Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perse na hapet goja? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Perse na hapet goja? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse na hapet goja?

2 posters

Shko poshtë

Perse na hapet goja? Empty Perse na hapet goja?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 26 Nov 2011 - 10:12

Sipas një studimi të ri, nuk ka lidhje as përgjumja dhe as lodhja: hapja e gojës ndihmon trurin që të “ftohet” për të punuar më mirë.
“Hapja e gojës na ndihmon të mbajmë mendjen të freskët”, ky është pak a shumë kuptimi i saj. Kjo gjë është konfirmuar nga një studim i ri, rezultatet e të cilit mund të ngjallin shumë interes për ata që vuajnë nga pagjumësia, migrena, e madje epilepsia. Studiuesit janë përpjekur të formulojnë hipoteza nga më të ndryshmet për t’ju përgjigjur pyetjes se përse na hapet goja, që nga lodhja ose mungesa e oksigjenit, por deri tani asnjëra prej këtyre nuk është e saktë.
“Çuam njeriun në hënë, por ende nuk e kemi kuptuar funksionin që ka hapja e gojës”, - thotë bashkautori i studimit, Gary Hack, nga universiteti i Merilendit, Baltimora. Sipas Hack dhe autorit tjetër të studimit, Andrew Gallup, nga Universiteti i Prinstonit, hapja e gojës lejon muret e sinuseve maksilare të zgjerohen, duke futur kështu më shumë ajër në tru, e si pasojë duke ulur temperaturën. Sinusi maksilar është më i madhi nga katër sinuset paranazale, kavitete të vendosura në brendësi të zgavrës së kafkës, që marrin emrin nga kockat brenda të cilës janë vendosur: sfenoidale, frontale, etmoidale dhe maksilare.
“Truri i njeriut, që funksionon njësoj si një kompjuter, është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj temperaturës dhe duhet të qëndrojë i qetë në mënyrë të punojë më me efektivitet”, - shpjegon Hack, që së bashku me Gallup e ka publikuar studimin në revistën “Medical Hypotheses”.
Vëzhgime dhe eksperimente
Në vitin 2002, gjatë autopsisë së një kufome, Hack vuri re se muri i poshtëm i sinusit maksilar ishte shumë më i hollë, e si pasojë më i thyeshëm, në krahasim me ato që përshkruheshin në shumë shkrime të mjekësisë. Në atë moment studiuesi hodhi një hipotezë: kur mandibula lëvizte (nofulla e poshtme), muret e sinusit përthyheshin, duke u ajrosur. Në vazhdim, Hack iu rikthye studimit të profesor Gallup-it, i cili në vitin 2007 e kishte hedhur i pari hipotezën e hapjes së gojës si një sistem për ftohjen e trurit dhe se që nga ajo kohë ka kryer një sërë eksperimentesh, si tek kafshët (disa prej të cilëve u hapet goja), ashtu edhe te njerëzit. Për shembull, profesor Gallup-i vendosi disa sonda në trurin e disa minjve, duke regjistruar ndryshimet e temperaturës para, gjatë dhe pasi kafshëve u ishte hapur goja. Nga ky eksperiment ai zbuloi se temperatura cerebrale ngrihej pak para hapjes së gojës, pastaj fillonte të zbriste për t’u rikthyer sërish në temperaturën e para hapjes së gojës.
“Kjo gjë tregon se hapja e gojës nxitet nga një rritje e temperaturës cerebrale dhe që favorin ftohjen e trurit”, - thotë Gallup. Gjithashtu, profesori ka ekzaminuar edhe dy zonja të cilat vuanin nga hapjet e shpeshta të gojës, duke u regjistruar ndryshimet e temperaturës së trupit. Të dhënat e mbledhura kanë konfirmuar rezultatet e marra nga kaviet. “Pavarësisht kësaj, duhet të veprojmë me kujdes, të mos rrëmbehemi nga emocionet, sepse deri tani studimi është realizuar vetëm te dy subjekte njerëzore”, - shpjegon studiuesi.
Në fakt, edhe Hack ka parashikuar që teoria e tyre të përqafohet me një skepticizëm të madh: “Vazhdojmë të lëvizim në një hapësirë ende të paeksploruar mirë”. Në përgjithësi, të kuptosh funksionin e hapjes së gojës mund të jetë një mjet tepër i vlefshëm për të diagnostikuar një sërë patologjish mjekësore, si epilepsia dhe migrena, që kur shfaqen, paraprihen nga një hapje goje e tepërt, shpjegojnë studiuesit.
Legjenda e oksigjenit në tru
Bindja më popullore e hapjes së gojës ishte kjo: që oksigjenohet truri. Por, nuk është aspak e saktë (i pari që e teorizoi ishte Hipokrati, në vitin 390 para Krishtit, i ndjekur nga shkencëtarë të tjerë, por që kjo bindje u hodh poshtë më vonë nga disa studiues amerikanë). “Mund të bëjmë shumë zbulime, por është pothuajse e pamundur të shpjegosh një gjest kaq banal”, - ka thënë Uolter Seuntjens, akademik holandez, babai i “chasmology”, ndër të parët që teorizoi hapjen e gojës erotike (sipas tij, hapja e gojës mund të tregojë edhe një dëshirë për t’u lidhur). Jo rastësisht, një numër i madh çiftesh u drejtohen seksologëve për një shpjegim më të hollësishëm për faktin se u hapet goja gjatë bisedave paraprake ose gjatë vetë aktit seksual. Pa dyshim, ky mund të jetë një problem për dy persona që janë bashkë, por mund të shpjegohet edhe me natyrën ngjitëse të gjestit: nëse sheh një person para teje që i hapet goja, me shumë gjasa edhe ti do të bësh të njëjtën gjë”.
Por përveç dëshirës fizike, edhe ankthi mund t’ju nxisë që të hapni gojën, siç ka konfirmuar Walusinski. “Zakonisht ata që hidhen për herë të parë me parashutë, gjithmonë para hedhjes u hapet goja dhe teoria ime është se, ky akt ka në fakt një efekt kompensimi: kur je i stresuar, të qetëson, ndërsa kur je i lodhur, të stimulon”.

Burimi: Gazeta Shqip
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perse na hapet goja? Empty Re: Perse na hapet goja?

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 19:15

me ne fund e mesova.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi