Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru
2 posters
Faqja 1 e 1
Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru

Tregjet janë plot me perime të freskëta që paraqesin pjesë të pazëvendësueshme të ushqimit të shëndoshë. Por, për të nxjerrur dobi maksimale nga sallatat, në vend që të përdorni vajin e lulediellit, përdorni vajin e ullirit.
Duke u bazuar në rezultatet e një hulumtimi të ri, shkencëtarët vërtetojnë se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit e zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru me 41%.
Ata kanë zbuluar se njerëzit që asnjëherë nuk konsumojnë vaj ulliri janë në rrezik më të madh nga sulmi në tru, për dallim nga ata që përdorin atë në sallata ose në përgatitjet e përditshme të ushqimit.
Për të arritur në këto përfundime, hulumtuesit kishin hulumtuar rreth 8000 persona të moshës 65 vjet e më shumë. Gjatë 5 viteve, aq sa kishte zgjatur hulumtimi, 148 nga pjesëmarrësit kishin pasur sulm në tru. Në këtë hulumtim ishte marrë parasysh sa shpesh pjesëmarrësit konsumojnë vaj ulliri, aktiviteti i tyre fizik, pesha trupore dhe faktorë të tjerë të rrezikshëm.
“Sulmi në tru është paraqitje e shpeshtë tek njerëzit e plakur dhe vaji i ullirit është një mënyrë e lehtë dhe që nuk kushton shumë për ta parandaluar atë” – ka thënë Sesilia Samieri nga instituti Nacional për shëndetësi dhe hulumtime medicinale në Bordo, Francë.
Është e njohur se vaji i ullirit ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe artritit, por edhe e zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut.
Emona- WebMaster
Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru
bobo bash vajin qe kam me inat
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

» Vaji i ullirit dhe përbërësit e tij të dobishëm
» Pilula e domates zvogëlon rrezikun e sulmit në tru dhe në zemër
» Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër
» Kafeja zvogëlon rrezikun nga aksidentet në trafik
» Kafja zvogëlon rrezikun nga aksidentët në trafik
» Pilula e domates zvogëlon rrezikun e sulmit në tru dhe në zemër
» Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër
» Kafeja zvogëlon rrezikun nga aksidentet në trafik
» Kafja zvogëlon rrezikun nga aksidentët në trafik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|