Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për shoqërinë jap çdo gjë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për shoqërinë jap çdo gjë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për shoqërinë jap çdo gjë!

2 posters

Shko poshtë

Për shoqërinë jap çdo gjë! Empty Për shoqërinë jap çdo gjë!

Mesazh nga Emona Sun 2 Oct 2011 - 10:37

Adoleshentët nga njëra anë përfshihen me entuziazëm në jetën e shoqërisë dhe nga ana tjetër janë të prirë për vetmi. Nganjëherë sjellja e tyre ndaj njerëzve të tjerë është brutale, megjithatë ata vetë janë jashtëzakonisht të prekshëm.

Gjendjet e tyre emocionale luhaten midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë. Mirëpo përfundimisht shoqëria është mbi të gjitha dhe pjesa dërmuese e adoleshentëve në radhë të parë janë për shoqërinë e më pas për familjen.

Sipas Orgesa Halitaj, shoqërinë në ditët e sotme është bërë mjaft vështirë për ta zgjedhur, ndonëse ajo mendon se me një shoqëri jo të mirë mund të biesh pre e shumë problemeve.

“Fatmirësisht unë kam shoqërinë e mirë, nuk e kam rrethin e zgjeruar të shoqërisë për faktin se kohëve të fundit është bërë mjaft vështirë të gjesh shoqe të vërteta dhe të besueshme.

Andaj unë kam disa shoqe me të cilat e kaloj ditën dhe pjesën dërrmuese të kohës së lirë. Për mua shoqëria është mbi të gjitha”, ka thënë ajo. Disa nga adoleshentët janë në gjendje të bëjnë çmos për shoqërinë dhe njëri prej tyre është edhe Dardan Mekolli, i cili është i dhënë pas shoqërisë.

“Kam një rreth shumë të mirë të shoqërisë me të cilët jam shumë i lidhur. Jemi 4 shokë dhe jemi në gjendje të bëjmë çmos për njëri-tjetrin. Unë jam një tip që nuk e jap shoqërinë lehtë, andaj jam në gjendje të sakrifikoj çdo gjë për ta”, shton ai.

Njeriu fillimisht duhet të zgjedhë shoqërinë dhe pastaj të fitojë besim në ta, nëse që në start kupton se shoku të tradhton pas shpine atëherë gjej mënyrën për t’u larguar sa më shpejt prej tij.

“Unë dua të them se përzgjedhja e shokëve duhet bërë në kohë dhe mënyrë të duhur. Unë vazhdoj të kem besim të plotë në shokët që i përmenda më lart dhe uroj që gjithnjë t’i kem shokë deri në fund të jetës”, thotë Dardani.

Për dallim nga disa të tjerë Ajla Rexhepi nuk preferon të ketë shoqëri të zgjeruar, sepse, sipas saj, në kohë të sotshme është vështirë të gjesh shoqe të vërteta me të cilat mund të ndash çdo gjë nga jeta.

“Kam dëgjuar të thonë se shoqëria mund të të prishë dhe duke u nisur nga ky fakt gjithnjë jam frikësuar të bëjë shumë shoqe. Tani për tani e kam vetëm një shoqe që mund t’i besoj dhe nuk dëshiroj të zgjeroj rrethin me shoqe të tjera.

Më mirë të qëndroj vetëm me një shoqe sesa të kem më shumë dhe të më lindin probleme në të ardhmen”, thotë ajo. Shpeshherë Ajla është këshilluar nga prindërit të zgjedhë shoqërinë, sepse më pas mund të ketë pasoja dhe duke u nisur nga këshillat e prindërve ajo gjithnjë thotë se ka pasur kujdes. Nisur nga këndvështrimi i pjesës dërmuese të të rinjve shoqëria është mbi të gjitha, të paktë janë ata që thonë se nuk kanë shoqëri.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për shoqërinë jap çdo gjë! Empty Re: Për shoqërinë jap çdo gjë!

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 18:51

Ta harrojne se shoqerine e duan vetem per interes,per nja2 veta po do jepja cdo gje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi