Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rinia dhe morali People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rinia dhe morali People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rinia dhe morali

2 posters

Shko poshtë

Rinia dhe morali Empty Rinia dhe morali

Mesazh nga WebMaster Wed 27 Apr 2011 - 5:02

Hevzi Zeqiri

Rinia është një gjenerator i madh brenda një shoqërie e cila mund të sjellë mirësinë apo ligësinë e një populli, posaçërisht të vetes së saj! Ajo mund të bëjë ndryshime të mëdha, qoftë për të mirë apo për të keq. Ajo është pasqyra e një populli. Është fuqia e një shteti.



Aktivitetet e të rinjve, revolta e tyre për një çështje të caktuar, angazhimi apo mosangazhimi i tyre në disa elementë shumë të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë, pa dyshim se janë faktorë kryesorë për të bërë një “rezolucion”, i cili do ta çonte një shoqëri në brigjet e vdekjes apo të jetëgjatësisë.



Shikimi prapa, drejt civilizimeve të dikurshme që edhe sot kanë lënë gjurmë, na bën të mendojmë se si është e mundur që një gjallërim i illë i dikurshëm sot të rezultojë i vdekur, madje aq i vdekur sa studiuesve u duhen me vite të tëra që të gjejnë vetëm një përgjigje, prej shumë të tillave. Themi se është e mundur sepse me gjëra të tilla po ballafaqohemi. Përgjigja përfundimtare dhe më e saktë, sipas mendimit tim, do të ishte se ata e umbën moralin dhe ranë pre e dëshirave të tyre kafshërore. Një gjë e këtillë ka shkatërruar popuj të cilët gdhendnin edhe kodrat për të ndërtuar ardhmërinë e tyre të mirë dhe të sigurt, të cilët jëkohësisht ishin edhe të moralshëm. Megjithatë, për një kohë shumë të shkurtër bënë një “revolucion i cili ishte në të mirë të tyre”, duke mos u kujdesur për veten e tyre, kaluan kufijtë e moralit.



Morali është një tërësi parimesh, normash dhe rregullash që duhen respektuar, nëse duam të qëndrojmë në këmbë. Ai është forcë e cila të bën të jesh i kujdesshëm në zgjedhjen e rrugës të cilën do ta ndjekësh. Vetëm më këtë, me një faktor, do të mund të kuptohet domethënia e moralit si armë apo mbrojtje e një populli. Për të realizuar një ëndërr të mirë, ëndrrën për ta nxjerrë popullin e tyre në dritën e jetëgjatësisë së lumtur, rinia e çdo kohe dhe e çdo vendi me siguri se nuk duhet ta anashkalojë parimin “moral”! Morali është ilaçi, mbrojtja dhe arma më e mirë e cila të shëron, të ruan dhe të mëson t’i luftosh të tjerët që të kanosen me antimoralizëm!



Në shoqërinë tonë, morali është faqja kryesore e librit udhërrëfyes drejt suksesit, faqe e cila është ngatërruar ndokund, ka humbur tërësisht, ose është në duart e ndokujt i cili e ka vjedhur atë dhe nuk mendon që ta kthejë. Të tre opsionet janë të sakta, varësisht prej tokave se ku jeton kjo shoqëri. Herë-herë, në një grup të shoqërisë, zë vend më shumë se një problem, prej të lartpërmendurve.



Derisa në shtetin amë të shqiptarëve, morali, në përgjithësi, ishte i shkëlqyeshëm, gjatë periudhës komuniste shqiptarët e Shqipërisë e ngatërruan atë me partinë e dikurshme, për të cilën jepnin edhe jetën. Do të ishte absurde dhe e papranueshme që ndokush të thotë: nuk ka të bëjë partia, qeveria apo dikush tjetër për humbjen apo zëvendësimin e tij. Këtë do ta shohim më vonë.



Shqiptarët kosovarë, vëllezërit tanë, u zvarritën për njëqind vjet me radhë për t’u mëvetësuar. Me gjithë atë mundim, ata kishin arritur që t’i njihnin kufijtë e njerëzisë dhe moralit dhe fatmirësisht e ruajtën moralin me shumë kujdes. Ata u mëvetësuan dhe bënë shtetin e tyre. Por, në kohë “paqeje”, dikush po ua vjedh gjënë më të shtrenjtë, gjoja për t’i civilizuar shqiptarët “e pacivilizuar” dhe për t’i dërguar drejt një bote të re, duke vënë edhe ligje nga më absurdet dhe të papranueshme, nga një mendje e shëndoshë, siç ishte lejimi i martesës me të njëjtën gjini. Këtë gjë popujt e shëndoshë e kanë luftuar pa masë.



Shqiptarët e anëve tona janë në po të njëjtën gjendje, si vëllezërit tanë në Kosovë, kur jetonin nën diktatin e “Lirimit” (Sllobodanit). Vetëm se këtu kemi një “Lirim” tjetër. Në Maqedoni, jo shumë larg, erdhi në fuqi ligji i cili lejonte që në shkollat fillore dhe të mesme të mësohen edhe lëndët fetare. E larguan nga orari i përditshëm shkollorë këtë orë të bekuar nga frika se do të kishin një shoqëri të shëndoshë! – Ky është ndikimi i partisë që përmenda më lart, sepse po këtë gjë, vetëm në një dimension tjetër, e ka bërë baca Enver.



Në këtë linjë, duke mos e llogaritur as për zero moralin, kalkulimi i suksesit në një shoqëri, shtet dhe rini nuk do të ishte asgjë tjetër pos humbje kohe. Konkretisht, asnjë shoqëri nuk ka arritur të ndërtohet në baza të shëndosha, gjegjësisht të qëndrojë në këmbë derisa nuk ka pasur me vete ilaçin, mbrojtjen dhe armën - moralin! Për këtë gjë, për ta përsosur moralin, kishte ardhur edhe njeriu më i madh që ka parë bota, Muhammedi (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rinia dhe morali Empty Re: Rinia dhe morali

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 18:24

Sepo e vrasin mendjen te rinjte e sotem per moralin e te tjereve,duan qe tu dal e vetja.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi