Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:20

MENDIMI SHKENCOR GJATE SHEKUJVE

Mendimi shkencor, pa dyshim,çdoherë ka inicuar progres, të cilin njerëzimi e ka realizuar në epoka të ndryshme të historisë së tij. Njeriu, duke shfrytëzuar metodat eksperimentale, qysh në fillim të historisë së tij, ka arritur të gjejë rrugën, me të cilën ka arritur deri te e vërteta shkencore, e cila përfshin shkencat natyrore themelore: kimi, fizikë, matematikë, astronomi, gjeologji, biologji si dhe aplikimin e shkencës në mjekësi, bujqësi, teknikë, farmaci, veterinari etj. Shumë historianë, të cilët miren me historinë e shkencës dhe kulturës, tregojnë vetëm për dy periudha:Periudha Greke dhe Periudha e Renesansës Evropiane duke mos përfillur plotësisht rrjedhat kulturore të popujve lindorë, të cilat i kanë paraprirë Periudhës Greke të zhvillimit të mendimit shkencor (Kinez, Sumer, Asir, Babilon, Fenikas si dhe kultura dhe civilizimi i egjiptasve të vjetër). Kështu shumica prej tyre Periudhën e Aleksandrisë ia bashkangjesin asaj Greke. Aleksandria ka qenë prijëse për disa shekuj me radhë në mendimin shkencor. Është e vërtetë se ajo ka qenë vazhdim i Periudhës Greke, por në tokën egjiptase me qendër në Aleksandri, me universitet të vjetër, me bibliotekë të pasur dhe muze të mëdha. Gjëja e tretë, të cilën dëshirojmë të theksojmë dhe e cila i përket historisë së shkencës dhe mendimit shkencor është mospërfillja e rolit të shkencëtarve arabë, të cilët në Periudhën Islame kanë përkthyer në gjuhën arabe,kanë përparuar, pasuruar dhe zgjeruar shumë shkenca dhe të mbërrimet kulturore të popujve perëndimorë dhe të popujve të tjerë. Veprat e shkencëtarëve arabë kanë qenë literaturë themelore në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Shumë historianë, të cilët shikojnë gjërat objektivisht dhe i japin mirënjohje shkencëtarëve arabë dhe pohojnë se pa ta shkencëtarët e Renesansës Evropiane do të ishin të detyruar të fillojnë prej nga kanë filluar këta, e me këtë edhe karvani i zgjimit kulturor do të vonohej disa shekuj. Në këtë pjesë do të tentojmë të tregojmë epokat e ndryshme shkencore, para se të tregojmë se çka kanë kontribuar shkencëtarët arabë në fushën e shkencave natyrore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:20

1. PERIUDHA MË E VJETËR

Disa historianë konsiderojnë se njohuritë shkencore kanë filluar qysh nga epoka e gurit, kur njeriu para 400.000 vjetësh ka bërë armë dhe vegla prej guri me formë të caktuar, që është një dëshmi se të menduarit mbi formën dhe përdorimin i ka paraprirë formimit të tyre. Pa dyshim se njeriu i parë në tentimet e tij ka dështuar, bile shumë herë. Ato janë forma primitive të provave e të eksperimenteve, në të cilat ai ka gabuar dhe i ka përmirësuar gabimet e veta deri,sa më në fund,ka gjetur rrugën për zgjidhjen e problemeve të veta të përditshme, e me te edhe rrugën kah shkenca dhe e vërteta shkencore. Kështu, njeriu para më tepër se 30.000 vjetësh ka ditur për vizatim, ndërsa para 15.000 vjetësh ka filluar të merret me bujqësi dhe në këtë mënyrë prej vjeljes së frutave të gatshme ka kaluar në prodhues, dhe ka prodhuar më tepër se sa ka qenë e nevojshme për jetë. Me kalimin e kohës ka mësuar kohën më të mirë për mbjellje dhe korrje. Këtë e ka lidhur me orët e punës dhe të pushimit, ditën dhe natën, lëvizjen e diellit,të hënës dhe të trupave të tjerë qiellorë. Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe të civilizimit njerëzor vjen deri te shfaqja e jetës në bashkësi dhe atëherë, njeriu prej kohës së gurit kalon në kohën e metalit (bronzës, hekurit). Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe afarizmit të ndërlikuar ka ardhur deri te zhvillimi i tregëtisë,te përdorimi i numrave dhe në përdorimin e letrës së "gozhduar". Në bazë të këtyre u formuan civilizime dhe kultura të larta buzë lumenjve dhe në luginën e Nilit në Egjipt, në meslumenjve (Mesopotami) te asirët,te babilonasit,te sumerët dhe pas meslumenjve te indusët (Indi) dhe te kinezët. Në këto vende ka shkëlqyer shkenca dhe mjeshtria: astronomia, matematika, minerologjia, teknika, mjekësia, balsamimi etj. Mendimi shkencor,në këtë periudhë më të vjetër,i ka dhuruar njerëzimit shumë forma komoditeti dhe luksi, të cilët kanë qenë të panjohura për njerëzimin në fillim të historisë së saj. Atëherë njeriu, u vendos në banesa, ndërtoi tempuj (falëtore) dhe varreza, u mor me mjekësi, prodhoi letrën, qelqin, ngjyrën dhe tesha, përgatiste aroma dhe barëra dhe në fund shpiku shkrimin dhe me te, ka shënuar diturinë e vet në papirus dhe në mure të tempujve me hieroglife te egjiptasit e vjetër, ndërsa te asirët dhe babilonët në pllakën e argjilit me letër të "gozhduar".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:20

2. PERIUDHA GREKE

Të arriturat shkencore të popujve lindorë kanë kaluar te grekët dhe, nga shekulli i VII p.e.r., shkëlqen kultura dhe shkenca greke. Shumë shkencëtarë grekë filluan të merren me shkencë dhe filozofi, duke dhënë supozime dhe teori të ndryshme. Më të shkëlqyeshmit në mesin e tyre ishin: Talesi i Miletit (rreth 640-546 p.e.r. njëri prej "shtatë dijetarëve" të cilin Aristoteli e emërton si themelues të filozofisë natyrore,të fizikës dhe themelues të shkollës filozofike të Miletit. Ai ka mësuar se uji është arhe dmth. burim i çdo gjëje ekzistuese; Anaksimandri i Miletit (rreth 610-546 p.e.r. filozof grek, nxënës i Talesit,I cili për burim dhe strehim të çdo gjëje e ka marrë apeiron-in dmth. ajo që është e pacaktuar,e padefinuar,e pafund); Anaksimeni i Miletit, (585-528 p.e.r. filozof grek, nxënës i shkollës së Miletit, ka mësuar se ajri është arhe, dmth. burim i çdo gjëje që ekziston); Hipokrati (460-377 p.e.r.) mjek grek, njëkohësisht mjeku më i madh i kohës antike, në kohën e Perikleut ka udhëhequr shkollën në ujëdhesën Kos, me veprimtarinë e vet ka përfshirë më së miri diturinë mjekësore të kohës së vet dhe ka qenë inicues i shërimit klinik. Teoria e tij bazohet në ndryshimin e lëngjeve trupore. Njëra ndër teoritë kryesore të tij është shërimi i vet fuqisë së natyrës. Etika e tij është themel i betimit me të cilin e betohen mjekët, (Betimi i Hipokratit); Pitagora nga Somosa (shek. VI p.e.r.) filozof grek dhe matematicient, themelues i shkollës, i cili ka mësuar se numri është thelbi dhe principi i çdo gjëje që ekziston dhe se bota është sistem harmonik i numrave dhe marrëdhënieve të tyre. Teorema e Pitagorës, tabela e shumëzimit dhe sistemi dekad është nxitur nga kjo shkollë, Demokriti (460-370 p.e.r.) filozof grek, ka ndërtuar sistemin atomistik të filozofisë së natyrës,se ekziston vetëm atomi dhe hapësira e zbrazët,se shpirti është ndërtuar prej "atomeve më të zgjedhura (elegant, delikat) të zjarrit",se pamja është pasqyrim mekanik i kushtëzuar me figura, të cilën kjo e kushtëzon, i përshkruhen fragmente mbi jetën korekte, i cili përmban elemente të etikës eudajmonistike, drejtimi filozofik, i cili gëzimin dhe lumturinë e konsideron motiv kryesor, shkakun dhe qëllimin e të gjitha aspiratave tona; Sokrati (470-399 p.e.r.) filozof grek, mësimi i tij shënon preorientimin e filozofisë nga kosmologjike-ontologjike kah antropologjike-etike të pyetjeve, filozofinë e tij e karakterizon metoda e posaçme: pas konfirmimit të kundërthënieve dhe të panevojshmërisë me kuptime dhe bindje të zakonshme konstatohet mungesa e diturisë dhe pas provave sistematike dhe me ndihmën e analizave të shumta, shembujve (indukcioni) bashkëbiseduesi të bindet vetë dhe të vijë deri te e vërteta, kuptimi në formë të definicionit të shprehjes së diturisë, e cila sipas paragjykimit në formë të paqartë dhe në ndërdije ka ekzistuar më parë; Platoni (427-347 p.e.r.) filozof grek, nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit. Filozofija e tij bazohet në teorinë e formës, sipas së cilës ndryshimet individuale të gjërave të botës së ndjenjave janë imitim i papërsosur i formave transcedente dhe formave të përgjithshme të pandryshuara (ideja) e kuptueshme vetëm e kontenplacionit të shpirtit. Njohja është kuptim i pavdekshmërisë së shpirtit në botën e formës, Aristoteli (384-322 p.e.r.) filozof grek, mësues i Aleksandrit të Madhë të Maqedonisë, themelues i shkollës peripatetike (Likej). Së bashku me Platonin është filozofi më eminent i shekullit të vjetër. Ka mësuar se ontike është primare, ajo është individuale (supstanca), që është bashkimi i materies dhe formës, me ç'rast forma është çdoherë prezente në materie si mundësi dhe tendencë e saj. Materia dhe forma janë ketëgori relative, me ç'rast bota është sistëm i hierarkisë dhe teologjisë, në maje të së cilës është një formë e vetme e pastër, iniciator i pëlëvizshëm i çdo gjëje që lëviz - Zoti. Logjikën e ka themeluar në mësimin e tri principeve të mendimit të shëndosh; principi i identitetit,i kundërthënies dhe eliminimi i të tretës. Në etikë ka përfaqësuar audajmonizmin racional dhe në te ka themeluar doktrinën mbi virtytin (vlerën) intelektual dhe virtytet e karakterit. Kjo e dyta është përmbajtja racionale e arsyeshmërisë në mes të dy ekstremeve. Emrat e këtyre filozofëve edhe sot e kësaj ditë dëgjohen dhe përmenden. Mendimi shkencor në këtë periudhë greke i ka dhuruar njerëzimit më shumë se cila do periudhë tjetër para kësaj si në lëminë e filozofisë dhe të shkencës,ashtu edhe në teori dhe ligje, të cilat njerëzimi më parë nuk i ka njohur. Kështu njerëzimi u njohtua me ligjet e kimisë,me teorinë e elementeve, dhe të numrave,me teorinë atomistike të Demokrtitit,me teorinë e Hipokratit në mjekësi,me teorin e Pitagorës në matematikë, me teorin e Platonit në gjeometri,anatomi, biologji dhe minerologji, duke marrë nga mësuesi i parë, Aristoteli, më shumë se prej cilitdo tjetër. Shkenca greke zotëronte dhe Athina mburrej me Akademinë e Platonit dhe me Liken e Aristotelit. Kultura dhe shkenca greke dominonte edhe në vendet fqinje, të cilët dikur kanë pasur kulturë të zhvilluar, por që s‘ka qenë e fortë e të durojë mendimin shkencor të vrullshëm grek. Kjo është shkas për shumë historianë që periudhën greke ta marin si fillim të vërtetë të mendimit shkencor, edhe pse është e qartë se kultura dhe shkenca greke nuk ka mundur papritmas të paraqitet në këtë nivel, duke mos shfrytëzuar kulturat, të cilat kanë paraprirë. Historikisht janë vërtetuar kontaktet dhe lidhjet e shkencëtarëve grek me shkencëtarët egjiptasë në brigjet e Nilit dhe me babilonasit në Mesopotami. Nuk ka dyshim se mendimi shkencor në periudhën greke ka bërë kërcim të madhë dhe i ka dhuruar njerëzimit komoditët shpirtëror dhe kulturë materiale. Kjo periudhë e artë e civilizimit dhe kulturës greke, fatëkeqësisht ndërpritet me vdekjen e Aleksandrit të Maqedonisë, mbret i Maqedonisë dhe djali i Filipit II dhe Olipisë, njëri prej udhëheqësve më të mëdhenj botëror, nxënës i Aristotelit. Me ndihmën e tij ka ardhur deri te paraqitja dhe zgjerimi i kulturës helene në Lindje, e cila ka qenë përzierje e kulturës greke dhe asaj të Lindjes së Afërt. Pasi që Aleksandrin nuk ka pasur kush ta trashëgojë, udhëheqësit e tij (dijadosët) filluan luftën mes vete për pushtet. Në këtë luftë pësuan shumë shkencëtarë,ndërsa shumica kanë qenë të detyruar që ta lëshojnë Greqinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:20

3. PERIUDHA E ALEKSANDRISE

Një numër i madh shkencëtarësh grekë emigruan pas Ptolomeut në Aleksandri të Egjiptit. Ptolomeu ishte adhurues i shkencës dhe mbrojtjes i shkencëtarëve. Për këtë arsye nuk është për t'u çuditur që një numër i madh i shkencëtarëve e lëshoi Athinën dhe shkoi në Aleksandri ku e themeluan Universitetin e Aleksandrisë qysh në shek. III p.e.r.dhe kështu krijuan kulturën dhe civilizimin e lartë. Në këtë mënyrë ata e bartën qendrën e krijimit të shkencës dhe të kulturës prej Athinës në Aleksandri. Universitetin e themeloi Ptolomeu,kurse Stratoni plot 20 vjet e udhëhoqi Universitetin dhe në fund përsëri kthehet në Athinë dhe vazhdon punën në Like edhe 8 vjet Universiteti i Aleksandrisë nuk ka pasur vetëm institutin, por ka pasur edhe bibliotekën me mijra vëllime si dhe muzeun me laboratorium, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kështu Aleksandria bëhet prijatare e rilindjes kulturore dhe ishte dritë e shkencës për disa shekuj me radhë. Mendimi shkencor në këtë kohë ua dhuroi njerëzimit, kulturën, të cilën më parë nuk e ka pasur. Kjo u bë me ndihmën e disa shkencëtarëve si: Ptolomeu, Arhimedi, Galeni, Dioskoridi, Oribasios, Berklis, Theon dhe vajza e tij Hypatija. Këta kanë lënë shumë vepra shkencore. Mjafton të theksojë vetëm Ptolomejun (Claudius Ptolomej, astronom grek, matematicient dhe gjeograf, përfaqësues i shkollës së Aleksandrisë, krijues i sistemit botëror,të bazuar në teorinë gjeocentrike - Toka paraqet pikën e caktuar të palëvizshme,pra është qendra e sistemit diellor, planeteve, yjeve dhe të kometave, të cilët sillen rreth saj. Ky sistem vlente deri te koha e Kopernikut, i cili vërtetoi rrotullimin e dyfishtë të planetëve: rreth aksit të vet dhe rreth Diellit vepra e tij ‘’Almagest’’ në astronomi, e dyta në gjeografi, e treta në optikë).Ta përkujtojmë Euklidin dhe veprën e tij të shquar ‘’Elementet e gjeometrisë’’, Galeni dhe vepra e tij në mjekësi, Dioskoridi dhe vepra e tij në botanikë, Theonea dhe vepra e tij në matematikë, Oribasiosa dhe vepra e tij në mjekësi dhe shumë të tjera. Këto vepra ishin literaturë kryesore, e cila është përkthyer, studiuar dhe analizuar gjatë shekujve mesjetar. Universiteti i Aleksandrisë ishte qendër e krijimtarisë aktive intenzive shkencore. Shencëtarët në këtë Universitet i kanë plotësuar dhe përparuar shumë njohuri shkencore. Për fat të keq, biblioteka e Aleksandrisë është djegur shumë herë. Bibliotekën e ka djegur Julia Cezari gjatë ikjes, ose atë e ka djegur masa e popullit, e cila ka detyruar për të ikur, ndërsa Mark Antonio,ia dhuroi Kleopatrës 200.000 vëllime nga biblioteka e Azisë së Vogël që ta kompenzoj këtë humbje të madhe. Biblioteka e Aleksandrisë edhe pas kësaj pësoi disa djegie dhe, në fund,njëra prej tyre e shkatërroi plotësisht. Për shkak të konfrontimit në mes të krishterëve dhe idhujtarëve, shkencëtarët për herë të dytë ishin të detyruar të emigrojnë. Rruga ata i çonte tash kah Lindja ku një kohë ndejtën në Edesë, pastaj vazhduan kah drita, e cila shkëlqente nga Lindja Arabe, kah Bagdadi, kryeqyteti i Abasitëve. Njerëzimi ka shkuar pas mendimit shkencor, sepse ajo i ofronte rehati dhe kulturë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:20

4. PERIUDHA ISLAME

Islami i ka dhënë nxitim të madh shkencës. Mugjizja më e madhe e Islamit është Kur'ani, ndërsa ajeti i parë është Ikre (lexo, mëso, studio). Në shumë ajete të Kur'anit islami kërkon që të mendohet për mbretërinë e qiellit dhe Tokës,për kozmosin dhe për qeniet e gjalla në të, si dhe prej çka janë krijuar? Ajetet e Kur'anit bëjnë qartë dallimin në mes të atyre që dinë dhe të atyre që nuk dinë,atyre që i kanë kontribuar shkencës dhe që nuk i kanë kontribuar. I dërguari i Zotit xh.xh. Muhammedi a.s. i ka dhënë përparësi mbledhjes shkencore, ndaj mbledhjes për shkak të dhikrit. Ai ka ndarë njerëzit në tri kategori: alimët, nxënësit dhe njerëz të tjerë të zakonshëm. Ai i ka dhënë detyrë çdo myslimani që ta kërkojë shkencën ose dijen prej djepit deri në varr, të kërkoj shkencën edhe në Kinën e largët. Ai ka bërë krahasimin në mes të ngjyrës së lapsit të shkencëtarit dhe gjakut të shehidit, duke i dhënë përparësi çdo herë të parit. Ai ka thënë se një hap në rrugën e shkencës është më mirë se njëqind marshime ushtarake. Ka shumë ajete dhe hadithe, (është e pamundur të numërohen tëgjita) që stimulojnë fort kërkimin e shkencës. Për këtë arsye kur janë rregulluar marrëdhëniet brenda Shtetit Islam, i cili territorialisht shtrihej prej Kinës në lindje e deri në Francë në perëndim, shkencëtarët islamë menjëherë filluan veprimtarinë përkthyese në të gjithë lëmenjtë e shkencës. Ata kanë përkthyer vepra nga kultura e grekëve, romakëve, nga kultura e Persisë, Indisë, Kopte, Arameje dhe nga gjuha hinduse. Kanë përkthyer me mijëra libra dhe kanë themeluar shumë biblioteka. Kalifët dhe Emirët, me bujari, i kanë ndihmuar shkencëtarët në veprimtarinë e tyre. Kalifi Harun ar-Reshid ka marrë haraqin në libra, ndërsa kalifi Al-Me'mun peshën e veprës së përkthyer e ka paguar me ari. Para se u themeluan shkollat, oborri i kalifit, shtëpia e shkencëtarit, bibliotekat, xhamitë dhe mesxhidet kanë luajtur rolin e universitetit, të cilat i vizitonin studentët nga të gjitha vendet e botës. Çdo kush që kërkonte shkencën në atë kohë, gjente vendin ku përfitohet dituria,gjente mësuesin para të cilit ka mësuar dhe mjetet materiale me të cilat ka qenë e siguruar ekzistenca e tij gjatë shkollimit. Kështu xhamitë: Al-Mensur në Bagdad, Al-Emevi në Damask, Al-Azhar në Kajro, Al-Kajrevan në Tunis, Al-Karavijin në Marok, Kutuba në Endeluzi (Andaluzi-Spanjë), xhamia e madhe në San, Bejt al-Hikmet në Bagdad, Dar al-Ilm në Mosulu, biblioteka Ibn Sevar në Basra, Ibn ash-Shatir në Siri dhe Dar al-Hikmet në Kajro kanë qenë vatër të shkencës dhe të mendimit shkencor, institute në nivel më të lartë, të cilët kanë punuar në kuadër të kalifëve dhe mbretërive të disa oborreve mbretërore si këto: Al-Me'mun, Nizam al-Mulk, Nureddin Zenki, Al-Hakim bi Emirill-llahi, Sallahuddin Ejub dhe shumë të tjerë, të cilët zënë vend më të lartë kur është fjala për shkencë, për veprimtari shkencore dhe për përkrahjen, të cilën njerëzit eminentë ia kanë dhënë. Në këtë rreth të shëndoshë shkencor, në një atmosferë të mendimit të lirë dhe të kërkimit shkencor, lindi një numër i madh shkencëtarësh, të cilët mund të numërohen në kapacitetet më të mëdha të të gjitha kohërave. Gjuha arabe ishte gjuhë e shkencës, me të janë shkruar shumë vepra, të cilat janë lexuar në të gjitha vendet e Shtetit Islam. Aktiviteti i përkthimit shkëlqente, përjetoi lulëzim të madh dhe pastaj erdhi periudha e krijimit origjinal në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë. Janë përkthyer shumë vepra shkencore, ndërsa me kohë u krijuan edhe vepra origjinale. Mendimin shkencor e kanë pasuruar me teori të reja,mirpo shikimet dhe mendimet e tyre, fatkeqësisht, i janë atribuar të tjerëve. Ata kanë folur për evolucionin,për krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e mjedisit në qeniet e gjalla. Rreth këtyre disa shekuj para Lamarkut dhe Darvinit, kanë shkruar Ibn Miskavej, Ihvan as-Safa dhe Ibn Haldun. Kanë caktuar ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kanë precizuar kuptimet themelore të mekanikës: shpejtësinë, peshën dhe hapësirën edhe pse këto më vonë i janë përshkruar Njutnit. Është vërtetuar se për këto kanë shkurar Al-Hazin e shumë të tjerë me qindra vjet para Njutnit. Ibn al-Nefis disa shekuj para Herfit ka sqaruar qarkullimin e vogël të gjakut, ndërsa Ibn al-Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e thyrjes së saj shumë më herët se shkencëtarët evropianë. Përveç këtyre, shkencëtarët arabo-islam kanë matur gjatësinë e meridianit të Tokës, kanë regjistuar barasditën pranverore dhe vjeshtore, kanë caktuar dimensionet e planeteve dhe largësinë ndërmjet tyre para Galileit, Keplerit dhe Kopernikut. Dukshëm e kanë përparuar edhe astronominë. Njohjet astronomike kanë plotësuar dhe kanë zgjeruar Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Kindi, Al-Havarizmi, As-Sufi e shumë të tjerë. Al-Havarizmi ndër të parët ka përdorur numrat në matematikë, në vend të llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri të numrave: e para është njohur me emrin si numra indianë, e dyta është e njohur me emrin gabare, ose numra arabë. Seria e parë e numrave përdoret dendur në lindjen arabe, ndërsa e dyta përdoret në pjesën perëndimore arabe dhe në Evropë. Al-Havarizmi gjithashtu ka sistematizuar diturinë e shpërndarë deri atëherë nga matematika, duke ia vënë themelet e aritmetikës dhe të algjebrës. Shkencëtarët arabë gjithashtu kanë shkruar një numër të madh veprash nga biologjia, mineralogjia, astronomia, matematika, kimia, farmacia, trigonometria, gjeometria, mjekësia, muzika etj. Është e pamundur të ceken të gjitha meritat, që kanë dhënë për përparimin e shkencës dhe të mendimit shkencor si p.sh. Ibn al-Hejsem, Al-Bejruni, Al-Kindi, Al-Gafiku, Al-Bagdadi, Al-Kazvini, Ibn Miskavejh, Al-Gjahiz, Gjabir ibn Hajjan, Ibn an-Nefis, Ibn al-Bejtar, Davud al-Antaki, Al-Makidisi, Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Idrisi, Ibn Magjid, Ad-Dejnuri, As-Sufi, Ibn Hamza, Ibn Junus, Ar-Razi, Al-Gjeldeki, Al-Havarizmi, Musa Ibn Shakir etj. Veprat e këtyre shkencëtarëve kanë qenë literaturë themelore në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Shumë historianë perëndimorë i japin mirënjohje shkencëtarëve islam për meritat që kanë për kulturën e njerëzimit. "Ne evropianët" thotë Cagori "mendojmë se kemi dhënë dhe kemi vërtetuar shumë teori, shikime dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to na kanë kaluar (lënë mbrapa). Popujt arabo-islame kanë bartur flamurin e rilindjes kulturore disa shekuj me radhë, në kohën kur Evropa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi shkencor në periudhën islame i dhuroi njerëzimit shumë forma të rehatisë, kulturës, mirëqenies, duke ua dhurar mësuesin Al-Farabi dhe Ibn Sina". Sikur të kishte vazhduar zgjerimin e saj ky zgjim i përgjithshëm shkencor, renesansa evropiane me të cilën Evropa sot mburret, do të ishte vepër e popujve islam. Por Bagdadi ra para sulmit të mongolëve dhe tatarëve, më vonë të Turqisë dhe kolonizmit të Evropës perëndimore ... dhe Evropa u zgjua.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21

5. PERIUDHA E RENESANSËS EVROPIANE

Në kohën kur civilizimi dhe kultura arabe, në periudhën islame, filloi të dobësohet dhe të zhduket, Evropën e kaploi vala e re e zgjimit kulturor. Evropianët kanë pranuar të arriturat arabe në fushën e shkencës dhe të kulturës. Shekulli XIII është periudha e përkthimit nga gjuha arabe në atë latine dhe njëkosisht zënja fillë e universiteteve të Paristi, Oksfordit, Kembrixhit, univeristeteve në Itali dhe në vendet tjera evropiane. Një numër i madh i shkencëtarëve dhe profesorëve universitarë kanë ndikuar fuqishëm në zgjimin e mendimit shkencor evropian. Në mesin e tyre vend të posaçëm zënë Robert Grost, Albert Megnus, Roxher Bekon etj, gjatë shekullit XIV dhe XV. Pasojnë edhe zbulimet e mëdha gjeografike kështu që Vasko de Gama lundron rreth Afrikës dhe arrin deri te arkipelagu i Malezisë. Kapiteni i anijes në këtë rrugë ishte Ibn Mexhid. Kristofor Kolombo duke kërkuar rrugën për në Indi arriti në Amerikë. Zbulimi i shtypit kah gjysma e shek. XV paraqet kthësë në zgjimin kulturor të Evropës. Atëherë bëhet ringjallja e kulturës dhe e civilizimit grek dhe arabo-islam. Shumë vepra greke dhe arabo-islame në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë janë publikuar dhe kështu janë përhapur. Emrat më të shkëlqyeshëm të renesansës evropiane janë: Frensis Bekon, Rene Dekart, Isak Njutn, Johan Kepler, Nikolla Kopernik, Galileo Galileu, Gjordano Bruno, Antoan Lavuazije, Lui Paster, Robert Koh, Çarlls Robert Darvin, Zhan Batist de Mone Lamark, Zhorzh Kivje, Xhon Dalton etj., të cilët kanë ndikuar fort në zhvillimin e shkencës dhe të mendimit shkencor në periudhën e zgjimit të Evropës. Me zbulimin e mikroskopit bëhet revolucion edhe në shkencat biologjike (Anton von Levenhuk). Me themelimin e universiteteve dhe institucioneve të tjera shkencore, hapen horizonte të reja të njohjes. U bë ndarja e shkencave natyrore, ndaj ishte i pamundur arsimimi i gjithanshëm i njeriut sikur më parë. Në vend të arsimimit encikolopedik u kalua në specializime në disa lëmenj të shkencave. Të gjitha këto nxitën zbulime të rëndësishme, të cilat së shpejti njeriun e shpiejnë në kohën atomike dhe raketore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21

6. PERIUDHA E RE

Nuk është aspak lehtë të caktohet kufiri ndërmjet periudhës së renesansës evropiane dhe kohës së re. Shumica mendojnë se koha e re në të vërtetë është vazhdim i periudhës së renesansës. Mendimi shkencor, me shpejtësi të madhe, ka shtyrë njeriun përpara. Ai duke vënë në shërbim fuqinë e avullit të ujit, shumë shpejt sundoi mbi elektricitetin, ndërsa me thyerjen (zbërthimin) e atomit, njeriu kërceu në kohën atomike dhe raketore dhe, më në fund, me anije kozmike filloi pushtimin e gjithësisë. Përparimi i teknikës i kontriboi edhe përparimit të ekonomisë, radioteknikës dhe televizionit. Ne sot, me përpikëri, flasim për strukturën e atomit, për viruset dhe për bakreriet, duke u mbështetur në mikroskopin elektronik, i cili zmadhon me qindra mijëra herë, lansojmë raketa disa fazëshe, ndaj kësaj apo asaj planete me shpejtësi mbi 70.000 km/h, ndërsa udhëtimi për në Hënë me përdorimin e lëndës djegëse atomike do të zgjasë disa orë.

Me zbulimin e spektoroskopit njeriu i kuptoi elemetet e planeteve dhe të trupave të tjerë qiellorë. Me qzbulimin e penicilinit, sulfapreparateve dhe të antibiotikëve të tjerë janë arritur suksese të mëdha në mjekësi, në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Të dy luftërat botërore në masë të madhe kanë ndikuar si në zhvillimin e mendimit shkencor, po ashtu edhe në orientimin e kërkimveve shkencore. Përparim i madh është arritur në industrinë ushqimore dhe në lëminë e sintezës së materialeve organike. Me zbatimin e këtyre rezultateve u bë i mundshëm prodhimi i materialeve të ndryshme sintetike: kauçukut, benzinës, fijeve artificiale dhe mjete të ndryshme, të cilat përdoren për pastrimin kimik.

Në Luftën e Dytë Botërore të dy blloqet punonin ngutshëm në zbulimin e fshehtësisë së energjisë atomike. Aleatët, të parët ia arritën qëllimit, ndaj njerëzimi për herë të parë u bind në fuqinë shkatërruese të energjisë nukleare me anë të bombës atomike, e cila u gjuajt në Hiroshimë dhe Nagasaki. Prej asaj dite e këndej dëgjojmë për reaktorët nuklearë, të cilët prodhojnë elemente radioaktive: arin, jodin, fosforin dhe stronciumin, të cilët përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve. Gjithashtu dëgjojmë për centralet elektrike, të cilët i vënë në lëvizje energjia atomike, dhe për stacionet në të cilat me destilimin e ujit të detit përfitohet uji i ëmbël. Në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi i ushqimit të njerëzimit, që, dita- ditës, është në rritje e sipër. Përveç kësaj në kohën e re shkencëtarët kanë arritur që, me rrugën kimike, të përfitojnë ngjyrat sintetike, fijet sintetike, kauçukun sintetik dhe kështu të rrisin sipërfaqen mbjellëse me grurë në të cilat më parë janë kultivuar bimët industriale prej të cilave janë përfituar kauçuku natyral, ngjyra dhe fije të ndryshme natyrale. Përparim i madh është arritur në kohën e re si në bujqësi me zbatimin e mjeteve agroteknike, po ashtu edhe në industri dhe në komunikacionin tokësor, detar dhe ajror. Çdo ditë dëgjojmë për zbulimet në lëmenj të ndryshem shkencorë, kështu që edhe ata që janë specializuar në degët e caktuara, është e pamundur ta përcjellin zhvillimin e shpejtë të mendimit shkencor. Njeriu për një kohë shumë të shkurtër, që nuk është më tepër se 1% në krahasim me jetën e tij në Tokë, me ndihmën e mendimit shkencor kërceu nga koha e gurit në atë të metalit, në kohën e avullit, kohën e elektricitetit, kohën e atomit, e ku dihet se deri në cilët kufij do të arrijë në një të ardhme të afërt.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21


10 zbulime muslimane që ndryshuan botën

Disa nga shpikjet më të rëndësishme janë bërë nga muslimanët.


Edhe pse shtetet muslimane në ditët e sotme nuk janë në aq sy të mirë, historia flet ndryshe. Ja disa nga shpikjet që janë bërë pikërisht nga shtetet muslimane.


1. Kirurgjia - Afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al Zahraëi e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500 faqesh, e cila në Evrope u përdor për 500 vjetët e ardhshëm. Al Zahraëi njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.

2. Kafe - Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur shum ë shpejt nëpër vendet muslimane. Në shekullin e 13 ka arritur në Turqi ndërsa në Evropë në shekullin e 16 nëpërmjet tregtarëve venecian.

3. Makinat Fluturuese - Shpikësi Abbas ibn Firnas ka qenë njeriu i parë i cili ka bërë një send i cili me të vërtet ka fluturuar. Në shekullin e 9 ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ka ngjarë në një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobes së Spanjës ai ka fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin italian Leonardo Da Vinçi.

4. Universiteti - Në vitin 859 princesha Fatima al-Fihri ka hapur universitetin e parë i cili ka dhënë diploma në qytetin Fezu të Marokos. Motra e saj e cila ka hapur një xhami të cilën e kanë shfrytëzuar edhe si shkollë. Sot, pas 1200 vjet ende funksionon, vetëm për të rikujtuar njerëzit se dituria dhe shkollimi është një traditë muslimane.

5. Algjebra - Ky term vjen nga traktati matematikor i Persisë me emrin "Kitab al-Jabr Ëa I-Mugabala" e cila ka lindur në shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.

6. Optika - Shumë nga zbulimet që kanë të bëjnë me optikën vijneë nga bota muslimane. Rreth vitit 1000 al-Hatiham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga reflektimi që bën drita në to dhe shkon te syri i tyre. Me atë ai ka zbuluar teoritë e Euklidit dhe Ptolomejit të cilët kanë menduar se vet syri i njeriut emiton dritën.

7. Muzika - Shumë nga muzikantët musliman kanë pasur një ndikim të madh në Evropë. Disa nga instrumentet që kanë arritur nga Lindja e Mesme janë Lyra dhe Rehab - paraardhësi i violinës moderne. Shkallët moderne të muzikës gjithashtu kanë prejardhje nga alfabeti arab.

8. Brusha e dhëmbëve - Thuhet se Muhammedi vet është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën. Substanca të ngjashme me Meswak sot përdoren në pastat e dhëmbëve.

9. Lost - Shumë nga gjërat qe përdoren në automatiken moderne, për herë të parë janë shfrytëzuar në vendet muslimane. Duke kthyer lëvizjen rrotulluese në linare losti ka mundësuar ngritjen e lehtë të sendeve të rënda. Kjo teknologji është zbuluar nga Al-Jazari në shekullin e 12, dhe për një kohë të shkurtër është përhapur në gjithë botën.

10. Spitali - Spitalet të cilat i njohim sot, me personel dhe salla speciale vinë nga Egjipti (Shekulli i 9). Qendra e parë e këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun e hapur në vitin 876 në Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë të cilët kanë qenë të nevojshme, e cila është bazuar në traditën muslimane në të cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja këto qendra pastaj janë përhapur në vendet muslimane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21

1001 Shpikjet dhe Trashëgimia Muslimane


Kafeja, kompjuteri dhe makina e pistonave - a mund të imagjinojmë një botë pa to? Për shumicën prej nesh këto janë pjesë të ndërlikuara të përditshmërisë gjatë jetës dhe njohuria që çoi në to u shpikën ose kanë kaluar nëpër botën e lashtë islame. Kjo është tema e një ekspozite në Muzeun shkencor të Londrës dhe është shumë larg pikëpamjeve dhe qëndrimeve nga disa se Muslimanët dhe Bota perëndimore përfaqësojnë një "përplasje të qytetërimeve" .



Është bërë pjesë e ndërlikuar e aq shumë kulturave - ai filxhan kafeje - Latte, kapuçino, ekspres. është "Kaua" - ku në fillim u performua si pije - në Gadishullin Arabik në Jemenin e sotëm.

Profesor Salim el hassani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se si kokrra kafeje u soll në fakt në Jemen nga Etiopia. "Sigurisht, kafeja u shpik në vitet e hershme të Islamit - një djalë i quajtur Khaled nga Etiopia, një djalosh i ri cili kujdesej për delet e tij," shton ai.

Deleve dukej se u pëlqente kokrra. Pra djaloshi mori kokrrën dhe e dërgoi në Jemen - tregimi vazhdon - dhe pija u zgjerua.

Dhe kanë qenë shumë shpikje tjera ose risi që kaluan nga bota e hershme muslimane nga shek 7-të tutje. "Një prej tyre është shpikja e universitetit. Kjo ishte bërë në vitin 850 nga një grua e re e quajtur Fatima el-Firhi në qytetin e Fez -it në Marok. Universiteti i parë në botë që ne dimë se ka dhënë diploma apo tituj , "tha ai.

Dhe kjo është tema e kësaj ekspozitë në Muzeun e Shkencave në Londër. Ajo quhet 1001 shpikjet: trashëgimia muslimane - pak i ngjan si "1001 net ët arabe" një përrallë e njohur mirë.

Por, ekspozita këtu fokusohet mbi zbulimet shkencore dhe teknologjike dhe përparimet që ndryshuan botën - nga disa prej universiteteve më të hershme, për inovacionet në mjekësi, higjienën, pompat dhe rrotat e ujit.

Histori e harruar? Aspak. Pyetni çdo njeri në rrugët e Kajros apo të Damaskut dhe ata me dëshirë do të ju tregojnë për ditët e lavdishme të Islamit - jo vetëm pushtimet e tij por edhe risitë e tij kulturore, shkencore dhe teknologjike. "

Këto përparime erdh ën në kulmin e lavdisë së perandorisë Islame kur ishte përhapur që nga Lindja e Mesme, n ëpërmjet Afrik ës Veriore në jugun e Spanjës dhe më gjerë. "Gjatë asaj kohe, e cila ishte rreth 1.000 vjet, kanë qenë kontribute të mëdha në shkencë dhe teknologji që erdhën tek ne nga një qytetërim tjetër tek një tjetër qytetërim shumë të rëndësishëm dhe që është qytetërimi mysliman," tha ai.

Muslimanët kishin përvetësuar diturinë nga indianët, kinezët, grekët, egjiptianët e lashtë - dhe ia kaluan atë pak si kjo kopje e orës së elefantit e projektuar nga shpikësi musliman, matematicienti dhe inxhinieri Al Xhazari në fillim të shekullit 13-të.

Anne Marie Brennan ligj ëron biologjin ë mjeko-ligjore në Universitetin South Bank në Londër dhe është e fascinuar nga këto risi. Ora e elefantit me gjigantin e saj indian dhe dragonj të kinez është e preferuara e saj. "Ora e elefantit është e mrekullueshme sepse ajo është si një orë e Kombeve të Bashkuara. Kjo ka të gjitha elementet e qytetërimeve të ndryshme dhe unë e pëlqej si një shkencëtare sepse kjo tregon se shkenca nuk duhet të jetë e mërzitshme, sterile dhe e thjeshtë, por ajo mund të jetë dekorative dhe gjithashtu mund të paguajë nderimin për kulturat që e kanë sjellë atë përpara, "tha ajo.

Dhe pastaj është matematika dhe algjebra. Në përgjithësi sot numrat ton ë janë të njohur si numra Arab , por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. "Numrat që ne kemi sot - 1,2,3,4 - janë quajtur numra Arab, por në fakt arabët në atë kohë i kanë quajtur numra indian," tha ai.

Dhe, numri "0" për shembull - "zefir" në Arabisht - ishte përdorur për herë të parë nga studiuesit e hershëm arab, si një pjesë integrale e ekuacioneve matematikore. Dhe kjo është pjesë e gjitha formulave të rëndësishme të zeros dhe të atyre që ishin vendimtare për zhvillimin e kompjuterëve dhe teknologjive tjera të reja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21




Fenomeni mjeksorë i Kuranit i cili mahniti shkencëtarët


Skeptiket gjithnje jane perpjekur te nenvleresojne Kur'anin fisnik dhe jane munduar te tregojne se ajo qe gjendet ne te eshte ne kundershtim me shkencen dhe faktet e zbuluara shkencore, dhe qe eshte perplot legjenda dhe tregime te cilat jane larg nga e verteta dhe realiteti dhe logjika shkencore. Si shembull dhe argument te pohimeve te tyre permendin tregimin kur'anor per djelmoshat e shpelles (kaptina El-Kehf).
Ne lidhje me kete bejne keto pyetje: Si eshte e mundur qe djelmoshat te flene kaq shume vjet, te flene me sy te hapur, e pastaj te zgjohene
E pastaj theksojne se kjo eshte ne kundershtim me ligjet e mjekesise dhe se ky fenomen nuk mund te shpjegohet nga perspektiva e mjekesise.
Qofte i lavderuar Allahu i Madherishem!

Kur do qe hasim ne kritiken drejtuar kunder Kur'anit, do te gjeni zbulime shkencore qe vertetojne dhe argumentojne te kunderten: qe Kurani eshte e verteta, e jo ajo qe flitet kunder tij. Dhe ja mu kjo ndodhe ngase Allahu i Madherishem ne Kur'anin fisnik thote: "Allahu kurrsesi nuk iu mundeson jobesimtareve mbizoterim te plote mbi besimtaret". (En Nisae, 141)

Ernest Kretschmer zbuloi nje fenomen relativisht te ri ne vitin 1940, e me pastaj kete fenomen e pershkruan shkencetaret B.Jennet dhe F.Plum dhe e quajten "gjendje vegjetative".Ne kete gjendje pacienti gjendet ne gjendje komatoze te zgjuar, syte e tij jane te hapur, ndonjehere buzeqeshe, dhe ndien efare ndodhe rreth tij dhe eshte ne gjendje te perbije peshtymen e tij. Pacienti eshte pjeserisht ne gjendje te vetedijshme, duket si te jete i zgjuar, ndersa ne realitet eshte ne gjendje komatoze te zgjuar. Kjo ndodhe gjate lendimeve te kokes ose semundjeve te ndryshme.

Studimet qe jane bere me FMRI (Functional magnetic resonance imaging-rezonanca magnetike funksionale) treguan qe truri i njeriut eshte aktiv gjate komes ose ne gjendjen letargjike dhe qe pacienti ne kete gjendje mund te qendroj me vite te tera. Por, ja efare i hutoi shkencetare: e'eshte ajo qe stimulon trurine e'eshte ajo qe mban pacientin ne jete, bile edhe ne gjendjen e pavetedijes se plotee Dhe efare eshte ajo qe ben qe pacienti menjehere te zgjohet dhe fillon te flase, sikur mos te kishte ndodhur asgjee
Ne fillim shkencetaret kane menduar qe kjo gjendje eshte vetem nje gjume i thelle, por me vone u be e qarte se kjo nuk eshte gjume, por nje fenomen i veeante dhe gjendje e pashpjeguar.

Ketu duhet theksuar edhe kete qe pacienti ne kete gjendje ushqehet ne menyre speciale dhe ushqim special (infuse, sonde nazo-gastrike).
Shkencetaret thone se truri i pacientit jep shenja qe tregojne reaksion ne mjedis; pacienti nuk mund te leviz dhe pergjigjet ne ngacmimet e jashtme, por eshte pa vetedije.

Nese e shikoni ne kete gjendje, pacienti duket si te jete i zgjuar; nese i drejtoheni truri i tij do te reagoj ne urdhra, por pacienti eshte ne letargji dhe pa vetedije.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:21

Djelmosht e shpelles (ashabul Kehf)

Allahu i Madherishem ne kaptinen El - Kehf na lajmeron per disa djelmosha qe besuan sinqerisht ne Zotin e tyre dhe te cilet iken nga sundimtari i padrejte per ta ruajtur besimin e tyre. Strehim gjeten ne nje shpelle dhe Allahu i Plotfuqishem, i nderoi me nje mrekulli te madhe qe te mbesin si shembull per njerezit e kohes se tyre, por edhe per gjeneratat e ardhshme.

Allahu i Madherishem ne Kur'anin fisnik urdheron e thote: "Kur djelmoshat u strehuan ne shpelle thane: "O Zoti yne, na dhuro nga ana Jote meshire dhe na pergatit udhezim te drejte ne tere eeshtjen tone!" Ne u vume mbuloje mbi veshet e tyre (i vume ne gjume) ne shpelle per disa vite me radhe. Pastaj ata u zgjuan (prej gjumit) per te pare se cili prej atyre dy grupeve eshte me preciz me njehsimin e kohes sa qendruan gjate". (El Kehf, 10-12)

Nese mendojme per kete tregim, do te shohim se eshte e ngjashme me fenomenin mjekesor te permendur, sipas menyres se si djelmoshat e shpelles kane fjetur dhe kane levizur nga e djathta ne anen e majte.
Shkencetaret qe kane skanuar trurin e pacienteve ne gjendjen vegjetative thane se rezultatet e skanimit treguan qe aktiviteti i trurit te ketyre pacienteve eshte i ngjashem me aktivitetin e njerezve te shendosh. Pacientet duken teresisht normal dhe shikuesve ju duket si te jete i zgjuar.

Ketu do te permendim fjalet e Allahut te Madherishem, kur fol per djelmoshat e shpelles: "Do te mendoje se ata jane te zgjuar ndersa ata ishin fjetur..." (El Kehf, 18)
Dhe duke pershkruar levizjet e tyre nga e djathta ne te majten, e qe eshte reaksion normal qe tregon personi kur flene.
Allahu i Madherishem thote: "Do te mendoje se ata jane te zgjuar ndersa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim here ne krahun e djathte e here ne majtin..." (El Kehf, 18)

Nga tere kjo mund te konkludojme se pershkrimi kur'anor i tregimit per djelmoshat e shpelles eshte shume logjik, por ajo qe eshte e euditshme eshte se djelmoshat kane fjetur shume gjate - 309 vjet, pa ushqim dhe uje, por kjo ishte dhunti e Allahut te Madherishem per te cilen ne besimtaret nuk dyshojme fare.
Duke folur ne gjuhen medicinale, gjumi i cili zgjati shume vite eshte nje gje normale.

Shkencetaret e hutuar
Pacientja amerikane ne gjendje vegjetative qendroi gjashte vjet, dhe papritmas u zgjua dhe filloi te flas me familjen e saj sikur mos te kishte ndodhur asgje. Ne gjendje te vetedijes ishte tre dite duke biseduar normalisht me njerezit rreth saj dhe perseri u kthye ne gjendje vegjetative! Mjeket thane se kjo u zgjua kater here gjate gjendjes se saj letargjie. Ajo qe huton mjeket eshte fakti se kjo gjendje nuk eshte as gjume e as komatoze. eshte e mahnitshme qe Allahu i Madherishem i pershkruan ne te njejten menyre gjendjen e djelmoshave te shpelles kur thote: "Do te mendoje se ata jane te zgjuar ndersa ata ishin fjetur..." (El Kehf, 18)

Dhe ne fund konkludimi dhe mesazhi per gjithe ata qe ende dyshojne ne Librin e Allahut eshte: "Edhe sikur te bashkoheshin njerezit dhe xhinet per te sjelle nje Kur'an te tille, ata nuk do te mund te benin si ky sado qe ata do ta ndihmonin njeri-tjetrin". (El Israe, 88)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Mrekullia e Shkences Islame

Koncepti qe shkencat jane ekskluzivisht produkte te mendjes perendimore akoma vazhdon te mbetet i pacenuar. Bile cdo kerkim qe do te benim ne tekstet enciklopedike per sa i perket historise se shkences do ta mbeshteste kete koncept. Duke i pershkruar faqet e ketyre librave del qarte qe te vetmit kontribues te permendur per vlerat e tyre jane evropianet dhe/ose amerikanet. Eshte pothuajse e parendesishme te perseritesh ato emra qe i kemi hasur kushedi sa here me pare, si Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin etj. Dhe perfundimi i pashmangshem eshte se kontributet vertet te rendesishme ne zhvillimin e shkencave moderne qe jane dhene nga kulturat e tjera jane minimizuar. Shumica e teksteve permendin shume pak, per te mos thene fare, avancimet e sjella nga shkencetare dhe studiues indiane, kineze dhe ne vecanti ato muslimane.



Civilizimi perendimor ka dhne kontributin e tij ne zhvillimin e shkences. Por kete e kane bere edhe shume kultura te tjera. Per fat te keq, perendimoreve u jane dhene merita per zbulime qe jane bere shekuj me pare nga studiuesit muslimane. Keshtu, shume nga shkencat baze u zbuluan nga jo-evropianet. Per shembull, Xhorxh Sarton thote qe mjeksia perendimore moderne nuk e pati origjinen e saj nga Evropa por ajo lindi nga Orienti (islamik).

Te dhenat ne kete seksion qe na japin data, emra dhe tema te avancimeve perendimore jane marre nga tre burime kryesore: World Book Encyclopedia (Enciklopedia Libri Boteror), Enciklopedia Britanika dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, Kronologji e Shkences dhe Zbulime. Te dhenat qe tregojne per arritjet e studiuesve muslimane jane marre nga referenca te ndryshme qe jane shenuar ne bibliografine e ketij libri.



Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Inkuizicioni Andaluzian

Ne sevilla, gjegjesisht ne Univerzitetin e Kordobes, ka existuar nje biblotekë gjigande me libra, sa qe nga shume historian transmetohet se ne kete biblotek eshte ruajtur kultura e qytetrimeve nga e gjithe bota, dhe poashtu ne kete bibloteke kan existuar edhe enciklopedi shkencore ku edhe jan pasqyruar te gjitha keto te dhena shkencore qe supozohet se shume mendimtar dhe shkenctar nga evropa, me ndihmen e ketyre librave duke i perdorur si mjete ndihmese per veprimtarit e tyre shkencore.

Thjesht shkencetaret nga evropa, keto te dhena nga kjo pasuri e biblotekes e cila ka existuar ne sevilla te spanjes, i kan perdorur dhe pastaj i kan pervetesuar ne emer te vetin, thjesht kjo mund te spjegohet si plagiatur e evropjaneve ne kete fush.

Pastaj Pushteti spanjoll i cili rikthej sundimin e spanjes e cila deri ateher ishte nen khalifatin arab, ushtroj inkuizicion ne univerzitetin e kordobes dhe poashtu bibloteken e ne fjal dhe i dogji te gjitha keto te dhena shkencore.

Dhe tash shkencetaret evropjan duke pare se cfar ndodhi ne andaluzi, dhe duke llogaritur se tash ato te dhena shkecore qe kan qen me autorsi te arabeve nuk existojn më, ateher shfrytezuan kete rast per ti pervetesuar keto zbulime shkencore si te tyret.

Normal ka luajtur rol te madh edhe marketingu qe iu eshte bere shkencetareve evropjan pastaj dhe poashtu edhe epoka ku me kalimin e kohes dolen mjetet e informimit (letra, shtypshkronja etj) dhe e lehtesuan punen qe keta shkencetar evropjan ti pervetesonin ne adres te tyre keto zbulime shkencore, deri ne ate mase sa qe ne nëper shkolla te mesojm per ta si zbulues potencial dhe meritor te ketyre zbulimeve.

Mirpo ne vazhdim te kesaj teme, do sjellen edhe fakte tjera ku edhe nga Kinezët jan vjedhur keto zbulime dhe pastaj jan pervetesuar nga evropjanet si zbulime te tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Robert Brifolt ne "Fromimi i Njerezimit"

"Ishte nen ndikimin e arabeve dhe ringjalljes se kultures prej maureve dhe jo ne shekullin e 15-te, qe nje ringjallje e vertete ndodhi. Spanja dhe jo Italia ishte djepi i rilindjes se Evropes, e cila pas zhytjes se vazhdueshme poshte e me poshte ne barbarizem, kishte arritur thellesite me te erreta te injorances dhe degjenerimit ne kohen kur qytetet e botes Sarakenike, Bagdati, Kajro, Kordova, dhe Toledo, ishin qendrat e civilizimit dhe veprimtarive intelektuale. Qe nga kohet kur ndikimi i kultures se tyre filloi te ndihet, filloi edhe tronditja e jetes se re.

"Ishte nen paraardhesit e tyre ne Shkollen e Oksfordit (trashegimtare te muslimaneve te Spanjes) qe Roxher Bejkon mesoi gjuhen arabe dhe shkencat arabe. As Roxher Bejkon dhe as adashe te mevonshem nuk mund te lavderoheshin si ata qe prezantuan metodat eksperimentale. Roxher Bejkon nuk ishte asgje me teper se sa nje nga apostujt e shkences dhe metodes muslimane ndaj Evropes kristiane; dhe ai asnjehere nuk deklaroi qe njohja e arabishtes dhe shkencave arabe ishte per beshkekohesit e tij rruga e vetme drejt shkences se vertete. Diskutime rreth asaj se kush ishte inisiatori i metodave eksperimentale jane pjese e keqinterpretimeve te medha te origjines se civilizimit evropian. Metoda eksperimentale e arabeve ishte qe nga kohet e Bejkonit gjeresisht te perhapura dhe te kultivuara me shume zell neper te gjithe Evropen.

"Shkenca eshte kontributi me i rendesishem i civilizimit arab ndaj botes moderne; por frytet e saj u mblodhen me vone. Vetem shume kohe me vone pasi kultura maure ishte zhytur ne erresire, gjigandi i cili i kishte dhene jete kesaj kulture filloi te ngrihej. Nuk ishte vetem shkenca ajo qe i risolli jeten Evropes. Shume influencime te tjera prej Civilizimit Islam i komunikuan shkendijat e tyre te para jetes se Evropes.

"Megjithese nuk ka asnje aspekt ne zhvillimin evropian ne te cilin ndikimi i kultures islamike te mos jete i pranishem, ne asnje vend tjeter nuk eshte kaq e qarte se sa ne gjenezen e asaj fuqie e cila perben forcen e dallueshme te botes moderne dhe forcen e fitores se saj, shkencat natyrore dhe shpirti shkencor.

"Borxhi i shkences tone ndaj asaj te arabeve nuk konsiston ne zbulimet e medha dhe teorive revolucionare. Shkenca i detyrohet shume me teper kultures arabe, i detyrohet vete ekzistences se saj. Astronomia dhe matematika e grekeve ishin nje import i huaj qe asnjehere nuk u aklimatizuan ne kulturen greke. Greket sistematizuan, gjeneralizuan, dhe teorizuan, por rruget e vrojtimeve, mbledhja e diturive pozitive, obzervimet e perzgjatura dhe te detajuara dhe kerkimet shkencore ishin te gjitha se bashku te panjohura per temperamentin grek. Vetem ne Aleksandrine Helenike mund te gjendej ndonje afrim i veprave shkencore i bere ne boten e lashte dhe klasike. Ajo qe ne quajme shkence lindi ne Evrope si nje rezultat i nje shpirti te ri kerkimor, metodave te reja eksperimentale, obzervimeve, matjeve, zhvillimit te matematikes, ne nje forme te panjohur nga greket. Ky shpirt dhe keto metoda u prezantuan ne boten evropiane nga arabet.

"Ka shume mundesi qe pa arabet, civilizimi modern evropian nuk do te kishte lindur ndonjehere; eshte abolutisht e vertete qe pa ata, ky civilizim nuk do te kishte marre keto karakteristika te cilat i dhane mundesine te kalonte te gjitha fazat e meparshme te evolucionit."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Xhorxh Sarton ne "Hyrje ne Historine e Shkences"

"Gjate sundimit te halifit El-Mamun (813 - 33 e.r.) menyra e re e te mesuarit arriti kulmin e saj. Monarket krijuan ne Bagdat nje shkolle te rregullt per perkthime. Kjo shkolle ishte pajisur me nje biblioteke, dhe nje nga perkthyesit atje ishte Hunejn ibn Ishak (809-77), nje filozof dhe fizikant me fame te madhe. Nga nje biografi e shkurter e tij e botuar kohet e fundit mesojme qe ai perktheu te gjithe vellimet e veprave Galenike.

"Pervec perkthimit te veprave greke, perkthyesit bene manuale njeri nga te cilet eshte tipik i periudhes se mesimeve arabe. Keto jane ripermbledhje te te gjithe mjekesise, te cilat diskutojne semundjet e trupit, duke filluar sistematikisht me koken dhe duke vazhduar deri poshte tek kembet.

"Ideali musliman nuk ishte bukuria e jashtme, por Zoti ne Begatine e Tij; qe do te thote Zoti me te gjitha shpalljet e Tij, yjet dhe qiejt, token dhe gjithe natyren. Keshtu qe ideali musliman ishte i pafund. Por duke u marre me pafundshmerine ashtu sic perceptohet nga muslimanet, ne nuk mund te kufizojme veten tone vetem me hapesiren, por duhet te konsiderojme edhe kohen.

"Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi grek i nje universi statik deri tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi (780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.

"Ne matematiken greke, numrat mund te zgjeroheshin vetem me ane te proceseve laboratorike te shtimit dhe shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te el-Khuarizmit permbajne mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe avancimi nga aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te berit nga universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e algjebres se Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te - kur Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne shekullin e 16te ky version u perdor ne universitet evropiane si libri matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg se sa universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te Leonardo Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek Leonardo da Vinci.

"Nepermjet hetimeve te tyre mjekesore ata jo vetem zgjeruan horizontin e mjekesise, por zmadhuan edhe konceptet humanitare ne pergjithesi. Keshtu qe nuk ka mundesi qe kerkimet e tyre mund ti conin ata ne perfundime qe ishin te paarritshme nga mjeshterit greke. Ne qofte se shihet si simbolike qe arritjet me spektakolare te gjysmes se shekullit te 20te si ndarja e atomit dhe bomba atomike, gjithashtu nuk do te dukej e e rastit qe perpjekjet e muslimaneve te hershem ne mjekesi mund te conin ne nje zbulim qe ishte pothuajse po aq revolucionar dhe me i vlefshem.

"Nje filozofi e perqendrimit rreth vetvetes, qofte edhe e maskuar ne cdo lloj menyre, do te ishte e pakuptimshme dhe e qortueshme per mendjen e muslimaneve. Kjo mendje ishte e paafte te shihte njeriun, si ne shendet ashtu edhe ne semundje si te vecuar prej Zotit, prej te afermve, dhe prej botes perreth tij. Ishte ndoshta e paevitueshme qe muslimanet te zbulonin qe semundja nuk ka nevoje te lindi brenda pacientit por mund te merret nga jashte, me fjale te tjera, ata duhet te kene qene te paret qe kane vendosur qarte ekzistencen e semundjeve ngjitese.

"Nje nga perfaqesuesit me te famshem te universalitetit musliman dhe nje figure e shquar ne mesimet islame ishte Ibn Sina, i njohur ne Perendim me emrin Avicena (981-1037). Per 1,000 vjet ai ka ruajtur famen e tij origjinale si nje nga mendimtaret dhe dijetaret me te medhenj ne histori. Vepra e tij mjekesore me e rendesishme eshte Kanuni dhe nje permbledhje rreth ilaceve te zemres. Vepra e pare eshte nje enciklopedi e pafundme e mjekesise. Permban disa nga mendimet me te ndritura qe i perkasin dallimit te mediastinitisit nga pneumonia; natyra ngjitese e fthisis; perhapjes se semundjeve me ane te ujit dhe tokes; pershkrime te kujdesshme rreth semundjeve te lekures, semundjeve seksuale dhe shqetesimeve nervore.

"Kemi arsye te besojme qe kur gjate kryqezatave Evropa filloi te ngrinte spitalet e saj te para, ata ishin frumezuar nga arabet e Lindjes se Aferme. Spitali i pare ne Paris u themelua nga Luigji IV pas kthimit te tij nga kryqezata e vitit 1254-1260.

"Ne veprat e tij (Xhabir, Geber) gjejme disa veshtrime rreth metodave te kerkimeve kimike, nje teori rreth formimit gjeologjik te metaleve (gjashte metalet ndryshojne per arsye te permasave te ndryshme te sulfurit dhe merkurit qe permbajne); pergatitjes te substancave te ndryshme.

Veprat e Ibn Hajthamit zbulojne zhvillimet e tij ne aftesine e eksperimenteve. Tabelat e tij te kendeve te pjerresise dhe perthyerjes se drites duke kaluar nga nje mjet tek nje tjeter tregojne se sa afer i ishte afruar ai zbulimit te ligjit te qendrueshmerise se raportit te sinusit, qe me vone iu atribua Snelit. Ai llogariti saktesisht per muzgun si pasoje e perthyerjes atmosferike, duke vleresuar renien e trysnise atmosferike te diellit te ishte 19 grade poshte horizontit, tek fillimi i ketij fenomeni mengjeseve ose tek perfundimi i tij mbremjeve.

"Nje pjese e madhe e njohurive shkencore dhe atyre historike ndodhen ne volumin e 30-te, Fushat e Arta dhe Minierat e Gureve te Cmuar prej nje nga historianet me te shquar, El-Masidut. Nje veper gjeografike me e sakte eshte fjalori "Muxham el-Buldan' nga El-Hamami (1179- 1229). Kjo eshte nje enciklopedi e vertete, qe duke shkuar pertej kufijve te gjeografise perfshin edhe shume dituri shkencore.

"Ata studiuan, mblodhen dhe pershkruan bime qe mund te kishin disa qellime te dobishme, si ne agrikulture ashtu edhe ne mjekesi. Keto prirje te shkelqyera, te pabarazuara ne kristianizem, u vazhduan gjate gjysmes se pare te shekullit te 13-te nga nje grup prej kater botanistesh. Njeri prej ketyre Ibn el-Baitar perpiloi vepren me te pershkruar arabe rreth ketij subjekti (Botanikes), ne fakt me e rendesishmja per te gjithe periudhen qe nga Dioskoridet deri ne shekullin e 16-te. Ishte nje enciklopedi e vertete rreth ketij subjekti, qe perfshinte te gjithe eksperiencen Greke dhe ate Arabe."

"Abd el-Malik ibn Kuraib (el-Asmai; 739-831) ishte nje arab i devotshem i cili shkruajti disa libra te vlefshem rreth anatomise se njerezve. El-Xhaualiki i cili lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit te 12-te dhe Abd el-Mumin i cili lulezoi ne gjysmen e dyte te shekullit te 13-te ne Egjypt, shkruajten traktate rreth kuajve. Zoologu me i madh midis arabeve ishte el-Damiri (1405) i Egjiptit libri i te cilit rreth jetes se kafsheve "Hajat el-Hajuan" eshte perkthyer ne anglisht nga A.S.G.Xhajakar (Londer 1906, 1908).

"Pesha e autoritetit te respektuar, per shembull ajo e Ptolemeut, rralle i frikesoi ata. Ata ishin gjithmone te etur per te provuar nje teori, dhe ata asnjehere nuk u lodhen se eksperimentuari. Megjithese te motivuar dhe pershkruar nga shpirti i fese se tyre, ata asnjehere nuk do te lejonin nje dogme sic interpretohej nga ortodokset t'u nderpriste rrugen e tyre te kerkimeve shkencore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Orientalisti Francez Dr. Gustav Lebon


"Duhet te sjellim ndermend qe asnje shkence, as ajo e kimise as ndonje shkence tjeter, nuk eshte zbuluar papritmas. Arabet kishin vendosur 1,000 vjet me pare laboratoret e tyre ne te cilat ata kryenin eksperimentet dhe publikonin zbulimet e tyre pa te cilat Lavoisier (te cilit i jepet merita si themelesi i kimise) nuk do kishte qene i afte te prodhonte asgje ne kete fushe. Mund te thuhet pa patur frike per ndonje kontradikte se duke i patur borxh kerkimeve dhe eksperimenteve te shkencetareve muslimane, kimia moderne erdhi ne ekzistence dhe prodhoi rezultate te medha ne formen e zbulimeve te medha, elektricitetin, telegrafin, telefonin, radion, fotografie, kinematografine dhe keshtu me radhe."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Zhozef Hell ne "Civilizimi Arab"

"Ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe tangeteve eshte e lene trashegim brez pas brezi tek Arabet. Epokat e shndritshme te Peurbashit, te Regiomontanusit, te Kopernikut, nuk mund te permenden pa na sjelle ndermend punen pergatitese dhe fundamentale te matematicieneve arabe."



"Adoptimi i shenjes se zeros ishte nje shkalle e rendesise se larte, qe te udhehiqte tek e ashtuquajtura aritmetika e pozicioneve. Me ndihmen e sistemit arab te numrave, metodat elementare te llogaritjes u perfeksionuan; doktrinat e pronave, dhe lidhjes midis te barabartes dhe jo te barabartes dhe numrave primare, katroreve dhe kubave, u zhvilluan; algjebra u pasurua prej zgjidhjes te grades se trete dhe asaj te katert, me ndihmen e gjeometrise dhe keshtu me radhe. Rreth vitit 820 e.r matematicieni al-Khuarizmi shkruajti nje liber rreth Algjebres, dhe trajtimit te saj elementar- e perkthyer ne latinisht- u perdor nga dijetaret Perendimore deri ne shekullin e 16-te."

F.G.Alfalo ne "Ribashkimi i Gjysmehenezes"


"Veprat e Khuarizmit ne artmetike dhe algjeber u perkthyen ne latinisht me emrin Algoridhem (i cili duhej te ishte Algorizem). Emri i tij eshte origjina e emrit Logarithem.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 6:22

Perkthyesit e njohurive shkencore ne mesjete.



Nga shekulli i dhjete, superioriteti intelektual i arabeve(muslimane) u njoh ne Evrope. Kristiani i pare qe hapi driten jeshile per nxenien ishte Papa Silvester i dyte (Gerbert, vdiq 1003 e.r). Ai paraqiti astronomine dhe matematiken arabe, dhe shifrat arabe ne vend te atyre romake. Shembulli i tij u ndoq nga shume, vecanerisht Konstantinus Afrikanus ne shekullin e 11-te, dhe peshkopi Raimond (Raimundo) ne shekullin e 12-te. Me pare se shekulli i 11-te Toledo u be qender per transmetimin e kultures dhe shkences arabe (islame) ne Evrope. Nje numer perkthyesish lulezuan aty. Nder shkollaret, qe u grumbulluan aty nga gjithe Evropa, ishin Gerard of Kremona(1117-1187) dhe Xhon i Seviljes. Perkthyes te tjere te famshem ishin Adelard i Bath, Robert i Cester, Majkell Skot, Stefenson i Saragozes, Uilliam i Lunis dhe Filip i Tripolit. Perkthimet e hershme ishin pergjithesisht ne latinisht dhe disa prej tyre ne gjuhen hebre. Vazhdimesia e perkthimeve behej nga latinishtja ose hebre ne gjuhet e tjera te Evropes.

Shume perkthyes nuk kishin as zoterim ne gjuhen arabe as njohuri te mjaftueshme per temen ne fjale. Ata perkthenin fjale per fjale, dhe kur nuk kuptonin gje, i latinizonin fjalet arabe. Nen mbikqyrjen e Arkdeakon Domeniko Gundisalvi, dhe bashkepunimin e Jehudit Xhohannes ben David, shkolla e arkipeshkut te Toledos radhiti ne latinisht nje numur te madh te punimeve arabe ne shkence dhe filozofi.

Gerard, i cili kujtoi Hunajn ibn Ishak of Toledo, perktheu ne latinisht me shume se 70 libra arabe me subjekte te ndryshme. Ai u lind me 1114 ne Kremona te Italise. Shkoi ne Toledo (Spanje) te mesonte arabisht ne menyre qe te kishte mundesi te perkthente punimet arabe ne latinisht. Gerardi qendroi atje per gjithe kohen dhe vdiq me 1187 ne Toledo, Spanje (Andaluzi). Emri i Gerardit shkruhet ndonjehere dhe si Gherard. Ndermjet perkthimeve te tij ishin pjesa kirurgjikale e Al-Tasrifit te Al-Zahravi (Albucasis, Kitab al-Mansuri i Al-Rzit (Rhazes) dhe Kanuni i Ibn Sines (Avicenna), veprat e Banu Musait, komentimi i Al-Birunit mbi Al-Khuarizmin (simbas te cilit concepti "Algoritem" ka mare dhe emrin), tabelat e Xhabir b. Aflah dhe Zarkalit. Xhoni i Sevilles nen vezhgimin e Raimondit perktheu pune te ndryshme te Avicenes, Kusta ibn Luka dhe Al-Farganit.

Gundislavi perktheu Kitab-al-Nafs (Anima), Kitab al-Shifa (sufficentia) te Ibn Sines, Al-Kulliat (Colliget) komantimin e Ibn Ruzhdit (Averroes) mbi te. Italiani Plato nga Tivoli, Maikell Skotus, Roberti i Cesterit dhe Hermanus Allemanus (Teutonicus) kane qene disa perkthyes te tjere te famshem te shekullit te trembedhjete. Ata lulezuan ne Tarragone, Leon, Segovia, Pamplona, dhe qytete te tjera veriore te Spanjes. Ne kete menyre dija spanjolle arabe penetroi neper Evrope. Ajo kaloi nga Toledoja neper Provenece dhe rruget Alpine te Lorraines, Gjermanise, Evropes Qendrore dhe Anglise.

Adelardi i Bathit ishte i pari nga nje seri e gjate te shkollareve arabe ne Angli te cilet udhetuan shume ne kerkim te librave arabe. Adelardi lindi me 1075 ne Bath, Angli. Ai studioi dhe dha mesim ne France dhe vizitoi Sirine, Siciline dhe Spanjen para se te kthehej ne Bath. Ai u be nje mesues i mbretit te ardhshem Henri II. Adelardi vdiq me 1160. Ai perktheu vepra te ndryshme ne Matematike dhe Astronoomi. Midis veprave me te rendesishme qe ai perktheu ishin tabelat Astronomike te Al-Maxhritit (1126). Adelardi po ashtu beri edhe nje perkthim latinisht te elementeve Euclidiane nga burime muslimane. Po ashtu ai perktheu tabelat e Al-Khuarizmit si dhe pune te tjera mbi abakusin dhe astrolabin. Vepra e tij 'Quaestiones naturales' permban 76 diskutime shkencore qe e kane origjininen ne shkencat muslimane.

Sicilia dhe Spanja ishin dy dyert kryesore te futjes se civilizimit arab (islam) ne Evrope. Dy "Sulltanet e pagezuar" te Sicilise, Roxher II dhe Frederiku II, Hohenstaufen, ishin padronet e kultures dhe dijes arabe. (Prezenca muslimane ne Sicili filloi me 827 C.E., dhe vazhdoi per me teper se 250 vjet, duke mbaruar me 1901 C.E.). Nga Sicilia frytet e shkencave islame dhe kultures u shperndane neper Itali permes Alpeve, Lotharingise (Lorrene), Liege, Gorze dhe Kolonjes. Porta tjeter ishte Spanja permes se ciles shkenca islame penetroi tutje Pirreneve ne Perendim dhe Jugperendim te Frances.

Orientaliste te ndryshem evropiane si Mirabili, mbasi benin udhetimin e tyre ne vended muslimane, ngeleshin aq shume te impresionuar saqe me kthimin e tyre ne atdhe inkurajuan studentet e tyre qe te linin shkollat evropiane dhe te shkonin ne ato arabe dhe kjo gje solli shume rezultate. Ne fillim te shekullit te trembedhjete, Evropa Kristiane po mesonte mjekesi, matematike, fizike, kimi dhe astronomi, nepermjet studenteve qe ktheheshin mbrapsht nga universitetet e Kordoves, Toledos, Seviljes dhe Granades.

Konstandini afrikan, udhetoi per tridhjet vjet ne tokat muslimane dhe studioi nen shume mesues arabe (muslimane) Ai perktheu pune te ndryshme arabe ne latinisht. Konstandini organizoi shkollen e pare mjekesore ne Salernos. Kjo u vazhdua me hapjen e shkollave ne Montpelier dhe Paris. Duke ditur se te gjitha veprat shkencore shkruheshin ne arabisht, shume universitete dhe shkolla Evropiane, perfshi ato te Toledos, Narbonnes, Napolit, Bolonjes dhe Parisit, ofronin arabishten si gjuhe per tu mesuar ne menyre qe te shpejtonin procesin e transmetimit te dijes arabe (muslimane).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore  Empty Re: Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi