Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur Zoti Krijoi Njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur Zoti Krijoi Njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Zoti Krijoi Njeriun

Shko poshtë

Kur Zoti Krijoi Njeriun Empty Kur Zoti Krijoi Njeriun

Mesazh nga WebMaster Sun 14 Aug 2011 - 0:44

Mbasi Zoti krijoi Tokën dhe Qiellin; lumej, liqej dhe dete; kafshë dhe bimë, ma në fund iu përkushtue krijimit të Njeriut. Këto të mira që krijova, nuk më duhen mue, tha me vete, prandaj tashti duhet të krijoj edhe zotnuesin e tyne, që të kujdeset për to, ashtu edhe t’i gëzojë ato.
Me këte ide, dhe tue shpresue në fuqinë e tij të mrekullisë krijuese, iu ças sendertimit të Njeriut. I sprovuem me krijimin e gjanave modeste, si pjella të mundimit të përnjëhershëm, për të cilat nuk kishte ma pse të kthente kokën, kësaj herë përvoja dhe besimi i tepruem e kishin mashtrue. Qenja që ende ishte vetëm një ide, qysh aty nguli kambë ta kushtëzonte Krijuesin e saj, tue kërkue një varg parakushtesh si: ndjesi të gjithëfarëshme, gjuhë të veçantë, emën të veçantë, pasuni, dashuni, grue, fëmijë, dorë të lirë, tradita, virtyte, vese dhe shumë e shumë kushte të tjera. Për disa prej tyne as Zoti vetë nuk kishte dëgjue, jo ma t’i kishte përjetue. Mirëpo krijesa-ide pat pafytyrësinë të ishte edhe provokuese, tue iu drejtue Krijuesit: Ç’t’u shkrep kot të më krijosh, nëse nuk je i zoti të më plotësosh ato që të kërkova? Krijuesi, i prekun në sedër dhe gati i frikësuem për ato që po i kërkonte parapraksiht krijesa e tij, i tha: Gëzo dashuninë time dhe jeta do të të falë gjithçka dëshiron!
Të nesërmen e kësaj bisede Zoti shpërvoli mangët dhe nisi punën për t`ba kryeveprën e tij, Njeriun.
Që në çastet e para, ma saktësisht, qysh me njeriun e dytë, iu shfaq problemi i pamjes, mbasi qenja e dytë njerëzore po vinte e ndryshme prej të parës. Edhe prova tjetër rezultoi krejt e ndryshme. Ndryshimi ishte edhe ma i madh në mes krijesave të një ditë me krijesat e ditës tjetër.
Nga të gjitha kërkesat që ata i parashtronin, ende pa ardhë në këte botë, vetëm një Zoti kambënguli të mos e pranonte: dhanjen e një gjuhe për sejcilin, prandaj vendosi t`u jepte gjuhë të njëjtë të gjitha krijesave të një dite. Mbasi edhe pamja ishte ma e përafërt dhe falë gjuhës, ata filluan lidhjet e ndërsjellta dhe ndjenin afrì në mes tyne, tue i thanë edhe vëlla njeni tjetrit. E kundërta po ndodhte në marëdhanjet me të tjerët.
Sendertimi i njeriut vazhdoi 365 ditë dhe ditën kur Zoti kishte mbarue veprën e tij, mbasi fshani njëherë thellë, ashtu i gëzuem, tha: I lumtun jam që bana këte krijesë, por edhe ma i lumtun jam që përfundova këte punë të stërmundimëshme: kurrë ma parë, gjatë krijimit të sendeve, nuk ishte lodhë ashtu.
Por mundi për sendertimin e kësaj krijese ishte një pikë ujë në detin e mundimeve të pa fundme, që e prisnin Krijuesin në bashkëjetesën me krijesën e tij, tue shtrue gjithësecili edhe me dhjetëra kërkesa të tjera ditë për ditë, e sidomos iu desht të duronte sa e sa veprime të liga të krijesës së tij, tue harrue kështu vetë Krijuesin.
Qysh të nesërmen e ditës që kishte përfundue kryeveprën Njeri, Zoti vendosi t’u përkushtohej edhe plotësimit të një dëshire të secilit, në mënyrë që e ardhmja e kësaj qënje të mos varej vetëm nga dhuntitë e Zotit, por edhe nga mençuria e përzgjedhjes së dëshirës së fundit.
Porsa Zoti sqaroi për mundësinë dhe randësinë e zgjedhjes, i pari që ngriti dorën ishte sllavi. Urdhno, i tha Zoti, cila asht dëshira jote që kërkon të ta plotësoj unë? Sllavi, pa u mendue gjatë, ia ktheu: Unë due të më japish gjysmën e rruzullit tokësor. Jo, i tha Zoti, asht shumë! Të jap një të katërten e tij. Dhe ashtu u ba. Koprracia e Zotit nuk i kënaqi, prandaj ata vazhdojnë të andërrojnë edhe një të katërten tjetër.
U erdhi radha për të zgjedhë kinezët. Ata, të ndërgjegjëshëm për pretendimet ruse, thanë: Na duem të ndërtojmë një mur të madh, prandaj kemi nevojë për shumë argatë. Dhe zoti ua përmbushi dëshirën. Mbas tyne në përzgjedhje u erdhi radha indianëve. Këta i thanë Zotit: Na duem vetëm vorfni dhe asgja tjetër (nuk e thanë, por edhe këta në kokë kishin atë vizionin kinez të mbrojtjes nga fqinjët, tue kujtue vorfninë për armën ma të mirë mbrojtëse). Si kështu, u tha Zoti, vorfnia asht mjerim, asht vetë gjysma e vdekjes? Kaq duem na, ia kthyen ata. Si ua miratoj dëshirën, Zoti, i prekun për fatin e tyre, i luti të shpreheshin edhe për një dëshirë tjetër. Herën e dytë ata i thanë Zotit: Na jap një shkallë të madhe, që të ngjitemi tek ti, sa herë të duem t`ju nderojmë. E Zoti u dhuroi Himalajet.
Mbas tyne ishte radha për të shprehë shkrumbin e zemres arabët: Ata, thanë, na duem vetëm shkretëtinë, dhe Zoti, plot bujari, u dhuroi të gjitha shkretëtinat që kishte sendertue ma parë në tokë.
Eskimezët lypen akull të pafund dhe, në mundësinë e dytë për të zgjedhë, kërkuan edhe qenë.
Francezët, kërkuen kulturë. Zviceranët thanë, na duem të marrim nën kujdes pasunitë e botës. Kur Zoti i pyeti për garancitë që mund të jepnin, ata, të gjithë njëzani, u betuen për ujënat e vendit të tyne .
Ma në fund radha u erdhi edhe stërgjyshëve tanë, Ilirëve. Na, i thanë ata Zotit, duem përçamje. I befasuem që si kërkesën ma të shtrenjte lypen përçamjen, Zoti u tha: A e dini se kjo asht dëshirë e kobshme? Ata iu përgjegjën: Pikërisht këtë kërkojmë edhe na. E doni ta keni të përkohëshme, apo si e doni, i pyeti Zoti përsëri. Jo jo, thanë ata me një gojë, përçamjen duem ta kemi në gjak, se po ta kërkojmë aq shpesh sa do të kemi nevojë, mund të ndodhë që ti mërzitesh dhe nuk na përgjigjesh.
Zoti, me keqardhje të thellë për këte kërkesë rrënimtare, nxitoi t’u drejtohej për një kërkesë të dytë, me shpresë që të zbuste sadopak damin e së parës. Ata, përsëri të gjithë njëzani, iu drejtuen me nxitim: Duem urrejtje!
Zoti shtangu dhe i shikoi me dhimbje. Këta do të vuejnë kalvarin tim në jetë të jetëve, tha me vete, i shtërnguem t’ua plotësonte dëshirën siç u kishte premtue.

Nga: Çlirim Uça
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi