Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa është romantike të flisni për dashurinë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa është romantike të flisni për dashurinë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa është romantike të flisni për dashurinë?

2 posters

Shko poshtë

Sa është romantike të flisni për dashurinë? Empty Sa është romantike të flisni për dashurinë?

Mesazh nga WebMaster Mon 5 Sep 2011 - 12:18

Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet me e ndërlikuar mes punës dhe fëmijëve, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para dhe lidhja vendoset në plan të dytë.
Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë, madje është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon.
Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush.
Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj.
Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje e rëndësishme është që të mos mbani mëri me partnerin apo partneren tuaj. Vërtet qëndrimi natë për natë me të njëjtin person në shtrat, mund të jetë i mërzitshëm, ka disa mënyra për t’i rikthyer intimitetit nxitjen dhe eksitimin. Pas përfundimit të muajit të mjaltit nisin bisedat e përditshme, ku në pjesën në të madhe të rasteve kanë fjalë të përsëritura, është e lehtë të mërziteni. Ju do të filloni të bëni seks pasi nuk u ka mbetur gjë tjetër me të cilën të kaloni kohën, pasi edhe në televizion nuk ka asgjë interesante.
Shumë njerëz besojnë se e shijojnë më shumë seksin në ditët e para dhe gjithçka mbaron aty. Por në fakt është krejt e kundërta, seksi mund të përmirësohet sesa të përkeqësohet dhe është shumë e lehtë që t’i risjellësh sërish “freskinë” e dikurshme. Nëse një çift ka disa kohë që ka nisur marrëdhënien, atëherë jeta seksuale mund të bëhet më eksituese dhe aventuriere se sa në ditët e fillimit.
Avantazhi më i madh është besimi që është krijuar mes dy partnerëve. Kjo i bën ata të ndihen të qetë dhe më pak në siklet për të kërkuar kënaqësi, të cilat në fillim nuk do të kishin mundur kurrë t’ia kërkonin.
Për t’i mbajtur gjërat tërheqëse, duhet të gërshetoni sjelljet romantike me ato joshëse, pasi kjo e bën më të tërhequr njeriun që keni në krah. Sipas individëve të ndryshëm, të cilët kanë bërë tradhti në lidhjen e tyre, tregojnë se në fakt ata kërkojnë dashuri dhe kënaqësi seksuale, të cilën nuk marrin në partnerët e tyre.
Por në kërkime të ndryshme, të gjithë çiftet kanë pohuar se edhe pse jo shumë e kënaqshme, jeta e tyre seksuale në çift ishte më e mirë se ajo që mund të merrnin jashtë saj. Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga shuarja e adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa është romantike të flisni për dashurinë? Empty Re: Sa është romantike të flisni për dashurinë?

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 7:29

Per disa eshte teme koti,ndersa per disa te tjere eshte shume interesante,eshte romantike kur e provon dhe je ne gjendje te flasesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi