Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi

2 posters

Shko poshtë

Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi Empty Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 31 Oct 2011 - 4:19

Niko Anagnosti


Si pjese aktive e realitetit grek imigrantet shqiptare nuk mungojne edhe nga sheshet e levizjes se te revoltuarve kunder qeverise edhe trojkes. Por cilat jane motivet e angazhimit te tyre?



Eshte pasdite vone e se dieles, barrierat metalike dhe kontigjentet policore jane terhequr dhe vetem nje grup militantesh te te "revoltuarve te sheshit" konsumojne gjithe arsenalin e parullave dhe brohoritjeve disaprovuese, qe jane degjuar per rreth 50 dite me radhe kunder parlamentit, qeverise edhe troikes. Te revoltuarit sa vjen e rrallohen, lodhja dhe vapa po bejne punen e tyre- por nuk jane te pakte edhe ata qe mbeten per te treguar se kjo levizje ka baze dhe rrenje dhe nuk do te kaloje shpejt si "nje enderr e keqe per qeveritaret".

"Ne do te jemi ketu deri sa te largohen. (...) Ne duam te ardhme per atdheun tone me zhvillim, perspektive dhe shprese" - thote Stelos, qe prezantohet vetem me emrin e tij.

Protesta ne te gjithe vendit

Ai sqaron se ndodhet ne shesh "qe diten e pare" te levizjes se te revoltuarve, te cilet tani duhet te tregojne se mund te rezistojne. StelIos eshte nga ata qe ne bilancin dyditor te fundjaves me perfaqesues nga 34 mbedhje popullore nga gjithe Greqia, theksuan se nuk duhet ikur nga sheshi per t'u kthyer ne shtator sic kerkoi nje pjese tjeter. Apelit te kryetarit te Bashkise Jorgos Kaminis per te zbrazur sheshin, pasi me cadrat e tyre "demtojne turizmin dhe krijojne per vendin imazhin e nje vendi te pazhvilluar te Botes se Trete", Stelos i pergjigjet: "Ai duhet te pastroje mendjen e vet. Jo sheshin."

Kuvendi i Sheshit ne faqen e tij elektronike i terheq vemendjen kryebashkiakut, pse nuk permend si fajtore te vertete policine dhe forcat e erreta te dhunes se verber, qe diten e votimit te masave shtrenguese (29 qershor) e kthyen "sheshin ne germadhe vandalizmash" dhe "dhome gazrash" nga kimikate te skaduara kunder protestuesve paqesore.

Revolte kunder politikaneve, jo kunder demokracise

Cadrat mund te largohen, sic ka shume mundesi te ndodhe nga dita ne dite, por sipas te gjitha gjasave ato do te ngrihen serish. Ne shtresat e vogla dhe te varfra, qe po vihen ne rolin e "kalit" per te mbajtur barren e masave shtrenguese te masave te aprovuara ne parlament, eshte akumuluar "lende shperthyese" e madhe.

"Jemi shume te kenaqur nga qeveria. Na ushqen, na jep uje, kimikate te skaduara. Cfare duam tjeter. Jete lule!", - thote me qesendi Jorgos Picikaris, per te cilin nuk ka revolte ekstreme kunder demokracise dhe parlamentarizmit, por "revolte te papermbajtur kunder pjesetareve te parlamentit qe u intereson vetem karrigia e tyre dhe asgje tjeter".

"Qofte emigrant, qofte grek je ne te njejten radhe"

Vetem "dicka e re dhe e madhe" mund te sjelle ndryshimin e deshirueshem, thote Thanasis Mandis qe i mbetet besnik "sheshit" deri ne fund me "s(h)oke per koke" sic thote me akcentin grek per Sokolin dhe Argiten nga Shqiperia.

"Tashme qofte emigrant te jesh, qofte grek je ne te njejten radhe" shton dhe shikon nga shoket e tij si per te marre "aprovimin"e tyre. "Jemi pothuajse ne te njejten moshe pak a shume dhe perballemi me te njejtat probleme dhe nuk mund te bejme endrra per te ardhmen" - thote Thanasis, qe e konsideron me se te natyrshme nje shoqeri te tille te forcuar sigurisht me shume ditet e protestave.

Emigrantet shqiptare te pranishem ne sheshin e protestes

Te vetmuar apo ne grupe, emigrantet, te cilet vuajne shume rende pasojat e krizes, jane bere nje me vendasit gjithe keto dite duke folur gjuhen e perbashket te protestes.

"Kjo revolte nuk u perket vetem grekeve, u perket te gjitheve qe jetojne ketu, ne te gjitheve qe mundohemi te ndertojme nje te ardhme ketu" - thote Argita Petani nga Fieri, qe i duhet te beje nje ore e gjysme rruge sa here vendosin te zbresin nga periferia e Athines ne sheshin Sintagma me nje grup 15-20 te rinjsh shqiptare.

"Kemi degjuar te flitet shqip edhe nga grupe te tjera dhe mendoj se jane goxha shqiptare qe marrin pjese" - thote Argita per bashkatdhetaret e saj, te cilet se bashku me nacionalitetet tjera i japin levizjes karakterin e nje "internacionaleje informale".

"Kenaqesia eshte kur mblidhen te gjithe, greke, shqiptare, bullgare, rumune, polake, nga te gjitha vendet. Flasim normalisht gjuhen greke sepse ketu jetojme. Eshte kenaqesi e madhe te mblidhen njerezit nga te gjitha vendet dhe te manifestojne se bashku per nje qellim".

Per Sokolin nga Skrapari shperblimi me i mire per te revoltuarit eshte shnderrimi i perditshem i sheshit ne nje manifestim te demokracise direkte:

"Kjo qe behet pothuajse cdo mbremje: te gjithe jane te ulur ne shesh dhe diskutojne hapur. Vijne njerez nga te gjitha fushat dhe thone hapur mendimin e tyre per sa i perket krizes. Kjo eshte gjeja me e mire. Kjo eshte demokracia".

Sokoli eshte kunder dhunes dhe ekseseve: "Nuk jam dakord me dhunen, nuk eshte dicka qe ne e perkrahim, protesta duhet te jete gjithnje paqesore".

Emigrantet jane pjese e shoqerise dhe historise

Me kete pjesemarrje, qofte edhe spontane dhe simbolike, shqiptaret deshmuan se jane pjese e realitetit modern grek.

"Perderisa ne jemi ketu, jemi te integruar, jemi bere pjese e shoqerise greke. Pasojat per mire apo per keq duhet t'i vuajme. Ne kete kuptim duhet te jene edhe shqiptaret prezente" - thote dhe Astrit Korbi nga Skrapari. Si pjese e sheshit, ata u bene pjese e historise se vendit ku jetojne.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi Empty Re: Pjese e historise se vendit ku jetojne, emigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:01

Greket nuk duan te na shohin me sy,por valle pse shkojne shqiptaret e gjore apo i detyrojne kushtet ekonomike.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi