Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poema Mjerimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poema Mjerimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poema Mjerimit

3 posters

Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Sep 2009 - 8:55

Kafshate qe s’kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbeta edhe sy t’jeshilta
qe t’shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
te tan jeten e vet derisa te vdesin.

E mbi ta n’ajri, si ne qesendi,
therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta
shkelqejne. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulen e vet t’shemtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qe e ka, syt qe e shprehin,
buzet qe me kot mundohen ta mshefin -
jane femite e padijes e flite e perbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
mbi t’cilen hangri darken nje qen e pamshirshem
me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.

Mjerimi s’ka fat. Por ka vetem zhele,
zhele fund e maje, flamujt e nje shprese
t’shkyem dhe te coptuem me t’dalun bese.

Mjerimi terbohet n’dashuni epshore.
Neper skaje t’errta, bashke me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhange; t’verdhe e pisa,
kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzet e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajne fillin t’marret, sherbtoret dhe lypsat
qe neser do linden me na i mbushe rrugat.

Mjerimi ne dritzen e synit t’kerthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nen tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ nduke gjite e shterruna t’zezes ame,
e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetem lengon,
e ama s’e don, por vetem mallkon.
Vall sa i trishtueshem asht djepi i skamit
ku foshnjen perkundin lot edhe te fshamit!

Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.

Mjerimi pjek femin para se te burrnohet,
don ta msoje t’i iki grushtit q’i kercnohet,
atij grusht qe n’gjume e shterngon per fytit
kur fillojne kllapite e etheve prej unit
dhe fetyren e femis e mblon hij’ e vdekjes,
nje stoli e kobshme ne vend te buzqeshjes.
Nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe femia n’bark t’dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e nate
tu’ i vlue djersa ne gjoks edhe ne balle,
tue u zhigatun deri n’gjuje, n’balte
e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
Shperblim qesharak! Per qindenje afsh
ne dite - vetem: leke tre-kater dhe “marsh!”.

Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzet e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e nje tregtis s’ndyte,
qe asht i gjikuem te bije ne shtrat vet i dyte,
dhe per at sherbim ka per te marre do franga
nder carcafe, nder fetyra dhe ne ndergjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbe,
mund qe t’len kujtim diten e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohes, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithcka u ndi nje i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut qe vdiste nen tra.
Keshtu nen kambet’rande t’zotit t’egersuem -
thote prifti - vdes ai qe con jete te dhunuem.

Dhe me keto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
mbushet got’ e helmit ne trashigim brezninash.
Mjerimi ka moter ngushulluese goten.
Ne pijetore te qelbta, prane tryezes plot zdrale
te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
n’fyt per me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nen tryeze qan-qeshet ne forme tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n’gote i mbyt
kur njiqind i derdh nje nga nje ne fyt.
Mjerimi ndez deshirat si hyjet errsina
dhe bajne tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s’ka gezim, por ka vetem dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajne t’cmendesh,
qe t’ap in litarin te shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjere e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshire. Por don vetem te drejt!
Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
t’cilt n’mnyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu’ ia leshue lypsiti nje grosh te holl’ n’shplake.

Mjerimi asht nje njolle e pashlyeme
n’balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.

Fan S. Noli - Anes Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se c’e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c’e shtypne jabanxhinjte,
Se c’e shtrythne fajdexhinjte,
Se c’e pren’ e se c’e vrane,
C’e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes
Anes Vjoses, anes Bunes.

Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres nje shenj’ e pres nje drite,
Pres me vjet’ e pres me dite,
Se c’u tera, se c’u mpaka,
Se c’u cora, se c’u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
Anes Rinit, anes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
EndEronj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.

Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!

Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal’ e me ben trim,
me jep forc’ e me jep shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
Anes Vjoses, anes Bunes.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Sep 2009 - 9:02

Kur desha të flas
Më thanë hesht
Kur heshta
Më thanë të flas
Sa më dilte fjala nga goja
Sa më ndalej më kthehej pas
Kur desha të ec
Më than ndal
Kur u ndala
Më thanë ec
Sa e bëja një hap para
Hapi tjeter kishte ngecë
Hesht e fol, fol e hesht
Vallë a kapërdihet
Ec e ndal, ndal e ec
Vallë ku mund të arrihet.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Nov 2009 - 7:09

ERDHI DITA
Erdh kjo ditë e amshuar
Moti kohë e shumpritur
Qe nga Gjergji e kërkuar
Erdh kjo ditë e bekuar
Qysh me shekuj e ëndrruar
Nga shumë duar e kalitur
Me durim te përkushtuar
Erdh kjo ditë e praruar
Me gjak të njomë e fituar
Dhe me gjak e ujitur
Si ylber i dëshiruar
Erdh kjo ditë e premtuar
Zgjohuni te gjithë
Vëllezër kah jeni
Ne tempullin e lirisë
Per diten e Pavarësisë
Përurime le t’ketë plot
Mos të derdhim më kurrë lot
Vetëm këngë e gëzime
Per liqenin me dy burime
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Nov 2009 - 7:09

POPULLIT TIM

Dua shumë e shumë kam dashtë
Te lindë agimi si gjithkund
Mbi mbarë forcen e bashkimit
Se si ty nuk gjej askund
Dua shumë e shumë kam dashtë
Thirrja jote që të dëgjohet
Mos të tretet në errësira
Se liria po afrohet
Dua shumë e shumë kam dashtë
Të mbledh fuqi e ta jap Ty
Që me këngë të zgjoj nga gjumi
E lirinë ta shohësh me sy
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Nov 2009 - 7:09

NËNA ME JETIMA

Nënë e vjetër e shumë e dashur
Çdo jetim don ta ketë afër
Kohë e gjatë ka kaluar
Kur jetimat iu kanë internuar
Me mall të tyre, të ndarë u rritën
Me plot halle u kalitën
As edhe gjumin rahat s’e patën
Qe kur i ati e la shpatën
Kohë të egra mbi ta u rrokullisën
Në shumë pjesë nënën e grisën
Pese fëmijët nga gjiri ia ndanë
Të ndarë të rritën e mos t’i ketë pranë
Per shumë decenie më kurrë s’u panë
Fëmijët jetima pa nënë i lan
Per t’u takuar në një bashksi
Detyrë e rënde plot përparsi
Që tbashkohen kinse kanë frigë
E vërtetë apo veç intrigë
Ndonëse flasin pakëz më ndryshe
Njejt ushqehen si dallëndyshe
Per dijen e t’ëmës janë të etur
Folenë e saj pë ta gjetur
Per kulturë e alfabet
Nëna fëmijve t’iu flet
Rrugën e saj pas ta ndjekin
Më jetima mos të mbesin
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Nov 2009 - 7:10

I DASHURI ATDHE

Sa të dua, o Atdhe
Të kam lule plot me erë,
Më i ëmbli ti më je
Më je kopshti në pranverë.
Të nderoj kudo që jam
Kendej ku jetoj, o Atdhe,
S’të harroj e n’zemër t’kam
Birin tënd mua më ke.
Të kam lule aq të vyer
Qelë e rritesh vetëm për ne,
Shpirtin ma mban të ushqyer
Kur pijmë ujin tuaj, o Atdhe.
Ke të fala e plot ngrohtësi,
Shumë të fala e dashuri,
Më e shtrenjta je Shqiptari,
Se ne zemër më ke mbi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Tue 15 Dec 2009 - 7:13

Ne livadh te jetes
Tri gota i gjeta,
Dy ishin plot
E bosh ishte e treta.
Emora te paren got
Ne buze e afrova,
Ishte shume e embel
E menjehere e largova.
E mora te dyten gote
Me gjuhe pak e preka,
Ishte e nxet
Dhe menjehere e heka.
I mora te dyja
I zbraza ne te treten gote,
U be nxehte e embel
Ashtu sic eshte kjo bote.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Dec 2009 - 9:18

VEç ENDRREN E KANË TË GJALLË

Zemrat i hapem për shqiponjën
zjarr të marrë në zemrat tona,
përpara se t’i hapte krahët
stuhitë t’i çajë,
ne morem emrin e saj,
sa shekuj u bënë
djalli s’mundi të na ndajë.
Ata që na i këpusin lulet,
të vdekur janë përpara së të vdesin ,
veç endrrën e kanë të gjallë
heronj të mbesin.
A ngrehen kullat e lavdisë
mbi gjakun e fëmijës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:37

O MOJ SHQYPNI



O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush të ka qitë me krye n'hi?

Ti ke pas qenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.



Ke pasë shumë t'mira e begati,

Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!



Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti

Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun

E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,

I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;

Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,

Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s'të ka mbetun as em'n as besë;

Vet e ke prishun për faqe t'zezë!



Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Ca thonë kam fe ca thonë kam din;

Njeni: jam turk, tjetri: latin

Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!



Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,

Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t'fitoni,

Besën e t'parëve t'gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t'huej,

Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!



Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndër leqe!

Qani ju trima bashkë me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

E s'i ka mbetun as bukë as mish,

As zjarm në votër, as dritë, as pishë;

As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

Por asht rrëzue e bamun trokë!



Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,

Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;

Ka mbet e vejë si grue pa burrë,

Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!



Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë

Ket fare trimneshë, qi sot asht mekë?

Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,

Qi njeri i huej ta shklasë me kam?



Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do

Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!

Para se t'hupet kështu Shqypnia,

Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!



Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!



Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,

Gjithkund l'shon dielli vapë dhe rreze,

Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë

Kush mos na e preki, se desim t'tanë

Të desim si burrat që vdiqnë motit

Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Vaso Pasha
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:38

FJALËT E QIRIRIT

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

Naim Frashëri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:39

Dashuria



Do të lëvdoj dashurinë
barabar me perëndinë,
se dashuri e vërtetë,
na mban të gjallë në jetë.

S'e kam parë perëndinë,
shoh ngaherë dashunnë;
dashuria mbretëron,
se njeriu pa të s'rron.
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
Kur jeshmë të vegjël,

si moll' e pabërë,
putheshim ngaherë,

ditënë të tërë;
vij e të kërkojë,

vij e të thërresë,
losnim të dy bashkë,

rronim me një shpresë.
Mba mend sa të desha,

mba mend sa më deshe?
Mba mend si më thoshe

e vogël kur jeshe?
Tani që jam burrë,

tani q'u madhove,
dashurin' e parë

pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla,

e hanë të tjerë,
mikn' e djalërisë

s'e qas as në derë!
Po, si dallëndyshja vete

në vend tjetër
dhe kthehet prapë

në fole të vjetër,
Ashtu zëmra jote

mundet të kujtojë
mikn' e djaleris

dhe prapë ta dojë.

Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditënë mendohem,
natën rri pa gjume

Lulete të dilnin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

Zogjtë të dëgjonin,
do t'më rrinin prane
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.

Asnjeri ne jetë
plagën s'ma shëron,
përveç mikja vetë,
qe vjen e lëndon!

Bukuria jote,

leshërat e tua
posi pëndë korbi,

të gjata mbi thua,
ballëtë si diell,

faqetë si mollë,
qafa jot' e gjatë,

mesi yt i hollë,
sisëtë si shegë,

dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe,

sytë si gështënjë,
dora si dëborë,

fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur,

shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin,

të tëra t'i dua,
po zëmëra jote

u bë gur për mua!

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.

Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
në ferra, në gurë,
u fshehm' kaqë bukur,
Sa s'ugjendm'dot kurrë...

0 moj lulja manushaqe,
ndëgjo dashurinë ç'thotë:
Të lozëm faqe për faqe,
Të na përzienë lotë.

Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!



Çajupi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:39

Dashuria



Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise o t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.



Ali Podrimja
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:40

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së



F.S. Noli
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:40

VDEKJA E NOSITIT



Me zjarr ju flas... me zjarr.

Ne gjirin tim kam hapur varr...

Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak

Fatlum dh'i paster si zembak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,

Dh'u jap ushqim me dashuri -

Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...

Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,

Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet

Pas mallit tim liqeri-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,

Ay e hap sa me te mund,

Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,

Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle

Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:41

MALLI



Syri-i bukur qe t'u vrenjt-

syri yt qe me lendon

do me lere-a von a shpejt,

do me lere-a shpejt a von

Sapo shpirti mu delir-

shpirti im i nxire krejt

do me lere me pahir

syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend

varfanjak si mbret pa fron

mreteresha qe me cmend

do me lere a shpejt a vone.

Do me lere-a von a shpejt

Do me lere-a shpejt a von

Syri i bukur qe t'u mvrenjt

syri yt qe me lendon.

Do me lere...A!po si-

qofte-atehere-ose tani-

do te qaj aq dashuri

qe te humb me mall te ti?

Mua mendja s'me kupton

mua syri s'ma kerkon

po fillon edhe vajton

e kullon kullon kullon.

Mall!O mall qe vjen e shkon

vjen e shkon e prape vjen

mall qe len nga perendon

len e vjen e zjen e bren

malli mallin me se gjen.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 23:41

ÇASTI

Desha ta ndjej një çast
ujëkalimin e ujit nëpër rrudha të trurit
bërllokun në gropën e vetmisë
me konventë t'ia shpalli lirinë vetes
S'më duhet tjetër veç se një minimum
një notë kaluese në psikologji
e ta ruaj mbështetjen moralizuese
Ta shpreh pa droje sentimentin
se për botën, nuk më ze fare
Dhe ç'mendoni, kam komplekse
asnjëherë s'e kisha lejuar
një psikolohji e dëmtuar, skatosur
të ve baza për pikënisje të re
S'domend se praktikohet
edhe minimizimi edhe sentimenti
e kjo s'ka rëndësi ndaj fetvave
këtu nuk kalon në rrugë
as fetvaja, as pisllëku modern
thjeshtë, t'a pret udhën maca e zezë
dhe gjithçka mbimbulohet
Ah, ai çast, i rëndë është!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Astil1 Fri 18 Dec 2009 - 23:52

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poema Mjerimit Empty Re: Poema Mjerimit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi