Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh”

2 posters

Shko poshtë

Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh” Empty Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh”

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 17 Nov 2011 - 12:15

Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh” ZyraFatkeqësisht e keqja paguhet. Në përgjithësi, një “ujk” fiton rreth 9 mijë dollarë më shumë se një “qengj”. Kështu, fshirja e fjalëve “faleminderit” dhe “të lutem” nga fjalori e rrit 18 për qind më shumë pagën.

Zakonisht të kritikosh kolegët të bën të dukesh kompetent. Të ndjekësh me përpikmëri qëllimet e karrierës nuk i lejon vetes asnjë lloj hapësire, madje nuk ke kohë as për një kafe mes miqsh. Asnjë epror nuk mund ta kalojë kohën me punonjësit e tij. Mirësjellja në zyrë ndikon negativisht si te të ardhurat ashtu edhe te karriera.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga tre universitete, ai i Notre Damit, Kornellit dhe i Ontarios Perëndimore. Studimi është publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”. Edhe pse konteksti është tipik amerikan dhe mendja të shkon menjëherë te “Wall Street”-i, rezultatet e sondazheve nuk janë aq të huaja për vendet e tjera. Ajo që e rrit edhe më shumë atmosferën e ligjit të xhunglës, është bindja se në përgjithësi një burrë shpërblehet për një sjellje të vrazhdë që bën, ndërkohë që rregulli nuk zbatohet për gratë. Të qeshura ose të pasjellshme, femrat fitojnë gjithmonë 10 mijë dollarë më pak se kolegët meshkuj.

Studimi i shkencëtarëve bazohet te tre kërkime të publikuara më parë dhe te një sondazh, pjesë e të cilit kanë qenë 10 mijë persona, konkretisht punëtorë dhe të tjerë me pozicione karriere të ndryshme. Çdo njeri e njeh çështjen në fjalë, madje edhe të rinjtë e sapodalë nga bankat e shkollës. Nga pesë tiparet që përbëjnë personalitetin e një individi (mendjehapur, i vetëdijshëm, i mirësjellshëm, qëndrueshmëri emocionale, i hapur), vetëm njëri është i dëmshëm për karrierën: mirësjellja.

Zakonisht këtë tipar e shohim si aftësi për t’u dhënë vlerë marrëdhënieve me të tjerët, për të ndihmuar një koleg në vështirësi, për t’u ndier vetvetja në punën në grup dhe për t’u konsideruar një mik i këndshëm për të tjerët, në mënyrë që të të frekuentojnë edhe në kohën e lirë. Asgjë nga këto që përmendëm më lart nuk klasifikohen te mirësjellja, sidomos në punë. Në vendin e punës duhet të dish t’i kërkosh gjërat me forcë. Të rebelohesh kundër të këqijave. Të mbrosh pozicionin tënd nëpër konflikte. Të përdorësh armën e inatit, në mënyrë që të dëgjohesh.

Të marrësh gjithmonë pjesën më të madhe të tortës. “Sepse një qëndrim që nuk ka lidhje me mirësjelljen është tregues i aftësisë dhe i suksesit, sidomos në ato ambiente ku mbizotëron konkurrenca dhe agresioni”, shpjegojnë studiuesit.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh” Empty Re: Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh”

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 21:24

Ne kete jete duhet te besh keq qe te fitosh respekt nuk ia vlen te jesh i sjellshem mbasi perfundon ne lendim dhe vuajtje.

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi