Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Humba mendjen pas bixhozit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Humba mendjen pas bixhozit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Humba mendjen pas bixhozit.

2 posters

Shko poshtë

Humba mendjen pas bixhozit. Empty Humba mendjen pas bixhozit.

Mesazh nga WebMaster Thu 20 Oct 2011 - 11:35

Deri në ditën e kobshme, kur për herë të parë fitoi në bixhoz, Bardhi ishte baba i kujdesshëm dhe bashkëshort i përkryer. Loja e bixhozit aq shumë e tërhoqi, sa humbi edhe kontrollin mbi vetveten.

Sikur të më thoshte dikush, para dy vjetësh, se do të bëhesha rob i bixhozit, do t’ia merrja fytyrën“, thotë Bardhi, 40-vjeçar, sepse atëherë s’kisha guxim të provoja fatin as në lojërat e parrezikshme shpërblyese. Në fatin dhe fitimin pa djersë kurrë s’kam besuar.
Jetoja plot 15 vjet në martesë me Ditën dhe kisha dy fëmijë të bukur të cilët i adhuronim. Ishim familje e lumtur dhe e shëndoshë. Çdo gjë e bënim me marrëveshje. Punoja si ekonomist në një ndërmarrje të madhe. Përparoja ngadalë, por gjithnjë falë aftësive të mia. Kur kolegët më propozuan një seminar, që do të zhvillohej në një qytet bregdetar, u gëzova shumë. Këtë e përjetova si një dhuratë për punët që bëja në firmë. E përgatita punimin dhe me tre kolegët e mi në muzg arritëm në qytetin bregdetar. Atë natë mbahej një „koktej“ për mirëseardhjen tonë, të cilin organizatorët e rregulluan bukur, në oborrin e hotelit tonë.
Kisha 100 marka, më duhej të provoja

Mbrëmja ishte e mrekullueshme dhe ma kujtoi mbrëmjen e maturës. U njoha me shumë kolegë, njëri prej të cilëve, pasi përfundoi darka, më propozoi të shkonim në sallën e bixhozit. S’doja që ajo mbrëmje të përfundonte aq herët, prandaj pranova më tepër nga kurreshtja. Në salla të tilla kisha qenë edhe më parë, por kurrë s’e kisha provuar fatin. Disponimi i kolegëve të mi kaloi edhe në mua. Derisa shokët e provonin fatin, me admirim shikoja zarin magjik. Mendoja se sa mirë do të ishte sikur të fitoja dhe me ato të holla t’ua bleja fëmijëve biçikletën që e kërkonin tash një kohë të gjatë. Kisha 100 marka që kisha marrë me vete të më gjendeshin dhe provova fatin. M’u ndal fryma nga shqetësimi. Kisha fituar. Tani u lirova pakëz se më s’luaja me të hollat e mia, por me fitimin. Fitova përsëri dhe 100 markat e mia u shndërruan në 1000, për disa minuta. Kjo ishte një pasuri e vërtetë për mua. Fëmijët u bënë me biçikletë, pagova disa borxhe dhe bleva rroba të reja për vete dhe për gruan. Të gjithë mbetëm të kënaqur.

U bëra si i lajthitur

Shqetësimi dhe kënaqësia që ndjeva pranë tavolinës së bixhozit ishin të paharrueshme. Që atëherë u bëra si i lajthitur. E dija se me rastin e parë do ta provoja prapë fatin, kisha aq shumë gjëra që dëshiroja t’i kisha për vete dhe familjen time. Fitova edhe disa herë dhe kjo lojë për mua u bë më e rëndësishme se puna, se familja dhe se çdo gjë tjetër. Më s’mendoja për asgjë, vetëm prisja rastin të ikja nga shtëpia. Atëherë nisën grindjet dhe mosmarrëveshjet me gruan. Ajo s’ishte e kënaqur me mënyrën se si i fitoja të hollat. Më s’ishim të lumtur si më parë, edhe pse jetonim më mirë dhe sillja në shtëpi gjëra që me pagën time s’do të mund t’i blija kurrë. Pastaj nisa t’i humbisja jo vetëm të hollat, por edhe qetësinë time. Në punë më s’isha i përqëndruar kurse në shtëpi u grumbulluan problemet, të cilat më s’isha në gjendje t’i zgjidhja. Kur i humba të gjitha të hollat, nisa t’i merrja gjërat nga shtëpia. Desha ta braktisja edhe punën që të kisha më shumë kohë të merresha me „zanatin“ tim, po për fat s’e bëra këtë. Unë vazhdoja me timen, e banesa mbeti pothuajse e zbrazët, mungonte edhe ushqimi për fëmijët. Gruaja më kërcënohej se do të më braktiste bashkë me fëmijët po të vazhdoja kështu.

Përfundova në spital

Atë natë fatkeqe e kisha vendosur: humba ose fitova, kjo do të ishte hera e fundit. Përsëri humba. U ktheva në shtëpi. Hyra ngadalë që t’i ikja vështrimit përbuzës të gruas e fëmijëve. Banesa ishte e zbrazët. Gati u alivanosa. Ajo heshtje dhe zbrazëti që mbretëronte në banesë hyri edhe në shpirtin tim dhe më bëri të dridhesha. U hodha mbi shtrat dhe u zhgreha në vaj. Me dorën time e kisha shkatërruar lumturinë e 15 vjetëve, që me aq mundim e kishim ndërtuar bashkë. Ç’ndodhi pastaj nuk e di. Të nesërmen u zgjova në spital. Kisha pasur krizë nervore. Pasdite erdhën gruaja dhe fëmijët. S’mund t’i shikoja nga turpi. Mendova se më kurrë s’do të më pranonin në familje. Me buzëqeshje në fytyrë gruaja m’i pëshpëriti këto fjalë: „Të gjitha do t’i harrojmë, do të më premtosh se më s’do të luash bixhoz? „. Edhe pse e kisha kokën të rënduar, e kuptova se familja ishte më e rëndësishme se çdo gjë. Që atë ditë kurrë më nuk shkela në sallën e bixhozit.

Histori qe te ben te mendosh shume ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Humba mendjen pas bixhozit. Empty Re: Humba mendjen pas bixhozit.

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:42

Bixhozi eshte vete shkaterrimi,nuk e kthen dot kohen mbrapa po e fillove njehere.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi