Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullitë në Kuran!

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:07

First topic message reminder :

"Kurani është shpallje e Zotit të botëve." (Esh-Shu’ara 192)

Katërmbëdhjetë shekuj më parë Allahu zbriti për njerëzimin Kuranin si një libër udhëzues, i cili u bën thirrje njerëzve për të ndjekur rrugën e vërtetë, duke zbatuar parimet e parashtruara në të. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në ditën e gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të jetë i vetmi udhëzim për njerëzimin.

Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është Fjala e Allahut. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori te tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Sigurisht që nuk mund të pretendojmë se Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por, siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës.

Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në sajë të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore nuk mund të perceptoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.

Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, pikësëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën kur u shpall ky libër hyjnor.

Në shekullin VII, në të cilin zbriti Kurani, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë besime të pabazuara dhe supersticioze, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë, me anë të së cilës do të studionin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestynive dhe legjendave të trashëguara nga gjeneratat e mëparshme. Për shembull, ata supozonin se malet ishin ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.

Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra’d thuhet:
“Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë...”
Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur argumente të rëndësishme, në një kohë kur askush s’kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish dhe fenomenesh të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës dhe ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

KUR'ANI DHE SHKENCA MODERNE

Më 9 nëntor 1976 një leksion i pazakonshëm u dha në Akademinë Franceze të mjekësisë. Titulli ishte "Të dhëna fiziolo-gjike dhe embriologjike në Kur'an" E paraqita studimin tim, me ekzistimin e dëshmive të sigurta në Kur'an, për sa i përket fiziologjisë dhe riprodhimit. Arsyeja për ta bërë këtë studim ishte se njohuritë tona për këto disiplina janë të tilla, saqë është e pamundur për ta shpjeguar se si një tekst i tillë në atë (Kur'an) përmbante ide të cilat u zbuluan në kohët moderne. Akoma nuk gjendet ndonjë vepër njerëzore para ko-hëve moderne të cilat përmbanin dëshmi që ishin të barabarta me gjendjen e njohurive në atë kohë që u shfaqën dhe që mund të krahasoheshin me Kur'anin. Përveç kësaj, një stu-dim krahasues i të dhënave të llojit të ngjashëm që bënin pjesë në Bibël (Testamenti i vjetër dhe Ungjilli) dukeshin të kërku-ara. Kjo tregon se si projekti ishte formuar nga një konfro-ntim ndërmjet njohurive moderne dhe pasazhëve (pjesëve) të ndryshme në shkrimet e shenjta të çdo feje monoteiste. Këto u rezultuan në botimin e një libri me titull "Bibla, Kur'ani dhe Shkenca". Botimi i parë frëngjisht doli në maj 1976 (Paris), ndërsa botimet arabisht dhe anglisht nuk kanë qenë botuar. Nuk është për t'u çuditur të mësosh se feja dhe shkenca gji-thmonë kanë qenë të konsideru-ara si binjake nga Islami, dhe se sot në një kohë kur shkenca ka ndërmarrë hapa të tillë të mëdhenj, ato akoma vazhdojnë të bashkëveprojnë dhe akoma më shumë të dhëna shkencore të sigurta janë përdorur për një kuptim më të mirë të tekstit të Kur'anit. Por, më tepër janë të sakta zbulimet e shkencës që, në një ekzaminim objektiv të revelimit Islam, kanë ndriçuar karakterin mbi-natyral të aspekteve të ndryshme të revelimit. Kur gjithçka është thënë dhe bërë, në përgjithësi njohuritë shke-ncore duken që janë tepër ndihmëse për refleksionin mbi ekzistencën e Zotit. Kur ne fillojmë të pyesim veten në një mënyrë të pa-anshme dhe pa paragjykim rreth mësimeve metafizike që rrjedhin nga disa prej shkencave të sotme, me të vërtetë zbu-lojmë shumë arsye për të menduar në këto rrugë. Kur mendo-jmë për organizimin e shquar, duke filluar prej lindjes dhe në vazhdimësi të jetës, shumë qartë shihet se mundësia e tij për të qenë rezultat i rastit zvogëlohet e zvogëlohet, ashtu siç zgjerohen njohuritë tona progresive në këtë fushë. Koncepte të ndryshme shfaqen në rritje, por ato janë të papranueshme, p.sh. si ajo që u paraqit nga fituesi francez i çmimit Nobël për mjekësi, i cili u përpoq t'i bëjë njerëzit që ta pranojnë se mate-ria jetësore ishte vetëkrijuar si rezultat i rrethanave nën efe-ktin e influencave të jashtme duke përdorur elemente të thjeshta kimike si baza të tyre. Nga kjo pretendohet se orga-nizmat jetësorë erdhën në jetë, të dërguar në kompleksin e shquar të quajtur njeri. Për mua, duket se progresi shkencor, me të cilin kuptohet kompleksitetit fantastik i qenieve njerëzore, jep argumente të forta në favor të teorisë opozitare: me fjalë tjera ekzistenca e një organizmi special metodik dhe të veçantë që udhëheq rregullimet e shquara të fenomeneve të jetës. Në shumë pjesë të këtij libri, Kur'ani na çon në terma të thjeshta të këtij lloj refleksioni të përgjithshëm. Por gjithashtu ai përmban në pafundësi shumë të dhëna të sakta të cilat lidhen direkt me faktet e zbuluara nga shkenca moderne.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

3 Mrekulli të Kur'anit

(1) ADN-JA DHE FILLIMI I HISTORISË SË GJENETIKËS



Ky është argument i qartë i gjendjes së nocionit të ADN-së (Acidi Dezoksiribonukleik), në gjuhën ndërkombëtare DNA, në Kur'an. Viti i fillimit të shkencës së gjenetikës është 1865 dhe DNA përdoret në raste të ndryshme në vargun Kur'anor 18:65.



Siç e dimë të gjithë babai i shkencës së sotme të gjenetikës është Mendeli, i cili zbuloi ligjet e gjenetikës të cilat vlejnë për bimët, për shtazët dhe për njerëzit. Për këtë arsye, viti 1865 është një pikë kthese historike për botën shkencore. Dhe, për këtë janë dhënë shenja të qarta në Kur'an.



Nëse vështrojmë se në cilat pjesë të Kur'anit gjejmë të radhitura njëra pas tjetrës shkronjat D-N-A kuptojmë se më së shumti përsëriten në kaptinën e 18-të, në vargun e 65-të. (Në Arabisht Dal-Nun-Elif). Po, në vargun 18:65 në një mënyrë shumë të çuditshme 3 herë shkronjat D-N-A vendosen pranë njëra-tjetrës. Dhe, në asnjë pjesë tjetër të Kur'anit këto shkronja nuk gjenden kështu në trajtë të njëpasnjëshme dhe në këtë numër. Pra, në vargun Kur'anor 18:65 më së shumti na tërheq vëmendjen termi "DNA".



Në kohën e shpalljes së Kur'anit nuk ishte zbuluar ADN-ja (DNA-ja internacional). Ai u shpall para 1400 viteve dhe në të ka shenja të qarta se kjo molekulë, e cila kryen funksione mjaft të rëndësishme, do të quhej ADN.



(2) NUMËR I BARABARTË I "DNA" DHE "RNA" NË KAPTINË



Në Kur'an ekzistojnë përsëritje interesante të fjalëve në mënyrë të barabartë. P.sh. fjala "Melek" (engjëll) përdoret 88 herë, kurse ajo "Shejtan" (djall) përdoret gjithashtu 88 herë. "Xhennet" përdoret 77 herë dhe "Xhehennem" poashtu 77 herë.



Raste të tilla kemi edhe në kaptinën në të cilën jepen shenja rreth shkencës së gjenetikës. Në këtë kaptinë në të cilën jepet shenjë se gjenetika do të ketë zanafillën më 1865, DNA përsëritet 7 herë dhe RNA poashtu 7 herë. Siç e dimë edhe molekula RNA (e shqipëruar ARN), si DNA (ADN), përmban materialin gjenetik dhe përdorimi i barabartë DNA-RNA është argument se për këto elemente jepej shenjë në Kur'an mijëra vite më parë.



(3) FORMIMI I DIELLIT NGA HIDROGJENI DHE HELIUMI



Në kaptinën Kur'anore Shems (Dielli) ballafaqohemi edhe me një mrekulli të madhe. Dihet se Dielli më së shumti përbëhet nga atomet e Hidrogjenit (H) dhe të Heliumit (He) (mbi 90 %).



Pra, kur përmendet Dielli, në rend të parë na bien ndërmend atomet H-HE. Dhe është mjaft e çuditshme se të 15 vargjet e kaptinës Kur'anore Shems (Dielli) përfundojnë me H-E. Pra, të gjitha vargjet në kaptinën e Diellit përfundojnë me simbolin e Hidrogjenit (H) dhe Heliumit (He) dhe në Kur'an jepen shenja se Dielli përbëhet nga Hidrogjeni dhe Heliumi. 14 shekuj më parë! Paramendoni, heliumi është zbuluar në shekullin e 19-të, shekuj më vonë.



Këtë nuk mund ta konsiderojmë si rastësi, sepse asnjë kaptinë tjetër e Kur'anit nuk përfundon me shkronjat H-HE në fund të vargjeve, që nga vargu i parë e deri në të fundit. Edhe numri rendor i kaptinës së Diellit në Kur'an na tërheq vëmendjen: 91. Elementi i hidrogjenit gjendet në natyrë edhe në përbërjen e 91 elementeve të tjera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

Abdesi
Selamu alejkum,


Abdesi- Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës

Ka thënë i Dërguari i Allahut savs:
"Kush merr abdes sa më mirë, i dalin atij gjynahet nga trupi,
qofshin ato edhe poshtë thonjëve". (Trasmetoi Muslimi).
Ka thënë gjithashtu:
"Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat
e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më
shumë nga pjesët e caktuara në abdes)". (Mutefekun Alejhi)

Eshtë zbuluar nga shkencëtarët mbas një studimi mikroskopik per
vendndodhjen e mikrobeve tek ata të cilët marrin abdest vazhdimisht
dhe tek ata të cilët nuk marrin abdest: Nga një pamje në qelinë e mikrobeve hundore tek ata të cilët marrin abdest vazhdimish, u gjet hunda tek shumë prej tyre e pastër pa asnje lloj mikrobi. Ndërsa tek ata të cilët nuk marrin abdest u gjet qelia e mikrobeve të tyre e mbushur me lloj-lloj mikrobesh të ndryshme dhe me shumicë (mikrobe
ngjitëse).

U gjetën gjithashtu edhe microbe të cilat shkaktojnë një sëri sëmundjesh. Shkaku i helmimit në më të shumtën e rasteve ndodh si shkak i zhvillimit të mikrobeve në qelizat hundore, nga këtu për në stomak e prej andej në zorrë. Dhe këtu fillon lindja e një shumice sëmundjesh të cilat përhapen në gjak. Prandaj larja e hundës në marrjen e abdesit është bërë rregull i cili kryhet në mënyrë të përsëritshme tre herë në cdo abdest.

Ndërsa për larjen e gojës u zbulua nga shkencëtarët se: gargara (larja e gojës) e mbron gojën dhe gjëndrat e pështymës nga infeksioni dhe zbardhimi e mishit të gojës, mbron dhëmbët nga gurëzat duke i pastruar vazhdimisht nga mbeturinat e ushqimit të cilat kanë mbetur gjatë të ngrënit. Është vërtetuar shkencërisht se 90% nga ata qe humbin dhembet e tyre sebebi kryesor eshte pastertia, gjithashtu qelbezimi i dhembeve mund te shkoje nepermjet
peshtymës dhe ushqimit ne stomak dhe prej aty ne gjak e prej gjakut perhapet ne te gjithe trupin dhe kjo shkakton nje seri sëmundjesh. Gargara gjithashtu zhvillon disa muskuj te fytyres.

Nga larja e fytyres, e duarve deri ne kyce, dhe e kembeve largohen pluhurat dhe mikrobet qe ndodhen ne to. Pastrimi i lekures nga lende yndore te cilat e prodhojne poret e lekures, gjithashtu pastrimi i djerses per te cilen eshte vertetuar shkencerisht se mikrobet nuk e sulmojne lekuren vetem se atehere kur ajo eshte e papaster.

Pra njeriu kur qendron nje kohe te gjate pa i pastruar keto gjymtyre sekrecionet e lekures qofshin ato yndore apo djersa dalin ne siperfaqe te lekures te cilat kerkojne te ferkohen, e ky ferkim behet me dore me thonj te cilet ne te shumten e rasteve jane te papaster e me kete menyre mikrobet futen ne lekure. Pra, nuk mund te mbrohet njeriu nga mikrobet dhe bakteret
e lekures sado qe te jete i paster vetem se me ane te abdestit dhe guslit. Mbas nje kohe te gjate studimi u zbulua shkencerisht se lekura e duarve mban nje sere mikrobesh te cilat mund te futen ne goje ose ne hunde ne rast se nuk kujdesemi per pastrimin e tyre.


Prandaj duhet t'i lajme duart shume mire para se te fillojme te
marrim abdest. Kete na e sqaron me mire hadithi i te Derguarit te
All-llahut s.a.v.s. "Nese zgjohet dikush nga gjumi…. Mos ta fuse
doren e tij ne asnje ene derisa ta laje tre here". Eshte vertetuar
gjithashtu se muskujt ne mollezat e gishtave te dores apo te kembes
jane shume me te dobeta se ne pjeset e tjera te trupit si ato te
zemres p.sh e larja e tyre duke I ferkuar e zhvillojne sistemin
qarkullues te gjakut ne keto pjese ku kjo eshte shkak per shtimin e
shkathtesise se njeriut dhe veprimeve te tij.

Marre nga “ Zbulimet shkencore te Islamit dhe sunetit te
Pejgamberit s.a.v.s.”
Muhamed Kamil abdus-samed

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

Fizika dhe Dita e Gjykimit

Dëshira jonë nuk është e paracaktuar e ekzistencës sonë e as vdekja nuk është një cak i paralënë nga vetë ne. Jeta na duket pothuajse e pasosshme e sidomos kur gjërat shkojnë ashtu si neve na pëlqen. Përderisa ngutemi të preokupuar me gjërat e përditshmërisë sonë shumë pak jemi të vetëdijshëm për ironinë se e gjithë kjo një ditë do të marrë fund.


Shumica e religjioneve të botës pajtueshëm me besimet e tyre parathonë jetën pas vdekjes. Dita e gjykimit është njëra nga pjesëbesimit fundamentale të muslimanëve, të të krishterëve dhe çifutëve. Hindusët poashtu e kanë idenë për reinkarnacionin e tyre të stërgjatë i cili megjithatë përfundon me ribashkimin final dhe ekzistencës supreme.


Nëse përfundimisht besojmë në Ditën e Gjykimit, atëhere çdo vepër e mirë që e shton imanin tonë do të ishte lehtë e pranueshme për ne. Të përkujtojmë kalimthi rrëfimin e profetit Ibrahim (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të dhënë në Kuran kur flitet se si ai dëshiroi të dinte në ç’mënyrë Allahu i ringjall të vdekurit. Ai vërtetoi besimin e tij në faktin se një fat i tillë për njeriun është i paikshëm, mirëpo shprehu interesimin për një dëshmi e cila do ta kishte shuar kureshtjen e tij. Atëhere Zoti ia mundësoi atij të jetë vërtetë dëshmitar i një mrekullie. Me mendimin se nje profet i madh siç ishte Ibrahimi (alejhi selam) nuk e fshehu kureshtjen e tij për dëshmi qetësuese, natyrisht se ne njerëzit e thjeshtë ndjejnë nevojë për argumente edhe më të mëdha. Kjo veçanarisht kërkohet në botën e sotme kur një numër i madh i besimeve kanë pësuar rrënim si pasojë e të arriturave shkencore. Fatmirësisht te muslimanët progresi në shkencë vetëm se solli sqarime dhe u dha kuptim të ri disa ajeteve të paqarta kuranore. Andaj Kurani mbetet të qëndrojë edhe më tutje mbi librat e tjerë religjioz me plotninë e autoritetit të një libri vërtetësisht të shpallur nga Zoti.


Ekziston vetëm një version i Kuranit. Madje qoftë kritikët e Islamit detyrohen të pranojnë se është i vetmi nga të gjithë librat e shenjtë që mbeti i pandryshuar qysh nga zbritja e parë të dërguarit të fundit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para 14 shekujve. Eksiztojnë shumë ajete në Kuran që përshkruajnë fakte shkencore, të cilat janë arritur të zbulohen vetëm në njëqind vitet e fundit.


Në këto ajete gjendet një ndërlidhje përsoshmerisht e pakundërshtueshme gjatë përshkrimit të fenomeneve të ndryshme. Aty me pricizitet të plotë bëhet fjalë për ide që në mënyrë mahnitëse përkojnë me rezultatet e hulumtimve më bashëkohorë të universit.


HYRJE NE KOZMOLOGJI


Tentimi i paramendimit të asaj se si e ardhmja e gjithësisë lidhet me Ditën e Gjykimit shpie te domosdoja e njoftimit të sadopakshëm me kozmologjinë. Në vijim do të bëjmë fjalë rreth krijimit të gjithësisë, gjendjes së tanishme të saj dhe versioneve të së ardhmes që na pret.


VITET E DRITES


Hapësira e pamatshme e gjithësisë bëri të nevojshme njësimin e distancës (ndërmjet trupave qiellorë) me vite drite. Viti i dritës paraqet distancën të cilën e kalon drita brenda një viti me shpejtësi 300 000 km/s. Largësia e diellit nga toka është tetë minuta me shpejtësi drite. Pas Diellit, ylli më i afërt me Tokën gjendet në distancë prej katër vjet drite. Kurse për të kaluar nga njëri skaj i galaktikës sonë në tjetrin, nevojiten 150 000 vjet dritë. Distanca mesatare ndërmjet galaktikave është përreth dhjetë milion vjet drite. Me qindra bilion galaktika të tilla janë pjesë përbërëse e kësaj gjithësie jashtëzakonisht të paskaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

GALAKTIKAT SHPERHAPESE


Nëse drita që arrin në tokë larg prej galaktikave të tjera, analizohet në spektroskop atëhere do të arrihet një përfundim i çuditshëm se galaktikat janë duke u larguar nga ne me një shpejtësi tejet të madhe. Sa më e madhe të jetë largësia e një galaktike prej asaj tonës aq më e madhe do të jetë shpejtësia e largimit të tyre. Një lëvizje e tillë e galaktikave i detyrohet ekspansionit (zgjerimit) të gjithësisë. Gjithësia thuhet se u krijua nga një shpërthim i hatashëm që njihet si “Eksplodimi i madh” dhe gjendet në zgjerim e sipër, qysh atëhere.


Gjithësia nuk mund të krahasohet vetëm si një sferë e përbërë prej galaktikave që largohen vazhdimisht nga njëra tjetra në bashkësinë e pafund të hapësirës. Ajo është si një balonë me shumë pika në të, ku secila prej tyre përfaqëson një galaktikë. Sipërfaqja dydimensionale e hapësirës e kësaj balone imagjinativisht përfaqëson tre dimensionet e hapësirës e që zgjerohet në dimensione edhe më të larta, çka faktikisht tejkalon kapacitetin tonë përceptues.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

ARDHMERIA E GJITHESISE


Nuk dihet ende nëse gjithësia do të vazhdojë zgjerimin e saj të pandalshëm apo nëse do të vijë çasti i kontraktimit (përmbledhjes) së saj. Në secilën nga këto dy raste ardhmëria e banorëve të gjithësisë do të jetë jopremtuese në zbrazëtinë e saj. Nëse mirret se ekspancioni edhe më tej vazhdon, atëhere pas disa biliona vjetësh gjithë energjia e Diellit dhe e yjeve do të shpenzohet dhe çdo gjë do të përfundojë në ftohtësinë e vdekjes. Ndërkohë mbetet boshsia e hapësirës që edhe më tek ekspansionohet. Alternativa e ekzistimit të mjaftueshëm të materies dhe e ndalimit në çastin kritik të zgjerimit të mëtejshëm shpie deri te faza kontraktive e gjithësisë. Kjo fazë ka si përfundim gjendjen e stërngjeshur të materies me një temperaturë jashtëzakonisht të lartë e që njihet si “Kolapsi i madh”. Kjo do të shkatërronte të gjitha format e mundshme të njohura nga ne. Përveç këtyreve dy versioneve të lartcekura depressive dhe që shpien në paqëllimësi, ekziston edhe versioni i tretë. Disa fizikantë besojnë se koha mund të prapësohet në momentin kur gjithësia do të nisë kontraktimin e saj. Ky version ka ngjashmëri të dukshme me përshkrimin kuranor të Ditës së Gjykimit.

Tani le t’i kthehemi përsëri zhvillimit etapor të gjithësisë. Do të mundohemi të sqarojmë se si e tërë kjo shpie deri te fundi, i cili lidhet me një fillim tjetër e që është Dita e Gjykimit. Pajtueshmëria ndërmjet kozmologjisë dhe shpalljes kuranore do të bëhet vetëvërtetuese.

Për disa njerëz shkenca në shekullin XX i ka zënë vendin mrekullive dhe feja nuk është asgjë më shumë se një kulturë interesante e trashëguar prej të kaluarës. Fakti që më së shpeshti anashkalohet është se Zoti caktoi ligjet e gjithësisë mbi të cilat bazohet shkenca dhe teknologjia sot. Fizikantët dhe kozmologët nga të katër anët e botës janë duke punuar drejt një botëkuptimi më kuptimplotë të strukturës së universit. Megjithatë për jobesimtarët ekzistenca e kësaj gjithësie është e paqëllim. Sipas tyre ky plan funksionues i universit është i rastësishëm dhe ligjet e saj janë të pacak. Ndërkaq, sipas pikpamjeve islame, universi është krijuar për një qëllim kur edhe do të pushojë së qeni. Maurice Bucaille, autori i veprës “Bibla, Kurani dhe shkenca” thotë: “Nuk ekziston as edhe një gabim i vetëm shkencor në Kuran”. Nuk do të duhej të befasoheshim nëse sot kur bota është e dhënë e tëra pas shkencës e vërteta për Ditën e Gjykimit të dal në shesh në sajë të dijenive shkencore në Kuran.


“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë, A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet, 53)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

RINGJALLJA KRAHASOHET ME PERTRITJEN E TOKES SHTERPE


“Allahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.” (Zumer, 9)


Të ngriturit e reve dhe rritja e bimëve pas shiut nuk janë mrekulli, mirëpo i detyrohen ligjeve të ndryshme fizike dhe biokimike. Ajetet kuranore pohojnë se ringjallja pas vdekjes, poashtu, bazohet në disa ligje fizike për të cilat ne ende nuk jemi vënë në dijeni. Pashmangshëm besojmë se Allahu është Krijues i të gjitha ligjeve të universit.


EKSPLODIMI I MADHE(BIG BANG)


Gjithësia u krijua para biliona vjetësh nga një eksplodim i hatashëm i ashtuquajtur “Eksplodimi i madh”. Ky fakt përmendet në Kuran në ajetet vijuese: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë?” (Enbija, 30)


Konkluza për “Eksplodimin e madh” dhe “origjinën ujore të jetës” u bë nga ana e jomuslimanëve (ata që nuk besuan). Në fillim e tërë materia dhe hapësira (qiejt) ishin të bashkangjitura në unifikimin e një pike (një pjese) të vetme. Pastaj çdo gjë u nda e u shpërnda. Të dhënat vërtetuese të “Eksplodimit të madh” sot janë aq vërshuese sa që kjo mirret si një fakt e jo vetëm një teori.


EKSPANSIONI I GJITHESISE


Gjithësia ka pësuar zgjerim të vazhdueshëm qysh nga çasti i krijimit të saj. Ky zbulim epokal u bë nga një astronom, Huble, në fillimin e shekullit që sapo kaloi. Mirëpo një fenomen i tillë gjithashtu është paraparë nga Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Einsteinit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:12

KONTRAKSIONI I GJITHESISE DHE ZBRASJA E KOHES


Koha është një nga misteret më të pakapshme të universit. Askush nuk di të përcaktojë se çfarë është koha në të vërtetë. A. Einstein pohon se koha është diçka që ne e masim me orë. Në shpejtësi tepër të larta koha kalon më ngadalë, ndërkaq ndalet fare në shpejtësinë e dritës. Koha ka vetëm një kah; ajo shkon gjithmonë nga ardhmëria. Ne shohim shiun duke rënë nga qielli, gjërat duke u thyer, njerëzit se si po mplaken dhe si po vdesin. Ne kurrë nuk shohim ndonjë gotë duke u çthyer ose dikë që kthehet prap pasi që të ketë vdekur. Mirëpo fizikantët siç janë Michael Ber, Thomas Gold dhe Steven Hawking dhanë mendimin se në çastin kritik të kontraktimit të gjithësisë koha mund të zprapset në të kundërtën e kahut të saj. Ajetet kuranore paralajmërojnë se një ditë do të nisë kontraktimi i gjithësisë dhe atëherë Dita e Gjykimit: “(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj) e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë” (Enbija, 104)


Në ajetet e lartpërmendura, kontraktimi i universit është krahasuar me palimin e fletëve të librit. Kjo ndodh kur bëhet zbrasja e kohës. Prapësimi i kohës do ta ngjallë njeriun nga varri. Çdo gjë do të përsëritet prej fillimi, meqënëse çdo gjë ka qenë e regjistruar në kohë:
“Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e sakt (dijen e Zotit)” (Neml, 75)


Pasiqë historia e tokës pëson kthim në kohë, popujt poashtu do të kthehen njëri pas tjetrit. Të gjitha veprat e mira dhe të këqija të njeriut si dhe të popujve do të dalin në shesh përgjatë kohës që zprapset.

“Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): Sot shpërbleheni me atë që keni vepruar.”


Me zprapsjen e tillë të kohës njerëzve u mundësohet të shohin çka patën bërë në këtë botë. Ata nuk do të mund të kenë ndikim në lëvizjen e duarve të tyre, këmbëve, gojës dhe syve të tyre. Të gjitha gabimet dhe gjërat e mira që i ka bërë njëherë njeriu do të përsëriten prap prej tij. Kështu duart, këmbët dhe të tjera pjesë të trupit do të bëhen dëshmitarë kundër tij para Allahut dhe në prani të engjëjve. Njeriut nuk i mbetet asnjë mundësi mohimi kundrejt veprave të tij të këqija.


“Atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar” (Nur, 24)


“Ne u tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe!” (Nebe, 40)
“Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha (për të dëshmuar)” (Murselat, 11)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

S'KA VULLNET TE LIRE NE GJITHESINE E KONTRAKTIMIT


Njeriut i është dhënë vullnet i lirë të zgjedhë ndërmjet të mirës dhe të gabuarës në jetën e gjithësisë së fazës ekspansive. Ndërkohë, çdo vepër e tij regjistrohet në kohë. Mirëpo me gjithësinë e fazës kontraktive nuk do të ketë vullnet të lirë veprimi dhe askush nuk do të ketë fuqi për t’u bërë dëm apo dobi të tjerëve.


“Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut.” (Infitar, 19)



ZPRAPSJA E GRAVITETIT


Graviteti i detyrohet disa minuta diferencë kohës në lartësi të ndryshme mbidetare. Koha kalon papërfillshëm më shpejt në majë të maleve në krahasim me nivelin e detit. Ky ndryshim në kohë i pavërejtshëm për ne mund të matet me ndihmën e orës atomike. Nëse koha zbrapset në fazën kontraktive të universit, atëhere ky ndryshim kohe do të zbrapset, gjithashtu. Kjo do të shkaktojë zbrapsjen e gravitetit duke krijuar njëherësh tërmet katastrofal të paparë ndonjëherë.


“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme” (Zelzele, 1)
“E kur të fryhet në surë një e fryeme. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur” (Haka: 13,14)


“Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur” (Mearixh: 8,9)


Përkundër zprapsjes së gravitetit masa e Tokës nuk do të shpërbëhet e tëra, meqënëse zbrapsja e kohës do të shprë të gjitha gjërat dhe çështjet në vendet e tyre të mëparshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

TOKA"BOSH PERBRENDA"


Zprapsja e gravitetit do ta detyrojë tokën të hedh jashtë gjithë materien e saj të brendshme dhe të shndërrohet në një top gjigant, por bosh përbrenda.


“Dhe kur toka të shtrihet më gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet” (Inshikak: 3,4)


QENDRA QIELLORE NE ZGAVREN TOKESORE


Meqenëse zprapsja e gravitetit e shndërron në strukturë zgavrore, qielli poashtu do të gjendet në qendrën e zgavrës tokësore.

“Ditë kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në të tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues” (Ibrahim, 48)

Ajetet që pasojnë, paraqesin kuptueshëm përshkrimin e Ditës së Gjykimit. Dita e Gjykimit fillon me tërmetin përfundimtar të shkaktuar nga çasti fatal i zbrapsjes së gravitetit. Kjo zprapsje, siç kemi thënë do të shkaktojë derdhjen e materialit të brendshëm të tokës dhe do ta lërë atë bosh përbrenda. Njerëzit do të ngjallen njëri pas tjetrit (me grupe të shpërndara) brenda kësaj lëvozhge të rruzullit tokësor tejpërtej së cilës mbizotëron qielli. Tërë historia njerëzore do të luhet përsëri përgjatë kohës që ka kthyer kah. Kombet dhe njerëzit edhe një herë do të dëshmojnë atë që patën bërë dhe përfundimisht do të gjykohen sipas atyre veprimeve.

“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj. Dhe njeriu të thotë: ‘ç’ka është kjo’ (që bën këtë dridhje)? Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre” (Zelzele, 1-6)


Ndonjë kureshtari mund t’i shkojë mendja se prapësimi i kohës që shkakton ringjalljen nga varret dhe ripërtrirjen e moshës drejt rinisë dhe fëmijërisë do të shprë deri te asgjësimi i njeriut në mitrën e nënës. Sipas kësaj ideje e zbrapsjes së kohës do të flasë poashtu për një ekzistence të paqëllim. Por nuk është ashtu. Tërmeti fatal nuk do të bëjë zhbirjen tonë nga toka por do të marrë pjesë në fenomenin e bashkangjitjes së dimensioneve më të larta botës sonë. Në ato dimensione gjenden xhehenemi dhe kopshtet famëmirë të Ademit. Në vijim do të mundohemi të kuptojmë se sa mrekullueshëm Zoti e ka bërë rregullimin funksionues të gjithësisë. Jeta jo vetëm që do të rikrijohet, por gjithashtu janë vënë rregulla për ruajtjen e saj nga shkatërrimi i universit dhe bartjen e saj në botën e dimensioneve tejekzistuese.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

DIMENSIONET E TEJSOTME


Menduar matematikisht ekziston numër i pafundëm i dimensioneve. Ne jetojmë brenda hapësirës tredimensionale. Çdo gjë nga përditshmëria jonë e ka gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë (thellësinë) e tij. Imagjinimi i konceptit shumëdimencional për ne është pothuaj i pamundur. Dihet se graviteti intensifikohet në afërsi të diellit e poashtu sot flitet për të ashtuquajturën shtrembërimi i hapësirës në dimensione të tjera. Këtë fakt i pari e vuri në dukje Ajnshtajni gjatë llogaritjes precise të orbitës së planetit më të brendshëm, Mërkurit.


Dikur njerëzia besonin se Toka është pllakë e rrafshët. Ata frikësoheshin nga mundësia e rënies poshtë nga ajo nëse ecin tepër larg nëpër të. Sot e dimë se një gjë e tillë është qesharake meqenëse sipërfaqja e Tokës është e lakuar dhe e vazhdueshme si ajo e një e topi. Dalja nga Toka mundësohet vetëm në qoftë se lëvizim në një drejtim përpendikular ndaj sipërfaqes së saj. Ky drejtim është ngritja lart hapësirës prej kudoqoftë që gjendemi. Me problem të ngjashëm kuptimor ballafaqohemi në rastin e dimensionineve më të larta. Mund të kemi përshtypjen se do të ishim larguar nga gjithësia sikur të udhëtonim tepër larg saj, por faktikisht kjo s’ka fare të bëjë me të vërtetën. Qoftë sikur të udhëtonim biliona mijëra larg nga këtu ne vazhdimisht do të mbeteshim të burgosur brenda hapësirës sonë tredimensinale.

“Dhe ne kemi qenë të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” (Xhin, 12)


Shtegëdalja e vetme e përtejkalimit të botës sonë është dalja në dimensioned e tjera me anë të lëvizjes në një drejtim përpendikular me hapësirën tredimensionale. Por, meqenëse nuk ekziston vazhdueshmëria kaluese ndërmjet dimensioneve tona dhe atyre të tjera, ky kalim sot është i pamundshëm. Një realizm i tillë arrihet nëse bëhet “shqyerja” e hapësirës dhe bashkangjitja me ato dimensione. E kjo mund të ndodh vetëm në qendër të vrimave të zeza.


“Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer” (Nebe, 19)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

VRIMAT E ZEZA


Hapja e portave qiellore (të cekuar ne Kuran) është ide e krahasueshme me atë të vrimave të zeza. Ato hapje lehtë mund të jenë porta tejkaluese nga bota e sotme në atë shumëdimensionale. Shkatërrimi i përbrendshëm i yjeve masivë pasohet me formimin e vrimave të zeza në zonën gravituese të atyre yjeve. Forcat gravituese në vrimat e tilla janë jashtëzakonisht mbizotëruese sa që as drita me shpejtësinë marramendëse të saj nuk mund t’i shpëtojë. Nga kjo vjen emri vrimë e zezë. Disa fizikantë supozojnë se brenda këtyre vrimave, hapësira dhe koha mund “të shqyen” duke formuar portat e lartëcekura. Mirëpo densiteti i pafundëm i materies brenda këtyre vrimave pengon hapjet e tilla. Kjo pengesë nuk do të ekzistojë në gjithësinë e fazës kontraktive. Sbrapsja e gravitetit do të shndërrojë të gjithë trupat qiellorë në struktura zgavore nëpër qendër të së cilave kalon hapësira qiellore.

“E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur’ (Haka, 16)


Engjëjt zbresin nëpër portat qiellore dhe askush nuk mund të lihet pasdore.

“Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjujt në një mënyrë madhështore” (Furkan, 25)


“(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.” (Kehf, 47)

Kataklizma e gjithësisë përfundimisht do të përmbyllet në një lëmsh të zjarrët dhe fizikantët këtë e njohin si “kolapsi i madh”. Gjithë njerëzimi do të tubohet. Për shkak të prapësimit të kohës çdonjëri jashtë vullnetit të vet do të reduktohet drejt asgjësë. Mirëpo mbledhja dhe tejbartja e njëzëve në botën tjetër do të përmbushet nga engjujt “zbritjes së madhe”.


Në udhëtimin tonë të fundit nëpër portat e hapura qiellore, ne do të kalojmë nëpër shumë rrafshe dhe dimensione. Fjala sikur ky udhëtim të ktehej përmes transportimit apo mbartjes në “diçka”.


“Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendje’ (Inshikak, 19)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

KUR DO TE VIJE DITA E GJYKIMIT


“Njerëzit të pyesin për Kiametin e ti thuaj: ‘Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” (Ahzab, 63)


“Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndëshkimi, por ai patjetër do t’ju vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë” (Ankebut, 53)


Rrejshëm mund të fitohet bindja se sikur të dinim shpejtësinë e ngadalësimit të ekspansionit të gjithësisë ne do të kishim arritur të parashihnim Ditën e Gjykimit. Mirëpo nëse vetëm ekziston lidhja komparative ndërmjet kohës dhe ekspansionit të gjithësisë ne kurrsesi s’do ta dinim çastin e ngadalësimit të ekspansionit të saj. Kjo është sikur tentimi i caktimit të shpejtësisë së lëvizjes së një veture me anë të orës së kapur për rrotat e saj. Nëse vetura do ta ngadalësonte shpejtësinë e lëvizjes, akrepat e orës do të ngadalësoheshin poashtu kështu që shpejtësia do të na dukej gjithmonë e njëjta.

“E afërta është afruar (Kiameti). Përveç Allahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë). A prej këtij ligjërimi (Kurani) po çuditeni?” (Nexhm: 57-59)


Qoftë qytetërimet më luminante të universit kudoqoftë do të vërtetonin se gjithësia zgjerohet me po të njëjtën shpejtësi të mbetur trashëgim konstant qysh nga koha e krijimit të saj. Kjo përforcon faktin se Dita e Gjykimit nuk mundet asesi të parashihet, por pritet të ndodhë në secilin çast. Allahu i vetëm e di ngadalësimin e kohës dhe afrimin e Ditës së Gjykimit. Konceptet e ngadalësimit të kohës dhe rrafsheve të ekzistencës nënkuptohen në ajetet pasuese:

“Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund të ndalë. Ai dënim vjen nga Allahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej). Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet)” (Mearixh: 1-4)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

SHTEGNGJITJET (nëpër dimensione)


Shtegngjitjet përfshijnë shumë nivele, rrafshe ose dimensione e Allahu është Krijues i të gjithave pa përjashtim. Kur Dita e Gjykimit të afrohet një vështrim i gjithësisë sonë nga ana e jashtme do të kishte parashtruar të dhënë se koha jonë po ngadalësohet në krahasim me një kohë standarde në “tejbotë”. Ajetet e lartpërmendura nuk pohojnë se një vështrim i tillë do të bëhet nga qënjet njerëzore. Duket se kjo vërejtje është bërë nga Allahu me rastin e ngritjes së engjujve te Ai.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Alberti Mon 6 Sep 2010 - 0:13

PRITJA NE VARR


Në Kuran shpirti krahasohet me vetëdijshmërinë, kurse vdekja me fjetjen. Pas vdekjes për njeriun s’do të ketë më vetëdijshmëri për kalueshmërinë kohore. Gjëja e parë që do të ballafaqohemi pas kësaj është Dita e Gjykimit.

“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit). Kjo është ajo prej të cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar” (Kaf: 19,20)


“E ditën kur të bëhet kijameti, kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan së vërtetës. E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit.” (Rrum: 55,56)

Në Ditën kur e vërteta rrëqethëse do të shfaqet tronditshëm para të gjithëve, ata që s’patën besuar do të jenë tmerrësisht të pikëlluar dhe të stërmbushur me pendim. Do të dëshironin të mos kishin qenë kurrë por fatmjerësisht në Ditën e Gjykimit s’do të ketë më vend për rindreqje dhe rikthim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Katniss Wed 9 Feb 2011 - 9:21

Te pergezoj per postimin....
Jane gjera qe kuptohen nga pak njerez....
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Vizitor Wed 9 Feb 2011 - 9:32

te lexosjsh kuranin ke nje knaqsi ne shpirt sepse te gjitha fjalit jan te zotit
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Feb 2011 - 7:01

zoti i madhrishum ja lshoj kuranin te dergumit te allahut pigamerit alej selam dhe e udhzoj te lexoj kuranin muhameti i habitur ju derjtu gjibrilit dhe i tha une nuk di te lexoj gjibliri ju derjtu lexo me ndihmen e zotit dhe muhameti filloj te lexo kuranin pa asnje gabim muhameti ika kshillu gjematin e vet per te fal namazin sepse aj juka tregua se une po sho diqka qka ju nuk mundeni te shifni po dhe ju do te shiheni nese falni namazin regullisht po dhe falin dhe shtes sepse ju pert ne at jet nje mrekulli, sipas kuranit pigameri jon alej selam ka qen ne at jet tjeter ku dhe ne do te shkojm aj ika taku te gjith pigamert me percjeljen e gjibrilit po dhe ka shku dhe para zotit te madhrishum buhameti esht i vetmi njeri i gjall si ka shku ne at jet te gjat dhe prap u kthu ne ket jet
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mrekullitë në Kuran!  - Faqe 2 Empty Re: Mrekullitë në Kuran!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi