Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U ndava!!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U ndava!!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U ndava!!!!

3 posters

Shko poshtë

U ndava!!!! Empty U ndava!!!!

Mesazh nga WebMaster Sat 30 Apr 2011 - 11:50

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mbylleni në shtëpi dhe të mos keni dëshirë të dilni gjithë ditën? Ta kaloni kohën duke shfletuar albumin e fotografive, apo duke dëgjuar cd të vjetra?
Mos më thoni jo, se nuk do ta besoj. Sigurisht që secila prej nesh ka momente që do t’i kalojë vetëm, pa praninë e askujt. Dhe kjo, jo sepse nuk është tip i shoqërueshëm, por sepse të gjithë kemi nevojë për pak “privacy”. Madje deri këtu është mjaft pozitive, pasi nuk je tërësisht “e varur” nga koha e lirë e miqve, apo nga orari i punës së të dashurit. Ia del mbanë edhe vetë.
Kështu menduam kur Alma mungoi nga kafeja e të shtunës. Ndoshta kishte nevojë për t’u çlodhur, për të kryer ndonjë punë… Edhe pse kafenë e të shtunës e kemi si “të shenjtë”, ia falëm. Por kur mungesa e saj u përsërit, e jo, kjo ishte e tepërt.
Kështu, pa e menduar gjatë, u ndodhëm poshtë pallatit të Almës dhe zhurma e portës që po hapej, na qetësoi: ishte në shtëpi. Por atmosfera që kishim sjellë me vete (një grup vajzash, të gjitha të qeshura) nuk kombinonte aspak me gjendjen që gjetëm aty. Grilat e dritareve të ulura, kudo errësirë dhe fotografi të shpërndara gjithandej.
Të dukej vetja sikur kishe hyrë në rolin e ndonjë filmi plot mister, me skenar të palexuar më parë.
Alma nuk tregoi asnjë shenjë gëzimi që na pa ne, mikeshat e saj, teksa hynim brenda (në fakt, më erdhi pak keq, por s’e dhashë veten). Gjatë javës e kemi vështirë të takohemi të gjitha bashkë, duke qenë të ngarkuara me punë, ndaj më kishte marrë malli, u bënë ditë që s’e kisha parë. Ajo, edhe pse shikonte habinë që ishte pikturuar në fytyrat tona, nuk bënte as mundimin më të vogël për të na dhënë një shpjegim.
Çfarë i kishte ndodhur?
Ik ti, eja ti…
Nuk duroja dot më dhe vendosa ta thyej akullin, por nuk arrita as të shqiptoja fjalën e parë, kur më ndërpreu:

- U ndava!
Nuk kishte as gjashtë muaj që ishte fejuar me Marion! Si është e mundur që u ndanë kaq papritur? Ndërkohë që lidhja e tyre disa vjeçare së shpejti do të kurorëzohej me martesë?
U dëgjuan disa “oh” plot dhimbje. Ndarja e Almës na shqetësoi të gjithave, dukej shumë e dashuruar dhe e kënaqur me zgjedhjen që kishte bërë…
Ndërkohë, Melina kishte përgatitur kafetë, ndërsa Alma qëndronte e heshtur, si e përhumbur.
- Më shumë kam merak për prindërit! E ndjejnë veten të turpëruar…
Filloi të fliste dhe papritur çdo fjalë e shoqëronte edhe një lot i hidhur që i zbriste në faqe. Më dhimbsej shumë në ato momente, por më bënte përshtypje që fjalët e saj dilnin të vendosura. Kuptova që nuk ekzistonte asnjë fije shprese që të ribashkoheshin.
- Më tradhtonte, – vazhdoi Alma. – Më tradhtonte me kë të mundte dhe kur të mundte. Me vajza të panjohura, që i gjente në Facebook. Para një jave harroi laptopin këtu. E hapa pa të keq, e kishte bërë që të hynte automatikisht në messenger dhe papritur, nuk dija kujt t’i përgjigjesha më parë. Vajza që jetonin në Athinë, i kishin lënë gjithë ato mesazhe me takime… Ishte e tmerrshme! Më duket sikur jetoj në një ëndërr thriler, nga e cila nuk po zgjohem dot!
Kur fjalët janë të tepërta…
“Fjalët janë të tepërta, në çastet kur po ndahemi…”, refreni i kësaj kënge greke më vinte ndër mend, teksa dëgjoja Almën të qante me ngashërim. E ndjente veten krejt të humbur në një botë kaq të panjohur që i ishte shpalosur para syve.
- E pranoi, – tha më në fund ajo.
- E pranoi të vërtetën, pa iu dridhur qerpiku. U justifikua, duke thënë se donte ta shijonte rininë, se ato ishin thjesht për të kaluar mirë, se mua më do dhe tek e fundit, mua do të më martojë! Pra, nga momenti që në mbrëmje do të jetë me mua, ç’rëndësi kanë të tjerat?! Justifikimi më idiot që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time! Do preferoja të mos fliste, më mirë, të mos thoshte as një fjalë, sepse këto që dëgjova në fund, më vranë më shumë se tradhtitë e tij!
E kush do ta besonte se Mario fshehte brenda vetes një Mario tjetër, kaq problematik?! Kush do ta besonte që kaq kohë edhe me ne luante teatër? Thjesht, hiqej si një Mario i sjellshëm dhe shumë i dashuruar me Almën? Gjithçka më dukej shumë absurde!
Alo? Alo? Alo?
Të gjitha ne e dëgjonim Almën të heshtura! Nuk mund të nxirrnim asnjë fjalë qetësuese, por të paktën shpresonim që prania jonë aty, do ta ndihmonte disi. Dashur pa dashur, e vërteta e lidhjes së saj kishte shkaktuar një farë paniku. Këtë e pashë më shumë në sytë e Anit, e cila para një jave kishte takimin e parë me një djalë të ri.
Për pak, çdo njëra prej nesh harroi problemin e Almës dhe me skanerin e mendjes u përpoq të skanonte çdo dyshim që kishte, rreth lidhjes së saj. Madje, Greta një moment u ngrit me celular në dorë. Dhe ne dëgjuam tek thërriste disa alo radhazi…
Girls in panic
Ndjeva që na kishte kapur një lloj paniku, thua se na rrethonin vetëm tipa si i Marios. Miranda e kapi mendimin tim dhe foli e para:
- Alma, besoj se je një vajzë vërtet me fat. E imagjinon dot veten të ishte martuar me një njeri të tillë? Po të kishe edhe fëmijë, a e kupton dot se sa e vështirë do të ishte jeta për ty?
Kaq deshëm ne dhe filluam të merrnim kurajë. Ndoshta ishte më mirë për shoqen tonë që të ndahej tani, sesa po të ishte në kushte të tjera, më të ndërlikuara. Alma na shikonte me sy hapur. Aty ku i dukej se kishte ardhur fundi i botës, nuk e kishte menduar se ndarja e saj mund të kishte edhe diçka pozitive. Ndërkohë, në sallon hyn Greta, e cila duke buzëqeshur, tha: – M’u përgjigj!
Edhe Alma qeshi me naivitetin e saj.
Kafeja e kësaj të shtune ishte mjaft e dhimbshme. Tani e dimë se kemi punë për të bërë, duhet të mbështesim shoqen tonë, e cila ka një ndarje të rëndë për të përballuar! Por të paktën jemi të qeta, se shoqja jonë tashmë jeton të vërtetën, sado e hidhur që mund të jetë ajo.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U ndava!!!! Empty Re: U ndava!!!!

Mesazh nga dajti modh Sat 30 Apr 2011 - 11:55

eh cte ben interneti Men Men Men
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U ndava!!!! Empty Re: U ndava!!!!

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 18:43

Me ka ndodhur,shume here madje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

U ndava!!!! Empty Re: U ndava!!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi