Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta diktojmë që bebja është sëmurë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta diktojmë që bebja është sëmurë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë

3 posters

Shko poshtë

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë Empty Si ta diktojmë që bebja është sëmurë

Mesazh nga Emona Wed 14 Dec 2011 - 7:18

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë BeBeja-esmure

Si prindër të rinj që jeni, keni kaluar 9 muaj duke u përgatitur që të mirëprisni beben në shtëpinë tuaj.



Megjithatë,ndoshta nuk jeni e përgatitur për të kuptuar se kur bebja është sëmurë dhe si të menaxhoni situata të tilla kur ai/ajo ka nevojë për ndihmë.



Më poshtë janë 8 shenja sëmundjeje për foshnjat nën 6 muaj, dhe këshilla të përgjithshme se kur keni nevojë vërtet për të thirrur një mjek.



Temperaturë - Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebes ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni.



Telefonojini doktorit nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperaturë rektale mbi 38 gradë, ose nëse bebja juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre gradë Celsius.



Edhe nëse temperature është më e ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebja ka skuqje, irritohet,nuk do të ushqehet, mezi mer fryme, qafë të ngurtë, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.



Dehidratim - Dehidratimi mund të ndodhë nëse bebja nuk po ushqehet siç duhet, ka temperaturë, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme.



Mund ta dalloni dehidratimin nëse bebja ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli( pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë.



Nëse mendoni se bebja është i dehidratuar telefononin mjekun.



Diare - Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse ;shihni gjak në jashtëqitje( e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebja bën çiçin më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pinë lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.



Vjell - Të miturit zakonisht nxjerrin pështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë.



Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebja duket i dehidratuar, telefononi mjekun.



Vështirësi në frymëmarrje - Nëse bebja ka probleme në frymëmarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.



Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebja ka probleme me frymëmarrjen:



- Bebja merr frymë më shpesh se zakonisht



- Indi midis brinjëve, poshtë dy kockave të shpatullave, ose në pjesën e sipërme të barkut thithet brenda kur bebja merr frymë.



- Koka e bebes rri e varur



- Buzët ose lëkura e bebes merr ngjyrë të kaltër.



Skuqje, rrjedhje ose gjakderdhje



Nëse kërthiza e bebes tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun.



Këto janë shenja të një infektimi.



Puçrra - Puçrrat( me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse puçrrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos në fytyrë, ose shoqërohet nga temperaturë, rrjedhje, gjakderdhje ose ënjtje, ose nëse puçrrat duken të infektuara.



Të ftohtit - Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit.



Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundësh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa ditë, dhe një kollë që mund të zgjasë 2 deri në 3 javë.



Simptoma më të rënda kërkojnë kujdesin e mjekut.



Telefonojini mjekut nëse



- Temperatura e bebes është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.



- Nëse bebja ka skuqje dhe vështirësi në frymëmarrje përshkruar si më sipër.



- Bebja juaj grindet dhe qan shumë.



- Kolla e bebes tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.



- Bebja po vjell.



- Simptomat e bebes zgjasin më shumë se 2 javë.



- Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qoftë se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun. Lajmonline

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë Empty Re: Si ta diktojmë që bebja është sëmurë

Mesazh nga Durrsaku Wed 14 Dec 2011 - 7:49

mos beni gabim qe ti telefononi mjekut se nuk te vjen ne shtepi por ikni direkt ne pediatri (te pakten ju qe jetoni ne shqiperi)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë Empty Re: Si ta diktojmë që bebja është sëmurë

Mesazh nga Anakonda Sun 5 Feb 2012 - 19:26

Keshilla shume te vleshme keto ketu lart.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta diktojmë që bebja është sëmurë Empty Re: Si ta diktojmë që bebja është sëmurë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi