Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit

2 posters

Shko poshtë

Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit Empty Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 23 Nov 2011 - 13:54

Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit 48654SELANIK - Qyteti i Selanikut është në gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit, që ka kaluar disa herë nivelet e lejuara dhe ka filluar zbatimi i masave emergjente në qytet.

Autoritetet thonë se këtë vit treguesit janë edhe më të lartë për shkak të shtimit të përdorimit të drurit si lëndë djegëse në shumë familje, automjeteve që djegin diesel, si dhe makinave të vjetra.

Numri i grimcave të ndotjes ka arritur nivele alarmante këto ditë edhe si pasojë e motit të thatë dhe pa erë. Raportet e parashikimit të motit thonë se problemi do të vazhdojë të paktën deri në mesditën e nesërme (e enjte).

"Nivele rekord të ndotjes janë regjistruar nga stacionet e matjes së ndotjes së ajrit të ambientit," tha kryetari i bashkisë së Selanikut Janis Boutari, duke autorizuar marrjen e masave të menjëhershme.

Trafiku i mjeteve do të kufizohet dhe nëse treguesit e ndotjes vazhdojnë të rriten, do të urdhërohet edhe mbyllja e shkollave.

Në vecanti kërkohet kufizimi i lëvizjeve të panevojshme sidomos të grupeve të rrezikuara drejt qendrës së qytetit, të sëmurëve nga zemra apo me probleme të frymëmarrjes.

Do të rriten inspektimet për të ndaluar djegiet e mbetjeve plastike dhe kaucuk në mjedise të hapura, industrive iu kërkua reduktim i prodhimeve të tyre dhe agjencive publike iu kërkua të përdorin makinat zyrtare vetëm për nevoja emergjente.

Këto masa u njoftuan pas një takimi mes autoriteteve të Selanikut dhe rajoneve përreth tij, të cilët megjithatë apelojnë se nuk ka arsye për panik.

“Nëse masat e vendosura do të zbatohen siç duhet nga të gjitha palët e interesuara, problemi do të vijë duke u zbutur dhe ndryshimi i motit të enjten do ta eliminojë dukurinë”, sigurojnë autoritetet.

Situatë e ngjashme është edhe në rajonet Kozanit, Ptolemaidhës dhe Follorinës. Balkan web
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit Empty Re: Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit

Mesazh nga Arabela Wed 23 Nov 2011 - 19:37

maks,,,mos merr fryme derisa te pastrohet ajri atje,,,,Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit 668312 Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit 668312 Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit 668312 Selaniku në alarm, masa emergjente për ndotjen e ajrit 721546846
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi