Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

4 posters

Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga kasperi Fri 18 Mar 2011 - 10:17

te nderuar anetare e hapa kete teme te diskutojme rreth kesaj qeshtje se a eshte koha dhe momenti i duhur qe kosova ti bashkohet shqiperise, pasi populli eshte ne mendime te ndryshme dhe situata te komplikuara
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty Re: C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga Vizitor Fri 18 Mar 2011 - 11:42

Vëlla
Pa luftë nuk ka bashkim.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty Re: C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga Daku Fri 18 Mar 2011 - 15:28

1-S'mund te ndodhe nuk e lejon njeri.
2-Personalisht jam Kundra !
Pse?
Shteti i ri i Kosoves ka ne dore te mesoje nga gabimet e politikaneve ne Shqiperi ,qe kane abuzuar dhe jane modele negative per tu ndjekur.Mgjth H.Thaçi e tregoj veten qe kerkon te kete, nje shtet nen urdherat e tij dhe nuk i le institucionet e lira ( Rasti i pezullimit te policeve doganore pas incidentit me deputeten e Shqiperise Albana Vokshi ) tregoj se dhe atje po krijohen precedente te rrezikshem per te ardhmen e popullit kosovar.Mbare klasa politike MbareShqipetare nuk eshte e pjekur per te pasur nje Qeveri te vetme , te jene te bashkuar me cu perpara kombin Shqiptar, por ata e shikojne Pushtetin si mjet me u pasuru.
Me sa kam lexu me sa shikoj , kosovaret perkrahin Sali Berishen dhe pse nuk e dine se Tanket Serbe furnizoheshin kur ishin ne embargo, nga Shqiperia dhe ne ato vite ne Pushtet ishte PD.
Dhe kam frike se bashkimi i PD-PDK do krijonte nje force te frikshme per te gllaberuar gjithcka , dhe per te vjelur te dy krahet.
Ne asnjerin nga vendet tona nuk nje Parti Demokrratike te mirefillte ne kuptimin e saj , eshte thjeshte nje fasade e per te mbrojtur fytyrat e verteta te tyre qe sjane aspak te tilla demokratike.
Kosova ka me shume shanse me ec perpara , fakti qe u kontestuan zgjedhjet dhe u perseriten dhe ne fund per hir te ceshtjes kombetare pranoj rezultatin tregon maturi te Opozites.
Bravo i qofte Albin Kurtit qe si bashkoj votat e veta me Thacin besoj se ka fitu me shume pike dhe kam besim tek opozita e forte qe do te bej.
Prania e EULEX qe kontrollon ne nje fare menyre qeverisjen dhe po jep shembuj se arresti mund te vij per kedo ,qofte ky nje ish komandant i UCK, apo kushdo qofte qe shkel ligjet eshte nje garanci per demokracine.Kosova eshte me lart si kulture pune , si kulture biznesi , jane me te ndershem dhe me punetore ne kete drejtim dhe njehsimi i te dy shteteve do te sillte prishje tregu ,nga jondershmeria ne biznes qe aktualisht mbizoteron ne Shqiperi.

Shpresoj qe shoqeria Civile ne Kosove tye mos behet pale me qeverite , te ngrej zerin perhere per dicka qe nuk shkon.
Nje gje pozitive qe Kosova duhet te marre nga Shqiperia eshte besimi fetar , ku ne Shqiperi eshte me tolerant, me elastik , Fanatizmi eshte me i madh ne Kosove gje qe ne Shqiperi ne shumicen e qyteteve gati po shuhet, perjashto vendet rurale.

kemi ca te mesojme nga njeri-tjetri dhe kemi ca te mos mesojme po ashtu.Bashke duhet te jemi ne ceshtjet kombetare dhe Nderkombetare te kemi nje Qendrim si komb po si Qeveri preferoj te ndare.Nga njeri tjetri sna ndajne qeverite qe do kemi mbi koke.

PS: Se mos me quani antishqipar per mendimin tim ore :)
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty Re: C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 20 Apr 2011 - 0:55

Bashkimi Kosovë-Shqipëri, zgjidhja e vetme racionale



Njëri nga filozofët më të njohur në botë, Slavoj Zizek është i mendimit se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ndoshta do të mund të ishte zgjidhja më racionale për perspektivën e Ballkanit.
Në një intervistë për Radion Deutsche Welle (edicioni në gjuhën serbe) Zizek ka vlerësuar se politika Brukselit ndaj Ballkanit është duke ndryshuar – por ka shtuar se, duke marrë parasysh përvojën e deritashme, sidomos në 10 vjetët e fundit, “Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të projektit serioz”. Sidoqoftë, ai mendon se për shkak të disa arsyeve të caktuara gjeopolitike, pozita e Ballkanit sot është shumë më e mirë.

Sa i përket Serbisë, Zizek ka thënë se ajo ende nuk është përcaktuar për një Evropë moderne – dhe se ballafaqohet me popullizëm nacionalist. A ka vlerësuar se orientimi evropian i Serbisë ende nuk e ka fituar betejën brenda shoqërisë serbe.

Ndërkaq, lidhur me ardhmërinë e Kosovës Zizek ka thënë: “Kjo çështje më ka sjell shumë telashe. Përgjithësisht, situata është shumë irracionale. Tash do të them diçka absurde: Ndoshta është më se miri që Kosova nëpërmjet një koordinimi ndërkombëtar t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjate racionale. Ngase, është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë”.

Mu për këtë shkak, Zizek ka thënë se ai ka qenë skeptik deri në pavarësimin e Kosovës. “Kjo ishte pjesë e një strategjie amerikane, e cila – siç po shihet – në aspektin afatgjatë nuk e zgjidhë problemin”.

“Për shembull, miqtë e mi nga Kosova më kanë thënë se fillimisht kanë qenë të lumtur, mirëpo kur kanë dashur të ndërtojnë autostradën Prishtinë-Tiranë është dashur të bëjnë këtë thuajse në mënyrë të fshehtë. Sepse zyrtarët ndërkombëtarë janë paranoik dhe nuk dëshirojnë asnjë lidhje të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pra, ky është çmimi që duhet ta paguash nëse varesh nga dëshira e mirë e fuqive të mëdha”, ka thënë Zizek.

Për këtë arsye, Zizek mendon se situata në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë ende nuk është zgjidhur – por është stabilizuar në aspektin afatshkurtër. “Më e mirë është kjo, sesa lufta. Mirëpo, as në Bosnje, e as në Kosovë – siç po shihet – kam frikë se ende nuk e kemi një formulë afatgjate”
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty Re: C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga bobi 10 Wed 20 Apr 2011 - 1:23

S'jemi te ndare!!!!
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin Empty Re: C.fare mendoni per bashkimin e kosoves me shqiperin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi