Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar

2 posters

Shko poshtë

Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar Empty Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 28 Jun 2011 - 23:21

Autoritetet e shëndetësisë në Gjermani fajësuan fasulet jonxhën dhe filizat e sojës për përhapjen e bakteries E.Koli që ka shkaktuar vdekjen e 36 personave dhe sëmundjen e 3 mijë të tjerëve. Filizat e sojës janë lidhur me një numër epidemish gjatë viteve. Në Shtetet e Bashkuara një tjetër produkt që mund të sjellë rreziqe po fiton popullaritet – qumështi i papërpunuar.

Pasdite vonë, në Fermën Hedgebrook, gati një orë e gjysmë larg nga Uashingtoni, lopët i drejtohen sallës së mjeljes. Hedgebrook është një nga pak vendet në zonë ku mund të gjesh qumësht të pa pasterizuar, drejt nga lopa. Klientja Anna Elrod thotë se në fillim e blinte për shkak të shëndetit të djalit.

Ekzema e djalit u pastrua, nuk pati më infeksion në vesh dhe qumështi shijon shumë më tepër se sa ai në dyqan".

Qumështi i pa pasterizuar ka shumë përkrahës, një fakt që e habit zonjën Sarah Klein, eksperte në Qendrën për Shkencën në Interes të Publikut.

"Nuk ka absolutisht asnjë provë shkencore që të tregojë se qumështi i pa pasterizuar ka të mira ndërsa ka shumë prova që tregojnë të kundërtën".

E. Koli dhe salmonela janë disa sëmundje bakteriale që mund të vijnë nga qumështi. Qumështi i pasterizuar zjehet në temperatura të larta për të pakësuar numrin e bakterieve dhe më pas ftohet dhe ambalazhohet. Ata që e pëlqejnë të pa pasterizuar thonë se bashkë me zierjen zhduken edhe gjërat e mira në qumësht. Por sipas zonjës Klein, kjo nuk ja vlen po të shikosh rrezikun që sjellin.

Gati 25 përqind e epidemive ushqimore lidhen me prodhimet bulmetore dhe vetëm 1 përqind nga pasterizimi".

Për këtë arsye, është e paligjshme në shumë shtete të shitet qumësht i pa pasterizuar. Por penalizmi i fermave që shesin qumësht të pa pasterizuar në disa shtete u shoqërua me demonstrata në Uashington. Demonstruesit bile sollën një lopë dhe e molën pastaj pinë qumështin gjatë protestës. Disa kanë gjetur një mënyrë për të mos u penalizuar. Duke mbajtur lopë të përbashkëta. Ana Elrod shpjegon.

"Ata thonë: unë nuk po blej qumësht. Thjesht blej pjesë të një lope".
Ferma Hedgebrook i shet çdo partneri që ka lopën katër litra qumësht në javë. Kitty Hockman-Nicholas dhe familja e saj janë pronarë të fermës. Ajo thotë se qumështi i pa pasterizuar është shumë i sigurt.

"Pasterizimi filloi pasi kishte nevojë, për shkak të papastërtive në vitet 1700. Por tani gjërat kanë ndryshuar".
Hockman-Nicholas thotë se qysh atëherë metodat janë përmirësuar. Ajo thotë se bulmeti inspektohet regullisht dhe ka parametra të mirë. Por shumë ekspertë të shëndetësisë thonë se gjëra të rrezikshme ndodhin ndonjëherë edhe me bulmetin e sigurt dhe helmimi nga papastërtia dhe insektet mund të hyjë lehtë në qumështin e pa pasterizuar.
Përsëriti ekspertja Sarah Klein
"Shtetet e Bashkuara kanë patur qumësht të sigurt për disa dekada por fatkeqësisht disa klientë po i kthehen kohës kur qumështi nuk ishte produkt i sigurt për t’u pirë. Është ironike".

Por kundërshtarët thonë se do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtën e tyre për të konsumuar qumështin direkt nga lopa
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar Empty Re: Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar

Mesazh nga Anakonda Sat 25 Feb 2012 - 19:48

me mire un qe se pi fare qumeshtin.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi