Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jeta, një mister...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jeta, një mister...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta, një mister...

2 posters

Shko poshtë

 Jeta, një mister...  Empty Jeta eshte nje cikel qe perseritet pafundesisht...

Mesazh nga Darius Fri 21 Oct 2011 - 10:42

Cdo veprim i jetes sone ka qene dhe do jete pafundesisht.

Kjo eshte nje teori shume e perhapur qe vjen qe prej antikitetit grek deri ne kohet tona, psh. NIce fliste per Rikthimin e perjetshem, po ashtu dhe Luis Borges per kohen ciklike.

Greket e vjeter flisnin per nje perseritje ne forme ciklesh ku gjithcka ndodhte nga e para ekzastesisht njelloj cdo here. Sa e rende duket per ne kjo pafundesi, duket sikur i humbet qellimi, kuptimi gjithckaje.
Edhe tek hindute kemi dicka te ngjashme, Reinkarnacioni qe eshte rikthimi i shpirtrave ne toke ne menyre te perseritur duke mbartur "karmen" virtytet dhe veset e jeteve te meparshme, derisa te arrihet persosja e shpirtit. Ketu duket me lehte edhe e kuptimshme.
Po ashtu edhe tek "leximet" e nje sheruesi profetik, amerikanit Edgar Cayce kemi nje deshmi te tille, reinkarnacioni vazhdhon derisa arrihet persosja e Shpirtit.

Ne thelb pra qendron perseritja.
A eshte "e rende' per ne nje gje e tille apo eshte nje drite shprese, nje mundesi me teper, nje shteg drejt perjetesise?
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Jeta, një mister...  Empty Jeta, një mister...

Mesazh nga Darius Sat 12 Nov 2011 - 8:43

Kemi ardhur në këtë jetë, as vet nuk e dimë prej nga...kemi ardhur në këtë jetë e as vet nuk dimë ku po shkojmë...

Cili është qëllimi që kemi ardhur në këtë jetë?

Cili është misioni që duhet të përmbushim?

Këtyre pyetjeve nuk u ka kthyer askush përgjigje, dhe askush nuk është i zoti të gjejë një përgjigje!

Jeta në të cilën kemi ardhur, është e përbërë nga vuajte, rruga e gjatë e jetës është e përbërë nga pengesa të cilat duhet ti kalojmë. Ndonjëherë na nevojitet ndihmë.

Na nevojitet dikush që të na japë një dorë...sepse vetëm nuk mund të përballojme gjithçka. Askush në këtë botë nuk është aq i zoti sa të bëjë gjithçka vetëm.
"Bashkimi bën fuqinë" thotë një fjalë e urtë popullore.

Shpesh herë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe nuk kanë ku të mbeshteten, janë ata që vuajnë më shumë. Nëse ke mundësi që të ndihmosh dike, mos hezito ta bësh. Sepse asnjë njeri nuk ka humbur gjë duke dhënë. Përkundrazi ai ka fituar respekt e nderime të tjera...

Nëse është dikush në këtë botë që përpiqet t’ju ndihmojë, pranojeni atë. Ndoshta nesër mund të ketë edhe ai nevojë për ty. Fali atij besimin dhe gjithë respektin tënd. Nëse është dikush që të thotë që të do, jepi atij mundësinë që ta tregojë këtë gjë. Nëse dikush thotë që i vjen keq për vuajtjet e tua dhe do të të bëjë të lumtur, jepi një mundësi që ta bëjë...nëse vërtetë e ndjen këtë gjë mund ta bëjë...
Ndjenjat janë pjesë e pandashme e çdo njeriu. Dikush është më i ndjeshëm, dikush preket lehtë, dikush ska ndërgjegje fare etj...

Në trupin tonë shpesh herë mbizotëron një ndjenjë e vetme.

Ajo mund të jetë lumturia, mund të jetë edhe trishtimi...mund të jetë gëzimi por mund të jetë edhe hidhërimi. Ndonjëherë jemi aq të lënduar dhe konfuzë, sa mbi trupin tonë ka një luftë ndjenjash...e nuk dimë ç’ndjenjë mbizotëron...lodhja, trishtimi, dashuria, mosbesimi, lëndimi...por është ajo që nuk na ndahet shpesh herë, për të mos thënë asnjëherë...

Vetmia!

Dhe janë disa persona që e largojnë atë. Por ne duhet të përpiqemi që mos të largohen këta persona.
Duhet të përpiqemi t’i mbajmë afër, duke u qëndruar atyre afër.
Duhet të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur, që të na bëjnë edhe ne të lumtur.
Duhet të përpiqemi t’u tregojmë që kemi nevojë për ta...

Këta persona janë të rrallë.

Kështu që nëse një ditë gjeni dike të tillë, mos e lini të largohet...
Të paktën jo pa e bërë të kuptojë që për ju do të thotë shumë, që për ju është i vetmi që ju bën të lumtur. Dhe që të jetë pranë jush, duhet që edhe ne ta bëjmë të lumtur këtë person.

T’i tregojmë që vlen shumë për ne, edhe nëse ai mendon që nuk vlen aspak.

T’i tregojmë që për ne është e gjithë bota, edhe pse mendon që nuk është askush në këtë botë.

T’i tregojmë që e duam pranë nesh, t’i tregojmë që e duam...

Jeta është shpesh herë indiferente, por janë personat që hyjnë në jetën tonë ata që bëjnë ndryshim.

Nëse nuk duam ndryshim, nëse nuk duam të jemi të lumtur, atëherë për çfarë jetojmë?

Nëse nuk i pranojmë personat që duan të na bëjnë të lumtur, atëherë si do ta jetojmë këtë jetë?

Ehhhh...jeta ndonjëherë bëhet shumë e pakuptimtë.


Ndihemi të lodhur nga komplikimet e saj, ndihemi të lodhur nga përpjekjet për të kuptuar gjithçka...dhe kur nuk e kuptojmë, jeta duket e pavlerë. Dhe rruga e saj e gjatë bëhet e lodhshme, e mundimshme.

Jeta, kjo fjalë kaq e vogël, por që përmban mistere pafund!

Jeta është dhuratë e çmueshme dhe apostafat për njeriun nga Krijuesi, prandaj vlersoje ashtu siç edhe e ka vlerën e saj.

Ec, vrapo se jeta është një shëtitje e gjatë dhe e paharrueshme.

Vështro rreth teje, shiko se jeta është një ylber shumëngjyrësh dhe plot me emocione.

Shprehu, fol qartë që të të kuptojnë se jeta është një temë me fjalë pambarim dhe përshtypje të pakuptueshme.

Dëgjo, ndjej sepse jeta është një këngë me shumë nota muzikore, që të fal ndjesi të pashpjegueshme.

Dhe nëse ke zemër,duaj...sepse jeta me dashuri është gjëja me e bukur...e mbushur me respekt, ëmbëlsi, përkushtim, dedikim....

Respekto të të respektojnë!

Fal që të të falin!

Lutu që të jipet!

Buzëqesh që të buzëqeshin!

Shijoje që të ja dish ëmbëlsinë!

Injoroji idhëtitë e saj duke marrë mësim dhe përvojë!

Tolero të të tolerojnë!

Por mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishmja...

Duaj të të duan...

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Jeta, një mister...  Empty Re: Jeta, një mister...

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 19:35

Jeta eshte nje fontane e kerkuar,
ne udhe misteresh te pazbuluar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Jeta, një mister...  Empty Re: Jeta, një mister...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi