Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur fati është në dorën tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur fati është në dorën tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur fati është në dorën tonë

2 posters

Shko poshtë

Kur fati është në dorën tonë Empty Kur fati është në dorën tonë

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Jul 2011 - 7:01

Nëse shpesh ankohemi duke thënë se jemi të pafat gabohemi. Fati nuk është një
rastësi që duhet të na ndodhë. Psikologët e kanë përcaktuar si skenarin që mund
ta programojmë vetë, përmes veprimeve dhe përgjegjësive që duhen marrë në kohën
e duhur. Cilat janë disa nga gabimet që shpesh bëjmë në arritjen e suksesit?
Cilët janë njerëzit që ndikojnë në krijimin e fatit tonë? Në rrugën e
perfeksionimit të fatit njihuni me disa prej rasteve se si mund ta ndryshojmë
atë
Nga Elona Vrenezi
Të qenurit me fat ose jo është një nga pyetjet që na çukit gjithmonë brenda
nesh. Ose shprehja ‘jemi të vegjël përpara fatit është një nga aludimet më të
mëdha që autorë, filozofë apo edhe njerëzit e thjeshtë e kanë konsideruar duke
menduar se fati është ai që drejton jetën tonë. Si çdo pohim tjetër edhe kjo
thënie ka mbështetësit ashtu sikurse edhe kundërshtuesit e saj. Psikologët janë
ata të cilët nuk i kanë dhënë shumë përkrahje kësaj thënie, që për neglizhentët
e fatit të tyre ka shërbyer si ngushëllimi më i shpejtë.
Fati është koncepti
që shpesh ngatërrohet me rastësinë. Nëse jemi fitues të një lotarie të madhe, që
në herën e parë që e provojmë, ka të bëjë me rastësinë më të bukur që mund t’i
ndodhë njeriut. Ndihemi të lumtur për diçka të papritur pozitive që ka ndodhur
në jetën tonë. E thënë në mënyrë popullore ky rast shpesh interpretohet si të
qenurit me fat. Por në fakt nuk mund të themi kështu. Ky është vetëm një moment
i papritur që mund t’i ndodhë kujtdo.
Të qenurit me fat ka në thelb më shumë
njeriun si protagonist në krijimin e tij. Ngjarje të ndryshme në jetë ndodhin si
pasojë e veprimeve që ne bëjmë, përgjegjësive që marrim, refuzimeve që bëjmë,
ëndrrave, e mbi të gjitha guximin që kemi për t’i realizuar ato. Jemi ne ata që
në mënyrë thelbësore krijojmë gjithçka për veten. Këtë besojnë psikologët duke
kundërshtuar shprehjen “Jemi të vegjël përpara fatit”.
Psikologët besojnë se
ka një skenar edhe për fatin tonë. Që konkretisht është një plan i caktuar, si
një film apo prezantim. Shfaqet tamam si një lojë, ku jeta jonë do të dukej si
një shfaqje që ka skenarin dhe autorin e saj. Në shumë drejtime fati ynë i
mëtejshëm përcaktohet në faza të ndryshme të saj nga ndikimi i faktorëve apo
njerëzve të jashtëm. Por autorët kryesorë të këtij skenari mbeten prindërit
tanë. Nëse do të bënim një reflektim rreth personave të ndryshëm që kanë ndikuar
në jetën tuaj do të kuptohej që protagonistët e vërtetë janë prindërit.
Nëse një nënë e kujdesshme i thotë vajzës se “duhet të jesh e vëmendshme, më
e shkathët në punët e shtëpisë. Nuk mendoj se si mund të krijosh një familje të
nesërmen!”. Një vajzë e bindur përpiqet të ndjekë manualin e nënës së saj. Duke
u pjekur, ajo ende beson se është e paaftë të përballojë përgjegjësi të vështira
si rritja e fëmijëve, apo krijimi i një familjeje. Si rezultat kemi një vajzë të
pjekur por të paaftë për të pasur familje apo fëmijë.
Ndaj në realizmin e një
skenari i cili do të jetë përcaktuesi i një fati të bukur duhet të jemi sa më të
kujdesshëm. Jemi ne autorët që vendosim për gjithçka. Duhet më shumë vendosmëri dhe guxim nga
ana jonë. Fatin mund ta ndryshojmë.
Përballuni me momentet
Të bërit e
analizave ku në qendër vihet vetja është më se e vështirë. Por është një lloj
mekanizmi i prodhuar nga ndërgjegjja për t’i shërbyer vetes. Megjithatë çdo kush
është në gjendje të përshkojë përmes intuitës dhe dëshirës së brendshme drejt
analizave që ndihmojnë për të zbuluar fakte dhe situata të jetës. Të gjithë ne
kur provojmë të mbledhim pjesë nga e kaluara, në këtë lloj procesi psikologjik
hasim vështirësi. Fëmijëria është një nga fazat, shpeshherë më përcaktuese të
jetës së njeriut.
Ajo shoqërohet me shumë pasoja të cilat vendosin për jetën tonë. Ndaj efektet
që ndiejmë nga e kaluara ndikojnë në vendimet që marrim. Në krijimin e një
momenti të caktuar, që rrënjos sipërfaqësisht ose jo fatin tonë. Gjithsesi një
person i maturuar mund të bëjë një përpjekje sado të vogël. Meqë analiza të
tilla janë të vështira të bëhen individualisht, këtë mund ta konsumoni edhe në
formën e një bisede me një person të afërt.
Një shoqe, shok motër ose vëlla.
Pra me persona të cilët ndani momente konfidencialiteti me njëri tjetrin.
Kujtoni se çfarë prindërit të kanë thënë dikur në të shkuarën dhe mendoni se sa
ka ndikuar kjo në jetën tuaj.…
Për shembull djemve të vegjël, kur ata janë
fëmijë shpesh prindërit kanë tendencën t’i thonë: “Do bëhesh një burrë i fortë.
Nuk mund të ankohesh e të fillosh të qash!”. Në një moshë të rritur një djalë
ndihet vazhdimisht i kërcënuar nga probleme të ndjenjave. Ai shpesh është
nervoz, dhe përballet me keqkuptime të ndryshme që i shkaktohen nga të afërmit e
tij.
Reflektoni mbi fëmijërinë
Të kujtuarit e momenteve të fëmijërisë
shpesh herë është shumë e vështirë për të thënë e pamundur. Kjo vlen sidomos kur
bëhet fjalë për momentet e para të fëmijërisë. Në raste të caktuara emocione
negative të ndikuara nga e kaluara, e sidomos fëmijëria përbëjnë një pengesë të
mirëfilltë të lidhura drejtpërsëdrejti me momente vitale.
Këto përbëjnë në thelb edhe pengesat më të mëdha duke thyer kështu avantazhet
tona. Në këtë rast, merr jetë farë mirë shprehja e njohur, që të gjithë duket se
e përdorin “jam krejt pa fat”.
Në një vizitë te psikologu një vajzë e re
rrëfen kujtimet më të hershme të saj. Ajo është vetëm katër vjeç, dhe luan me
fëmijë të tjerë ku shumë prej tyre janë një vit më të mëdha se ajo. Ky është
fakti që ajo e përmend më shpesh gjatë rrëfimit që bën. Megjithëse ajo pohon se
ky fakt nuk është aspak fyes për të, për vite me radhë ky mendim ka gulçuar në
kokën e saj në mënyrë të pavetëdijshme. Ajo mendon se është më e pafat se të
tjerët. Kjo vajzë e formuar, e bukur dhe e suksesshme në mënyrë konstante ndihet
inferiore. Ka diçka që e pengon atë në arritjen e asaj që dëshiron vërtet.
Në rrugën e perfeksionimit
Pasi keni zbuluar se cilat kanë qenë disa nga
momentet apo faktorët që kanë shërbyer si pengesë në krijimin e fatit tuaj më të
mirë, ju mund të çliroheni prej tyre për të krijuar atë që do donit. Le të themi
që në një farë mënyre keni filluar të ndryshoni gjërat.
Fazat më të
rëndësishme në jetë janë ato që kanë të bëjnë me krijimin e familjes, arsimimin,
rritjen në karrierë, apo edukimin e fëmijëve. Janë të gjitha këto momente me të
cilat na duhet të ndeshemi në jetë. Ndikojnë për të krijuar fatin tonë apo të
njerëzve për të cilat na duhet të kujdesemi.
Megjithatë me pak vëmendje, nëse
nuk do të na mungonte dëshira e brendshme për t’i ndryshuar gjërat, fatin,
gjithçka që duam të na përkasë mund ta bëjmë. Sepse nëse kërkon të jesh
drejtuese e mirë, një dirigjente e sigurt e veprimeve të tua atëherë mund t’ia
arrish fare lehtë. Rezultati është muzika e krijuar prej teje, atë që do doje të
dëgjoje. E njëjta gjë vlen edhe për fatin, ti mund të jesh dirigjenti i tij.
Mjafton vullneti për ta ndryshuar atë. Si mund ta ndryshojmë fatin kur do donim
dëshpërimisht ndryshimin e tij?
Pasi keni përjetuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur episode në
jetë, reflektoni mbi pasojat. Mendoni se cila është arsyeja kryesore që ka
shkaktuar këto ngjarje të njëpasnjëshme? Cilët njerëz ishin pjesëmarrësit? Mos
ndoshta ka diçka të përbashkët ndërmjet tyre? Si keni reaguar në të gjitha
situatat e përsëritura. Janë këto disa nga momentet të cilat duhet t’i analizoni
më tepër.
Një biznesmen i suksesshëm nuk ka rezultate të kënaqshme në punën e
tij. Një nga arsyet kryesore që çon në këtë lloj rezultati të pafat është
punësimi që ai i ka bërë vartësve të paaftë për të realizuar një punë të
suksesshme. Në këtë rast ai duhet të jetë më selektiv në stafin tij. Duke bërë
një punë më të mirë organizuar, kjo mund ta ndihmojë atë në mbarëvajtjen
rezultative të biznesit. Arsyeja e dështimit është e fshehur konkretisht te vetë
ai. Çdo gjë varet pikërisht nga ju. Një ndryshim i bërë prej jush do të
ndryshojë të gjithë rrjedhën e ngjarjeve.
Çdo gjë ka kohën e saj
Përjashtoni mundësitë e shprehjeve si “sikur të
kisha vepruar ndryshe”, apo “do e kisha menaxhuar më mirë situatën po të kishte
qenë një tjetër rrethanë”. Mendojini mirë veprimet përpara se të pendoheni për të
ardhmen e tyre, e cila mund të jetë e pandryshueshme.
Për shembull, dhjetë
vite më parë nuk e keni frekuentuar fakultetin e që prej atëherë keni thënë
vazhdimisht me vete: “Nëse nuk do të kishte pasur teste vlerësimi për
frekuentim, do të isha studenti më i mirë”. Me siguri që momente të tilla mund
të ketë me bollëk në jetën e gjithsecilit. Mendoni se çfarë iu pengoi të shkonit
në universitet, përtacia, përgatitja e pamjaftueshme, pasiguria në vetvete, apo
martesa e hershme? Dhe si duhej të kishe vepruar në atë rast për të arritur atë
që do donit. Mësoni të merrni përgjegjësitë e veprimeve në kohën e duhur për të
mos u penduar më vonë! Sepse çdo gjë ka kohën e saj ndaj duhet ta vlerësoni në
momentin e duhur. Mos kërkoni për burime të fajit si te të tjerët ashtu edhe te
vetja juaj. Ndjenja e fajit apo fajësimi i të tjerëve për veprimet tuaja është
një nga gjërat më kompleksive, ashtu sikurse një veprim i pamatur prej
jush.
E në përfundim të një analize të gjatë reflektive, kuptoni që nuk ka
asnjëherë ndryshime drastike të rrethanave apo të fatit tuaj. Mos prisni për
rezultate të shpejta, të menjëhershme, që në fakt mbetet një mentalitet
njerëzor. Së bashku anët pozitive si dhe ato negative ndodhin për vite të tëra.
Mësohuni të pranoni që koha, është pasuria e pallogaritshme që ndryshon shumë.
Vështroni veten dhe të tjerët, nxirrni përfundime, dhe kujtoni që çdo gjë ndodh
nën një arsye të vetme. Është e nevojshme të pranoni fatin tuaj, ajo që iu
përket vetëm ju. Duke reflektuar mbi të kaluarën, ndieni jo vetëm anët negative
të ngjarjeve që iu kanë ndodhur, por merrni dhe me të mirën prej tyre. Por vetëm
duke e kuptuar këtë lloj procesi të brendshëm individual, mund të çliroheni nga
ndjenja shtypëse, si dhe monotonia. Është momenti i duhur të shkruani fatin tuaj
sipas skenarit që dëshironi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur fati është në dorën tonë Empty Re: Kur fati është në dorën tonë

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 18:44

Kur te jemi te rrrethuar nga lumturia dhe te realizojme enderrat tona.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi