Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Pablo Neruda

4 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:26

First topic message reminder :

Trup gruaje

Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetëm si një tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
për te mbijetuar te mora ty si një arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

tani mbaroj ora e hakmarrjes e une te dua
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi që s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja që s'iken kurre nga une.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:22

Sa...

Sa e bukur që qe ëndrra,
Aq neveritës është realiteti!
Çorbë-çorbë m’u bë mëndja
Ah,ëndrrën kush ma treti!

Ma treti,ma humbi,ma çbëri
Realiteti?Ky dreq i neveritshëm?!
Ta dini,ta dini ç’më bëri?
Më ndau me miken:sa frikshëm!…
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:22

Toka tek ti

E vogel
trendafile,
trendafilke,
nganjehere,
ashtu e vockel dhe lakuriqke,
me dukesh
nje dore
e ashtu mund te te perfshij
e ne buze te te coj,
po
menjehere
kembet e mia prekin te tuat dhe buza ime, buzet e tua,
je rritur,
te ngrihen shpatullat porsi dy kodrina,
lodrojne gjinjte e tu ne gjoksin tim,
krahu im zgjatet sa te ta permbledhe
vijen e holle te belit si henez e re:
ne dashuri si uji i detit je leshuar:
mezi i perfshij syte me te pafundem se qielli
e perkulem te puth token mbi buzet e tua.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:23

Sonet i ri per Helenen

Kur të plakesh, vogëlushe (Ronsardi ta ka thënë)
Do kujtosh vargjet që të kam recituar
Të butët gjinj të trishtur që femijëve ju kanë dhënë,
Ato sythe të fundit të jetës tënde të mbaruar.

Do jem aq larg sa duart e tua si dyllë
Do lërojnë kujtimin e rrënojave time xhveshur
Të kuptojnë se mund të bjerë borë në pranverë
Dhe se bora e pranverës bie më e dendur.

Unë do jem aq larg se dashuria dhe dhimbja
Që më parë ti derdhja në jetë amfora të plota
Ishin të dënuara të vdisnin në duart time...

Dhe do jetë vonë se më iku adoleshenca
Vonë sepse lulet veç njëherë japin esenca
Dhe sepse ndonëse më thërret do jem aq larg...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:23

Kenge dites se lumtur

Këtë herë më lini të jem i lumtur
nuk ka ndodhur gjë askujt,
nuk jam askund,
ndodh që jam i lumtur
deri në këndin më të thellë të zemrës

duke ecur,duke fjetur o duke shkruar
ç’të bëj,jam i lumtur.
jam më i shfarosur sa bari në lëndina
lëkur rudhur si një pemë e zhubrosur
nën ujë ,zogjtë majave,
deti si një unazë rreth belit tim
prej buke dhe guri,e bërë toka
ajri këndon si një kitarë.

Ti në krahun tim mbi rërë,je rërë,
ti këndon dhe je këngë.
Bota është sot shpirti im
këngë dhe rërë,bota sot është në gojën tënde,
më lini në gojën tënde dhe mbi rërë
të jem i lumtur
të jem i lumtur sepse po,
sepse marr frymë dhe sepse merr frymë,
të jem i lumtur sepse prek gjurin tënd
dhe më duket sikur prek lëkurën e kaltër të qiellit
dhe freskinë e saj.
Sot më lini të jem i lumtur me ajrin dhe tokën,
të jem i lumtur me ty,me gojën tënde,
të jem i lumtur.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:24

Kenge e deshperuar...


...Oh grua, nuk di si munde të më mbash
në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu.
Më e t’merrshmja dhe e shkurtra qe dëshira ime për ty
më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.


Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua
përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë
Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura
oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur
oh, përqafim i çmendur shprese e force,
në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.


E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar në buzë
Ky qe fati im e më shtegtoi dëshira ime
me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të qe anije, mbytje


I braktisur si skelat në agim
vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar
Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg
Është ora të nisem, Oh i braktisur.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 14:24

Mund të shkruaj...


Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”

Era e natës sillet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.

Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.

Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 7 Apr 2011 - 10:18

Ngadalë vdes

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 7 Apr 2011 - 10:39

Keshtu te dua

Nuk të dua sikur të ishe trëndafil kristali apo topaz
Ose shigjetë e karafiltë që përhap zjarri;
Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura
Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit.

Të dua si bima qe nuk lulëzon dhe mban
Brenda saj fshehur aromën e atyre luleve;
Falë dashurisë tënde jeton në errësirën e trupit tim
Esenca e aromës që buron nga toka.

Të dua pa e ditur se si, kur dhe ku,
Të dua drejtëpërdrejtë pa probleme apo krenari:
Të dua kështu, sepse unë nuk e di ndryshe.

Pra, në këtë mënyrë ku sjam dhe nuk je,
Kaq afër sa dora jote mbi gjoksin tim është imja,
Kaq afër sa mbyllet sytë e tu në gjumin tim.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Emona Sun 24 Jun 2012 - 10:11

Ketu te dua

Ketu te dua.
Ne pishat e errta qe era ngaterron
Ndricon hena mbi ujrat e vrullta.
Pershkruhen dite te njejta qe ndjekin njera-tjetren.

Mjergulla shkrihet ne figura kercimi.
Nje pulbardhe argjendi shkeputet nga perendimi.
Ndonjehere nje vele. Larte, lart yje.

Ose kryqi i zi i nje anije.
Vetem.
Ndonjehere me kap agimi, dhe i njome eshte madje edhe shpirti im.
Tingellon, e ritingellon deti i larget.
Ky eshte nje port.
Ketu te dua.

Ketu te dua dhe me kot horizonti te fsheh.
Po te dashuroj midis ketyre gjerave te ftohta.
Ndonjehere puthjet e mia shkojne mbi ato anije te renda,
qe vrapojne neper det atje ku nuk arrijne.
Shikohem qe tashme i harruar si keto spiranca te vjetra.
Moli eshte akoma me i trishte kur e prek mbremja.

Jeta ime stermundohet me kot e uritur.
Dua ke nuk kam. Ti je kaq e larget.
Merzitja ime lufton me perendimet e lehta.
Por nata arrin e fillon e palevizshme.
Hena rrotullon shiritin e saj te endrrave.

Yjet me te medha me shohin me syte e tu.
E sepse une te dua, pishat ne ere,
duan te kendojne emrin tend me fletet e tyre.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Anakonda Sun 24 Jun 2012 - 21:36

i e di se si është kjo:

nëse unë vështroj

në hënën e kristaltë, në degën e kuqe

të vjeshtës të ngadaltë në dritaren time,

nëse unë prek

pranë zjarrit

hirin e imët

ose trupin e rrudhosur të drurit,

gjithçka më sjell tek ty,

sikur gjithçka që ekziston,

aromat, dritat, metalet,

të ishin anije të vogla

që lundrojnë

drejt atyre ishujve të tu që më presin mua. E pra tani,

nëse pak e nga pak ti ndal të më duash,

unë do të të ndal të të dua pak e nga pak.

Nëse papritmas

ti më harron

ti do të ndalësh të më kërkosh

sepse unë do të të kisha harruar tashmë. Nëse e mendon gjatë dhe marrëzisht,

erën e flamujve

që kalon përmes jetës time,

dhe ti vendos

të më lësh mua në bregun

e zemrës ku i kam rrënjët e mia,

mos harro

se atë ditë.

se atë orë,

unë do të ngre krahët e mi për fluturim

dhe rrënjët e mia do të çrrënjosen

në kërkim të një toke të re. Por

nëse çdo ditë dhe,

çdo orë,

ti e ndjen se je fati im dhe unë jam fati yt,

me buzëqeshjen që s'të shqitet,

nëse çdo ditë një lule

ngjitet në buzët e tua duke më kërkuar,

ah dashuria ime, ah vetja ime,

tek unë është kthyer rishtaz zjarri,

tek unë asgjë s'është fikur dhe as harruar,

dashuria ime ushqehet prej tëndes dashuri, e dashur,

dhe deri sa ti të jetosh do të jetë në krahët e tu

shtrënguar e lidhur pazgjidhshëm me të mitë
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Anakonda Sun 24 Jun 2012 - 21:37

Unë dua që ti të dish
diçka.

Ti e di se si është kjo:
nëse unë vështroj
në hënën e kristaltë, në degën e kuqe
të vjeshtës të ngadaltë në dritaren time,
nëse unë prek
pranë zjarrit
hirin e imët
ose trupin e rrudhosur të drurit,
gjithçka më sjell tek ty,
sikur gjithçka që ekziston,
aromat, dritat, metalet,
të ishin anije të vogla
që lundrojnë
drejt atyre ishujve të tu që më presin mua.

E pra tani,
nëse pak e nga pak ti ndal të më duash,
unë do të të ndal të të dua pak e nga pak.

Nëse papritmas
ti më harron
ti do të ndalësh të më kërkosh
sepse unë do të të kisha harruar tashmë.

Nëse e mendon gjatë dhe marrëzisht,
erën e flamujve
që kalon përmes jetës time,
dhe ti vendos
të më lësh mua në bregun
e zemrës ku i kam rrënjët e mia,mos harro
se atë ditë.
se atë orë,
unë do të ngre krahët e mi për fluturim
dhe rrënjët e mia do të çrrënjosen
në kërkim të një toke të re.

Por
nëse çdo ditë dhe,
çdo orë,
ti e ndjen se je fati im dhe unë jam fati yt,
me buzëqeshjen që s'të shqitet,
nëse çdo ditë një lule
ngjitet në buzët e tua duke më kërkuar,
ah dashuria ime, ah vetja ime,
tek unë është kthyer rishtaz zjarri,
tek unë asgjë s'është fikur dhe as harruar,
dashuria ime ushqehet prej tëndes dashuri, e dashur,
dhe deri sa ti të jetosh do të jetë në krahët e tu
shtrënguar e lidhur pazgjidhshëm me të mijtë
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi