Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga WebMaster prej Tue 14 Jun 2011 - 21:42

Shkruar nga: Arben LLALLA

Fanatikë fetarë ortodoksë dhe myslimanë injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të “pa fe” dhe të “paudhë”, priftërinjtë grekë e quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare”.
Më 14 deri 22 nëntor të vitit 1908 në qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi i gjuhës shqipe. Ky Kongres ka zënë një vend të veçantë në historinë e kombit shqiptar dhe në veçanti në historinë e shqiptarëve të Maqedoni. Rruga e gjuhës shqipe për të ardhur deri në alfabetit e saj të njësuar ka qenë e vështirë. Lufta kundër gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet.

Ligj kundër gjuhës shqipe
Nga ana tjetër, priftërinj e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë “shejtani” dhe, në këtë mënyrë, përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipëri. Dy armiqtë historikë kundër njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndjekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët myslimanë të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se “prishin besën”. Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe Kishën Ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Në shekullin XIX interesimi i njerëzve për gjuhën shqipe u rrit shumë dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe. Njëra u botua në Firence nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte gramatika e gjuhës shqipe në greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit, e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatikë shqipe në gjuhën frënge.

Atdhetarët dhe persekutimet
Në Shqipërinë e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkatërruese e propagandës greke. Pothuajse të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, “Fanarit” kishin siguruar të drejtën të hapte shkolla për kristianët. Për t’iu mësuar ortodoksëve të Shqipërisë vetëm gjuhën greke. Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërinë Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptarë. Shqiptarët e krishterë që nuk iu përulën politikës së Greqisë, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet. Mbas shumë botimesh, fjalorësh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe, shkollat ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerikë katolikë dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.

Drejt alfabetit
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Më 14 nëntor të 1908-s, në Manastir u mblodh “Kongresi i Manastirit” ose “Kongresi i Alfabetit”. Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik, “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të fesë myslimane, katolikë, ortodoksë, protestantë, të bashkuar si vëllezër, për një qëllim të madh kombëtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit. Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllav.

Qeveria turke dhe kisha greke
Më 1909-n, qeveria turke, në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjuha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar. Shuma të vogla, por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.

Kongresi i 1909-ës
Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të përgatiste pionierët e arsimit për Shqipërinë që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi, që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909-s, me 143 nxënës. Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. . Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar “Përparimi” u caktua si qendra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, “Për mbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para”. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet “Shkolla Normale në Elbasan”, një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në universitetet e huaja europiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjikPër t’i bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipërisë, nga data 20 deri 27 gusht të 1909-s.

Gazeta, revista dhe arrestime
Për këtë arsye, në shkurt të 1910-s, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 njërës protestuan kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 veta dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me shkronja arabe, të dërguara nga Stambolli. Telegrame të shumta nga shoqëritë shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Njërës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të qeverisë së xhonturqëve në Stamboll shoqërinë “Mahfeli” me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare “Mahfeti”, me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me shkronja arabe.Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane.Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe.

Kongresi i dytë i Manastirit
“E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e Perandorisë otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristianë dhe myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.Në mars të 1910-s u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të qeverisë turke. Gazeta atdhetare “Shkreptina” e Kajros botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin.

Një zjarr i rrezikshëm
Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do të nxitonin hapat për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptarë u therën nga serbët, disa u burgosën.Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm.
Burimi: Shqipe, horizonti yt!




Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. 30l12rc Pytje & Përgjigje Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Re: Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga Space prej Tue 14 Jun 2011 - 22:37

Udha e shkronjave shume kuptimplote
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Re: Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga Durrsaku prej Tue 14 Jun 2011 - 22:42

armiqte e gjuhes shqipe jane vete disa shqipetare qe kur ikin jashte e harrojne gjuhen dhe i mesojne gjuhen e vendit tjeter ku rrine dhe femijeve te tyre
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Re: Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga Space prej Tue 14 Jun 2011 - 23:01

kjo po ndodh brenda shqiperise ku prinderit po u mesojne femijeve gjuhe te tjera kur ne fakt femijet e tyre kane problem me abetaren
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Re: Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga Anakonda prej Fri 6 Apr 2012 - 4:28

i marrshin te keqen gjuhes tone,por shum prinder u mesojn femijeve gjuhen e huaj,ose i cojn neper kurse te ndryshme/kur tek gjuha ametare jan derase nga trut e kokes

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj.. Empty Re: Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi