse je besnik (në atë që thua) çaje pra Hënën në dysh'' dhe premtuan atë se do t’i besojnë nëse e bën këtë! Ishte Nata e Bedrit dhe Pejgamberi alejhi selam e luti Zotin e tij, që t’i jepte atë që ata mushrikë e kërkonin prej tij.

U ça Hëna, gjysma mbi malin Saffa dhe gjysma mbi malin Kajkuan, që ishte përballë këtij të parit, derisa panë Shpellën Hira në mes të atyre dy çarjeve e pastaj thanë: ''Na bëri magji Muhamedi!'' - pastaj përsëri vazhduan: ''Nëse ai na bëri neve magji , ai nuk ka mundësi t’u bëjë magji të gjithë njerëzve!''

Kurse Ebu Xhehli pohoi:'' Pritni derisa të vijnë banorët e shkretëtirave, e nëse na lajmërojnë për Çarjen e Hënës dijeni se ajo është e vërtetë, e nëse jo, atëherë veç na bëri Muhammedi magji mbi sytë tanë!'' Kur erdhën ata dhe e lajmëruan se me të vërtetë Hëna është çarë, nuk i mbeti gjë tjetër Ebu Xhehlit dhe politeistëve tjerë me të veçse të thonë:'' Kjo është një magji e vazhdueshme!'' E mu për këtë zbriti Fjala e All-llahut në suren el-Kamer:



"Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar dhe Hëna është çarë (në dysh)! Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (shenjë, mrekulli) largohen e thonë :” Kjo është magji e vazhdueshme!" Dhe përgënjeshtruan (Vargjet e Allahut, Vargjet e Kur’anit) dhe ndoqën epshet e tyre, por çdo çështje arrin cakun e fundit. Dhe me të vërtetë që u kanë ardhur tashmë atyre njoftime (në këtë Kur’an), ku ka (mjaft këshillime) për t’i ndaluar ata nga e keqja). Urtësi e përsosur (është Kur’ani), por (ftesa)e këshilluesve nuk u sjell dobi atyre. Kështu që (O Pejgamber a.s .), tërhiqu prej tyre Ditën kur thirrësi (Israfili a.s.) kumton një send të tmerrshëm." (Kamer:1-6).

Përfundoi tregimi që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit alejhi selam.

Në njërin nga simpoziumet e Dr. Zaglul en-Nexhar të mbajtur në një Universitet te Britanisë së Madhe deklaron: "Me të vërtetë mrekullia e çarjes së Hënës në kohën e Pejgamberit alejhisselam është zbuluar në kohën më të re", e pastaj e përmendi një shembull që perforcon këtë…
Tregon një vëlla britanez që është i interesuar për çështjen e Islamit, emri i të cilit është Davud Musa Bejtkuk, e i cili tani është udhëheqës i një Partie Islame në Britani, dhe i cili ka për qëllim zgjedhjet të rrjedhin në emër të Islamit, që po përhapet në Perëndim me kthesa të mëdha.

Derisa ishte duke bërë një hulumtim për religjionin, një shok i dhuroi atij një përkthim të komenteve të Kur’anit në gjuhën angleze, që posa e hapi filloi leximin në suren El-Kamer "Ora është afruar dhe Hëna u ça në dysh..." pastaj i habitur tha: "A është e mundur me u ça Hëna?" dhe e ndërpreu leximin e Mus'hafit që nuk e hapi më për së dyti.

Dhe një ditë derisa ai ishte ulur pranë Televizionit Britanez për të shikuar një program të BBC, në të cilin spikeri bisedonte me tre shkencëtarë amerikan duke ua tërhequr vërejtjen atyre, Amerika shpenzon miliona madje miliarda dollarë në projektet për pushtimin e hapësirës, në kohën kur miliona njerëz janë të prekur nga varfëria, kurse shkencëtarët vazhduan duke justifikuar veten e tyre për këtë gjë, e cila pati ndikim të madh në shumicën e fushave të bujqësisë dhe industrisë etj.!

Pastaj përmendi njërin nga udhëtimet më të mundimshme të tyre, që u realizua mbi sipërfaqen e Hënës e që kushtoi 100 miliardë dollarë, e kështu shtroi pyetje spikeri duke u thënë atyre se për çfarë qëllimi Amerika po e shtrin shkencën mbi sipërfaqe të Hënës dhe shpenzon këtë vlerë të hollash!

Kurse shkencëtarët ia kthyen se ata e kanë studjuar strukturën e brendshme të këtij sateliti (Hënës), për t’i parë përngjasimet e tij me Tokën, e pastaj shtoi njëri prej tyre: "Jemi çuditur nga një gjë interesante, kemi parë një shirit i përbërë nga shkëmbinjtë metamorfik, i cili shirit ndante sipërfaqen e Hënës nga brendësia e saj, i dërguam këto të dhëna shkencëtarëve të gjeologjisë të cilët gjithashtu mbetën të habitur nga kjo ndodhi dhe erdhën në përfundim se kjo nuk ka mundësi të jetë kështu përveç nëse Hëna ishte çarë ndonjëherë më herët e pastaj ishte bashkuar, dhe që këta shkëmbinj metamorfik të kenë qenë rezultat i kësaj ndeshje në momentin e bashkimit.

Pastaj vazhdoi Davud Musa Bejtkuk: "U hodha nga karriga duke u gëzuar (brohoritur) për mrekullinë e Pejgamberit alejhisselam që nga më shumë se 1400 vjet më herët në qendër të shkretëtirës, pra i nënshtroi All-llahu subhanehu we te'ala amerikanët, që të shpenzojnë miliarda dollarë për t'ua treguar këtë gjë muslimanëve, dhe se më të vërtetë kjo fe është e Drejtë…!

...dhe pra, ishte Sureja El-Kamer shkak për Islamin e tij, që një kohë ishte shkak për kundërshtimin e tij ndaj Islamit …!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:50

Tomas Edison

Shpikësi i poçit elektrik. Ai regjistroi me shumë se 1093 shpikje për një periudhë kohore prej 10-15 vjetësh. Përse nuk pamë ndonjë musliman sikur ai? Kur ky njeri i madh ishte pyetur për fshehtësinë e gjenialitetit të tij, ai u përgjegj ”Unë kurrë nuk kam qenë gjeni. Unë kam 1% inteligjencë dhe 99% djersë e vullnet”. Përse të mos kemi zili për këtë njeri jomusliman të suksesshëm?


Arsimi në Kinë:

Numri i analfabetëve në Kinë ishte me miliona. Pastaj një mësues dëshiroi të ndërrojë situatën. Ai ëndërroi eliminimin e analfabetizmit në Kinë për dy muaj meqë dinte se nuk do të ketë përparim me situatën e tanishme. Ai u kujtua për një ide e cila pushtoi mendjen e tij dhe e testoi atë në një fshat të vogël. Ai grumbulloi disa nxënës nga shkolla dhe kërkoi nga ta që mësojnë nga 20 njerëz në atë fshat gjatë pushimeve verore duke i shpërblyer ata me mos pagesën e taksave shkollore për vitin e ardhshëm. Në fund të verës analfabetizmi në atë fshat u zhduk. Mësuesi pastaj i propozoi qeverisë këtë ide dhe ajo u zbatua në tërë Kinën dhe ishte e mundur që të eliminohej analfabetizmi për dy muajt e verës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:51

Toyota


Na ishte një japonez i quajtur Toyota babai i të cilit ishte pronar i një dyqani të vogël. Ishte njëherë një ekspozitë e makinave të mëdha amerikane të cilën Toyota vizitonte çdo ditë dhe i shikonte makinat me orë të tëra. Pronari i ekspozitës vërejti prezencën e tij. Ai e pyeti se në çfarë moshe është dhe ai u përgjigj se ishte 22 vjeçar. Ai e pyeti për punën e babait ndërsa ky u përgjigj se babai i tij kishte një depo të vogël. Pastaj e pyeti për arsyen e vizitës së shpeshtë të ekspozitës. Ai i tha se edhe po të qëndronte 100 vjet ai nuk do të mësonte asgjë meqë japonezët kurrë nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë makina të tilla. Toyota u shqetësua shumë dhe e pyeti njeriun: “Si është e mundur që si japonez të mendosh në këtë mënyrë të pashpresë?” Pastaj i tha: ”Të premtoj se për 20 vjet unë do të jem pronar i fabrikës më të madhe të automjeteve dhe do të ekspozoj automobilat e mija në ekspozitën tënde”. Pastaj themeloi firmën Toyota, dhe për 10 deri 15 vjet Toyota u bë një nga tre kompanitë më të mëdha për prodhimin e automjeteve. Tre kompanitë prodhuan 9 milion automjete për një vit ndërsa në vitin 1990 Toyota prodhoi 11 milion automjete vetë. E tërë kjo filloi me një ëndërr.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:51

Sistemi skeletor

Nga: Harun Jahja

Skeleti është një mrekulli inxhinierike në vete. Është sistem mbështetës strukturor i organizmit. Ai i mbronë organet vitale si truri, zemra dhe mushkëritë dhe mbështet organet e brendshme. Ai pajisë organizmin e njeriut me një aftësi superiore për lëvizje që nuk mund të imitohet prej asnjë mekanizmi artificial. Indi i eshtrave nuk është inorganik/i pajetë siç mendojnë shumica e njerëzve. Indi i eshtrave është një bankë/depozit mineralesh të trupit që përmbanë shumë minerale të rëndësishme si kalciumi dhe fosfati. Në pajtim me nevojat trupore, ose i depoziton këto minerale ose i shpërndanë këto në organizëm. Përveç gjithë këtyre, eshtrat gjithashtu prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.

Përveç funksionimit të përkryer të pandërprerë të skeletit, eshtrat që e përbëjnë atë kanë gjithashtu një strukturë të jashtëzakonshme. Duke pasur për detyrë mbajtjen dhe mbrojtjen e organizmit, eshtrat janë të krijuara me aftësinë dhe fuqinë për të përmbushur këtë funksion. Edhe rrethanat më të këqija të mundshme janë marrë gjithashtu parasysh. Për shembull, kocka e kofshës mund të bartë një peshë që mund të peshojë një ton në pozicionin vertikal. Çuditërisht, në secilin hap që bëjmë, ashti bartë një peshë të barabartë me tri herë peshën e trupin tonë. Kur një atlet kërcen me purtekë dhe lëshohet në tokë, çdo centimetër katror i komblikut të tij i ekspozohet një presioni prej 1,400 kilogrameëve. Çfarë e bën këtë strukturë, e cila formohet me anë të ndarjes dhe kopjimit të qelizës së vetme origjinale, aq të fuqishme? Përgjigja në këtë pyetje fshihet në krijimin e pabarazueshëm të eshtrave.

Një shembull prej teknologjisë së sotme do të ishte i dobishëm për të sqaruar më tëj këtë çështje. Sistemi i skeleve përdoret në ndërtimin e ndërtesave të gjera dhe të larta. Elementet përkrahëse të konstruksioneve të bëra me këtë teknikë nuk kanë një strukturë monolite/njëcopëshe, por përbëhen prej shumë shufrave të kryqëzuara që formojnë një skele. Me ndihmën e llogaritjeve komplekse që mund të bëhen vetëm me anë të kompjuterëve, do të ishte e mundshme të ndërtohen ura dhe ndërtime industriale më të forta dhe më të lira.

Struktura e brendshme e eshtrave është e ngjashme me atë të sistemit të skeleve që përdoren për ndërtimin e atyre urave dhe kullave. I vetmi dallim i rëndësishëm është se sistemi në eshtra është më i komplikuar dhe më superior në krahasim me ato të projektuara nga njerëzit. Me anë të këtij sistemi, eshtrat janë jashtëzakonisht të fortë dhe prapseprap mjaft të lehtë për përdorim të rehatshëm nga njerëzit. Po të ishte rasti i kundërt, p.sh., po të ishte brendia e eshtrave e fortë dhe e plotë sikurse pjesa e tyre e jashtme, do të ishte tepër e rëndë që të bartej nga një njeri dhe me lehtësi do të thyhej apo plasaritej nga goditja më e vogël për shkak të strukturës së saj të ngurt dhe të fortë.

Projektimi i përkryer i eshtrave tona na ndihmon që të jetojmë jetën tonë në mënyrë shumë të thjeshtë, të arrijmmë të kryejmë madje edhe detyrat më të vështira lehtë pa dhimbje. Një tjetër karakteristikë e strukturës së ashtit është lakueshmëria/fleksibiliteti i saj në pjesë të caktuara të trupit. Pikërisht sikurse që kafazi i krahërorit mbronë organet vitale të trupit si zemrën dhe mushkëritë, ai gjithashtu zgjerohet dhe mblidhet/tkurret për të lejuar ajrin që të hyj dhe dal jashtë mushkërive.
Elasticiteti/përshtatshmëria e eshtrave mund të ndryshojë me kohë. Për shembull, tek femrat, këllqet zgjerohen kah muajt e fundit të shtatzënisë dhe ndahen prej njëra tjetrës. Ky është një detal tejet i rëndësishëm, sepse gjatë lindjes, ky zgjerim lejon që koka e foshnjës të dal nga mitra e nënës pa u shtypur.

Aspektet e mrekullueshme të eshtrave nuk kufizohen me këto. Përveç fleksibilitetit/lakueshmërisë, fortësisë dhe peshës së lehtë të tyre, eshtrat kanë poashtu aftësinë për të riparuar vetveten. Kur një asht të thyhet, njeriut i nevojitet vetëm që ta mbajë këtë asht të vendosur mirë për t’i lejuar që të riparojë vetveten. Siç është e qartë, ky, sikurse të gjitha proceset tjera në organizëm, është një proces tejet kompleks në të cilin bashkëpunojnë me miliona qeliza.

Aftësia lëvizëse e skeletit është një detal tjetër i rëndësishëm për ta marrë parasysh. Në secilin hap që bëjmë, rruazat kurrizore që përbëjnë shtyllën tonë kurrizore lëvizin mbi njëra tjetrën. Kjo lëvizje dhe fërkim i vazhdueshëm normalisht mund të shkaktojë që rruazat kurrizore të hahen/konsumohen. Për të parandaluar këtë, në mes të secilës rruazë, kërcet rezistente, të quajtura ‘disqe’, janë të vendosura. Këto disqe funksionojnë si absorbues të goditjes/amortizues. Në secilin hap, një forcë imponohet nga toka në organizëm si reaksion ndaj peshës trupore. Kjo forcë nuk i shkakton ndonjë dëm trupit për shkak të amortizuesve të shtyllës kurrizore dhe formës së lakuar “të shpërndarjes së forcës” së saj. Po të mos ekzistonte kjo lakueshmëri dhe përbërje speciale që zvoglon forcën e reaksionit, forca e liruar do të transmetohej drejtpërdrejt në kafkë dhe maja e shpinës do të depërtonte në tru duke e shkatërruar kafkën.

Gjurmët e krijimit janë gjithashtu të dukshme në sipërfaqet e kyçeve të eshtrave. Kyçet nuk kanë nevojë të lubrifikohen/vajosen edhepse lëvizin pandërprerë një jetë të tërë. Biologët bënë hulumtime për të gjetur arsyen: si eliminohet fërkimi në kyçe?


Shkencëtarët vërejtën se kjo u zgjodh me anë të një sistemi që mund të konsiderohet si një “mrekulli absolute e krijimit”. Sipërfaqet e kyçeve të ekspozuara fërkimit janë të mbuluara me një shtresë të hollë poroze të kërcit. Nën këtë shtresë është një masë lubrifikuese/lyrëse. Kurdoherë që ashti shtyp kyçin, ky lubrifikues derdhet me vrull prej poreve dhe bën që sipërfaqja e kyçit të rrëshqas “si në vaj”.
Vetëm paramendoni po të mos ishte gjithçka kaq e përkryer dhe e tërë këmba të ishte formuar prej një ashti të gjatë të vetëm. Atëherë, ecja do të ishte një problem serioz dhe do të kishim trupa shumë të ngathët dhe të plogësht. Madje edhe të uleshim do të ishte vështirë dhe ashti i këmbës lehtësisht do të thyhej për shkak t’i nënshtrohej vështirësive gjatë veprimeve të tilla. Megjithatë, skeleti i njeriut ka një strukturë që lejon të gjitha llojet e lëvizjeve trupore.
Allahu krijoi dhe ende krijon, të gjitha veçoritë e skeletit. Allahu e thërret njeriun, të cilin Ai e ka krijuar, të mendojë për këtë:

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:51

…Shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish… (Sure Bekare: 259)

Njeriu duhet të mendojë për këtë, të çmoj fuqinë e Allahut, I Cili e ka krijuar atë dhe të jetë falënderues ndaj Tij. Poqese nuk e bën këtë, ai do të jetë në humbje të vërtetë. Allahu, I Cili krijoi eshtrat dhe i veshi ato me mish, është i aftë ta bëj këtë përsëri. Kjo theksohet në këtë varg:

A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?” Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të pare. Ai posedon dijeni të plotë për çdo krijim. (Sure Ja Sin: 77-79)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:51

Kuajt flene ne kembe dhe ata mund te qendrojn 1 muaj ne kembe.



Peshku fle me sy hapur sepse nuk ka qepalla.



Deveja mund te qendroj pa uje 3 jave



Njerezit dhe delfinat janë te vetmet lloje qe e ndjejne kenaqesin seksuale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:52

Kodi i mileniumit


Secila kaptinë e Kur'anit i ka protagonistët kryesorë, temën bosht, ndjenjat dominante, zërin specifik dhe mesazhin relevant. Duke udhëtuar nëpër 114 kaptina të këtij libri, njeriu kalon nëpër 114 pallate të një kompleksi mahnitës në të cilin gjendet thesar i paçmuar në formë ushqimi intelektual, ngushëllim emocional, burim motivimi etj.

Kaptina e Keutherit edhe pse e shkurtër, është një balsam (ilaç) për shpirtrat e tronditur dhe humbjet në vend dhe në kohën e ekzistimit të tyre.

Është e pamundur që një musliman apo muslimane nuk e di këtë kaptinë më të shkurtër të Kur'anit përmendësh, dhe ky fakt lehtëson përcjelljen e analizës. Pyetja që shtrohet para nesh është përse Krijuesi i Madhërishëm ia shpallë këtë informatë Muhammedit a.s. dhe në çfarë mënyre kjo është e rëndësishme për ne?

Shkaku i shpalljes së kësaj kaptine ishte vdekja e bijve të Muhammedit a.s. e cila nuk e kishte lënë tërësisht indiferent. Këtë ngjarje e shfrytëzuan armiqtë e Muahmmedit a.s. duke i vendosur në plagët e freskëta deklarata për ta mohuar fenë islame.

Thënë gjuhë moderne- drejtonin ndaj Muhammedit a.s. dhe besimtarëve luftë të vërtetë psikologjike me qëllim demotivizimi, dobësim të fesë, fuqisë morale dhe mbjelljen e dyshimit në mëshirën e Krijuesit.

Në kontekstin e përshkruar të zbritjes së verseteve të cituar, qartë Allahu i Madhërishëm kurajon Muhammedin a.s. duke iu drejtuar me një ton ngushëllues: "Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur." (El - Keuther, 1-3)

Sipas hadithit, Keuther është lum në xhennet nga i cili do të pinë besimtarët. Por, kjo kaptinë i adresohet edhe secilit pasues të sinqertë të islamit, i cili kalon nëpër vuajtje për shkak të një humbje të caktuar në jetë (vdekja e fëmiut, mikut të afërt, sëmundja, etj) duke ia kompensuar humbjen e tij momentale me shpërblim të përhershëm. "Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd."

Krijuesi i Gjithëdijshëm u këshillon robërve të Tij që pa marrë parasysh sprovat që i godasin mos harrojnë namazin dhe sakrificën për të ndihmuar që ta ruajnë fokusin e tyre në këtë jetë turbulente.

Kaptina Keuther, në mes tjerash ofron kahjet e programit aplikativ praktik të elementeve të motivimit, si në planin individual ashtu edhe kolektiv.

Të gjitha kombet e suksesshme posedojnë sisteme të detajizuara të motivimit në nivel kombëtar, sepse nga kjo varet produktiviteti i punës dhe prosperiteti i përgjithshëm i një populli.

"E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur." 'Ebter' ka kuptim të gjerë dhe është vështirë të përkthehet në mënyrë precize në gjuhën shqipe. Ebter paraqet personin e privuar nga çdo e mirë, pa asnjë gjë pozitive, pa trashëgimtar.

Pra, Allahu i Madhërishëm këshillon Muhammedin a.s. dhe muslimanët e tjerë të cilët janë të ekspozuar urrejtjes, karikaturave dhe formave tjera të luftës psikologjike, që ata që mbjellin urrejtje, përbuzje, nënçmim nuk do të kenë sukses dhe do jenë të harruar dhe me trashëgimtar të shuar.

Me fjalë tjera: besimtar, pa marrë parasysh sprovat tuaja dhe humbjet e rënda, Zoti juaj do t'iu kompensoj në ahiret, por ju mos e harroni namazin se ai është shtyllë e stabilitetit tuaj, burimi i fuqisë suaj dhe stabilitetit mendor. Mos e harroni as qëllimin e krijimit tuaj e ky është sakrifica dhe përpjekja e pareshtur në rrugën e të Vërtetës. Pa dyshim se në këtë rrugë do të keni armiq të shumtë dhe pengesa të mëdha. Por, qëndroni imun në shigjetat helmuese të tyre.

Duke analizuar këtë kaptinë, lehtë mund të identifikohen situatat e ngjashme të jetës që përsëriten ne çdo vend dhe kohë, kështu që duket se kjo kaptinë ka zbritur këtë mëngjes edhe pse është e vjetër një milenium e gjysëm. Me plotë të drejtë kjo kaptinë mund të quhet kod i mileniumit. Andaj, mesazhi i kësaj kaptine është:

- Luftërat psikologjike janë realitet në secilën kohë dhe vend;

- Ngushëllimi ju nevojitet edhe më të fuqishmëve;

- Praktikimi i domosdoshëm i faktorëve të motivimit në të gjitha nivelet;

- Fokusimi i drejtë esencial në momentet e krizave;

- Nevoja e përditshme e mbushjes në burim;

- Çdo mbjellje e së keqes i kthehet shkaktarit;

- Armiqësia e hapur është shpesh fakt i fuqizimit të cakut;

- Fuqia shpirtërore e njeriut qëndron në baraspeshën e tij mendore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:52

Mrekullia e Krijuesit - Fluturimi dhe qëndrimi i shpendëve në lartësi

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë." (En - Nahl, 79)
Për të mundur me përballuar fluturimin kaq të rëndë, shpendëve, Allahu i madhërishëm u ka dhuruar mjeshtërinë e shfrytëzimit të erërave të përshtatshme. P.sh. lejlekët fluturojnë mbi 2.000 metra lartësi, duke arritur rrymën e ajrit të nxehtë e pastaj fluturojnë duke shfrytëzuar rrymën e tyre deri te lëvizjet e nxehta të tjera, të cilat do t'i mundësojnë pa lëvizjen e krahëve të tyre të kalojnë distanca të mëdha.

Teknika tjetër e fluturimit që e shfrytëzojnë lejlekët është fluturimi në formacionin e formës "V". Në këtë mënyrë, lejleku më i madh dhe më i fuqishëm në ballë të tufës shërben si mburojë kundër rrymave të fuqishme të ajrit dhe kështu iu përgatit rrugën të dobëtëve. Inxhinierët e aeronautikës pohojnë që me këtë mënyrë të organizimit lejlekët arrijnë të kursejnë energji edhe deri në 23%.
Disa shpendë shtegtarë fluturojnë në lartësi shumë të mëdha. P.sh. patat e egra mund të fluturojnë në lartësi deri në 8.000 metra. Kjo është lartësi e jashtëzakonshme për faktin që në lartësi 5.000 metra atmosfera është për 63% më e rrallë se sa në nivelin e detit. Duke fluturuar në këtë lartësi, shpendët duhet më shpejtë të rrahin krahët e tyre ngase u nevojitet më shumë oksigjen.
Mirëpo, mushkëritë e këtyre shpendëve janë të krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm në atë mënyrë që maksimalisht shfrytëzojnë oksigjenin që e kanë në dispozicion në këto lartësi. Mushkëritë e tyre, të cilat funksionojnë ndryshe nga gjitarët u ndihmon që nga ajri më i rrallë të marrin më shumë energji.

Gjatë emigrimit, zogjtë shtegtarë, gjithashtu marrin parasysh fenomenet atmosferike. P.sh. ato ndryshojnë drejtimin e fluturimit të tyre për t'iu shmangur shtrëngatave. Shkencëtarët që kanë hulumtuar shqisën e dëgjimit te shpendët kanë vërejtur që disa prej tyre mund të dëgjojnë zërin në frekuenca shumë të ulëta, që vijnë nga atmosfera në largësi të mëdha.

Zogjtë shtegtarë mund të dëgjojnë fillimin e shtrëngatës nga malet e largëta ose zërin e tornados në oqean i cili është larg me qindra kilometra. Përveç kësaj, është i njohur fakti që zogjtë me kujdes zgjedhin udhëtimin e shtegtimit të tyre larg nga regjionet ku nuk janë të sigurt kushtet atmosferike.

Si zogjtë e përcaktojnë drejtimin e rrugës së tyre të gjatë me mijëra kilometra, pa hartë, pa busull apo ndonjë mjet të ngjashëm gjatë fluturimit të tyre? Teoria e parë pohon që zogjtë mbajnë mend karakteristikat e tokës ku fluturojnë dhe kështu pa problem arrijnë te caku i tyre. Por, eksperimentet treguan që kjo teori është e pa saktë. Në një eksperiment me pëllumbat, janë shërbyer me thjerra të padukshme me të cilat u janë errësuar të parët e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë qenë të penguar të përcaktojnë drejtimin e udhëtimit në bazë të terrenit në tokë. Por, prapë se prapë pëllumbat kanë arritur të gjejnë rrugën e tyre bile edhe kur kanë qenë larg me disa kilometra nga tufa e tyre.

Hulumtimi tjetër ka treguar që fusha magnetike e Tokës ndikon te shpendët. Eksperimentet e ndryshme kanë treguar që shpendët kanë sisteme tejet të avancuara të vëzhgimit magnetik i cili u mundëson të gjejnë rrugën e tyre duke shfrytëzuar fushën magnetike të Tokës. Ky sistem efikas u ndihmon shpendëve që gjatë shtegtimit të tyre të përcaktojnë drejtimin duke vëzhguar ndryshimet në fushën magnetike të Tokës. Eksperimentet kanë treguar që zogjtë shtegtarë mund të regjistrojnë bile edhe 2% të ndryshimeve të fushës magnetike të Tokës.



Mirëpo, pyetja kryesore mbetet. Kjo është: Si shpendët janë të pajisura me "busull natyrale?" Jemi të vetëdijshëm që busulla është "zbulim dhe vepër e inteligjencës njerëzore".
Atëherë, busulla si instrument i zbuluar dhe prodhuar nga njeriu me shekuj ka mbledhur dituri, ka mundur të gjejë vendin e saj në trupin e shpendëve? A është e mundur që shpendët që tek para ca viteve, përderisa kanë gjurmuar për drejtimin e fluturimit të tyre, kanë menduar për shfrytëzimin e fushës magnetike të Tokës dhe kanë prodhuar aparate magnetike në trupin e tyre?
Apo ndoshta shpendët, para disa viteve rastësisht janë pajisur me këtë mekanizëm?
Shpendët këtë nuk kanë mundur ta bëjnë vetë, dhe as rastësia nuk ka mundur t'i përgatitë me këtë busull tejet të zhvilluar.
Ndërtimi trupor i shpendëve, mushkëritë e tyre, krahët, sistemi i tretjes dhe aftësia e tyre të gjejnë drejtimin e fluturimit janë shembuj i krijimit të përsosur nga Krijuesi i Plotfuqishëm.
Përgjigjen në këtë na jep qartë Kur'ani fisnik: "A nuk i shikuan ata shpendët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di." (El - Mulk, 19)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:52

"E vetmja sure në Kur’an që nuk fillon me bismil-lah është Et-Tewbe. "


"Është sunnet që të premten të lexohet surja Kehf. "


"Mesi i Kur’anit gjendet në suren Kehf. "


"Surja Ihlas vlen sa një e treta (1/3) e Kur’anit. "


"Kur ka filluar t’i vijë shpallja, Muhammedi a.s. ishte dyzet (40) vjeç."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:53

Çfarë është një gjen?

Fjala "gjen" ka shumë kuptime, por në thelb, gjeni është një udhëzim që i jepet trupit tuaj për mënyrën e funksionimit. Udhëzimi ruhet si një kod në molekulën e ADN-së. ADN-ja është një molekulë shumë e gjatë por edhe shumë e hollë. Ajo ka formën e një shkalle të përdredhur, këmbët e secilës ndërrojnë një kod të thjeshtë vetëm me katër shkronja A, C, G dhe T (shkronjat përfaqësojnë lëndët kimike).

Një gjen është një segment i ADN-së me një renditje të shkronjave, si paragrafi në një libër. ADN-ja juaj duhet të hyjë në një hapësirë shumë të ngushtë, kështu që ajo paketohet në mënyrë gjeniale. Çdo molekulë ADN-je përdridhet përsëri për të formuar një kordon dhe kështu më radhë (ashtu siç përdridhen fijet e holla për të bërë litarin). Rezultati përfundimtar është një strukturë në formë X-i që quhet kromozom. Kromozomet janë shumë të vogla për t'u dalluar me sy. Duhen 100.000 kromozome për të arritur në madhësinë e pikës. Megjithatë, çdo kromozom ka një ADN dy metra të gjatë.

Çdo qelizë e trupit tuaj (me pak përjashtim) përmban 46 kromozome të ngjeshura së bashku brenda bërthamës së qelizës. Po ta çmbështillnit të gjithë ADN-në nga çdo kromozom i çdo qelize dhe t'i shtrinit molekulat njëra pas tjetrës, ADN-ja do të bënte rrugën Tokë - Diell e kthim 400 herë. Megjithatë informacioni i gjeneve tuaja mund të ruhet në një disk të vetëm.

ADN-ja në një komplet kromozomesh përbën gjenomin tuaj. Ka vetëm 30.000 gjene funksionuese në gjenomin e njeriut. Gjenomi njerëzor është shumë i ngjashëm me atë të specieve të tjera, edhe të bananeve (50%).

Shumë nga karakteristikat tuaja, mbase të gjitha, angazhojnë shumë gjene, të cilat veprojnë së bashku. Gjatësia juaj, pamja, lëkura, tingulli i zërit, ngjyra e flokëve dhe kështu me radhë, ka gjasa që varen nga kombinimi i gjeneve që keni.

****

Ndjesia e të qenit i ndërgjegjshëm e që përjetohet kur je zgjuar, quhet vetëdije.

Vetëdija përfshin të gjitha informacionet që japin shqisat dhe mbizotërohet nga shikimi- shqisa juaj kryesore. Ajo përfshin edhe botën tuaj të brendshme tek e cila mbylleni dhe askush nuk mund të futet.

Mendimet, idetë, ndjenjat, ëndërrimi kur jeni zgjuar dhe imagjinata juaj, janë të gjitha pjesë të vetëdijes.

Të gjithë kemi ndjesinë sikur kemi një person brenda trurit tonë. Ky person i brendshëm është vetja jote - ajo e vërteta.

Ai ka mendimet e tua, e sheh botën me sytë e tu dhe zhduket kur shkoni të flini.

Ëndrrat me sy hapur në mënyrë të pakontrolluar, por ju edhe mund t'i përqendroni mendimet tuaja dhe t'i kontrolloni imazhet në mendjen tuaj. Kjo ndodh kur përdorni imagjinatën tuaj. Mendimet ndonjëherë marrin formën e zërit të brendshëm dhe jo të imazheve apo ndjenjave. Përjetimi i botës është tërësisht personal. Asnjë nuk mund të përjetojë mundimet dhe ndjenjat tuaja.

Andaj mesazhi i Kur'anit fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe çdo brez: "Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë."(Fussilet, 53)

Çfarë njeriu jam unë?
Cili është potenciali im?
Cilat janë aftësitë e mia?

- Ndërpersonale - A e kuptoni shpejt se çfarë mendojnë dhe ndiejnë të tjerët?
- Vetëpersonale - A i kuptoni siç duhet ndjenjat dhe emocionet tuaja - a e njihni veten tuaj?
- Fizike - A i mësoni shpejt shprehitë fizike si ngarja e makinës, skitë, sporte, etj.
- Muzikore - A mund ta këndoni melodinë e një kënge pasi ta keni dëgjuar një herë dhe a e këndoni saktë atë?
- Hapësinore - A mund t'i lexoni me lehtësi hartat?
- Gjuhësore - A jeni lexues i pangopur ose i zoti në të shkruar?
- Logjike - A ju duken të lehta për t'u kuptuar lëndë të tilla si matematika apo kompjuteri?

Sekreti i suksesit tuaj është të njihni AFTËSITË tuaja më të mira e t'i përdorni ato!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:56

Roli dhe dobia e madhe e peshkut

I pasur ne perberes ushqimore thelbesore, peshku eshte mjaft i dobishem per shendetin e njeriut dhe ai duhet perdorur sa me shpesh.

Peshku ka qene mjaft i pranishem ne jeten e njeriut gjate gjithe historise se shoqerise njerezore, jo vetem si ushqim, por dhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive te vjetra qe nga koha e paganizmit dhe me pas qyteterimeve te tjera si antikiteti greko-romak, etj. Ja pse kemi degjuar te flitet per Konstelacionin e Peshqve te kohes se qyteterimit babilonas, per njeriun amfib apo per Aferditen, Erosin, madje dhe perbindeshit Typhon, qe ishin gjysem peshq e gjysem njerez dhe hyjni. Te tilla ishin dhe sirenat qe iu shfaqen Odiseut gjate kthimit te tij nga Itaka. Por peshku ka qene njekohesisht dhe burim i jetes dhe i ekzistences se njeriut, madje si nje nga ushqimet me te pastra dhe te ushqyeshme te tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:56

Proteina qe asimilohen mire

Sot ne bote ekzistojne rreth 20 mije lloje peshqish por nga kjo game e gjere perfitohet vetem ne pak prej tyre. Proteinat e peshqve jane proteina qe asimilohen mire. Ato permbajne aminoacide, aq te domosdoshme per jeten e njeriut, si “isoleucina” apo “valina”, te cilat marrin pjese ne formimin e muskulit apo te “glutamines, e cila vepron kunder lodhjes. Peshqit kane gjer ne 27 g proteina ne 100 gr, pra kane me shume se mishi ose veshkat e vicit (15 g/100 g), apo zorret e derrit (17 g/100 g). Peshqit me me proteina jane peshku ton me (27 g/100 g, bakalaro i kripur me 25 g, barbuni me 24 g.
Minerale per sistemin nervor, muskujt dhe kockat
Permbajtja ne fosfor te peshqit eshte e larte: 300 mg/100 g per peshkun ton dhe gjer ne 470 mg per sardelet. E shoqeruar me kalcium, fosfori eshte i mrekullueshem per kockat. Peshku na furnizon me jod (me pak peshqit e ujrave te embla), i cili eshte i nevojshem per fabrikimin e hormoneve te tiroideve. Keto te fundit jane te rendesishme per krijimin e embrionit te bebes si dhe ne moshen e pubertetit te femijeve. Gjithashtu ne perberje te peshkut gjenden dhe fluori, kobalti, manganezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium, etj. Grate shtatzena e kane te nevojshme te ushqehen me peshk, meqe gjate shtatzenise ato kane nevoje dy here me shume per hekur.

Peshku Toni ka hekur me shumice. Por sidoqofte, nuk duhet abuzuar me ngrenie masive dhe te vazhdueshme, ose peshqit duhet te jene te ndryshem, pasi shume merkur sjell jo vetem probleme kardiovaskulare, por ndikon ne zhvillimin jo te mire neurologjik te bebes ne bark te nenes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:57

Nje perqindje e madhe ne vitamina

Peshku permban vitamina B, si vitaminen B6, e cila lufton anemine; vitaminen D, aq e rendesishme per asimilimin e kalciumit, etj. Melcia e peshkut ka vitaminen A, antioksiduese, e cila eshte teper e dobishme per syte dhe lekuren. Gjenden gjithashtu dhe vitaminat B2, B12, PP.


Vetem peshqit e dhjamte jane te pasur ne Omega 3, acide yndyrore te pangopur, mbrojtes kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili permban acide yndyrore te ngopur. Peshqit e dhjamte kane 6 % lipide dhe midis tyre jane ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj. Peshqit gjysem te dhjamet, si peshku shpate, barbunji, etj, kane 2-6 %, ndersa ata pa dhjame si koci, levreku, etj, kane me pak se 2 %. Disa njerez nuk e hane lekuren e peshkut, por edhe pse ajo eshte e payndyrshme, ajo eshte mjaft e pasur me Omega 3.

Acidet yndyrore te pangopura ndihmojne per nje energji te madhe fizike, shtojne tonusin muskular dhe ndihmojne per te ulur peshen e tepert. Por ato jane te brishta: oksidohen shpejt ne ajer dhe ne temperature te larte. Per ti ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Sa me shume qe peshku eshte ne moshe dhe me peshe te madhe, aq me shume ka nga keto lloj acidesh. Me i pasuri nga ata eshte skumbri. (1,8 g/100 g), i ndjekur nga sardelet (1,3 g). Llojet natyrore permbajne me shume se sa nga peshqit e kultivuar nga njeriu.

Dihet qe yndyrnat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik), etj. Studiues te universitetit te Seatle ne SHBA-se kane studjuar mbi konsumin e peshkut ne 400 persona te moshuar mbi 65 vjec, dhe kane vezhguar se toni apo peshqit e pjekur ne zgare e pakesojne rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po keshtu, grate qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi 400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne „American Journal of Clinical Nutrition“. Ka popuj qe peshkun e hane edhe te gjalle, sic jane aziatiket, dhe kryesisht japonezet apo indo-kinezet. Por ne keto raste duhet bere shume kujdes pasi shpesh mund te infektohemi nga paraziti i quajtur "anisakiase“.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:57

" Hixhretin me Muhammedin a.s. e ka bërë edhe Ebu Bekri. "



" Para fillimit të ushqimit, duhet thënë “bismil-lah”. "



" Namazi është shtylla e fesë. "



" Dënimin më të vogël në Xhehenem do ta ketë Ebu Talibi, xhaxhai i Pejgamberit a.s."


" El-Fatiha është surja e parë në Kur’an. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:57

Femijëria e Muhamedit a.s

Muhamedi a.s kur ishte i vogel gjithmon thithte nga gjiri i majtë i nenes se tij te qumshtit,Halimes. Kur ishte 2 muajsh nuk ka thithur me.Kur ishte bere 3 muajsh ka qendruar ne kembe,kur ishte 4 muajsh ka ecur duke u mbajtur per muri.
Kur ishte 5 muajsh,ka ecur,kur ishte 6 muajsh,ka filluar te ecte shpejt.Kur ishte 7 muajsh,ecte ngado. Kur ishte 8 muajsh,ka filluar te flas pak,e kur ishte 9 muajsh,filloi te flas shume qarte.Kur ishte 10 muajsh ,filloi te hidhej.

Nena e tij e qumshtit,Halimja ka rrefyer :
Kur ka filluar te fliste,se pari ka thene: "La ilahe il-lall-llahu uallahu ekber. Velhamdilil- lahi rabbil alemin". Pas asaj dite ,asnje gje nuk e prekte me dore pa thene Bismil-lah. Asgje nuk kapte me dore te majtë. Gjat tere dites e nates urinonte vetem ne kohe te caktuara. Kur ka filluar te ecte,rrinte larg vendit ,ne te cilin luanin femijet dhe atyre u thoshte : "Ne nuk jemi krijuar per kete ...
Qdo dite e mbulonte nje drite,si drite dielli. Dhe kur hyri ne moshen dy vjeqare,u be femije,qe tregonte se ishte i pjekur. Nje re e bardhë ,qendronte permbi të dhe levizte gjithnje bashke me të per ti bere hije atij. Asnjeher nuk ka ofenduar vellezerit e vete te qumshtit ose ndonjeri tjeter.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:58

"En-Nas është surja e fundit në Kur’an. "



"Përmbytja (tufani) e ka goditur popullin e kohës së Nuhut a.s. "



" Ibrahimi a.s. gjatë jetës është hedhur në zjarr. "



"Pejgamberi Ejjub a.s. ka përjetuar sprovat më të mëdha. "



" Pejgamberi që ka lindur pa baba, është Isai a.s.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:58

Mrekullia e madhe e Israsë dhe Mi'raxhit



Enes ef.Koshi

"I pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e vet e kaloi (udhëtoi ) në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabesë) deri në Mesxhidi Aksa (Bejtul Makdis), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)." (El-Isra'ë, 1)

Vëllezër besimtarë!

Sot është xhumaja e katërt dhe e fundit e muajit të Allahut, muajit Rexheb. Ky muaj është i bekuar për shkak se është njëri prej katër muajve të shenjtë që përmenden në Kur'an. Kur vjen nata e 27-të e këtij muaji të madhërishëm, besimtarët përkujtojnë ngjarjen dhe muxhizen më të madhe të Muhammedit s.a.v.s. e ajo është "Mrekullia e Israsë dhe Mi'raxhit", një muxhize kjo e cila jo vetëm që përmendet në Kur'an, por Allahu i Lartësuar shpalli një Sure të tërë duke e emëruar "Suretu El-Israi".
Allahu i Lartmadhërishëm e fillon këtë Sure me fjalën "Subhane", që ka kuptimin "dëlirje nga çdo e metë", d.m.th. Allahu xh.sh. është i Lartësuar e i Pastër nga çdo e metë; Ai është i pashembullt në atribute e veprime. Fjala "Subhane" ka për qëllim dëlirjen, pastrimin dhe lartësimin e përgjithshëm vetëm për Allahun xh.sh.; Ajo i përket absolutisht vetëm Allahut, pa ngjasim me askënd në krijim, as në cilësi, e as në veprim. Pra, i Lartmadhërishmi i Cili është i pastër nga çdo e metë, me rastin e Israsë dhe Mi'raxhit i ka bërë një pritje madhështore krijesës më të mirë, mëshirës së dërguar, zotërisë dhe të zgjedhurit tonë, Muhammedit s.a.v.s.
Çdo vit dhe në çdo kohë, me rastin e përkujtimit të kësaj Mrekullie të Madhe, nxjerrim kuptime dhe mësime të reja të cilat na nxisin të gjithë neve që të kapemi fort për fenë tonë, pavarësisht sfidave dhe vështirësive që po kalon sot ummeti islam, pavarësisht intrigave dhe planeve të armiqve tanë. Ne kemi shembullin më të mirë në të Dërguarin tonë, Muhammedin s.a.v.s. i cili përballoi vuajtjet, mundimet dhe torturat e idhujtarëve aq sa deshi Allahu t'i përballoi. Ishte shumë i durueshëm vetëm e vetëm që të ngadhënjejë dhe të triumfojë kjo fe e pastër dhe e dëlirë.



Një ditë, Resulullahi s.a.v.s. ishte kthyer në shtëpinë e tij i lodhur dhe i rraskapitur nga mundimet e idhujtarëve të cilët i kishin mbushur kokën e tij me pluhur dhe kur e pa vajza e tij hz. Fatimja r.a. babain e saj në këtë gjendje, filloi me qajtë duke i shkundur pluhurin nga koka e tij e bekuar, ndërsa i Dërguari i Allahut i thoshte: "Mos qaj o vajza ime, se Allahu është Ai që largon vështirësitë".
Gjithashtu një ditë përderisa Resulullahi s.a.v.s. ishte duke u falur në Qabe dhe ishte në sexhde, armiqtë e tij dhe të islamit i hodhën sipër mbeturina të kafshëve dhe në ato momente erdhi vajza e tij e dashur hz. Fatimja e cila ia hoqi ato mbeturina nga trupi i tij i pastër. Atëherë Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe filloi të lutet Allahut kundër idhujtarëve, e ata filluan të frikësohen ngase ata e dinin se lutjet në këtë vend të shenjtë (Qabe) pranohen. Thotë transmetuesi i hadithit: Vallahi të gjithë ata që e munduan Pejgamberin a.s. i kam parë të rrëzuar (të vdekur) ditën e betejës në Bedër, pra Allahu i ka shkatërruar dhe do t'i shkatërrojë gjithmonë armiqtë e Resulullahit s.a.v.s. Po ashtu, vuajtje të ngjashme përjetuan edhe as'habët e tij të cilët gjithmonë qëndruan stoik dhe të pathyeshëm pranë sulmeve barbare të idhujtarëve mekas.



Vuajtje të tilla janë duke përjetuar edhe muslimanët e ditëve të sotme, por ata nuk duhet të harrojnë se padyshim Allahu është Ndihmuesi dhe Triumfuesi i kësaj feje dhe se Ai ka garantuar se do jetë gjithmonë Ruajtësi dhe mbrojtësi i Islamit deri në Ditën e Kiametit. Ymmeti islam sot duhet ta ketë shembull Pejgamberin a.s. më shumë se kurdoherë i cili edhe pse ishte më i dashuri i Allahut, u ballafaqua me lloj-lloj tortura e maltretime saqë një herë bashkëshortja e tij hz. Aishja r.a. e kishte pyetur: O i Dërguar i Allahut, a e ka pasur ndonjë ditë më të vështirë se ditën e Uhudit (ku Pejgamberi a.s. ishte plagosur dhe kishte thyer dy dhëmb)? Ai u përgjigj: "Gjithçka kam përjetuar nga ky popull i yt, por më së keqi më kanë pranuar në Taif. Ata nuk iu përgjigjën dëshirës dhe thirrjes sime të pranojnë Shehadetin, e pasi që nuk e bënë këtë, u largova prej tyre i brengosur dhe i shqetësuar. Kam qenë në dremitje derisa nuk mbërrita tek vendi Karnul Menazil. Aty ngrita kokën dhe mbi kokën time pash një re që më bënte hije, andaj shikova më mirë dhe pash se në të qëndronte Xhibrili, i cili mu drejtua: "Allahu të ka dërguar melekun e kodrave, të cilit mund t'i urdhërosh t'u bëj çka të duash atyre." Pastaj dëgjova zërin e melekut, i cili më tha: "O Muhammed, çka dëshiron të bëj? Nëse dëshiron t'i rrëzoj këto dy kodra, El-Ahshebani (që janë dy kodra të njohura në Mekë) mbi ta, vetëm thuaj. Por, Resulullahi s.a.v.s. tha: "Jo, se ndoshta prej pasardhësve të tyre do të del dikush që do të adhurojë Allahun dhe nuk do t'i shoqërojnë Atij zota të tjerë." Të vërtetën e ka thënë Ai që të ka cilësuar Er-Rauf - Zemërgjerë dhe Er-Rahim - i Mëshirshëm, bile ishe i mëshirshëm edhe me armiqtë e tu o i Dashuri i Allahut. Shikoni se çfarë madhështie është kjo, çfarë fisnikërie është kjo!!!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:58

Vëllezër besimtarë!

Krijuesi ynë, Allahu i Madhërishëm u bën me dije mbarë njerëzimit e posaçërisht atyre që shkaktojnë trazira dhe fusin dyshime edhe në ditët e sodit sa i përket këtij udhëtimi hyjnor (prej Mesxhidul Haramit në Mesxhisdi Aksa e pastaj ngritja në sferat qiellore) dhe kësaj mikpritjeje madhështore, se më i dashuri i Tij Muhammedi s.a.v.s. ka pasur nderin ta shikojë Zotin xh.sh., një nder dhe një privilegj që nuk e patën asnjë Pejgamber para tij, e as ndonjë melek më i afërt i Allahut xh.sh..Për këtë arsye, ndodhi mrekullia e Israsë dhe Mi'raxhit në mënyrë që Allahu t'ju bëjë me dijë të gjithë banorëve të qiejve dhe të tokës se ky i Dërguar fisnik është dhe do të jetë nën mbrojtjen e Krijuesit të tij, se kush i bindet atij, do të hyjë në xhennetin e Allahut dhe se nëpërmjet kësaj mrekullie i mundësoi më të dashurit të tij të sheh atë që syri nuk ka parë, pra ato gjëra të fshehta që Pejgamberët e tjerë vetëm i kishin dëgjuar nëpërmjet shpalljeve hyjnore. Pra, atë që pa i Dërguari ynë nuk i kishte parë asnjë Pejgamber dhe asnjë prej melaikeve të Allahut, por i vetmi që i kishte parë me sytë e tij dhe kishte dëgjuar me veshët e tij këto gjëra të fshehta ishte i Dashuri ynë, Muhammedi s.a.v.s. Allahu xh.sh. thotë: "(ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona".
Allahu i Madhërishëm e përshkruan të dashurin e Tij me fjalën "abd - rob" ku thotë: "I pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e vet e barti...,dhe nuk thotë "që dërguarin e vet". A tha përse? Sepse grada më e lartë me të cilën mund të arrijë njeriu tek Krijuesi është shkalla e Ubudijes-adhurimit. Ajo është më e madhja kënaqësi, mbi të cilën nuk ka dhunti tjetër dhe se në botë ka robër (abid) dhe "rob adhurues" (ubbad). Të gjithë ne jemi robër të Allahut, edhe ai që u nënshtrohet urdhrave të Allahut, po edhe ai që i kundërshton ato; edhe besimtarët edhe pabesimtarët. Kurse rob adhurues janë ata të sinqertit, janë ata që punojnë atë që Allahu ka urdhëruar për t'u punuar, dhe ndalojnë nga ajo që Allahu ka ndaluar. Gjithashtu, Allahu xh.sh. në ajetin e Israsë ka përdorur fjalën "abdihi" - robin e Vet, për të na tërhequr vërejtjen se Israja dhe Mi'raxhi kanë ndodhur me shpirt e trup njëkohësisht dhe jo në gjumë, po zgjuar, sepse "rob" nuk thuhet veçse kur takohen shpirti dhe trupi së bashku. Sikur kjo mrekulli të kishte ndodhur vetëm me shpirt, atëherë nuk kishte nevojë që të hip mbi burak, nuk kishte nevojë që të përgatitej buraku për Resulullahin s.a.v.s.. Tregohet se kur Pejgamberi a.s. kur deshi të hip mbi burak, kafsha filloi të shqetësohet, ndërsa Xhibrili a.s. i thotë: "Qetësohu o burak, se pasha Allahun nuk të ka hipur krijesë më e mirë se Muhammedi s.a.v.s. Në hadith thuhet se kur buraku kuptoi mekamin (pozitën) e Pejgamberit a.s. filloi të pikonte djersë...
Sikur Israja dhe Mi'raxhi të kishin ndodhur në gjumë, siç pandehin disa njerëz, atëherë nuk do të kishte vend për diskutim, sepse a polemizohet me një njeri për atë që ka parë ëndërr?! Nëse dikush na tregon se ka parë ëndërr duke fluturuar apo ka shkuar në Amerikë dhe është kthyer njëzet herë brenda natës, a mund ta përgënjeshtrojë dikush këtë ëndërr? Natyrisht që jo. Sido që të jetë, kjo mrekulli e madhe ka ndodhur me shpirt e me trup dhe çdo polemikë tjetër rreth mrekullisë së Israsë dhe Mi'raxhit është e tepërt dhe pa bazë.
Pejgamberi a.s. gjatë këtij udhëtimi në Mesxhidul Aksa, takohet me të gjithë Pejgamberët dhe të Dërguarit e Allahut. Sipas një transmetimi të Imam Buhariut, Allahu xh.sh. i ka ringjallur të gjithë të Dërguarit e Tij para Ditës së Ringjalljes. Ashtu në këmbë të gjithë së bashku pritnin urdhrin hyjnor derisa vjen Xhibrili dhe kap për dore Resulullahin a.s. që të jetë imam i të gjithë Pejgamberëve dhe të Dërguarve. Kjo na jep me tregu se feja islame është fe universale dhe se pozita e Muhammedit a.s. është më e larta tek Zoti xh.sh...
Pas namazit, Pejgamberi ynë ngjitet në qiejt e lartë deri në vendin e quajtur "Sidretul Munteha". Në këtë vend Xhibrili ndalet, kurse i Dërguari i Allahut vazhdon udhën edhe më tej për t'u takuar me Zotin e botrave. I Lartmadhërishmi e ftoi të Dashurin e Tij të takohet më për së afërmi dhe ta sheh me sytë e tij bukurinë madhështore të Allahut xh.sh. Këtë nder nuk e pati Musa a.s. i cili kur kërkoi ta shihte Allahun, Zoti i tha: Tinuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thermi, e Musait i ra të fikët.... , kurse për Muhammed Mustafanë Allahu xh.sh. tha: "Zemra nuk e mohoi atë që e pa (me sy),"pra ai kishte parë Zotin e vet.
Salavatet dhe selamet qofshin për ty o i Dërguar i Allahut, Zoti ty të mundësoi takimin me Të dhe u ngrite në qiejt e lartë ku në secilin qiell u takove me vëllezërit e tu - Pejgamberët dhe të gjithë melaiket të përcjellnin me selamet më të ngrohta...
Mirëpo, Allahu i Lartësuar nuk e la Ymmetin e tij pa Mi'raxh, por na dhuroi pesë kohët e namazit në mënyrë që të ngritemi dhe të ngjitemi tek Zoti ynë, sepse ne kur jemi në namaz jemi në takim me Allahun. Pra, ky obligim për besimtarët është një dhuratë hyjnore sepse në momentin kur je në kijam (në këmbë) dhe thua "Allahu ekber", ti je në shoqëri me Krijuesin tënd...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:59

Vëllezër të nderuar!

Përkujtimi i Israsë dhe Mi'raxhit i nxitë besimtarët që të jenë të sinqertë, të dashur ndërmjet veti dhe të kapen të gjithë së bashku për litarin dhe fenë e Allahut. Kështu i edukoi Resulullahi s.a.v.s. pasuesit dhe ndjekësit e tij, të kapen fort për fenë e tyre. Shembull konkret kemi Ebu Bekrin r.a. të cilit i thanë: "A i beson Muhammedit se çka thotë?" Ai iu përgjigj: "Unë i besoj edhe më shumë se kjo, i besoj çdo lajmi që i vjen nga qielli e si të mos i besoj udhëtimit të tij nga Mesxhidul Harami për në Mesxhidul Aksa? Dhe që nga ky moment e mori ofiqin "Es-Siddik - i sinqertë".
Nëpërmjet këtij udhëtimi hyjnor ne kuptojmë se besimtarët dhe vepërmirët do të shpërblehen me të mirat e xhennetit, kurse jobesimtarët dhe vepërkëqinjët do të dënohen. Mësojmë se Allahu është Hakk (i vërtetë) dhe kjo fe është Hakk (e vërtetë). Kur Pejgamberi a.s. na tregoi se kishte parë në xhennet dy lumenj të brendshëm dhe dy të jashtëm e ata ishin Nili dhe Eufrati, kjo na paralajmëron se Islami do të triumfoi me lejen e Allahut dhe se flamuri i tij do të ngritet në Lindje dhe Perëndim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:59

"Muhammedi a.s. ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare."




"Myslimanët në Spanjë kanë qenë rreth 800 vjet. "




"Engjëjt Munker dhe Nekir janë të ngarkuar me marrjen në pyetje të njerëzve në varr.




"Engjëlli Israfil është i ngarkuar që t’i fryjë surit. "




"Pejgamberi që ka lindur pa baba, është Isai a.s. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 23:59

KETRAT ME FAQE TË MËDHA

Ketri që ju shihni në foton më poshtë është ketri i tokës, gjithashtu i quajtur ketri faqetrastë. Ajo që e dallon këtë lloj ketri nga të tjerët është se ai ruan në trastat e faqeve të tij ushqimin që nuk e konsumon. Ketri grumbullon ushqimin për ta përdorur më vonë.

Këto trasta janë, në të vërtetë, pjesë të lira të lëkurës. Shtresa e brendshme e këtyre mbajtëseve është e thatë, prandaj edhe ushqimi mund të ruhet në këto trasta për një kohë të gjatë pa u prishur. Për të mbushur këto trasta, ketri merr një arrë ndërmjet putrave të tij dhe pret pjesët me të mprehta në të dyja anët me dhëmbët e tij. Pastaj vendos gjysmën e arrës në një nga trastat dhe gjysmën tjetër në një tjetër. Trastat mbushen, në këtë mënyrë, njëra pas tjetrës. Kafsha mund të vendosë katër arra në secilën trastë. Kështu, faqet e ketrit ndryshojnë dhe i japin atij një pamje interesante dhe tërheqëse.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:00

"Namazi në xhemat është më i vlefshëm për 25 dhe 27 herë nga namazi në shtëpi. "



"Levhi Mahfudh është pllaka ku është shkruar ç’do të ndodhë. "



"Krishterët kanë lajthitur në lidhje me një pejgamber, e ky është Isai a.s. "



" Çifutët kanë thënë se Uzeiri është djalë i Allahut. "



"As-habët janë shokët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:00

Molla eshte nje ilaq perfekt

Molla ka qa shume vlere sa nuk mund te numrohen te gjitha . Molla ka vetite e nje antibiotiku. Ne te gjenden me bollek shume lloje vitaminash dhe kriperash minerale. Te hash te pakten nje kokerr mollë nje dite ,do te thot ta mbrosh trupin tend nga shume lloj semundjesh.


Me posht jan renditur vetem disa nga dobitë e molles:

• Largon lodhjet trupore.
• Eshte e nevojshme te femijet gjat moshes se zhvillimit.
• Ndikon ne zgjatjen e trupit te fijesve.
• Ndihmon sistemin tretes te punoj me mire.
• Te zbukuron lekuren,prodhon gjakë te anemiket.
• Ulë nivelin e sheqerit ne gjakë.
• Ndihmon ne zhvillimin e kockave dhe te dhembeve.
• Shpejton sherimin e gripit.
• Forcon kujtesen.
• U jep fuqi te semureve dhe te pafuqishmeve.
• Zbutë kollën.
• Nuk lejon prishjen e dhembeve.
• Pastron gjakun.
• Ndikon ndaj rregullimeve te frymemarrjes.
• Ndikon ndaj semundjeve te stomakut dhe te zorreve.
• Rregullon qarkullimin e gjakut.
• Ulë nivelin e kolesterolit ne trup.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:00

"E para që ka thënë Isai a.s. në djep, është: “Unë jam rob i Allahut, Abdullah”. "


" Havarijjunët janë shokët e Isait a.s. "


" Njëzet e pesë pejgamberë janë të përmendur në Kur’an. "


" Asnjë grua nuk ka qenë pejgamber. "


" Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është pejgamberi më i zgjedhur. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:01

Renia e Xhemres ne Atmosferë

Xhemre do te thote qymyr i djegur ose thengjill. Kjo eshte nje ngritje e temperatures qe vihet re ne prag te pranveres, ne fillim ndodh ne atmorfer pastaj ne uje dhe me ne fund ne tokë. Keto ndodhin ne nje distanc kohore 7 ditë nga njera tjetres.

Filli i xhemrave ndodh sipas diteve te nentorit. Xhemra e parë e cila verehet ne atmosfere ndodh ne diten e 105-t te nentorit,(20 shkurt) Xhemra e dyte e cila verehet ne uje ndodh ne diten e 112-t te nenetorit (20 shkurt)Xhemra e tretë e cila ndodh ne toke ndodh ne diten e 119-t te nenetorit (6 mars),ne vitet qe shkurti ka 29 dite ndodh ne 5 mars. Xhemrat jan lajmi me i mire qe moti po fillon te ngrohet dhe jemi duke lene pas ditet e ftohta te dimrit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:01

Kush e zbuloi zeron 0


Gjat leximit te disa perkthimeve te bera nga arabishtja Diakonel lapitus ne vitin 984 kishte arritur te perdorte nje aparat per studiminin e planeteve ne pjesen e pasme te malit pirene dhe ne nje konferenc te mbajtur ne Barcelona iu drejtua vellezerve te tij krishter qe te perdorin diturit e muslimanve per te thjeshtesuar studimet e tyre ne fushat e shkences. Lupitusi iu drejtua atyre keshtu :

“Po deshet te mesoni oraret e namazit,daten e festes se pashkeve,te shikoni shenjat e shkattrimit te botes,duhet te perdorni metoden dhe mjetet qe perdorin muslimanet per te vezhguar planetet.
Ne perveq mjetit per te zbuluar planetet,mjete e tjera me te perdorshme per llogaritje te perpikta I kemi marr nga muslimanet e evropes. Edhe numrat po nga ata I kemi marr…”

Numri zero eshte shume I rendesishem per shkencen e matematikes. Edhe ky system ka ardhur nga muslimanet. 100 vjet pas zbulimit te ketij sistemi Muhamed bin Musa el Harzmi e zgjeroi me shume perdorimin e tij ne vepren “Algorismos”

Ai ka fituar te drejten te quhet Babai I algjebres dhe llogaritmes,ne te gjitha drejtimet. Fjala e pare vjen direct nga fjala arabe “al Xhebrr” dhe fjala e dyte vjen nga “Harrizmi”. Zhvillimi me I madh ne matematiken e mesjetes ka qen perdorimi inumrit zero. Meqe ne numrat latin te perdorura deri atahere nuk kishte zero problemet matematike zgjidheshin me shume veshtiresi. Sipas nje Thenje te krishtereve,Europa pas marrjes se ketij sistemi nga muslimanet, Shpeoti nga qrregullimet e te ghithe numrave.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:01

"Myezini i parë në Islam është quajtur Bilal ibn Rebbah. "


"Shpallja ka filluar t’i vijë Muhammedit a.s. në shpellën Hira."


"Sunduesi i të gjithë myslimanëve quhet halif. "


"Tevrati i është shpallur Musait a.s. "


"Zeburi i është shpallur Davudit a.s. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:01

Mishi qe therret me Bismilah (zbulime Shkencore)

Pas nje studimi te bere ne Siri u vu re se ka shume ndryshim midis mishit qe therret me Bismilah dhe mishit qe therret pa Bismilah.

Sipas lajmit te botuar ne adresen e internetit,nje grup i perbere nga 30 profesor universiteti, te gjithe specialist ne deg te ndryshme tye mjekesis u mblodhen ne Damask dhe per tre vjet me radh bene kerkime laboratorike per te nxjerre ne pah ndryshimin midis mishit qe therret me Bismilah dhe atij qe therret pa bismilah.

Prof. dr Halid Halafe i cili foli per shtypin ne emer te grupit ,u shpreh se tek mishi i bagetive te trasha,te imta dhe shpendeve te therruara pa bismilah vihet re gjak i mpiksur dhe mikrobe apo bakterie. Gjithashtu tha se ky zbulim i pa pritur eshte nje evolucion ne shkencen e mjekesise ne dobi te shendetit te njeriut.

Kerkuesi tjeter Dr. Abdulkader Dirani, qe mori fjalen per shpjegime te metejshme u shpreh : Mighithese ne Kuran thuhet : "Mos Hani mishin qe therret pa permendur emrin Allah", shume njerez qe nuk e dine vleren e thenjes Bislmilah perpara therjes se kafshes, vazhdojne ti therrin kafshet pa permendur ermin e Allahut, kjo gje me shtyu qe te bej nje kerkim shkencore mbi kete teme. Kur fillovate beje kerkime mbi mishin e kafsheve qe therren me Bislmilah edhe me tekbire disa nga anetaret e grupit kerkimore nuk e perlqyen kete ide. Por kur filluam te marrim rezultate shokuese ne qdo fushe te studimit tone edhe atyre qe nuk e pelqyen iden e studimit ne fillim,filloi tu rritet interesi dhe kurreshtja per te vazhduar studimet. Studimet tona qe vertetuan se ne mishin e therrur me Bismilah nuk gjendet gjak te mpiksur,mikrobe apo baktere ashtu siq gjendet ne mishin e therrur pa Bislmilah, na treguan edhe njehere fuqin e madhe te fjales Bismilah.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:02

"Inxhili i është shpallur Isait a.s. "



"Hakka dhe Kijame janë emra për Ditën e Gjykimit. "



"Nar, Sekar dhe Xhehim janë emra për Xhehenemin. "



"Njeriut në varr do t’i shtrohen pyetjet: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt? "



"Shigjetën e parë në rrugë të Allahut e ka hedhur Sa’d ibn Vekkas."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:02

"Beteja në Hendek quhet edhe Ahzab. "



"Muhammedi a.s. është plagosur në Uhud. "



" Në betejën e Mu’tës kanë marrë pjesë 200 000 bizantinë."



" Sulejmani a.s. ka vdekur në pozitën në këmbë, i mbështetur në shkopin e tij. "



" Ajeti më madhështor në Kur’an është Ajetul-Kursijji. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:02

ZOGU ME KRAHËT MË TË GJATË NË BOTË: ALBATROSİ


Albatrosët janë zogj oqeanikë me krahë shumë të gjatë, rreth 3.5 metra. Ata kalojnë 92% të jetës së tyre në det dhe vijnë në tokë vetëm për t’u shumuar. Karakteristika më e rëndësishme e këtyre zogjve është që ata mund të fluturojnë për një kohë shumë të gjatë pa u ndalur. Ata e kryejnë këtë detyrë të vështirë duke u mbështetur në stilin e fluturimit të tyre.

Me qëllim që të fluturojë, është e mjaftueshme për një albatros të hapë krahët e tij të gjera. Në këtë mënyrë, ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i përplasur fare krahët. Zogu e bën këtë duke i shtrirë krahët e tij sa më shumë që të jetë e mundur. Largësia e krahëve të tij arrin deri në 3.5 metra. Kjo është gjatësia më e madhe e krahëve ndër të gjithë llojet e zogjve.

Duke përdorur rrymat e ajrit dhe erën, albatrosët lëvizin në drejtimin e tyre. Kështu, albatrosët fluturojnë mbi det për orë të tëra pa i rrahur krahët. Po si është e mundur që ta kryejnë një detyrë kaq të vështirë? Çfarë i bën këta zogj kaq të fortë?

Së pari, një energji shumë e madhe është e nevojshme për të mbajtur hapur ato krahë gjigandë të hapur në mënyrë konstante. Për ta kuptuar më mirë këtë detyrë të vështirë që albatrosët kryejnë, le të krahasojmë albatrosët me njerëzit. Është e vështirë për një njeri të mbajë krahët e tij të hapur për një kohë të shkurtër. Shpejt krahët fillojnë t’i dhembin dhe ai detyrohet t’i ulë. Megjithatë, albatrosët mund të qëndrojnë në ajër për disa orë me krahët e tyre të hapur.

Në kockat e krahëve të albatrosit gjendet një sistem mbyllës që u mundëson atyre t’i mbajnë krahët të hapur. Me anë të këtij sistemi mbyllës, ata nuk përdorin ndonjë fuqi muskulare. Kjo e bën më të lehtë fluturimin e këtij zogu. Në saje të këtij sistemi të veçantë, albatrosët mund të fluturojnë pa u ndalur për ditë, javë, madje edhe muaj, duke harxhuar vetëm një sasi të vogël energjie.

Mjafton vetëm një çast për të kuptuar që këto tipare nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht. Ne shohim mëshirën dhe mirësinë e Allahut për këta zogj që fluturojnë për një periudhë të gjatë mbi dete. Është Allahu Ai që u ka dhuruar albatrosëve të gjitha këto tipare që u nevojiten për të mbijetuar. Allahu, i Cili ka fuqi mbi gjithçka, i mbron dhe u jep albatrosëve gjithçka që u nevojitet, siç bën edhe me çdo krijesë tjetër. Allahu bën fjalë për zogjtë në një ajet kuranor ku thotë:

A nuk i shohin zogjtë si janë të përshtatur për fluturim në qiell? Asgjë nuk i mban ata përveç Allahut. Në këtë fakt ka argumente për njerëzit që besojnë. (En-Nahl: 79)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:03

"Shejtanët nuk hyjnë në atë shtëpi ku lexohet surja el-Bekare. "



" Gruaja e Faraonit është quajtur Asja. "



" Idenë për hapjen e hendekut në betejën Ahzab e ka dhënë Selman el-Farisijj. "



" Fëmijët e Muhammedit a.s. janë quajtur: Kasim, Abdullah (Tahir), Ibrahim, Zejnebe, Fatime, Rukajje dhe Ummu Kulthum. "



" Mbulesa e femrës është urdhëruar në vitin e pestë hixhri. "

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:03

"Nuk Do te Bjer Kijameti pa u quajtur i Lejuar Hemosexualizmi nga Feja"


Kur te thuhet nje Hadith i imi (do te thonë Resulullahu a.s nuk ka thene keshtu,prandaj Shihni Kuranin)Do te me bejne Genjeshtar"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Sat 21 Aug 2010 - 0:03

Ora më e lartë e botës do ta ketë të shkruar emrin Allah


Ora më e madhe në botë, me lartësi prej 380 metrash, do të hyjë në rekordin Guinnes dhe ajo do të ketë të shkruar edhe emrin “All-llah”

Princi Abdulmexhid bin Abdulazizi, veli i Mekkës, lajmëroi se mbreti Abdullah ka urdhëruar që të ndërtohet një kullë e orës përballë Mekkës.


Në deklaratën e dhënë për agjencinë e lajmeve të Arabisë Saudite, Princi Abdulmexhid ka njoftuar se kulla e gjatë prej 380 metrash do të ketë orë në katër anët e saja. Dy anët e orës do të jenë nga 39 metra kurse dy anët tjera do të jenë nga 25 metra dhe do të jetë e shënuar emri “All-llah”.

Ai po ashtu shpjegoi edhe rreth ballkonëve që do të vendosen për vizitorët e interesuar.

Orët do të prodhohen nga firma më e njohur në botë për prodhimin e orëve ndërsa projekti në fjalë do të përfundoj për 6 muaj dhe do të hyjë në librin e rekordeve të Guinnesit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 6:08

Deti i Vdekur, (në gjuhën ebreje : ים המלח‎) ; ( arabe : البحر الميت‎), është liqe në Lindjen e Afërme por kaherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i njelmët në botë. Saliniteti aq është i madh sa që në të nuk ka jetë, përveq disa mikroorganizmave-bakterje. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka nji rrjedhë, lumin Jordan. Kripshmëria e tij është 30%, gjë që është 9 hërë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km. Deti i Vdekur njiherit është depresioni më i madh në botë(lartësia më e vogël e tokës) ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnji është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 6:09

1.Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxemja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shum i njelmët e ka dendësinë e madhe. Në 35 mertrat e sipërme kripshmëria është 30 – 40 % dhe temperature arrinë 19 -37 gradë celsius. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngritet mbi ujë posa të hyjë në ujë në lartësinë e gjoksit, kështuqë notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonji pik uji mos të depërtoj në sy, sepse është e domosdoshme shpërlarja me ujë të zakonshëm, - deti është aq i njelmët sa që është e pamundur hapja e syve.

Përshkak të kripshmërisë uji i detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi