Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mjafton dashuria për t’u martuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mjafton dashuria për t’u martuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mjafton dashuria për t’u martuar

+4
Єямєℓiиdå
tironse
Leo_uk
WebMaster
8 posters

Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga WebMaster Sat 2 Apr 2011 - 7:35

Dashuria romantike
... ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë...Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t'u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t'u martuar dhe gjen­eruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur... fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind 'feja e dashurisë', që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.
Dashurojmë
... po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.
në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t'u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t'i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.
Epopeja e çiftëzimit
Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme 'tërheqje', sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.
Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.

Shtyllat që mbajnë "shtëpinë e dashurisë"
Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:
▪ tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es
▪ varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha
▪ ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es
▪ intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ush­qejnë atë pa ndalim
▪ të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin
▪ të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç'të ofrojë pa u shteruar kurrë.
Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj. Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet 'si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre 'të rritet' me kalimin e viteve ...
Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe 'mjalti' që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto­hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu 'rritjen' e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç'mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe 'defektet' që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite­tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të 'gjysmës sonë të ëmbël'. /Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Leo_uk Sun 3 Apr 2011 - 10:12

Yes, mjafton..
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 44

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga tironse Sun 3 Apr 2011 - 10:15

per disa mbase po ka shume njerez qe martohen pa dashuri
tironse
tironse
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1452
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/03/2011
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : kuajt , e udhetimet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Leo_uk Sun 3 Apr 2011 - 10:18

dhe mallkojn veten gjithe jeten... Nje cik "shkendij" duhet te ket robi, se ndryshe po se bere tani "shkendijen" qe je i ri , ne pleqeri te bihen ato .. si ja thone emrin mer? qesh 00027003
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 44

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 3 Apr 2011 - 10:23

PO..po pate dashurine ke gjithcka...cdo ndjenje te bukur te shpirtit qe mundesh me pas ne jete..e perjeton.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Arabela Tue 5 Apr 2011 - 21:56

nuk mendoj qe mjafton,,,sidomos kur shiko nga ato cifte qe duhen e mbarojne pas njeri tjetrit dhe pastaj zemerohen dhe grinden deri dhe ne urrejtje A mjafton dashuria për t’u martuar 426788 A mjafton dashuria për t’u martuar 426788
a eshte familja stabile ne kete menyre pastaj??? 0000000000000 0000000000000 0000000000000
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga WebMaster Wed 6 Apr 2011 - 1:02

E vertet kjo qe ke thene Arabela nuk mjafton vetem Dashuria jeta nuk eshte e perbere vetem nga ajo po nga gjithcka qe e rrethon besoj une dashuri per familjen dashuri per ate qe perjeton E vertet ke cifte qe sot martohen edhe mbas nje viti thone mjaft ndjehem e stresuar dua te ndahem ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga BlEro25 Wed 6 Apr 2011 - 9:02

Mjafton, nese ke dashuri ke respekt mirkuptim dhe vlersim, lidhja zgjat aq sa e ushqen dashuria.
BlEro25
BlEro25
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 233
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/03/2011
Mosha Mosha : 41

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Arabela Thu 7 Apr 2011 - 0:54

dhe ne mos qofte e mjaftueshme eshte baza per te krijuar nje kurorezim te bukur ne te veshtire dhe ne te mire :990210:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 9 Apr 2011 - 2:27

Ndersa une mendoj qe vetem dashuria, nuk eshte e mjaftueshme per tu martuar me dikend. Ti mundesh te dashurosh marrezisht, gjer ne vdekje nje person qe, ste don aspak ty, por qe eshte gati te martohet me ty, per ceshtje te tjera perfitimi...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 5:42

Normal qe po mjafton sigurisht qe mjafton.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mjafton dashuria për t’u martuar Empty Re: A mjafton dashuria për t’u martuar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi