Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Valentina Dafa 		 	  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Valentina Dafa 		 	  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valentina Dafa

2 posters

Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:17



Valentina Dafa


Valentina Dafa

Valentina Dafa lindi në Fier më 5 Maj 1971. Mësimet e para i mori në shkollën 8-vjeçare "Koli

Dimo" Frashër dhe më pas kreu gjimnazin në shkollën "Adem Vrapi" Roskovec. Përfundon

studimet universitare në Shkodër, në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.Ka punuar në

arsim për disa vite dhe më pas e në vazhdim në Bibliotekën Publike Fier.

Identiteti krijues: Vellimi i parë poetik "Nëse një ditë" botuar në Shkodër në 2000 dhe më pas

"Digjem mes tingujsh", poezi, botuar në Prishtinë në 2005. Në proces botimi

"Kilometrat s`janë lamtumirë" poezi, Tiranë .

Është prezantuar në jetën kulturore të qytetit herë pas here në aktivitete të natyrave të ndryshme

duke lënë gjurmë në kujtesën e gjithkujt për punën krijuese. Ka marë pjesë në takime poetike

brenda dhe jashtë Shqipërisë duke përcjellë zërin femëror në botën e bukur të artit. Gjithashtu

shpesh e pranishme edhe në faqet e shtypit letrar.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:17

NËSE NJË DITË



Nëse një ditë,

udha na bashkon,

Ëndërr e çelur,

mbajtur në lak,

Do të çliroj nga kjo skllavëri,

do të lëshoj,

të më skllavërosh ti , tani.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:17

NJË ÇAST



Degët e shelgut ,

fshehën fytyrën e fjalës.

Fjala u dogj.

U dogjën buzët.

Fryma u tha.

Shpirti mbeti nudo…

S`kërkoi të fshihej

Eci, ashtu ,

Sa mori ngjyrën e ëndrrës

Pasqyruar në ujrat e liqenit,

Në ujrat blu.

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:18

PËRGJYSMË



S`i ka shpëtuar ende shpirti,

vuajtje e mallkim,

plasaritur prej ere, rrahur që fëmijë?

Ylberi i shpresës s`është varur,

Jeta në çdo hap kris,

Pasqyrë e thyer me cepa buzëqeshjesh.

…u ndaka loti.

Vazhdoj të ec, rrëzuar-ngritur

Udhës së fatit tim,

Lagur përgjsmë, përgjysmë ngrirë…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:18

E ZAKONSHME



I zakonshëm spektakli i pemëve lakuriqe

Trotuaret e lagura,

këmbët e përbaltura.

Nga shqetësimi i kotësisë,

Meridian dridhjesh

Përshkojnë trupin tim.

Psherëtij!

Unë dhe koha,

mëse të zakonshme në këtë fund dimri.

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:18

PAGJUMËSI



Jashtë kacafyten

shërbëtorët e dimrit,

kacafyten në vargjet e mi,

gazi, trishtimi.

Trazimi i kohës,

i shpirtit,

Më mban zgjuar.

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:19

REDAKTORIT



Redaktor ,

të lutem, kujdes!

Poezia ka shpirt, qan-qesh.

Sy të magjishëm ku lodrojnë ylberët,

Buzë të ëmbla që puthen…

Poezia është magji,

Ëngjëll, djall.

Kujdes!

Me sopatën tënde të mrehtë,

mos e krasit degën e njomë!

Kujdes në gishta,

hiqi veç thonjtë!

Poezia ka shpirt.

Qan.

Kujdes!

Mos ia zë diellin,

Lëre të qeshë!


Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:19

PO DIGJET BOTA



Po digjet bota, po mbytet.

Po i thahen eshtrat,

po tkurren qelizat në pranverë,

pulsi damarëve u shmanget,

jetojmë pa perëndi në qiell.

E vranë perëndinë,

Si erë pa formë endet gjithkund,

përkëdhel butë, qëllon me shuplakë…

erë e paqtë, erë e marrë.

Po digjet bota!

Ku po shkojmë vallë?!

Ferri-parajsa , të dy rivalë.

Njeri!

Hidh hapin drejt spektrit të dritës!

Jepi trajtë perëndisë,

Botës…

Pas një eklipsi,

pranvera të zgjohet.


Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:19

ENDET GJITHKUND



Në trotuaret e qytetit,

endet shqetësimi njerëzor,

I harruar, i vrullshëm…

Në retinën e syve vishet-zhvishet.

Si hije e pandarë ecën me kohën,

s`ka nevojë për guidë.

Përzihet në palcën e eshtrës së jetës,

Si nyje lidhëse

mes shpirtit dhe ndjenjës.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:20

IKËN PËR RINGJALLJE



Ikën njerëzit të vrarë,

Të ngrirë në akullnaja frike,

Të arnuar në shpirt me shpresë…

Ikën- loti i nënave djeg.

Mbetën embrione të përcëlluara,

duke i dhënë ngjyrë kohës…

Sot ranë këmbanat,

u dogj akulli i frikës,

koha ndërroi ngjyrë…

Ranë këmbanat për ringjallje,

do të bien sërish për përsosje…

Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 13 Sep 2010 - 9:20

SONTE



Sa dashuri u puthën sonte.

U prek dhe murgesha e zbehtë e Migjenit,

Bethovenin përqafuan të dashurit,

Humbi pesha e kanunit…

Jetë e zbrazët hyri në oaz.

Sonte ëngjëjt u bënë djaj.

Botë e marrë gjithë epsh.

Dashuria dogji një murgeshë,

Sonte…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:30

As nё tingullin e heshtjes



Shtёpi e vjetёr nuk ёshtё mё,
as mё e reja qё ndёrtuam me dhimbje.
Me koren e bukёs gjysёm tё ndarё,
(gjysmёn pёr ne dhe gjysmёn pёr tё)
tё gjithё bashkё...
...Mё vijnё nё kujtesё,
duart e gjakosura tё atit tonё
dhe lodhja qё fshihte nёn buzёqeshje,
rritej e lidhej ndёrtesa
me dashurinё,
me shpresёn,
e njё dite pa vuajtje...
Shtёpi e vjetёr nuk ёshtё mё.
Tё vjetёr prindёrit tani,
duart e tyre tё rreshkura
tespihet numёrojnё,
si ditёt...
I shoh,
as nёn tingullin e heshtjes
s`ia numёroj dot,
thinjat fisnike-gjithё dashuritё ...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:30

Aty,
Ku i fundit, ekualipsi i rrudhur dha shpirt,
ende ndihen zëra,
fryjnë erëra përzier me melodi.
Fosforet e gurëve belbëzojnë
pëshpëritje abetaresh.
Themel që s`mbetet kurrë i zhveshur.
Pesha e prekjes së kujtimeve,
sot,
s`matet dot,
as me fjalë,
as me mallin e mesuesit tim,
që u thinj nga porta deri këtu.
Zbritur nga vitet…
janë të gjitha pak…
Një ditë vjen kuptim i së tërës,
si sot.
Zogjtë kthehen në pemën e parë,
vallëzojnë mes përkëdheljesh,
me melodinë e moteve, stafetave,
lexojnë mbi thinja gjurmën.
Jeta bëhet hartë…
Mesuesi-legjendë-ikonë.
Në përthyerjet e kohës,
…këtu,
ku ekualipsi i rrudhur, i fundit dha shpirt,
fosforet e themeleve belbëzojnë
pëshpëritje abetaresh,
me zërin tonë.
Për të kurorëzuar ty,
mësuesi im,
fosfori i gurëve të vendlindjes
shkëlqen sot…
në medalje
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:31

DITA E TË MOSHUARËVE

Mikrobotё,
ngrohtёsi e hutuar
vuan me buzёqeshje.
Mikrobotё,
njё lotë
ma nis nё rrudhat e pavetëdijes,
nё statuja tё mekura
tё moshёs plakbebe,
ku gjyshja mё vjen nё kujtesё,
me rruazaret nё duart e dridhura,
dhe pёrrallёn: Na ishte njё herё…

…fёmijё i rritur,
nё udhёn drejt tyre,
shpirti mё bёhet humnerё,
tek ndjek sytё e sime mёje
me perёndim tё verbёr,
dhe tim atё qё prej dore e merr.
Njё lotë,
vuan me buzёqeshje…
Sot …
1 Tetor 2009
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:31

UNE, ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE

Zëri i padeshifruar i kohës moderne
jam unë,
racionalja e qindarkës së fundit,
që s`mund ta fyej origjinën.
Koha dhe mendja është kapitali im.
Prej pamundësisë thërras unë
Përgjigjem unë
As ty s`mundem të të them…
Me molepsjen e botës
asgjë nuk shijohet…
hibridizimi-farë e keqe, skamje…
skamje fodulle mbi sofra të gabuara,
skamje palaço që më zgërdhihet nën hundë
me fytyrën e atij që di të shtyp me monedhë
injorancën e vetë
di të përçmojë djersën e urinë e argatit,
di të zhytet në jetën boheme,
dhe epshet t`i laj me flori…
Deri kur më?!
Ai që dikur mallkoi ditën e ngjizjes,
Sot u bë më “i mirë”, sesa unë…
Jetojmë në kohë “moderne”…
Gjykoj duart e mia pse më dridhen
kur më janë brazdur nga punë të rëndomta,
gjykoj mendjen pse x e y e mban në strehë
dy të panjohura, si dy sytë memecë…
Art i ri, për besë!
Mos kërko të ndërrosh natyrën, o njeri!
Dihet që biri s`ecën në të njëjtën trajektore evolimi
Por dihet dhe djepi, dhe loti i fundit…kahe segmenti…
Jam zëri i padeshifruar i kohës moderne
Që s`mund ta fyej për asnjë çast origjinën…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:31

REGËTIMAT E DITËS ME SHI

Mё lёndon qyteti i mbytur nё shi,
me ёndrrat e zgjuara pas xhamash.
Hieroglifet e filxhanёve
transkriptojnё vashat,
bredhin kujtimeve me melodi mallesh.
Djemtё pёrqeshin vetveten

nёn tymin e cigares
Nё afshin e gotёs dhe vatrёs

thashethemisen pleqtё.
Pёr dreq!
Era e brumit tё pjekur
me naze grash,
ngre qejfe pa kohё,

e pa moshё.
Asgjё s`kupton,

si ndodh!
… Mё gёzon qyteti i mbytur nё shi.
Gjithçka ka kohё pёr dashuri…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:32

ASGJË E RASTIT

Në rrugët e rrahura
s`ndodh asgjë e rastit
Heroizmi i mbijetesës së një dite
fiket e ndizet si xixëllonjë
Asgjë s`të entuziazmon.
Shenjat e kiametit
të mbërthejnë në gjysmë të buzëqeshjes,
në gjysmë të udhës ku nuk sheh asnjë strehë…
Çoroditen dhe shirat…
Asgjë s`të entuziazmon.
S`këndellet më njëriu

pas romancash
Në krematorium skuten ëndrrat,
ëndrrat e mbarsura si një ditë vere…
E në ndodhtë të të prekësh ndonjërën prej tyre,
shirat ta zhbëjnë ndër duar…
Shirat e pangopur që s`janë të rastit,
në këtë stinë të shkurtër drite…

Në rrugët e rrahura

s`ndodh asgjë e rastit…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:32

CIKËL DITE NË QYTETIN TIM

Mirmëngjes!
Qyteti im
Shpërfillje,
indiferenca thërrmohet në hapat e shpejtë,
në të njëjtat rrugë, me të njëjtat pamje,
ku përditë kërkohen dhe shkruhen fate.
Një hap para, një pas…
Zhbëhen ëndrrat,
mbyten në ujrat e syve…
S`është as mesditë…
Si duhet ecur?
Një kafe e zezë, si zitë e një jete,
në fytin e zbrazur një ngushëllim
për të pathënat.
Duel me lotin që përpëlitet
Duel dhe sfidë…

Mirdita qyteti im!
Kështu duhet thënë për të thirrur veten,
në faltoren më të afërt në një rrëfim.
Ndoshta, ora e lig e mospasjes ndërron udhën
të frymojmë unë dhe ti, lirisht.
Në kujtesë janë fshehur formulat,
mbi kokë një sferë më kujton,
se digjem nën të po nuk eca,
se mblidhet nën hi e sotmja.
Po c`duhet bërë?!
Mirmbrëma qyteti im!
Nën pelerinën e zezë të natës
këlthasin lakuriqët …
mblidhet macja `bri vatrës…
Njeriu si bosht duhet ngritur,
të humbasë horizontalja.
Duhen shprishur bardhësitë e fletëve,
Projektet duhet të kapërcejnë pamundësinë
Mos të kryqëzohen gishtat përjetshëm në hutim.
Mos hesht o njeri!
Mos thuaj: Natën e mirë!
Kur natë gjithë drita e ditës ka qenë…

Natën e mirë qyteti im!
Një ëndërr më rrëmben përmbi trishtim.
Dua të fle, së paku mos të humbas të vetmen dritë
që më bën të zgjohem nesër sërish…
Një motiv…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:32

Himarё
2009

Era shuplakё brigjet
Vajton mozaikёt e humbur shiu
Ninulla dashurish me djepin pёrmbysur
Hutimi mashkullor
ravijёzon nё çdo udhё.
Kanё humbur lisistratat,
hёnёzat me gjurmё nё kujtesё
I murosёn …
Grahmat e stinёs
vijnё nga sytё e trishtё tё platesё
Era na shuplakё fytyrёn

me muzgun e thyer…
S`ёshtё e diel
liturgjia tё na kёnaqё sё paku syrin
Nё udhёt e zhveshura
kryqёzohet ulёrima jonё
me ulёrimёn e erёs mbi det…
Bukuri e ftohtё
Himara nё fundvjeshtё
Kriset nga çaji i ngrohtё
nga ne, mysafirёt rastёsorё…
Petku dimёrorё
dhjetor 2009
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:33

KILOMETRAT S`JANË LAMTUMIRË

Kilometrat s`janё humbje
Ikja s`ёshtё lamtumirё
Po mos tё ishin tё bukura pritjet
Shpresat do tё urrenin deri nё gjak
Ti nuk mё thirre,
Unё erdha
Shiu ngriu mbi gjeth`
Mos tё lagej shpirti.
U ktheva…
Mё ndoqёn pas trёndafilat e mallit tёnd
Me postulatin:
“Tё kam borxh njё jetё!”
Po kilometrat s`janё humbje
Ikjet,
jo gjithmonё janё lamtumirё…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:33

KLITHJE PËR TY

Më duket sikur do të vdes prej mallit,
pa zërin tënd,
Veç me një kod të mistershëm në gjak,
që njohim unë dhe ti.
Malli im,
që s`njeh vlerë numerike!
Mos i kthe në pikëllim ditët e mia,
si baladë vjeshte.
Në rënkimin mbi pasqyrë,
mos të dyzohen shirat,
rikrijo arkitekturën
e së nesërmes…
O, klithje për ty!
E djeshmja
vetmi gruaje…

Klithje për ty.
Më duket sikur do të vdes prej mallit.
çdo çast të dua edhe më shumë
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valentina Dafa 		 	  Empty Re: Valentina Dafa

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi