Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NEBIH BUNJAKU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NEBIH BUNJAKU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NEBIH BUNJAKU

2 posters

Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:57

Nebih Bunjaku

Të shkruash për një poet të mirëfilltë,nuk është e thënë të shkruash fjalomadhi,as nuk është e thënë të vargisësh shkrime të gjata.Poetit i bënë nderë dhe afirmim,nëse arrinë të e përshkruash ashtu
si ai është vërtetë.Vlerat e krijuesit nuk varen nga sasia e veprave të shkruara,por nga shija që lënë ato tek lexuesit.Te Nebih Bunjaku gjejmë të dyja,edhe sasinë
e veprave të mjaftueshme të veprave të tij,edhe shijen që do ta ndjejë lexuesi i mirëfilltë.Poezia eNehbiut është ikonë të cilën ai vet,por edhe lexuesi e prekë,e ledhaton,
e ndjenë,flet me te.Poeti Bunjaku me penën e tij është mjeku që di të shëroi pacientët lexues,me poezinë e tij si bar shërues popullor.Ai mes lirikës së vet njeh dhe takon gjëra që ndoshta i ka ëndërruar
që moti,por që edhe tani ia prishin ëndërren,zgjohet shpejt dhe me penën e tij vënë në sirtar thesaret.Poezia e Bunjakut është marshimi më i shpejtë i shpirtit,mes të cilit njeh dhe takon shumë gjëra,që
ndoshta lexuesit për momentin as që i kanë ëndërruar.Te poezia e Bunjakut nuk gjejmë pësime,herë-herë ai duket se është vonuar pakëz,por e tëra kjo ka arsyet e veta:Ai
sikur i ngjanë udhëtarit që ulet të bëjë pushim të shkurtër në një stacion pritjeje,por gjatë atij pushimi ngarkohet energji dhe lëron
begati.
Nebih Bunjaku është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.
Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi.
Ka botuar këto vëllime me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë buzësh 2008. Ky është libri i gjashtë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës, Dega në Kosovë.
Jeton në Prishtinë.Poezia e Nebih Bunjakut është poezi e prushit të madh,e ngarkuar me vlera shpirtërore dhe lirikë kombëtare,që kur lexuesi i vemendshëm gjenë në
shkrimet e tij dashurinë dhe rrespektin për këtë poet të kohës,që din të hap gurra lumenjësh që freskojnë botën shpirtërore të lexuesit.Eh,për Nebih Bunjakun ne mund
të shkruajmë shumë,por prap nuk mund të rrumbullaksojmë të bëmat e tij me vështrime si ky,ne nga
zemra i dëshirojmë një udhëtim të mbarë në qiellin e krijimtarisë së tij.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:58

DIELLI PRAPA GRILAVE

Që një shekull dielli në burg
na pat lënë në dritë të hënës
lot e gjak na shkuan çurg
nën këmbë njerke pa gji t’nënës

vonë nga retë kur doli dielli
n’shpirt buzëqeshja na lulëzoi
ëndrrës së jetës iu zgjidh filli
kroi i lotëve n’burim shteroi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:58

RRUGËS SË DIELLIT

Shaban Palluzhës

Dardania kur digjej flakë
nga piromanët e tërbuar
asnjë i ri plak as plakë
s’donte vatrën për ta lëshuar

nëpër krisma dhe acar
dielli shahej veç sllavisht
zemra eshkë ndizej zjarr
gjoksi hapej martirisht

e me armë rrugës së diellit
nuk e braktisi Dardaninë
meteor Shaban Palluzha
shumë e deshi Ilirinë

të lajthiturve nga drit’e hënës
përbetuar në yll të kuq
mos lejoni u tha në Besianë
lot e gjak t’na shkojnë huq

me agimin në rrugën e diellit
si në legjendë dikur Anteu
maja e Lisit Shaban Palluzha
shtriu rrënjët n’thellësi dheu
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:59

PROMETEU

Adem Demaçit

Kur liria ishte ngrirë
në acar dimri rrezengrirë
Prometeu ynë n’zinxhirë
nisi akullin për ta shkrirë

prej të voglit në burg të madh
këmbë e duar lidhur n’pranga
vetëm shpirtin e kishte të lirë
nga qelia i jehonte kënga

Rrap’i kombit n’zemrat tona
me lirinë i kurorëzuar
Lulja në ballë të kurorës
në Pranverën e vonuar

Baca Adem simbol lirie
vepra Jote rreze dielli
e zgjon ëndrrën e përgjumur
Yll Mëngjesi ndrin nga qielli
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:59

REÇAKU

Liria fshihet në një pikë gjaku
të një fëmije a të një plaku.1

Riza Beqir Reçeku

Fundi i shekullit plot acar
dyfish dimër në Reçak
ditë e zezë pesëmbëdhjetë janar
Reçaku i trimave u bë me gjak

ekraneve të shpirtit nëpër botë
komunikon vetëm trishtimi
zemra tona grimë dhe copë
veç nga ankthi e pikëllimi

n’gjuhën e dhembjes njerëzore
lajtmotiv vetëm mizoria
mbeti bota e nemitur
vallë u kthyeka barbaria

tok me engjëj Riza Beqiri
ra dëshmor n’prag shtëpie
mu pranë tij ra edhe i biri
ku u fshehka ai gjak lirie

n’zemrën time kam një shpellë
plaga e shpirtit më kullon gjak
midis dhembjes një hon i thellë
loti më rrjedh për Ty Reçak

a ka fashë që ma lidh dhembjen
përveç Vokerit – Mikut Plak
a ilaç që shëron brengën
krimit të hienës t’i vë kapak
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 6:59

FUNDI I KRYEKORBIT

Një korb sillet mbi humnerë
në ëndërr sheh veten skifter

me krra-krra u ngrit n’pushtet
korbëri bëri në Korbëri të vet

kukuvajka i këndoi mbi krye
ogurin e zi lidhur nyje

i tha dielli rreth tij sillet
dhe pa të farë nuk mbillet

nga Ballkani në Japoni
shtriheshka Korbëria e tij

alfabetin e gjithë Korbërisë
kukuvajka me krim e ngjiz

sa herë vetveten e shikon
edhe pasqyrën e shëmton

e lëshoi shpirti mu në Hagë
vendit të vet ia la një vragë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 7:00

PAVARËSIA

Gjatë të pritëm rreze dielli
me shumë shekuj e dekada
kurorë lulesh midis prilli
të sfiduan në barrikada

akulli shesheve të Dardanisë
i 17 Shkurtit me borë acar
tretej në zemër të shqiptarisë
lavë vullkani magmë e zjarr

për Ty seç na dogji malli
nuk të lejonin të vije dot
kurrë s’të lëshojmë për së gjalli
për Ty derdhëm gjak e lot

me gjithë shpirt na buzëqeshe
Nusja jonë në Kuvend
ballëlartë rrugëve e në sheshe
në zemrat tona zure vend

në ballë të valles Nusja e jetës
dasmë të tillë s’ka parë bota
që nga shekujt e Mesjetës
në Dardani si luhet shota
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 7:01

DIL NGA LOTI

Rifat Kukajt

Ajme në Ulqinin me diell e det
u varfëruam për një poet
në shtator Karvani u ndal
dale vëllezër kam një hall
atje ku toka puthet me detin
nimfa e mashtroi poetin
në vaj ylberi pa një ngjyrë
gazi i fëmijëve në buzë ngrirë
spirancë pikëllimi lëshuam në det
në gjysmështizë zemrat për ty poet
në pikëllim fëmijësh fshihesh kot
të gjejmë në vepra për jetë e mot

burrë i dheut dil nga loti
nga ikja jote u lag moti
fjala jote gaz hare
kurorë ylberi përmbi re

në çdo orë letrare edhe sot
për ty dhembjën ngjyej në lot
në kujtimet tona kudo për besë
sharmi yt me notën – Pesë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 7:01

DANTJA

Marin Soreskut

Dantja e krijoi Ferrin për shtatë ditë.

Të parën ditë bëri Tokën, Hadin dhe
Cerberin.

Të dytën ditë bëri nëntë rrathët sipas
përmasave të mëkatit si dhe lumin
Akeron, Greminën, liqenin e Koçinit
dhe pusin e Viganëve.

Të tretën ditë, pasi ua kumtoi dënimet,
i sistemoi paq nëpër rrathë të gjithë ata
që s’kanë bërë as mirë, as keq. Fillimisht
vendosi fëmijët e papagëzuar, paganët
e virtytshëm, mëkatarët e epshit, grykësit,
koprracët dhe dorëlirët, idhnakët e të
zymtit dhe në fund – eretikët.

Pasi ia behën edhe të vonuarit e fundit,
Krijuesi u ledhatoi sedrën me shikim
dhe u tha se s’u mbetej veçse të bëhe-
shin kritikë fetarë dhe veprën t’ia merr-
nin nëpër këmbë, ta mallkonin si satana.

Të katërtën dhe të pestën ditë ia kushtoi
vrasësve, vetëvrasësve dhe dhunuesve
kundër Dantes, Krijuesit të Ferrit: i lë-
shoi lolot në kollotumba dhe Virgjilin
me gjithë fatzinjtë e tjerë i la të dëfrehen.

Të gjashtën ditë i kalli në greminë
mashtruesit e femrave, lajkatarët,
simoniakët, fallxhorët, batakçinjtë,
hipokritët, hajdutët, këshilltarët
dinakë, përçarësit dhe falsifikatorët.

Të shtatën ditë pa në i kishte mbetur diç
për të bërë: sakaq iu kujtuan tradhtarët
që për pak sa s’e mashtruan të mbeteshin
në këtë botë.Vrik e vrik i lëshoi në pusin
e Viganëve me kokë teposhtë nëpër Kainë,
Anteronë e Tolome për ta shuar etjen në
liqenin e Koçitit. Por një ëndërr e trishtë
i kalli datën: Virgjili, para se të bënte vetë-
vrasje, i bëri një pyetje shokante: Ku e ke
Beatriçen, Maestro? Me cilin filtron ajo,
herë në Purgator, herë në Parajsë! Pushtet
të plotfuqishëm i la Radamanit e vëllezërve
të tij. Dhe Dantja mendoi se, pas gjithë asaj
pune kolosale, e kishte hak që pikë për pikë
të krijonte Komedinë Hyjnore dhe pastaj
rehat-rehat ta bënte një sy gjumë të amshuar.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 7:01

LULJA E KOMBIT

Pas fitores drejt në Hagë
shpirtin e lirë duart n’zinxhirë
Lulja e kombit n’zemër plagë
se Ilirinë e donte të lirë

dorë e djathtë e UÇK-së
tok me NATO-n ka luftuar
pse i këputi shpirtit prangat
në bankë të zezë i akuzuar

kryelartë shkon në Hagë
historinë për ta lartësuar
n’shpirt i vishen ca akuza
nga Drejtësia i trishtuar

i pandehur përbetohu
sa ushtarë paramilitarë
kur ta dogjën shpirtin n’djep
pa mëshirë m’i paske vrarë

u betohem n’diell e n’hënë
në Luftën tonë Çlirimtare
vrava veç bisha Karpatevesh
shumë të zeza e barbare
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 11 Jan 2011 - 7:01

TETA GJYSH

Ezës së vogël

Lulja e zemrës është hyjnore
ambrazianë mjaltë e ftua
me buzëqeshjen engjëllore
Teta Gjysh më quan mua

midis zemre lule shpirti
dhuratë e Zotit engjëlli im
mëngjes shpirti mbesa ime
dritë e dritës në amshim

lozonjare yll mëngjesi
bukuria jote hyjnore
territ të natës i bën dritë
engjëllushe madhështore

në lojën tënde bëhem fëmijë
me ty zemra më bëhet mal
më kthen n’moshën që ke ti
kur më kalëron si kalë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:38

Të pagjeturve

Në natën bizantine pa hënë

Ne jemi plaga e dhjetë

E Gjergj Elez Alisë

Se hienat korb të zeza

Na rrëmbyen

Në prag të Shtëpisë



Na ka mbetur vetëm shpirti

Midis robërisë dhe Lirisë

Midis Jetës dhe vdekjes



Sot imazhi ynë

Varur në grilat e Kuvendit

Është odiseja jonë

Në ritualin e Pritjes

Testament i lotit

Lëbyrur nga dielli

Lagur nga shiu
Le të ndizen qirinjtë

Që të ngrohet shpirti

Në dritën e Lirisë

Kur zemra ka dhimbje

Për eshtrat e humbur

Ëndrrave të trishta

Në pentagramin e mallit
Në ritualin e Pritjes

Nuk duam të jemi

Mjet kusuritjesh

Në sofrën e djallit
Liria nuk bën tregti

As me robërinë

As me vetveten

As me hijen tonë
Ne nuk jemi të humbur

Jemi në themelet e Lirisë



Të Humbur janë ata

Që ende jetojnë

Në iluzionin e imazhit

Të vdekjes sonë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NEBIH BUNJAKU Empty Re: NEBIH BUNJAKU

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi