Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

3 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 19 Dec 2010 - 11:40

First topic message reminder :


Sergei Aleksandrovic Esenin ishte nje poet i famshem lirik rus. (3 tetor 1895-28 dhjetor 1925)

U lind ne fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, ne nje familje fshatare ruse. Ende femije filloi te jetonte me gjysherit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshen 9 vjecare. Ne moshen 17 vjecare, kur nisi te konsiderohej nga te afermit e vet si nje mrekulli e letersise, levizi drejt Moskes ku u regjistrua ne Universitetin Shteteror te Moskes si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas nje viti e gjysem.
Poezia e tij e hershme frymezohej nga folklori rus. Ne vitin 1915 shkoi ne Shen Peterburg ku zuri shoqeri me poete si Aleksander Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirenjohur ne qarqet letrare te ketij metropoli rus. Ndihme te jashtezakonshme ne promovimin e karrieres se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mesoi formen poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin.

Ne vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe nje vit me vone “Rituali i vdekjes”. Permes poezise se tij te mprehte rreth dashurise dhe jetes se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i dites.


I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra ne dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njepasnjeshme.

Martesa e tij e pare u be me 1915 me nje bashkepunetore te tij ne shtepine botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilen beri nje djale, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq ne nje gulag (kamp perqendrimi dhe pune te detyruar) sovjetik ne vitin 1937.

Ne gusht te 1917 Esenin realizon martesen e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilen pati dy femije, vajzen Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vit me vone u be nje matematicien dhe statisticien i famshem ne SHBA...


Ne vjeshten e vitit 1921, ndersa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinen e famshme amerikane me banim ne Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), nje grua e jashtezakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnje fjale rusisht, nderkohe qe Esenin nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Ata u martuan ne 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bejne muajin e tyre te mjaltit ne nje turne neper Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ne kete periudhe te jetes varesia e Esenin nga alkooli kish dale jashte cdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi manine e shkaterrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene ne shenjester te botes se gazetave ne mbare boten. Keshtu, martesa me balerinen Dankan zgjati per nje kohe te shkurter dhe ne maj te 1923 Esenin u rikthye ne Moske.


Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te ne nje ceremoni te thjeshte civile, megjithese eshte i njohur boterisht fakti qe ai nuk arriti te marre kurre divorcin nga Isadora Dankan.

Nje tjeter e dashur e poetit ne kete periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetes se saj mbi varrin e Eseninit nje vit pas vdekjes se tij.

Ndersa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijne e rendohen ai ben edhe nje femije illegal, djale, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurre atesine atij femije.

Dy vjetet e fundit te jetes se Esenin jane te mbushur me crregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikerisht ne kete periudhe ai krijoi poezite me te famshme te tij.

Ne pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se ciles ishte gjigandi i letersise ruse dhe boterore, Leon Tolstoi.


Ajo u perpoq qe t'i rrinte afer dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte teper vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar per kurim nje mujor ne nje klinike psikiatrike.
Ndersa del nga klinika vetem per disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damaret dhe me gjakun e tij shkruan poezine e Lamtumires dhe te nesermen ne mengjez gjendet i vetvarur ne tubat e ngrohjes ne tavanin e dhomes se tij ne Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjec.

(Ka te dhena qe ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardheshme) dhe u kamuflua si vetvarje e Eseninit.)

Edhe pse nje nga poetet me te medhenj te Rusise, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetem pas vitit 1966 poezite e tij u rifuten ne qarkullim ne BS.
Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerez ne tere boten dhe shume nga poezite e tij jane kthyer ne kenge popullore ruse.
Vdekja e tij e parakoheshme, antipatia qe kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerezit e zakonshem dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin ne nje figure popullore mitike.

Esenin prehet ne Varrezen Vagankovskoje te Moskes. Varri i tij zbukurohet nga nje skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant qe ka njohur Rusia.



Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:50

Mu shua ç'do gjë...

Mu shuan ëndrrat dhe çdo gjë,
Që desha fort në këtë jetë,
Vuajtjet e mia një nga një,
E mbushën plot zemrën e shkretë.

Nga shqote e fatit tim të zi,
U vyshkën lulet në kurorë
Jetoj i zhytur në vetmi
Dhe pres të vijë e fundit orë.

Ashtu si gjethja që s'ka fat,
E mbetur vetëm në degë hije
Ashtu dhe zemra ime e ngratë,
Jeton me drithëma ftohtësie.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:50

Plaku...

Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:50

Mbromë mua, talismani im...

Mbromë mua, talismani im
Mbromë mua në ditë zjarrta
Në ditë të thëna, të dallgëta
Ti mu dhe në ditë mjerimi.

Kur oqeani ndër mendim
Përreth meje të shkrepë oshëtimë,
Kur shtrëngata të shpërthejë retë, -
Mbromë mua, talismani im.

Dherave të huaja në vetmi
Në gjirin e prehjes mërzitëse
Në kushtrimin e ndeshjes flakruese
Mbromë mua, talismani im.

I shenjti i ëmbli mashtrim
I shpirtit të yllit magjik
Ja u fsheh, u shndrua trik...
Mbromë mua, talismani im.

Por kurrë dhimbja e zemrës time
Nuk do të groposë kujtime.
Lamtumirë shpresë; fli dëshirë;
Mbromë mua, talismani im.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 7 Apr 2011 - 10:33

Fishkëllin era, erë e argjendtë,
Nën të mëndafshin zhurmim të dëborës.
Hera e parë që kaq me vëmendje
Vehten po shoh, si në shputë të dorës

Tutje dritares, veç lagështirë.
Unë s’mërzitem. Brenga mëu shua.
Ndonëse më rrodhi aq e vëstirë,
Jetën e desha, prapë unë e dua.

Sa shoh një femër pakëz lozonjare,
Dridhem i tëri, ethet më kapin!
Sa shoh një trojkë, lëshohem përpara,
lart i kërcej e nuk di ku mbaj vrapin.

O lumturi, o gëzimet e mia!
Toka dhe vetë i do njerëzit të lumtur.
Kush gjithë dhëmbje qan si fëmia,
Duket, jo larg, një gëzim e ka humbur.

Jeta do marrë ashtu si të vijë,
Lehtë dhe thjeshtë, pa vrarë fort mendjen,
Ja pse, çapkëne, tej mbi korie,
Fishkëllin era, erë e argjendtë.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Aristogata Fri 14 Jun 2013 - 10:30

Sergei Esenin eshte nje nder poetet e mi te preferuar ,gjithmone letersia ruse ka ditur te nxjerr artiste te niveleve te tilla,thjeshtesisht unik !
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Sergei Aleksandrovic Esenin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi