Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
peome perkushtrimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
peome perkushtrimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

peome perkushtrimi

Shko poshtë

peome perkushtrimi Empty peome perkushtrimi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 20 Aug 2009 - 2:53

Poemë përkushtimi :

FLET ME BRUSHË DEMIR BEHLULI
( Me rastin e 60 vjetorit të
lindjes dhe 40 vjetorit të punës së tij krijuese .
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi)

N’ Karadak , në fshatin
Binçë ,
Një ditë shkova
me ca miq ...
Hymë në kishë
për mrekulli –
Me pa art dhe histori !

Flet Nexhmije Pagarusha –
A po e shihni çka bënë
brusha ?
Me sy t’ mprehtë e punë
dore –
Krijon vepra madhështore !

Me një brushë e
ngjyrë magjike –
Jetëson ngjarjet historike ,
Ringjallë fytyrat patriotike ,
Legjendat tona kreshnike !...

Të gjithë trimat
e Karadakut –
Me një gjuhë e
ngjyrë t’ një gjakut,
Thua se ngjallej Dedë
Gjon Luli ,
Flet me brushë Demir
Behluli !

U mahnit Dardani e Nora –
Eu , Demir , Ty , të
lumtë dora !
Të lumtë dora ,
të lumtë syri –
Arti yt, n’ histori hyri !

Eu, Demir ,
Ty, të lumtë dora ,
S’ të lagë shiu, s’ të
ngrinë bora ,
S’ të tremb murrlani,
as stuhia ,
Lum Kosova – lum Shqipëria!

N’ fshatin Binçë ,
n’atë shtëpi t’ Zotit –
I pashë trimat
e Kastriotit ,
N’ luftë me turqit ballë
për ballë ,
S’ kishin vdekur , por ishin
t’ gjallë !

Pashë t’ gjithë trimat
e shqiptarisë –
Të Janinës ,
Krujës ,
t’ gjithë Malësisë ,
Bijë t’ Drenicës e
t’ Karadakut ,
Që i vunë zjarrin
anadollakut !...

N’ kishë të Binçës –
pashë një Zot ,
Pashë shumë trima
e patriotë...
Kisha e Binçës – të gjithë
ju dine :
Nuk flet më n’ gjuhën
latine !

Ku hyn Dema, n’ shumë xhamia
S’ ka “elife” nga Arabia !
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip
Për një Zot e për një dritë !

S’ ka më “harfe” të mejtepit ,
Por ka shkronja të alfabetit,
Predikues të fakultetit,
Që i sjellin dritë miletit !

Nga gëzimi pikon loti –
Kur në shqipe shkruhet:
ZOTI !
Shkruhet shqip: ZOTI ËSHTË
NJË –
Çdo gjuhë t’ botës mirë e njeh !

Shkruhet shqip: ZOTI ËSHTË
MË I MADHI –
Ai e di kush është SHQIPTARI!
Është ILIRI – FAQEBARDHI,
Në Ballkan – POPULL
MË I PARI !

Gjilan, më 07. Shkurt
1998. Demir KRASNIQI.


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 28 Jul 2011 - 2:56, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Formati i shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi