Sofokliu
2 posters
Faqja 1 e 1
Sofokliu
Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës.
Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/ ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell". Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore.
Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës.
Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re.
Sofokliu ka qenë poet shumë pjellor. Siç dëshmojnë autorët antikë, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga të cilat kanë mbetur shtatë të plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kërkuesit e gjurmëve). Edhe nga kjo dramë kanë humbur shumë vargje.
Të shtatë tragjeditë e humbura sipas redit kohor kur janë shkruar janë: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi në Kolonë". Nga të 115 veprat, nga të cilat njihen vetëm titujt, kanë mbetur diçka më shumë se një mijë fragmente. Të gjithë subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike, Sofokliu i ka marrë nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si për shkrimtarët e tjerë, dhe për Sofokliun, janë poemat e Homerit.
AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka në themel të saj ngjarjen e njohur në këngën XI të "Odisesë"(2) . Ajaks Telamoni, heroi më i fortë pas Ajaksit në luftën e Trojës, është fyer rëndë nga prijësit grekë Agamemnoni dhe Menelau, sepse armët e Akilit nuk ia dhanë atij, por Odiseut. i tërbuar nga kjo padrejtësi, mendon të bëjë kërdinë tek ata që ia patën me të pabesë. Hyjnesha Atenë, e çmend Ajaksin, i cili në valën e marrëzisë, sulet mbi një kope bagëtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen në vete dhe bëhet i vetëdijshëm për veprën e tij qesharake, hidhet mbi shpatën e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, për të vazhdon tani midis vëllait të heroit, Teukrit, dhe dy Atridëve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Të dy vëllezërit Atridë ngrihen kundër Teukrit që bën çmos të varrosë të vëllanë, Ajaksin. Lëmshi zgjidhet me ndërhyrjen e Odiseut, i cili lejon që kundërshtari i ardhjes për atë që e çmonte së tepërmi: "Ndër Argiet,/ q'erdhnë në trojë, pas Akileut/ s'kam parë burrë më trim se ky".
EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhështore aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit është "Edipi mbret". Në këtë vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë. Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të rëndojnë mbi fatin e djalit të tij Edipit, dhe në atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë, do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë e parë"Epidi mbret" një lidhje shumë të ngushtë.
Sipas orakullit, intrepretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, Edipit i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vriste të atin e të martohej me të ëmën, Jokastën. Ky njeri kaq i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron për t'ia nështruar fatin vullnetit të tij. Kjo fle për optimizimin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: luftën kundër fatit.
EDIPI NË KOLONË. Pas verbimit të tij, fati i Edipit më tej trajtohet në tragjedinë "Edipi në kolonë" ai largohet nga teba për të gjetur strehimin e tij të fundit në kolonë, në vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebës, Kreonti, kërkon të kthejë Edipin në qytetin e tij, sepse sipas profecisë së orakullit, vendi ku do të vdiste Edipi, do të bëhej i lumtur e i begatë. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i të cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat që pasojnë e bën gjithnjë më të bukura e më prekëse. Edipi, i lajmëruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqëruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytë plot lot të qytetarëve që e shikojnë për herë të fundit, niset drejt pyllit të shenjtë të Eumenideve. Aty mbaron me një vdekje të çuditëshme. Zhduket papandehur për çudinë e të gjithëve. Epidin e thirrën në gjirin e tyre perënditë. i martirizuar prej tyre, ai tani shpërblehet për të gjitha vuajtjet që hoqi." Kjo është një sfidë e dhimbshme kundër atyre fuqive që e drejtojnë fatin e njeriut në mënyrë të egër e tekanjoze.
ELEKTRA. Një tjetër vepër e shquar është tragjedia "Elektra", subjekti i së cilës është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit: në të dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë në dhè të huaj. Ai është vazhdimisht i shoqëruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek të dy tragjeditë Oresti vë në provë të motrën duke iu shfaqur në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti i rinjohjes. Por secili nga këta dy poetë të mëdhenj ka vënë në vepër vulën e personalitetit të tij si artist. Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vë motrën e tij, Elektrën, në qendër të vëmendjes. Oresti nuk është veç krahu, shpirti është e motra. Të dy janë të vendosur dhe s'kanë asnjë luhatje në çastin kur ngren dorën dhe vrasin nënën e tyre, Klitemnestrën.
Elektra është shumë e afërt me Antigonën për nga foca e vullnetit, nga vendosmëria për të kryer atë detyre që ajo e quan të shenjtë.
TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njëra anë i thurr himn madhështor ndjenjës fisnike të dashurisë, nga ana tjetër ngre një problem të rëndësishëm shoqëror fatin e dhimbshëm të gruas në Greqinë e lashtë. Burri i lejonte vetes gjithçka që nuk ia lejonte gruas së tij, nga e cila kërkonte besnikëri dhe nënshtrim.
Sofokliu erdhi në letërsi si një risitar i shquar. Nga risitë që solli poeti në dramaturgjinë greke, rëndësi të veçantë ka futja e aktorit të tretë në skenë. Kjo bëri që të zvogëlohet roli i korit dhe tragjedia të çlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesëmarrja e njëkohëshme e tre aktorëve në skenë i dha veprimit dramatik më tepër hapësire e tendosje. Kjo risi që solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkëkohësi i tij Eskili në trilogjinë "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve sa të fuqishme, aq edhe të natyrshme e njerëzore, për vendosjen e konfliktit në situata të mprehta e befasuese, për krijimin me mjeshtëri të linjave dhe episodeve që lidhen natyrshëm me nyjen kryesore të veprimit.
Në tragjeditë e Sofokliut ndërthuren në një shtrat të përbashkët notat epike monumentale me lirizmin e hollë të ndjenjave të brishta e të bukura të njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, në veprën e tij "Paqja" duke kënduar të mirat që ajo i sjell njerëzimit, shikon te Sofokliu edhe anën lirike të veprës së tij: "Po kjo mban erë fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirësh, qejfe Dionisiane/, fyej, mëllenja, këngë sofokliane".
Tragjeditë e Sofokliut, janë burim i pasur për të njohur shqetësimet dhe idealet që e frymëzuan poetin për të shënuar një nga kulmet më të lartë në dramaturgjinë botërore.

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Antigona
Antigona (analizë)
Është tragjedia e tretë në vazhdimësi kohore, me temë nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra e Eskilit "Të shtatët kundër Tebës". Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniku dhe të tjerët që luftuan kundër atdheut, të mos varrosen, këtu zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron ligjet e shkruara të shtetit. Urdhërit të Kreontit se do të dënojë me vdekje cilindo që do të guxojë të varrosë Polinikun e shpallur tradhtar, i kundërvihet Antigona, e cila, pa marrë parasysh asgjë, e varros të vëllanë. Kreonti, duke mbajtur në duar trupin e djalit të tij të vrarë, dhe dërrmuar shprtërisht e në valën e dëshpërimit, i lutet vdekjes ta marrë.
Për të kuptuar rëndësinë e konfliktit në tragjedinë "Antigona", duhet pasur parasysh mendësia e botës së lashtë, për të cilën të varrosje të vdekurin ishte një detyrë e shenjtë fetare, përndryshe shpirti i tij do të endej poshtë e lart pa gjetur kurrë prehje. Moment tjetër në këtë çështje është detyra familjare, dashuria e motrës për të vellanë.
Por edhe Kreonti si sundimtar ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët të nderohen dhe të ruhen rregullat dhe ligjet e shtetit. Nga ky këndvështrim e dënon tradhëtinë ndaj atdheut. Jo rrallë kori në tragjedi e qorton Antigonën për vendimin që ka marrë, por më shumë dënon Kreontin. Hemoni i thotë të atit se populli mban anën e Antigonës. Kreonti i përgjigjet të birit me kryeneçësi: "Mos vallë populli kërkon/ të më imponojë vullnetin?". Sofokliu në këto fjalë shikon te Kreonti një mbret autokrat dhe tiran, një sundimtar arrogant që shkel me këmbë mendimet dhe ndjenjat e shenjta të qyetetarëve. Kreonti nuk është sundimtari që i përgjigjet frymës demokratike të epokës kur jetoi poeti.
Sofokliu është për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve të shkruara shtetërore, por në atë kufi sa të mos cënojnë ligjet e pashkruara morale e zakonore, të rrënjosura thellë që së lashti në ndërgjegjen e njerëzve.

Re: Sofokliu
Antigona (pjesa e parë)
Tragjedia fillon me një bashkëbisedim midis Ismenës dhe Antigonës, e cila i tregon së motrës për vendimin që ka marrë Kreonti.
Antigona
Nga të dy vëllezërit, njërin e nderoi
me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo!
Për Eteoklin thonë se dha urdhër,
që në dhè të kallet si e do e drejta,
ligjet e zakonet e qytetit tonë,
me qëllim q'ay të jet' nderuar,
ndër ata që vdiqnë dhe ndodhen te Hadi(3).
kurse për të shkretin Polinik q'i ra
mortja e shkretuar, shpalli në qytet
që asnjë qytetas të mos e varrosë
as të mos vajojë, as të mos qajë,
po mbi dhè ta lenë, si ushqim të ëmbël!
Për zogjtë që gjuajnë të gjejnë ushqim.
ja këto, si thonë, shpall Kreon'i mirë
për ty e për mua- dëgjon? - dhe për mua;
vjen këtu dhe vetë, që ta thotë qartë
për gjithë ata që s'kanë dëgjuar.
Dhe s'ka fjalë vetë; po kush do të bëjë
ndonjë nga këto do vritet me gurë
brenda në qytet. Ja kështu ësht' puna.
tani do tregosh, nëse je fisnike,
apo frikacake, ndonëse prej prindësh
të dëgjuar që rrjedh.
Antigona i kërkon Ismenës ta ndihmojë për të varrosur Polinikun, por kjo frikësohet. Antigona e varros vetë të vëllanë, Polinikun…

Antigona (pjesa e dytë)
Pas pak vjen një rojtar që lajmëron mbretin Kreont se dikush e kish varrosur të vdekurin… Pas bisedës ndërmjet rojtarit dhe Kreontit të tërbuar nga ajo që dëgjon, Sofokliu, duke marrë shkas nga guximi i Antigonës, hap një parantezë për të treguar madhështinë e njeriut:
KORI
Strofa I
Bota është plot çudira,
por çudia më e madhe
nga të gjitha është njeriu:
Ky, kur era fryn furishëm,
detin çan të shkumëzuar,
duke shkuar nëpër valët
që buçasin an'e mbanë:
Ky dhe Tokën më të lartë,
dhe nga perënditë vetë,
që s'po lodhet e s'po prishet,
vit për vit e përpunon
m'anë mushkash dhe kuajsh.
Antistrofë I
Bash ai është mendje-dreqi
që me rrjet'e pezaule
dhe shpendët mendje-lehtë
i rrethon dhe i zë
dhe kopenjt me kafshë t'egra,
si dhe gjith'ato që rrojnë
nëpër thellësitë e detit;
M'atë çpikje që ka bërë
posht i vë dhe i sundon
kafshë t'egra që banojnë
nëpër male, nëpër pyje;
edhe kalin e shtrëngon
t'ulë qafë qimegjatën
nënë zgjedhën dykulare,
si dhe demin malësor
që nga lodhja s'do t'ia dijë.
Strofë II
Vetë ky e ka mësuar
artin si të kuvendojë,
si të gjejë, të cfaqë mendime,
q'jan të shpejta mu si era,
të vendos e të ve ligje,
për të mbrojtur një qytet;
ky ka gjetur mjet shpëtimi
nga sëmundjet fort të rënda;
Vdekjen vetëm nuk e mundi
as që do ta mundë kurrë.
Antistrofë II
I pajisur me fuqi
të çpik' arte, mjeshtërira,
herë merr të keqen rrugë
herë prap atë të mirën.
Shpesh përzjen, ngatërron
ligjet e kësaj bote
me të drejtat hyjnore,
kur drejton ndonjë qytet,
Pasi e pikasin se ishte Antigona ajo që kishte varrosur Polinikun, rojtari e sjell atë përpara Kreontit.
KREONTI
(duke iu drejtuar Antigonës)
Eh, ti! Ti atje!
Ty të flas, të pyes: a do ta pohosh
se këto i bëre, apo i mohon?
ANTIGONA
Une vet'i bëra; nuk e mohoj.
KREONTI
(duke u kthyer nga Antigona)
Ti atje, më thuaj, pa e zgjatur shumë;
a e dinje çpalljen që ndalon të bësh
atë që ke bërë?
ANTIGONA
S'mund të mos e dinja; ishte e çpallur sheshit.
KREONTI
E pastaj guxove urdhërin tim ta shkelësh.
Antigona mbron me guxim të drejtën e saj, duke theksuar se ligjet që nderon ajo jan të lashta, kanë qenë e do të jenë përgjithmonë në zemrën e njerëzve.
ANTIGONA
Këto urdhëresa nuk i dha Zeusi;
edhe Drejtësia që banon te Hadi
nuk ka vënë ligje si këto të tuat;
as ndër mend se shkonja me ato që çpalle,
ti, njeri i vdekshëm do guxonje sheshit
të shkelësh të drejta, të drejtat e hyjve.
Të shkruara s'janë - është e vërtetë, -
po në gjithë botën s'ka asnjë fuqi
që të mundë t'i tunde, t'i rrëzojë, t'i prishë.
Këto s'janë gjëra që u shfaqnë dje,
as do jenë vetëm për sot e për nesër;
forca e atyre do ngelë përjetë
dhe nga kanë ardhur, nuk e di askush.
këto pra të drejta s'ka njeri në botë
që të më shtrëngojë t'i marr nëpër këmbë
dhe pastaj nga hyjnitë të dënohem keq.
Dinja që më parë, pa e çpallur ti,
se më priste vdekja.
…………………………..
Unë asnjë dhembje s'ndjej për këtë fat,
dhembje do të kisha po të mos varrosnja
tim vëlla, të cilin bash ajo e lindi
që më lind'e mua
KORI
Duket vajz, e egër, prej ati të egër,
s'ditka të përulet para çdo rreziku,
………………………….
KREONTI (korit)
Po ti e di mirë se një shpirt krenar
bjen dhe shpejt rrëzohet, dhe m'i forti hekur
sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet,
çahet edhe thyhet. A s'ke vënë frè te goja
mbahen edhe zbuten? Një njeri që është
rob i ndonjë tjetri kurrë të mos mburret.
Kjo edhe ahere mua më përbuzte,
kur i shkelte urdhërat që i kisha dhënë,
e tashti po tallet me këtë që bëri.
Burrë para a'jam unë burrë a qënka kjo,
në bëftë pas qejfit dhe pa u dënuar.
ANTIGONA
Këtë e pëlqejnë dhe këta këtu,(4)
bile do ta thoshin vetë ata me gojë,
po të mund të flisnin si njerëz të lirë.
Se përveç të tjerash që gëzon tirani,
ka edhe lirinë të flas'e të bëjë
ç'do që dëshiron.(5)

Antigona (pjesa e tretë)
I fejuari i Antigonës, Hemoni, i thotë të atit, Kreontit, të heqë dorë nga kokëfortësia, sepse tërë qyteti është me Antigonën.
HEMONI
Hyjtë, o im atë, njerëzve u dhanë
mendjen q'është m'e vyer se çdo gjë në botë.
Unë nuk mundem, as edhe nuk e di
që të them se fjalët e babait tim
nuk janë të drejta, mirë po e drejta
si nuk mund të gjendet edhe tek një tjetër?
Unë, si yt bir, e kam për detyrë
të vëzhgoj, të sillem edhe të përgjoj
ç'thonë kundër teje njerëzit e qytetit,
ç'farë bëjnë vallë, c'far' ankimesh kanë;
Sepse, o im atë,
syri yt tmerronjës nuk i le të thonë
fjalë të këtilla që ty s't'i ka ënda.
Lehtë është për mua të dëgjoj në t'errët
si për këtë vajzë qan qytet'i gjithë,
asnjë faj kësaj nuk i ngarkojnë,
po nga gjithë gratë, thonë, vetëm kjo
do të gjejë vdekje të shëmtuar fort,
vetëm se ka bërë punë të lavdishme,
mbasi të vëllanë që u vra në luftë
nuk e la të mbetet krejt i pavarrosur,
që ta hanë qentë, qentë edhe shpendët.
Pra një vajz e tillë - thonë qytetarët -
Si nuk meriton një nderim të madh?
KREONTI
Si? Qyteti mua do më mësojë
se si të sundoj?
HEMONI
Ja tashti s'ke folur si një dja'i ri?
Kronoti
Këtu kush jep urdhëra? Un' a ndonjë tjetër?
HEMONI
Mos qyteti është pron'e një njeriu?
KREONTI
Or shumë i dobët, i bën gjyq t'yt eti?
HEMONI
S'e sheh që gabon dhe nuk je i drejtë.
Kreonti
Gaboj pse nderoj praimet e mia?
HEMONI
Jo, sepse i shkel të drejtat e hyjve.
………………………………..
ANTIGONA
Strofë I
Shih-më-ni o qytetarë,
ju t'atdheut stërgjyshor!
Her' e fundit është kjo
që po shkoj në këtë udhë.
ja sot për të fundit herë
po e shoh dritën e diellit,
që s'kam për ta parë më;
sepse Hadi që çel dyert
për të gjithë njerëzinë,
po me shpie mua të gjallë
për në buzë t'Akerontit,
mua që martesë s'pashë,
që s'dëgjova të buçasin
këngë dasme rrotull meje,
që do marr për burrë eh!
Akerontin, un'e shkreta.
KORI
Ti në këtë shpellë,
ku të gjithë nisen,
njerëzit e vdekur,
po zbret e nderuar,
zbret e lavdëruar;
s'të pushtoi lëngata,
s'të ka prerë shpata;
vetëm ti nga gjithë
njerëzit e vdekshëm
shkon te Hadi drejt,
shkon e gjall'e, lirë.

Antigona (pjesa e katërt)
Pas vdekjes së saj, i fejuari, Hemoni vret veten.
Lajmëtari:
"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".
KORI:
"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".
LAJMETARI:
"Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/ kundër atit tij për vrasjen e vajzës".
E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë lajm të kobshëm, vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tërë këto mjerime që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.
KREONTI
Merrmëni,
hidhmëni!
Jam njeri
që s'vlej gjë.
I mjeri unë!
Unë pa dashje
të dy ju vrava;
Ty biri im, ti grua ime!
I mjeri unë!
S'di nga të kthehem
të gjitha ç'kisha
m'iknë prej duarsh!
Një fat i keq
më ra në kokë!
Tragjedia mbyllet me një mendim të mençur të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:
KORI
Gjëja më e parë për të qen' i lumtur
është vërtetë urtia. Hyjtë dhe hyjnorët
duhen respektuar fjalët e mëdha
me plagët e rënda q'i sjellin krenarit
ia mësojn' urtin, po në pleqëri.

Sofokliu (greqisht: Σοφοκλῆς, Sophokles, 496-413 p. K.) ishte njëri prej tre autorëve kryesorë të tragjedisë greke. Prej 123 shfaqjeve, vetëm shtatë kanë mbijetuar në plotni. Edipi Mbret, njëra prej veprave të ruajtura, shkruar menjëherë pas vitit 430 p. K, konsiderohej nga grekët e lashtë si vepra më e mirë e tij.
ANTIGONA SOFOKLIU
Tragjedia e Antigones ze fill ne vrasjen e dy vellezerve te saj Eteoklit dhe Polinikut
në dyluftim me njëri-tjetrin ne luften e Tebës. Pas kesaj lufte mbret i Tebës behet Kreonti,
i cili jep urdher qe Polinku dhe te tjeret qe luftuan kunder atdheut,
te mos varrosen por te hidhen jashte mureve te qytetit
dhe cilido qe i kundervihet ketij urdhri shpallet tradhetar dhe denohet me vdekje.
Antigona guxon te thyeje urdhrin e mbretit duke mbrojtur ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes,
të lidhjes së gjakut me të vëllanë. Për të varrosja e të vellait ishte një detyrë e shenjtë fetare,
përndryshe shpirti i tij do të endej poshtë e lart pa gjetur kurrë prehje.
Personazhet: 1. Antigona 2. Ismena 3. Kreonti 4. Kori 5. Hemoni 6. Roja 7. Lajmetari Skena 1.
Ne skene na paraqitete një bashkëbisedim midis Ismenës dhe Antigonës,
e cila i tregon së motrës për vendimin që ka marrë Kreonti.
ANTIGONA
Nga të dy vëllezërit, njërin e nderoi me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo! Për Eteoklin thonë se dha urdhër, që në dhè të kallet si e do e drejta, ligjet e zakonet e qytetit tonë, me qëllim q'ay të jet' nderuar, ndër ata që vdiqnë dhe ndodhen te Hadi kurse për të shkretin Polinik q'i ra mortja e shkretuar, shpalli në qytet që asnjë qytetas të mos e varrosë as të mos vajojë, as të mos qajë, po mbi dhè ta lenë, si ushqim të ëmbël! Për zogjtë që gjuajnë të gjejnë ushqim. ja këto, si thonë, shpall Kreon'i mirë për ty e për mua- dëgjon? - dhe për mua; vjen këtu dhe vetë, që ta thotë qartë për gjithë ata që s'kanë dëgjuar. Dhe s'ka fjalë vetë; po kush do të bëjë ndonjë nga këto do vritet me gurë brenda në qytet.
Ja kështu ësht' puna. tani do tregosh, nëse je fisnike, apo frikacake, ndonëse prej prindësh të dëgjuar që rrjedh.
Antigona i kërkon Ismenës ta ndihmojë për të varrosur Polinikun, por kjo refuzon ta ndihmoje nga frika e denimit me vdekje dhe nuk eshte ne gjendje ta ndaloje Antigonen ta varrose trupin e te vellait e vetme. Skena 2. Pas pak vjen një rojtar që lajmëron mbretin Kreont se dikush e kish varrosur të vdekurin… Pas bisedës ndërmjet rojtarit dhe Kreontit të tërbuar nga ajo që dëgjon, Sofokliu, duke marrë shkas nga guximi i Antigonës, hap një parantezë për të treguar madhështinë e njeriut: KORI Strofa I Bota është plot çudira, por çudia më e madhe nga të gjitha është njeriu: Ky, kur era fryn furishëm, detin çan të shkumëzuar, duke shkuar nëpër valët që buçasin an'e mbanë: Ky dhe Tokën më të lartë, dhe nga perënditë vetë, që s'po lodhet e s'po prishet, vit për vit e përpunon m'anë mushkash dhe kuajsh.
Antistrofë I Bash ai është mendje-dreqi që me rrjet'e pezaule dhe shpendët mendje-lehtë i rrethon dhe i zë dhe kopenjt me kafshë t'egra, si dhe gjith'ato që rrojnë nëpër thellësitë e detit; M'atë çpikje që ka bërë posht i vë dhe i sundon kafshë t'egra që banojnë nëpër male, nëpër pyje; edhe kalin e shtrëngon t'ulë qafë qimegjatën nënë zgjedhën dykulare, si dhe demin malësor që nga lodhja s'do t'ia dijë. Strofë II Vetë ky e ka mësuar artin si të kuvendojë, si të gjejë, të cfaqë mendime, q'jan të shpejta mu si era, të vendos e të ve ligje, për të mbrojtur një qytet; ky ka gjetur mjet shpëtimi nga sëmundjet fort të rënda; Vdekjen vetëm nuk e mundi as që do ta mundë kurrë.
Antistrofë II I pajisur me fuqi të çpik' arte, mjeshtërira, herë merr të keqen rrugë herë prap atë të mirën. Shpesh përzjen, ngatërron ligjet e kësaj bote me të drejtat hyjnore, kur drejton ndonjë qytet.
Pasi e zbulojne se ishte Antigona ajo që kishte varrosur Polinikun, rojtari e sjell atë përpara Kreontit. KREONTI (duke iu drejtuar Antigonës) Eh, ti! Ti atje! Ty të flas, të pyes: a do ta pohosh se këto i bëre, apo i mohon? ANTIGONA Une vet'i bëra; nuk e mohoj. KREONTI (duke u kthyer nga Antigona) Ti atje, më thuaj, pa e zgjatur shumë; a e dinje çpalljen që ndalon të bësh atë që ke bërë? ANTIGONA S'mund të mos e dinja; ishte e çpallur sheshit. KREONTI E pastaj guxove urdhërin tim ta shkelësh.
Antigona mbron me guxim të drejtën e saj, duke theksuar se ligjet që nderon ajo jan të lashta, kanë qenë e do të jenë përgjithmonë në zemrën e njerëzve. ANTIGONA Këto urdhëresa nuk i dha Zeusi; edhe Drejtësia që banon te Hadi nuk ka vënë ligje si këto të tuat; as ndër mend se shkonja me ato që çpalle, ti, njeri i vdekshëm do guxonje sheshit të shkelësh të drejta, të drejtat e hyjve. Të shkruara s'janë - është e vërtetë, - po në gjithë botën s'ka asnjë fuqi që të mundë t'i tunde, t'i rrëzojë, t'i prishë. Këto s'janë gjëra që u shfaqnë dje, as do jenë vetëm për sot e për nesër; forca e atyre do ngelë përjetë dhe nga kanë ardhur, nuk e di askush. këto pra të drejta s'ka njeri në botë që të më shtrëngojë t'i marr nëpër këmbë dhe pastaj nga hyjnitë të dënohem keq. Dinja që më parë, pa e çpallur ti, se më priste vdekja. ………………………….. Unë asnjë dhembje s'ndjej për këtë fat, dhembje do të kisha po të mos varrosnja tim vëlla, të cilin bash ajo e lindi që më lind'e mua KORI Duket vajz, e egër, prej ati të egër, s'ditka të përulet para çdo rreziku. …………………………. KREONTI (korit) Po ti e di mirë se një shpirt krenar bjen dhe shpejt rrëzohet, dhe m'i forti hekur sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet, çahet edhe thyhet. A s'ke vënë frè te goja mbahen edhe zbuten? Një njeri që është rob i ndonjë tjetri kurrë të mos mburret. Kjo edhe ahere mua më përbuzte, kur i shkelte urdhërat që i kisha dhënë, e tashti po tallet me këtë që bëri. Burrë para a'jam unë burrë a qënka kjo, në bëftë pas qejfit dhe pa u dënuar. ANTIGONA Këtë e pëlqejnë dhe këta këtu, bile do ta thoshin vetë ata me gojë, po të mund të flisnin si njerëz të lirë. Se përveç të tjerash që gëzon tirani, ka edhe lirinë të flas'e të bëjë ç'do që dëshiron. Skena 3. Eshte moment pasi Kreoni denon egersisht me murosje per se gjalli Antigonen. I fejuari i Antigonës, Hemoni, i thotë të atit, Kreontit, të heqë dorë nga kokëfortësia, sepse tërë qyteti është me Antigonën.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Sofokliu
HEMONI
Hyjtë, o im atë, njerëzve u dhanë mendjen q'është m'e vyer se çdo gjë në botë. Unë nuk mundem, as edhe nuk e di që të them se fjalët e babait tim nuk janë të drejta, mirë po e drejta si nuk mund të gjendet edhe tek një tjetër? Unë, si yt bir, e kam për detyrë të vëzhgoj, të sillem edhe të përgjoj ç'thonë kundër teje njerëzit e qytetit, ç'farë bëjnë vallë, c'far' ankimesh kanë; Sepse, o im atë, syri yt tmerronjës nuk i le të thonë fjalë të këtilla që ty s't'i ka ënda. Lehtë është për mua të dëgjoj në t'errët si për këtë vajzë qan qytet'i gjithë, asnjë faj kësaj nuk i ngarkojnë, po nga gjithë gratë, thonë, vetëm kjo do të gjejë vdekje të shëmtuar fort, vetëm se ka bërë punë të lavdishme, mbasi të vëllanë që u vra në luftë nuk e la të mbetet krejt i pavarrosur, që ta hanë qentë, qentë edhe shpendët. Pra një vajz e tillë - thonë qytetarët - Si nuk meriton një nderim të madh?
KREONTI Si? Qyteti mua do më mësojë se si të sundoj? HEMONI Ja tashti s'ke folur si një dja'i ri? KREONTI Këtu kush jep urdhëra? Un' a ndonjë tjetër? HEMONI Mos qyteti është pron'e një njeriu? KREONTI Or shumë i dobët, i bën gjyq t'yt eti? HEMONI S'e sheh që gabon dhe nuk je i drejtë. KREONTI Gaboj pse nderoj parimet e mia? HEMONI Jo, sepse i shkel të drejtat e hyjve. Ne fragmentin pasues paraqitet qendresa e Antigones si dhe ndjesite e saj para vdekjes. ANTIGONA Shih-më-ni o qytetarë, ju t'atdheut stërgjyshor! Her' e fundit është kjo që po shkoj në këtë udhë. ja sot për të fundit herë po e shoh dritën e diellit, që s'kam për ta parë më; sepse Hadi që çel dyert për të gjithë njerëzinë, po me shpie mua të gjallë për në buzë t'Akerontit, mua që martesë s'pashë, që s'dëgjova të buçasin këngë dasme rrotull meje, që do marr për burrë eh! Akerontin, un'e shkreta. KORI Ti në këtë shpellë, ku të gjithë nisen, njerëzit e vdekur, po zbret e nderuar, zbret e lavdëruar; s'të pushtoi lëngata, s'të ka prerë shpata; vetëm ti nga gjithë njerëzit e vdekshëm shkon te Hadi drejt, shkon e gjall'e, lirë. ANTIGONA Un’ e mjera! Po me tallin! Pse, per hyje stergjyshore, nuk pritni te largohem po me shani ashtu hapur? O qytet, o qyteti im dhe ju burra pasanike te atdheut tim te dashur! Ju, o ҫezma te Dirkese, dhe ti, pyll i veneruar, pyll i Thekes famemadhe per karroca fort te mira; po ju ftoj si deshmitare, se me c’ligje zhdukem une! Miqt’ e mi s’po me percjedhin, duke derdhur lot per mua, qe po shkoj e mjera une, te nje grope krejt e erret, qe do te jete per mua varri i trishtuardhe per jete. Une e mjera! As e gjalle me te gjallet, as e vdekur me te vdekurit. KREONI -A e dini se te qarat e vajtimet para vdekjes s’kane te mbaruar kurre nese dic do t’u sherbenin? Shpjereni kete me shpejt dhe aty e mbyllni mire, ashtu sic kam urdheruar. Lereni aty te dergjet krejt e vetme dhe e shkrete, le te vdese aty ne dashte ose le te rrije e gjalle, mbyllur dhe mbuluar brenda ne nje strehe te ketille. Ne te pakten kesaj vajze nuk i patem asnje faj; sidoqofte, s’mund te rroje ketu siper me ne bashke. ANTIGONA O varr o shtrat nuserie, o shtepi e nendheshme, qe gjithmone do me ruash! Sot po nisem e po shkoj atje poshte te të mijte q’i ka pritur Proserpina dhe qe ishin aq shume n’ato vende ku pushojne njerezit qe kane vdekur, pas atyre jam e fundit dhe me shume e mjeruar qe po vete prane tyre pa arritur ora ime qe me ka caktuar fati ………………………………………………… Dhe tani, o Poliniq, ja se si shperblehem une, qe nderova emrin tend. Skena 4. Pasi muroset e gjalle, Antigona vret veten duke u varur ne litar. Pas vdekjes së saj, i fejuari, Hemoni vret veten. E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë lajm të kobshëm, vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tërë këto mjerime që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen. Lajmëtari:
"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".
KORI:
"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".
LAJMETARI:
"Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/ kundër atit tij për vrasjen e vajzës". KREONTI
Merrmëni, hidhmëni! Jam njeri që s'vlej gjë. I mjeri unë! Unë pa dashje të dy ju vrava; Ty biri im, ti grua ime! I mjeri unë! S'di nga të kthehem të gjitha ç'kisha m'iknë prej duarsh! Një fat i keq më ra në kokë!
Tragjedia mbyllet me një mendim të mençur të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:
KORI
Gjëja më e parë për të qen' i lumtur është vërtetë urtia. Hyjtë dhe hyjnorët duhen respektuar fjalët e mëdha me plagët e rënda q'i sjellin krenarit ia mësojn' urtin, po në pleqëri.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi