Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

3 posters

Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga WebMaster Thu 15 Sep 2011 - 19:42

PRSIHTINË- Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga kryeministri i kryeministri Hashim Thaçi, në orët e para të ditës së sotme ka nisur plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri. KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje, ndërkohë që në çdo çast pritet që Policia e Kosovës të dërgojë atje edhe doganierët.. Serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba. Serbët, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, raporton Telegraf.I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, janë nisur për në Kosovë për t’i mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për t’i penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.

Por në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Për këtë veprim KFOR-i e mbështetet edhe nga Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cil tha të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë dhe paqes në veri të Kosovës.


OKB, KËSHILLI I SIGURIMIT PA VENDIM PËR VERIUN
Këshilli i Sigurimit nuk miratoi propozimin e Rusisë për të nxjerrë një deklaratë me të cilën do t’i kërkohej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të shmangin dhunën dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut.

Takimi urgjent, që u mbajt pas mesnatës, pas kërkesës së Rusisë dhe të Serbisë për të “shqyrtuar situatën në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”, ndërsa pasoi paralajmërimet e Prishtinës zyrtare që më 16 shtator të zbatojë në tërësi planin për operacionalizimin e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës, raporton Radio Europa e Lirë.

THACI: RUANI QETËSINË
Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të enjten në mbrëmje, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të fillojnë të premten implementimin e planit operacional në pikat kufitare 1 dhe 31, respektivisht në Bërnjak dhe Jarinje. “Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre. Të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”,- ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.
(e.m/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Re: Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga Leo_uk Fri 16 Sep 2011 - 4:23

Beni lufte, vetem Emonen mos ma ngacmoj kush... Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë 3189159776
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Re: Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga Emona Fri 16 Sep 2011 - 5:13

Leo_uk shkruajti:Beni lufte, vetem Emonen mos ma ngacmoj kush... Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë 3189159776

Lufte????


Ku ka Lufte djalo??

Mbrojme Token tone. [Ok]

Emonen se ngacmon njeri se ska pune aty. [724516]

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Re: Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga Leo_uk Fri 16 Sep 2011 - 9:57

Po pse nuk banon ne Mitrovice ti?
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Re: Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga Emona Fri 16 Sep 2011 - 10:00

Phaaaaa, tash po e din a??



Jo Afer e kom Mitrovicen..Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë 3189159776 Pse pyte?

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë Empty Re: Operacioni, blindohet veriu, KFOR në Bërnjak, serbët në Jarinjë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi