Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën

2 posters

Shko poshtë

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën Empty Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Sep 2011 - 10:51

04:02 Burimet në terren i kanë thënë portalit Indeksonline se shqiptarët tek Lagja e Vitakëve në veri po bëjnë roje edhe në këto orë të para të mëngjesit, nga frika e asaj që mund të ndodhë. Edhe në Lagjen e Boshnjakëve ka grumbullime të shqiptarëve, ndërkohë që përtej në anën serbe shihen lëvizje të kohëpaskoshme të njerëzve.


03: 23 Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin e pranon dështimin pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Anëtarët e saj nuk janë pajtuar me nxjerrjen e një deklarate presidenciale që do të bënte thirrje për vazhdimin e dialogut dhe do të kërkonte së paku shtyrjen e implementimit të planit të Prishtinës për veriun.


03:18 Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin provon ta ndalë adresimin e ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj para gazetarëve në New York. Ai e injoron dhe e vazhdon fjalimin


03: 10 Përplasje të forta edhe pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Ministri i Jashtëm i Republikës, Enver Hoxhaj ka thënë se Prishtina është e shqetësuar me retorikën kërcënuese të Beogradit që bën thirrje për dhunë. “Policët dhe doganierët tanë do të shkojnë në pikat kufitare të shtetit të njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë ministri i jashtëm.

02: 50 Ministri i jashtëm i Serbisë ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit për t'iu drejtuar gazetarëve. Ai ka thënë se aksioni i Prishtinës është ilegal dhe jolegjitim dhe se nuk e ka përkrahjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka thënë se OKB-ja nuk e përkrah dërgimin në pikat 1 dhe 31 të doganierëve kosovarë. "Shpresoj se do të jetë ditë e qetë dhe nuk do të ndërmerren hapa të njëanshëm", ka thënë Jeremiq.

02: 43 Franca nervozohet me kërcënimet e Serbisë

02: 39 Përplasje e fortë e Rusisë me Francën për Kosovën në OKB, teksa vazhdon mbledhja e mbyllur.

02:24 Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq thotë se pasojat e asaj që do të ndodhë janë të paparashikueshme

01: 58 Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po thotë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se autoritetet e Kosovës do të hapin portat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.
“Ne shkuam paqësisht në kufijtë tanë më 25 korrik dhe nuk do t’i lëmë më kurrë kufijtë vetëm. “, raportohet të ketë thënë Hoxhaj. Franca e ka kritikuar ashpër Serbinë për kirjim të situatës artificiale në veri, kurse SHBA kanë dhënë mbështetje të fuqishme për aksionet e Prishtinës.


01:30 Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka vizituar serbët e grumbulluar tek pika kufitare 1 në Jarinje, të cilët i kanë thënë se do të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës


00:54 KTV-ja raporton se janë dëgjuar të shtëna armësh në Lagjen e Boshnjakëve. në veri të Mitrovicës

00:35 Schwarzenberg fajëson serbët
Shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg ka thënë se në rast të trazirave në veri, fajtorë janë serbët. “Gjithmonë fajtorë do të jenë serbët. Këtë e them nga përvoja”.


00:23 Pacolli nëpërmjet Facebook inkurajon Qeverinë në aksionin në veri.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli që për momentin gjendet në Afrikë, në turneun lobues për pavarësinë e vendit, i ka dhënë mbështetje institucioneve vendore në aksionin në veri. “Mbështesim fuqimisht masat e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në drejtim të shtrirjes së autoritetit në veriun e Republikës së Kosovës”, shkruan Pacolli në profilin e tij në Facebook.


23:52 - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci e ka bërë të ditur se policët dhe doganierët, të shoqëruar nga EULEX-i e KFOR-i do të fillojnë vendosjen në pikat kuftiare që pas orë 00:00, në pak minuta.

Ai ka thënë se 16 shtatori do të jetë një ditë e zakonshme për të gjithë, përfshirë edhe serbët. Sipas tij, askush nuk duhet të shqetësohet sepse thjesht qeveria po e bën punën e saj në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.
Ai ka thënë se cdo kush që e kundërshton planin, është kundër SHBA-së, BE-së dhe fuqive të mëdha. Sipas tij, ky plan do të zgjasë vetëm 6 muaj ndërsa më pas parashihen hapa të tjerë.

23:47 Rreth orës 23:00, serbët në Leposaviq kanë bllokuar një njësi të KFOR-it që po kthehej në bazën e Notting Hill në Mitrovicë. Konvoi i automjeteve të KFOR-it polak, raportohet se ka hasur në një pengesë në rrugë.

23: 38 Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka paralajmëruar se në rast të dhunës nga serbët lokalë në veri, do të ketë reagim proporcional.
Ai ka thënë se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme dhe në mbështetje të forcave ndërkombëtare që ta mbroje integritetin territorial.

23:22 - Këto janë xhirimet e minutave të fundit në pikën kufitare të Jarinjes ku forcat amerikane të KFOR-it e kanë mbyllur atë tërësisht për qarkullim, pas bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve.

23:08 - KFOR-i ka vendosur njoftime në afërsi të dy pikafe kufitare, 1 dhe 31 ku bëjnë me dije se do të qëllohet secili që provon të afrohet në afërsi pa leje të posaçme.

22: 48 I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, janë nisur për në Kosovë, për t’i mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për t’i penguar forcat e autoritetet kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri, raportojnë mediat serbe.

22: 18 Deputeti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Përmes një komunikate për media, Kukan iu ka bërë thirrje politikanëve përgjegjës të të dy palëve dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim i dhunshëm.

22:14 Shefi i delegacionit serb, në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic ka thënë se edhe Serbia ka plan për nesër (e premte). “Nëse kjo nuk ndodh (aksioni kosovar v.j), Serbia do të përgjigjet me mjete diplomatike, juridike dhe politike”, ka thënë Stefanovic, për mediat serbe, ndërkohë ka shtuar se në këtë rast, do të vihet në veprim i tërë aparati shtetëror.

22:03 Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është shprehur i shqetësuar me situatën e fundit në Kosovë. Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe stabilitet në vend.

21:59 Patriarku serb Irinej ka apeluar sonte në Mitrovicë për bashkimin e popullit serb për ta mbrojtur siç ka thënë Kosovën e Metohinë.


21:18 Serbët me kamionë kanë bllokuar hyrjen në pikën kufitare të Jarines, kjo pasi KFOR-i mbylli tërësisht këtë pikë kufitare.

20:56 - Të gjithë serbët e veriut të Kosovës nga nesër në mëngjes do të dalin në rrugë, në mënyrë që t’i pengojnë tentimet e Policisë së Kosovës dhe doganave që të marrin nën kontroll pikat kufitare në Jarine dhe Bernjak, raportojnë mediat serbe. Kryetari i komunës paralele të Leposavicit, Branko Ninic ka thënë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë “instalimin e institucioneve kosovare” në këto pika kufitare.


20:38 Fjalimi i kryeministrit Thaci në konferencë për media
Ju drejtohem të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, kudo në Kosovë, të ruajnë maturinë.
Nesër policët dhe doganierët e Kosovës, bashkërisht me EUELX dhe NATO-n do të fillojnë implementimin e planit operacional për veriun.

Plani operacion është hartuar nga Qeveria e Kosovës, në koordinim dhe mbështetje të plotë me SHBA, BE, NATO-n dhe EULEX

Jam krenar që kemi pasur mbështetjen e mirëkuptimin tuaj dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ky është sukses i yni i përbashkët, i shtetit tonë të ri, i gjithë qytetarëve të Kosovës

Ta ruajmë qetësinë dhe maturinë

Në veri nuk është në konflikt qeveria me qytetarin, po e drejta me padrejtësinë.

Askush nuk ka nevojë të shqetësohet. Të vazhdojnë jetën normale në pronat e tyre.

Ju lus si kryeministër për mirëkuptim.

Ju siguroj se ne nuk do të zmbrapsemi. Ju lus për bashkëpunim.

Integrimi i veriut do të jetë një proces me shumë sfida.

Kosova është e kosovarëve!


20:32 Raportohet se serbët kanë bllokuar rrugën në Zupce dhe kanë vendosur barrikada edhe pranë pikës kufitare në Brnjak

20:30 KFOR-i ka mbyllur plotësisht pikën kufitare 1 në Jarinje


20:25 Për pak orë do të nis së zbatuari plani i qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit të plotë në veri, duke dërguar në pikat kufitare 1 (Jarinje) dhe 31 (Brnjak). Ai ka përkrahjen e plotë dhe koordinimin e qeverisë së Kosovës, por kundërshtohet nga serbët lokalë dhe nga Beogradi. Portali
Indeksonline do t’ju sjell në kohë reale dhe minut pas minuti zhvillimet.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën Empty Re: Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Sep 2011 - 10:55

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën Empty Re: Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën

Mesazh nga bobi 10 Sun 18 Sep 2011 - 10:57

Akoma s'munden ta pranojne.

Akoma ngelet situate e tensionuar.



Kjo me frikeson,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën Empty Re: Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi