Kundërshtimi i supozimit logjik
Faqja 1 e 1
Kundërshtimi i supozimit logjik
Nuk është se po ndodh ndonjë gjë e re me këto zgjedhje.
Shqipja e sotme duket ta ketë marrë nga italishtja:
Non è che non mi interessi la commedia, è che sono stanco e vorrei andare a letto.
Megjithatë, në shqipe ka një prirje për ta thjeshtuar ndërtimin në nuk se.
Ja disa shembuj, të nxjerra nga gazeta Shekulli:
Ata që mendojnë ndryshe nga mondialistët nuk se janë spekullantë, nuk se kërkojnë qimen në vezë, por ashtu e mendojnë dhe kanë disa argumenta që e mendojnë ashtu.
Lulëzim Basha nuk se po kandidon për bashkinë e kryeqytetit me një program mondialist, që do të përligjte politikisht edhe nënshtëtësinë e huaj të gruas së tij.
Kohët e fundit, lajmet dhe kronikat me “errësirë” janë pakësuar, por problemi nuk se është “ndriçuar”; kriza energjetike vazhdon, madje hera-herës merr trajta fort interesante.
Nuk se është më e kthjellët gjendja edhe diku në autostradën Levan-Fier. Mbase punët janë po kaq mbrapsht në Petroliferën e Vlorës. …
Kriza politike që vazhdon prej shumë muajsh, tashmë e ka dëmtuar mjaft imazhin e vendit, që edhe ashtu nuk se ishte ai më i miri.
Përballë kësaj tabloje gri, dhe të djathtët nuk se shkëlqejnë për mirëkuptimin dhe njëzëshmërinë e tyre.
Për të parën herë atë e kam takuar në vitin 2006 në Butrint, por asokohe emri i saj nuk se thoshte shumë për mua.
Për t’u vërejtur edhe se në shqipe, ndryshe nga ç’ndodh në italishte, ndërtimi nuk ndiqet nga lidhorja, por gjithnjë nga dëftorja.
Ç’funksion përmbush pikërisht mohimi me nuk (është) se? Çfarë sjell më tepër, në krahasim me mohimin e thjeshtë me nuk?
Të krahasohen:
Asokohe emri i saj nuk (është) se thoshte shumë për mua.
Asokohe, emri i saj nuk thoshte shumë për mua.
Gjithashtu:
Nuk më hahet shumë.
Nuk është se më hahet shumë.
Për ta ndriçuar këtë dallim, jo shumë të spikatur, ndoshta duhet të nisemi nga mundësia që ndërtimi nuk është se është formë eliptike e ndërtimit nuk është e vërtetë se.
Nëse e pranojmë këtë hipotezë, atëherë mund ta mendojmë ndërtimin me nuk është se si një formë dialogu imagjinar, i cili lejon që mohimi i thjeshtë të paraqitet si kundërshtim i një pohimi të imagjinuar.
Me fjalë të tjera:
Pohim i imagjinuar: Më flihet.
Kundërshtim i pohimit të imagjinuar: Nuk është (e vërtetë) se më flihet.
Mohim i pavarur: Nuk më flihet.
Funksioni sintaksor i ndërtimit nuk është se mund të kuptohet, në këtë rast, vetëm brenda një analize të tekstit dialogjik, që i tejkalon caqet e thënies, për të marrë në konsideratë dinamikën e dialogut.
Për ta parodizuar Roland Barthes-in, ky është një nga ato raste kur botanisti duhet të përshkruajë jo vetëm lulen, por edhe buqetën.
Të shohim fjalinë:

Ndërtimi me nuk se e lejon fjalinë të artikulohet si polemikë, sado e padukshme, me thënien presupozitive se “të djathtët shkëlqejnë për mirëkuptimin…”; me ç’rast mohohet jo një atribut i të djathtëve, por vërtetësia e atributit të kundërt.
Ja edhe një dialog pak më i shtjelluar:
A. Ç’ke që gogësin kaq shumë?
B. Nuk e di. Po m’u flika shumë.
A. Po çne? Je gjë pa gjumë?
B. Jo, jo. Nuk është se rashë vonë mbrëmë.
Këtu folësi B. kundërshton një supozim, imagjinar, të tjetrit, se B-së i flihet ngaqë ka rënë vonë një natë më parë. A-ja nuk e ka bërë këtë supozim, por supozimi vetë është logjik, rrjedh nga situata, ose nga fakti që B-së i flihet. Që këtej, B-ja nuk ka nevojë të kumtojë se nuk ka rënë vonë një natë më parë, por vetëm të mohojë shpjegimin se i vjen gjumë ngaqë mund të ketë rënë vonë.
Ndërtimet me nuk (është) se mund të krahasohen edhe me ndërtimet sinonimike me jo se; sintaksorisht të ndryshme edhe kur kuptimisht ekuivalente, meqë jo se është “e dënuar” të përdoret vetëm në krye të thënies, për shkak të forcës predikative të pjesëzës jo; ndërsa nuk (është) se priret të ndërvendoset midis kryefjalës dhe kallëzuesit:
Lulëzim Basha po kandidon për bashkinë e kryeqytetit me një program mondialist.
Lulëzim Basha nuk po kandidon për bashkinë e kryeqytetit me një program mondialist
Lulëzim Basha nuk se po kandidon për bashkinë e kryeqytetit me një program mondialist
Ose pikërisht në atë pozicion ku do të vendosej edhe pjesëza mohuese nuk. Përkundrazi, ndërtimi me jo se përfton detyrimisht një pauzë, sintaksore dhe semantike, me thënien që i paraprin; duke sjellë a shtuar, si të thuash, një argument anësor ose dytësor në bisedë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi