Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe lumturia ka një çmim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe lumturia ka një çmim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe lumturia ka një çmim

3 posters

Shko poshtë

Edhe lumturia ka një çmim Empty Edhe lumturia ka një çmim

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 4:00

Financial Times” është përpjekur të llogarisë këtë element të rëndësishëm në jetën e njeriut. Në krye të klasifikimit qëndron shëndeti dhe vlen sa një milionë e gjysmë euro
“Lumturia e vërtetë është të qenit në paqe me vetveten dhe për të arritur këtë gjë, nuk është e thënë të dalësh jashtë natyrës tënde”, thotë një studiues. “Dëshironi të jeni të lumtur për një periudhë të shkurtër kohe? Hakmerruni. Doni të jeni të lumtur përgjithmonë? Falni”, ky është mendimi i Jean-Baptiste Henri Lacordaire. “Sekreti për të mos qenë i trishtuar është që të kemi kohë të pyesim vazhdimisht veten nëse jemi ose jo të lumtur”, ka thënë George Bernard Shaw. Nga lindja e njeriut e deri më sot, shumë mendimtarë, filozofë, regjisorë, teologë, shkrimtarë e kanë vrarë mendjen për ta arritur lumturinë, për ta kuptuar, për ta riprodhuar dhe për ta përmbledhur në një koncept të vetëm. Morali, duke parë numrin e madh të aforizmave dhe citimeve, është që lumturia është subjektive, e papërcaktueshme nga fjalët. Megjithatë mund të “zbutet” me numrat.
Në bazë të studimit të “Financial Times”, gazeta më e madhe financiare në Europë, është tentuar të kryhet një studim tjetër më i thjeshtë: të përcaktohet, në të holla, vlera e ngjarjeve që ndodhin në jetën e secilit prej nesh. Ngjarje të gëzuara si për shembull një martesë e lumtur dhe ngjarje të hidhura, të tipit ndarje, ose divorc. Gazeta konfirmon se miqësia vlen ekzaktësisht 274,500 euro. Është pasuria më e madhe pas shëndetit. Kushtet e mira fizike dhe mendore vlejnë 1 milionë e 551 mijë euro. Ky është përfundim i studimit të kryer nga “Financial Times”, gazeta e cila është mësuar të masë gjithçka me numra. Drejtuesit e kësaj gazete kanë menduar për një llogaritje të kostos së lumturisë, sepse në kohë krize, është gjithnjë e më aktuale “health-economics” (studimet e ekonomisë që lidhin shëndetin me të hollat për ta mbajtur). Rezultatet e studimit janë shumë të qarta. Një nga koordinatorët e studimit ka qenë Nick Powdthavee, ekonomist dhe studiues i lumturisë në Universitetin e Nju Jorkut, po ashtu edhe një guru në Angli.
Profesori ka drejtuar një grup psikologësh, të cilët kanë llogaritur ndikimin emocional të situatave të veçanta që ndodhin gjatë jetës, peshën e tyre dhe vazhdimësinë e emocioneve të secilit. “Lumturia është një e mirë e vlerësuar në para, ndërsa mendja dhe truri, trupi dhe mendja, janë një. Një dhimbjeje psikike i korrespondon një fizike. Sot është bërë diçka e nevojshme të përcaktosh dëmin biologjik”, thotë një neurolog. Pavarësisht shifrave të nxjerra nga studimi anglez, të cilat janë tepër të rëndësishme për të ditur se çfarë vlen me të vërtetë në jetë, për shembull këtu përfshihet pensioni në pleqëri, janë të nevojshme edhe analizat e kryera nga studiuesit se përse “paratë nuk na bëjnë të lumtur”. Studiuesit theksojnë se me para mund të blihet gjithçka, por sërish nuk e bëjnë lumturinë. Është e vërtetë që paratë bëjnë të lumtur ata që nuk kanë asgjë pas shpirtit. Personat që kanë arritur një status dhe i plotësojnë vetes nevojat kryesore, nuk marrin më asnjë kënaqësi nga një portofol i mbushur plot me para. “Për ta trishtimi sa vjen e rritet: bindja se mund të plotësojnë çdo dëshirë të tyren, nuk aktivizon më ato qarqe cerebrale që stimulojnë qarkullimin e endrofinës, opiate natyrore të prodhuara nga truri, që kanë aftësi të dhurojnë eufori dhe një grimcë lumturie”, shton neurologu. Shumë të rëndësishëm janë edhe miqtë, lidhjet e mira sociale që vlejnë më shumë se sa një martesë e lumtur: 274 mijë euro kundrejt 239 mijë eurove: “E ritheksoj, miqtë janë një e mirë e pazëvendësueshme, na plotësojnë. Pjesa më e madhe e pacientëve e lidh fjalën besnikëri me miqësinë, pra më shumë se me dashurinë”, thotë një psikiatre. Ajo që i bën njerëzit jo. të lumtur, por të ndihen mirë dhe të qetë është logjika e “jo shumë telasheve”: “Gjëja që na bën të ndihemi të vetmuar dhe të pafat, sidomos përballë një ngjarjeje të vështirë, është humbja e punës”, vazhdon më tej psikiatria. Sipas ekspertëve, përfundimisht ligji që rregullon lumturinë tonë është raporti ekzistues mes jetës reale, pra asaj që bëjmë dhe jetës ideale, që dëshirojmë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të imagjinojnë, por me këmbët e mbështetura mirë në tokë.


[You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.]


[You must be registered and logged in to see this image.]Emri  i Forumit do t[You must be registered and logged in to see this link.] ndryshoj  [You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe lumturia ka një çmim Empty Re: Edhe lumturia ka një çmim

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 9:45

Per mua emri i lumturise eshte familja dhe dashuria e sinqerte qe ndjej ndaj tyre.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe lumturia ka një çmim Empty Re: Edhe lumturia ka një çmim

Mesazh nga Burrelsja Mon 20 May 2013 - 0:04

Anakonda shkruajti:Per mua emri i lumturise eshte familja dhe dashuria e sinqerte qe ndjej ndaj tyre.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe lumturia ka një çmim Empty Re: Edhe lumturia ka një çmim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi