Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Histori Paranormale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Histori Paranormale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori Paranormale

2 posters

Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Fri 9 Dec 2011 - 3:26

Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte. Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha. Po djali ne zemer mbante nje sekret qe nuk ja tha as te dashures se vet. Vajza ia falte gjithe dashurine por djali tek droga gjente qetesine. sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar. Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me. por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar. Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe te dua dhe do te dua perjete" vajza me lot ne sy nga djali u largua ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar. "-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko lerme te qete te lutem,ne vertet me do. -Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo Pritme e dashur te te them vec nje fjale." vajza djalin nuk e degjonte me lot ne sy ajo vetem vraponte. "-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!" Por vajza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine. Frenat shoferi dot nuk i ndaloi, mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi. te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete te gjithe po ulerinin per ate jete, ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri. 'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete. Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj. Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha. "-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,- -mos me ler se pa ty s'jetoj dot. Falme te lutem,falme ne te kam genjyer falme qe ste kam treguar, ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte? Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy. Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine, se ty te dua tmerresisht, dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine. Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine, kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine. Kujtova se droga ishte gjthcka, por ishte ajo q epa dashurine mua me la. ti ishe e dashur,viktime e dashurise time, ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje. por une s'te le vetem,tek ty do te vij, te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi." te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre, e tani asgje me nuk i ndan. Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale: "te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle" -ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri, mund te japi dhe jeten te vdesi per dashuri!!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Fri 9 Dec 2011 - 3:27

Legjenda Babysitter (kujdestares se femijes)

Histori Paranormale 385140_246236602104013_138643089530032_692705_1406692327_n

Historia babysitter (kujdestares se femijes),eshte me te vertet nje legjend urbane e paharrueshme ku flitet per te kudo.Legjenda ka edhe variacione te ndryshme por edhe elementet dritheruese qe mbeten te njejta e nuk ndryshojne.

Historia fillon me nje vajze adoleshente e cila punesohet nga nje cift iu ri per kujdesjen e 2 femijeve te tyre te vegjel.Ata nje nate shkojne per ne dark kurse vjazen e lene per tu kujdesur per femijet e tyre ne ate shtepi te madhe dhe ne fund te lagjes.

Kur arrin nata ajo i vene femijet ne gjume i rehaton ne shtrat dhe zbret vete poshte ndez TV per te shikuar ndonje program televiziv.Gjersa shikon Tv dikush e therret ne telefon,ajo pergjegjet ne telefon dhe degjoin nje njeri duke i thene e duke marr fryme thelle:''po vij tju marr",ajo ne fillim frikesohet por e leshon telefonin duke e marr kete telefonate si shaka.

Mbas 15 minutash ai njeriu therret perseri ne telefon dhe i thote vajzes se edhte duke ardhur dhe se tashme eshte afer.Kete here vajza frikesohet dhe menjehere therret policin,policia i thone te qetesohet se mund te jete dikush duke u tallur dhe se do te mundohen ta gjejne se kush po therret.


Pas pak ai njeriu therret perseri dhe thote tashme jam brenda ajo lesheon recepcionin e telefonit dhe therret policin,polici vjen aty ne shtepin dhe fillojne ta kontrollojne shtepine.

Ata gjejne femijet te dy te vdekur dhe siper te ngulur nga nje sepate,dhe dritaren e hapur.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Fri 9 Dec 2011 - 3:28

Histori Paranormale 302576_244149762312697_138643089530032_687932_2107342634_n

Chandra Wisnu është një 57-vjeçar indonezian që vuan nga një sëmundje e rrallë ë lëkurës. Trupi i tij është i mbushur me flluska që kanë filluar të shfaqen për herë të parë që kur ishte 19 vjeç.

Në moshën 24-vjeçare këto flluska dolën edhe në kurriz, ndërsa në moshën 32-vjeçare trupi i tij ishte krejtësisht i mbuluar.

Babai i katër fëmijëve nuk del nga shtëpia dhe në ato raste të rralla që del mbulohet mirë në mënyrë që të mos frikësojë njerëzit.

Në fazat e para të sëmundjes Chandra ka shkuar tek shumë mjekë, të cilët janë shprehur se kjo është një sëmundje gjenetike që shkaktohet nga një anormalitet që prek sistemin nervor dhe si rrjedhojë shkaktohen tumore në lëkurë dhe kocka.

“Kam marrë shumë kremra dhe medikamente, por asgjë nuk ka bërë efekt. Kam shumë kohë që nuk shkoj tek një mjek sepse ata nuk dinë ç’të bëjnë me mua. Nuk dal në rrugë. Njerëzit nuk më tallin, por sillen çuditshëm me mua dhe mundohen të më shmangin sepse kanë frikë mos i ngjis sëmundjen. Kjo më mërzit shumë”, shprehet Chandra.

Bashkëshortja e Chandras, 33-vjeçarja Nanik Tri Hariani, thotë: “Kur sëmundja filloi të përhapej, Chandra më tha të ikja dhe të mos kthehesha më, por unë nuk doja ta braktisja.”

Chandra ka vendosur të tregojë tashmë fytyrën e tij me shpresën se do të gjendet një kurë sepse edhe dy nga fëmijët e tij janë prekur nga kjo sëmundje e rrallë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Fri 9 Dec 2011 - 3:32

Udhëtim në kohë---->Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit www.timetravelinstitute.co​m. Dhe askush nuk e besoi.

Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot.

Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme. — me Isidora Lapardhaja, Rock ElTiburon Vlas dhe Mikel Rraxburgaj.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Fri 9 Dec 2011 - 3:34

Shtepia e Braktisur!Histori Paranormale 378684_256932234367783_138643089530032_718573_126352524_nPara disa vitesh 2 vajza shkojne ne fshat bashke me prinderit ne shtepine e gjysherve te braktisur prej shume kohesh.. Vendosin qe naten ta kalojne atje(per arsye personale). Prane kishin dhe shtepine e kushurinjeve te cilet jetonin akoma atje. Pasi hane darke vajzat donin te shkonin tek shtepia e kushurinjeve per te pare Tv. Perballe shtepise ndodhej nje fik.. Vajzat sapo dalin shikojne prapa fikut nje femije te vogel i cili nuk dallohej mire. Ata menduan qe mos ishte djali i kushurinjeve por kur ata i therrasin ne emer djali fshihet pas pemes dhe prej andej del nje gomar. Vajzat tmerrohen dhe futen ne shtepi duke ju treguar historine prinderve. Ate nate ato mundohen ti qetesojne duke dale dhe babai jashte per te kontrrolluar por te nesermen kur kthehen ne qytet prindrit ju tregojne nje histori qindra vjecare mbi disa krijesa te quajtura Danu te cilat pushtonin shtepite e pabanuara. Ne prani te qenieve njerezore keto krijesa marrin forma te ndryshme per tu pershtatur me njerzit.. Keto mendohet qe jane shpirtra qe nuk jane larguar kurre pas vdekjes nga kjo bote..

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Emona Mon 26 Dec 2011 - 11:07

E vertete apo Depresioni i nje Djali!

Eshte e frikshme por dhe nese nuk duket e besueshme ne fakt eshte se kjo gje mund te kete qene imagjinate ose depresion i djalit dhe e ka detyruar ate te vras veten. Kete histori e kam pare ne nje dokumentar.


Njehere nje djale kishte shkuar tek shoku i tij per sleepover dhe pasi luajten per ca kohe vendosen te flinin gjume!!Djalit i doli gjumi ne mes te nates,dhe pa qe shoku i tij kishte varur veten!!
Askush nuk e kuptoi se pse ai e kishte bere ate veper…Ai ishte i sjellshem me te gjithe,ishte nje nxenes shume i mire,dhe ishte shume i shoqerueshem me te gjithe!!
Pas nje viti,familja e shokut vendosi te shpernguleshin, pasi menduan se s’kishin me pune ne ate vend ku iu kishte vdekur djali!!Duke mbledhur gjerat,nen krevatin e djalit,pane nje ditar te djalit te tyre,te cilin e kishte shkruar per vetem 10 dite!
Ne diten e pare ai kishte shkruar:”Shoh nje grua te tmerrshme duke me ndjekur ne endrrat e mia”!
Ne diten e trete:”Tani gruaja ne endrra rri me mua,dhe shpesh shtrihet anash meje ne krevat”!!
Ne diten e katert:”Sa here qe mundohem ti tregoj dikujt per ate,ajo mundohet te me vrase”!!
Diten e shtate kishte shkruar:”Tani ajo eshte kudo…Nuk mundem as te vrapoj,sepse ajo gjithmone me gjen”!!
Ne diten e nente:”Do te mundohem ta vizatoj ate”!!!
Ne diten e dhjete:”Vizatim i u perfundua”!!
Ne pikture shihej nje grua demon me nje sy normal dhe syrin tjeter shume te madh,pa hunde,dhe goja i vinte deri tek veshi i djathte!!!Kisht e dhembe shume te mprehte dhe nje qafe shume te gjate!!Ne qafen e saj kishte nje te prere te madhe e cila po rridhte gjak!!
Djali mori ditarin e shokut te tij,dhe gjeja e çuditshme ishte se shoku i tij ne shkolle i kishte te gjitha dhjeta perveq artit ku kishte teta apo shtata!!!Ishte e pamundur qe ai ta kishte vizatuar ate aq mire!!Dhe ta kishe ngjyrosur aq mire!!!
Djali po mbante si kujtim te shokut te tij ditarin,dhe disa nete po fillonte te shihte endrra me po te njejten grua!!
Keshtu,ai nga frika menjehere dogji fleten ku ishte i vizatuar demoni,dhe ajo grua e tmerrshme nuk iu shfaq me kurre!!

Histori Paranormale 390829_267665029961170_138643089530032_745434_1062732812_n

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:18

FANTAZMA "ZONJA E BARDH"

Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”.
Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:18

Koncerti i mesnatës

Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur.
“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin. Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:18

Fantazma "Alisia"

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.
Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Paranormale Empty Re: Histori Paranormale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi