Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Shko poshtë

PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ Empty PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 31 May 2011 - 21:50


PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Rini të zjarrtë atdhetarie. Ramush Haradinaj ka lindur më 3 korrik 1968 në fshatin Gllogjan, komuna e Deçanit. Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në univerzitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët. Por ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme kundër regjimit serb.
Që nga demonstratat e vitit 1989 ai largohet në Zvicër, ku aty ju bashkangjitet Lëvizjes Nacionale të Kosovës. Gjatë shkuarjes së tij në Kosovë në mars të vitit 1991, Haradinaj u gjend në mes të valës së protestave që po ndodhnin në Kosovë si reagim ndaj regjimit kriminal të Slobodan Milosheviçit.
Në këtë periudhë Haradinaj është mbajtur në paraburgim duke u marrë në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit të tij, ai u kthye në Zvicër në ekzili, nga ku përcillte zhvillimet në Kosovë. Ai investigonte mbi lëvizjen kombëtare dhe veprimtarinë e shërbimit serb kudër saj. Në këtë periudhë ai u inkuadrua në Lidhjen Popullore të Kosovës, LPK, grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët që një kohë ishin duke thirrur shqiptarët të përdorin çdo mjet të mundshëm, përfshirë këtu kryengritjen e armatosur, për të siguruar pavarësinë e Kosovës.

Nga koha në kohë, ai kthehej në Kosovë ilegalisht, duke kaluar nëpër male nga Shqipëria. Në mars të vitit 1997, duke shfrytëzuar situatën, Ramush Haradinaj vjen në Shqipëri dhe filloi grumbullimin e armëve dhe municioneve. Ai kishte kuptuar se tragjedia në ushtrinë shqiptare do të jepte më shumë mundësi për paisjen me armatime të formacioneve të UÇK-së. Ai dy muaj më vonë, kapërceu malet për të shkuar në Kosovë dhe themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes në Gllogjan. Ai e shëndrroi shtëpinë e familjes së tij në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të djemve të rinjë në një forcë që do ta trondiste regjimin serb. Por gjersa UÇK të shëndrrohej në një forcë guerrile, Haradinaj fitoi reputacionin e një lufëtari që dinte të luftonte.
Ishte i bindur se vetëm me luftë Kosova do të fitonte. Gjatë kësaj kohe ai fitoi një përvojë në organizimin luftarak kundër regjimit serb në Kosovë, duke pasur në vëmendje organizimin e një lëvizje të armatosur deri në konflikt. Në 1996 dhe 1997 ai ka eksploruar territorin e Kosovës dhe ka lëvizur pranë kufirit Kosovë Shqipëri, veçanërisht në Kukës dhe Tropojë, duke u marrë me furnizimin me arme të bashkëpunëtorëve të tij.
Në muajin prill të vitit 1997 duke u kthyer për në Kosovë me nje grup të vogël shokësh të ngarkuar me armë dhe mjete financiare ranë në një pritë të policisë serbe në kufi, të cilët hapën zjarr me armë automatike kundër grupit të shqiptarëve. Në këtë pritë vritet vëllai i vogël i Ramushit, Luani, trupin e të cilit vetë Ramushi e tërhiqi brenda territorit shqiptar për mos ta lënë në duart e policisë serbe. Më pas bëri dhe varrimin e tij.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ Empty Re: PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 31 May 2011 - 21:52

Në 24 mars trupat e policisë serbe sulmuan në Gllogjan dhe Ramush Haradinaj mbrojti shtëpinë e tij duke drejtuar organizimin luftarak të shqiptarëve dhe duke zbrapsur trupat serbe. Pas kësaj ai në terren gjendet epror i strukturave të UÇK-së në pjesën e Kosovës Perëndimore dhe më pas si komandant për zonën e Dukagjinit. Synimi i tij në këtë zonë ishte sigurimi i vazhdueshëm i armatimeve nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet kalimit ilegal të tyre. Ramushi ishte komandant i zonës operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri më i suksesëshëm në Kosovën e pasluftës. Pas përfundimit të luftës Ramush Haradinaj gjendjet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, (TMK) duke u njohur si komandant i tyre. Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, pas një kohe Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij dhe u inkuadrua në politikë. Pas ndërhyrjes së NATO Haradinaj iu fut studimeve dhe u diplomua në drejtësi. Bashkëstudentët habiteshin të shihnin heroin e luftës në të njëjtën auditor me ta. Hardinaj me vetstudim mësoi anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten. Ai çmohet edhe për faktin se pengoi sulmet kundër manastirit ortodoks më të njohur të serbëve në Kosovë gjatë trazirave të 2004. Sot Haradinaj është shumë kritik ndaj qeverisë që po lejon Beogradin të kontrollojë veriun e Kosovës.

I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët, dhe gjersa partitë tjera politike përqëndroheshin kryesisht në çështjen e pavarsisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave. Përkundër komenteve kontradiktore, Haradinaj vazhdonte të mbetej person i popullarizuar. Pas shërbimit me Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në postin e Zëvendës Komandantit, zoti Haradinaj themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në qershor të vitit 2002, AAK u bë parti politike. Në muajin shkurt të vitit 2001, zoti Haradinaj u bë anëtar i Strukturës së Përbashkët me Administrim të Përkohshëm, organi më i lartë administrativ në Kosovë që përbëhej nga përfaqësuesit vendorë dhe përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ramush Haradinaj ishte anëtar i Kuvendit të Kosovës gjatë mandatit të viteve 2001 – 2004 dhe ishte anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kuvendit.

Haradinaj u shpall Kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 tetorit të vitit 2004. Emërimi i tij i zemëroi si serbët dhe disa diplomatë perëndimor, shumica prej të cilëve i bënë thirrje Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të pengojnë emërimin e tij. Gazeta “The Neë York Times” kritikoi ashpër emërimin e tij në një editorial. Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Jessen-Pettersen, refuzoi të ndërhyjë, duke deklaruar se, “Nëse unë do t’i thoja Jo këtij emërimi, unë do t’i thoja Jo demokracisë”. Gjatë kryerjes së detyrës si kryeministër Haradinaj dëshmoi të qënit një lider efektiv dhe dinamik, duke mbështetur një pilot projekt që i ofronte autonomi të limituar një zone të dominuar nga serbët në afërsi të Prishtinës.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ Empty Re: PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 31 May 2011 - 21:53

Me 8 mars 2005 dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit pasi u ngrit aktakuza kundër tij nga Tribunali i Hagës. Për shumë shqiptarë në trojet etnike, Ramush Haradinaj është hero i modelit klasik-djali i vrazhdë dhe trim, që bëri vepra të mira, duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. I nderuar si luftëtar lirie nga shqiptarët, ai u prit si hero kur u kthye nga Haga. Kundër këtij akti, në veri të Kosovës serbët dogjën uniforma të gjykatësve për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Jeta e Haradinajt ka qenë e karakterizuar nga betejat, humbjet dhe gjakderdhejet. Dy nga vëllezërit e tij u vranë gjatë luftimeve me ushtarët serbë, ndërsa i treti u qëllua për vdekje në vitin 2005. Haradinaj thotë se qe i bindur që lufta e armatosur ishte e vetmja rrugë për të luftuar dominimin serb, që Kosova të fitonte pavarësinë e saj.

Sot ish komandanti i UÇK-së gjendet përsëri në Hagë. Paradokset politike nuk kanë të ndalur. Gjykata e Apelit e Tribunalit të Hagës, pas shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt, është “kujtuar” se ai duhet të dalë përsëri përpara “drejtësisë”. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosoës u sjell ndërmend gjyqtarëve dhe prokurorëve të krimbur racist dhe antishqiptarë të Tribunalit të thërresin përsëri komandantin e luftës së UÇK-së të rreshtuar bindshëm në krah të fitimtarëve të luftës kundër regjimit më të urryer fashist të kohës, kur në të njëjtën kohë, kriminelët serbë fshihen në manastiret greke të veshur me veladonin e priftit, të lirë e të pandëshkuar sot e kësaj dite nga drejtësia.

Kjo situatë qesharake po ndodh, në të njëjtën kohë që po zbulohen varre masive të shqiptarëve, kur të zhdukurti ende kërkojnë shpagim dhe drejtësi, kur regjimi ultranacionalist i Beogradit ende nuk di të kërkojë falje për krimet e rënda në kufijtë e shfarosjes dhe të gjenoncidit. Reaksionarët në politikën evropiane gjejnë më të lehte të thërresin ish luftëtarin e popullit shqiptar, që la postin e kryeministrit dhe u paraqit vullnetarisht para drejtësisë për të dëshmuar se ishte dhe është i pafajshëm. “Dhoma e Apelit” e Tribunalit të Hagës, e mbushur me njerëz të paaftë, formalë, shërbëtorë të politikave të vjetra kolonizuese, arrin të shfuqizojë vendimin e këtij tribunali, i cili unanimisht në vitin 2008 shpalli pafajësinë e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ky vendim i “Dhomës së Apelit” i Tribunalit të Hagës erdhi një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë të shpallte vendimin e saj për pavarësinë e Kosovës. Ky vendim është një vendim politik, i mbeturinave politike të këtij tribunali, që nuk janë të aftë dhe në gjendje të çojnë para drejtësisë kriminelët e vërtë kundër jetës njerëzore.

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar reagon ashpër kundër këtij vendimi tërësisht politik, dhe njëherazi shpreh indinjatën e thellë kundër përkrahësve dhe përçuesve të politikave të vjetra antishqiptare, të mbarsura me racizëm, ksenofobi dhe diskriminim.

Ne rreshtohemi me të gjitha potencialet tona në mbrojtje të drejtësisë dhe të figurave të shquara të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Ai duhet të lirohet menjëherë. (Iliria News Agency- INA)


(Ky shkrim është përgatitur nga Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar si reagim ndaj arrestimit të liderit t AAK, Ramush Haradinaj nga Tribunali i Hagës)
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ Empty Re: PADREJTËSITË NDAJ GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi