Grupet e gjakut
3 posters
Faqja 1 e 1
Grupet e gjakut
Grupet e gjakut me kuptimin që njohim ne sot janë zbuluar rreth viteve 1940 kur është parë se jo të gjithë organizmat e të sëmurëve pranonin të njëjtin gjak. Shpesh herë ata e refuzonin atë duke u bërë shkak i një sërë reaksionesh që lindin prej këtij fenomeni. Është vënë re se në gjakun e njeriut krijohen antikorpe kundër çdo lloj antigjeni që nuk gjendet tek vetja.
Kur ju merrni një gjak tek i cili ka qeliza që transportojnë antigjene të cilat trupi juaj nuk i njeh atëherë antitrupat tuaj do ti sulmojnë ato qeliza. Grupi juaj i gjakut ka të bëjë me atë se cilat antigjene transportojnë rruazat tuaja të kuqe. Ka katër lloj grupe gjaku A, B, AB dhe O. Çdo grup ndahet edhe në dy nën grupe Rh + dhe Rh-. Këto grupe trashëgohen prej prindërve tek fëmija.
Në ditët e sotme për të shmangur problemet gjatë dhënies së gjakut kryhet analiza e gjakut mes dhënësit dhe marrësit të tij. Grupi O mund tu japi të gjitha grupeve të tjera por nuk merr dot prej tyre veçse prej vetes. Grupi AB mund të marri prej të gjithëve por nuk i jep dot askujt veç vetes.
Grupi A mund të marri nga A dhe O dhe mund ti japi vetëm A dhe AB. Grupi B mund të marri nga B dhe O por mund ti japi vetëm B dhe AB. Nëse gjaku juaj është Rh(-) kjo do të thotë që transportoni një faktor të quajtur Rhesus. Por ju nuk mund të krijoni vetvetiu antitrupa karshi këtij antigjeni. Nëse jeni femër ky faktor ka një rëndësi të veçantë pasi kur të jeni shtatzënë me fëmijën tuaj të parë kur të përballeni me gjak Rh+ edhe ju do të formoni këto antitrupa të cilat tek fëmija i dytë mund të shkaktojnë një reaksion shumë të rrezikshëm. Por ky problem mund të parandalohet. Konsultohuni me gjinekologun tuaj nëse duhet. Ka dhe nën grupe të tjera gjaku por ato marrin rëndësi në raste të veçanta si p.sh transplantet.
Єямєℓiиdå- WebMaster
Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 37
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Grupet e gjakut
Jo reklama!
Editoi Ermelinda
Editoi Ermelinda
jerseysyin- I/e Regjistruar
Postime : 8
Gjinia :
Anëtarësuar : 01/03/2011
Mosha : 37
Re: Grupet e gjakut
Ej zot si se msova se cgrup gjaku jom..
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

» Dieta alternative e grupit te gjakut
» Zemra dhe enët e gjakut
» Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut
» Të ftohtit e ngrit shtypjen e gjakut
» Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut
» Zemra dhe enët e gjakut
» Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut
» Të ftohtit e ngrit shtypjen e gjakut
» Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|