Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dashurosh pa u lënduar!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dashurosh pa u lënduar!

3 posters

Shko poshtë

Të dashurosh pa u lënduar!  Empty Të dashurosh pa u lënduar!

Mesazh nga Darius Sat 17 Dec 2011 - 10:41

• Është gabim ti lejosh njerëzit të shkojnë shumë pranë zemrës tënde, sepse njerëzit pranë godasin gjithmonë në shenjë.

• Kur ndihesh vetëm shih diellin dhe hënën...
E do të shohësh që edhe ata janë vetëm e pavarsisht nga kjo kurrë nuk e ndalojnë shkëlqimin e tyre...
- Fitimtari është i vetëm.

• Preferoj të jetoj me mendimin që pjesa më e bukur e jetës time nuk ka ardhur akoma ...

- Talenti jepet nga Zoti - prandaj përulu!
- Fama jepet nga njerëzit - ji mirënjohës!
- Mendimin e jep ti vetë - ji i kujdesshëm!

• Ka njerëz që zemërohen shpejt dhe falin shpejt, ka njerëz që zemërohen ngadalë dhe falin ngadalë.
Më i miri prej jush është ai që zemërohet ngadalë por fal shpejt.

• Njeriu duhet çdo ditë të dëgjojë të paktën një këngë të shkurtër, të lexojë së paku një poezi të mirë, të shikojë një pikturë të bukur dhe nëse është e mundur, t'i thotë edhe ca fjalë me mend.

• Dashuria i përngjet një copë llastiku e cila tërhiqet nga dy persona...Pas pak kohësh njëri prej tyre e lëshon,dhe i dhëmb atij që e mbajti deri në fund…

• Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur s'ka çka të ha, por atëherë kur bukën në dorë nuk ka me kënd ta ndajë...

- Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt.
- Kur nuk do mundesh të ecësh shpejt, vetëm ec.
- Kur nuk do mundesh më të ecësh, përdor shkopin.
- Por kurrë mos u ndal!

• Do doja te kthehem sërish në fëmijëri, sepse gjunjët e vrarë dhembnin më pak se një zemër e " thyer"...

• Njeriu nuk mund të harrojë kurr dy fytyra:
- Atë që i ka kapur dorën në kohë të vështira dhe atë që e la vetëm në kohë të tilla...!

• Çdo njeri i cili ecën mbi sipërfaqen e tokës lë gjurmë dhe shenja që tregojnë për lëvizjen e tij.
Atëherë ne mund të pyesim veten, kemi vite që kjo tokë na bart, studijojmë, punojmë dhe jetojmë, kthejmë kokën mbrapa e gjurmë s'shikojm...
Vallë ku kanë përfunduar gjurmët tona?

• Njëriu mund të lodhet nga miqtë me shumë fytyra...të lodhet nga mendimet dhe opinionet e të tjerëve... lodhet nga padrejtësitë, nga pamundësia për të ndihmuar njerëzit që do, lodhet nga luftërat e panevojshme dhe hororet njerëzore të kësaj bote nga vuajtjet e përditshme të njerëzve të pafajshëm...
Por për një gjë nuk duhet të lodhet kurrë në jetë dhe ajo është falënderimi dhe adhurimi i Krijuesit!

• Njeriu i mirë sado të përpiqet për të mos treguar të mirën, ajo del në shesh; i keqi sado të përpiqet ta fshehë ligësinë e tij, ajo e tradhton atë..!

• Mund ta njohësh më mirë një person duke dëgjuar se çfarë ai thotë për të tjerët sesa çfarë të tjerët thonë për të...

• Unë dhe armiku im kemi shumë gjëra të përbashkëta...ndoshta nuk ngjajmë aspak, por të dy merremi me punët e mia...!

• Ndonjëherë është heshtja e vetmja mundësi për të treguar se sa jeni të lënduar.
• Për të gjykuar të tjerët, njerëzit janë gati të punojnë jashtë orarit dhe pa pagesë!

• Jetojmë në një botë ku familja është e vetmja gjë e vërtetë, shoqëria e rrallë...kurse dashuria është shëndrruar në një përrallë...!

• E di që nuk jam engjëll...
Dhe unë mund të kem lënduar njerëz...
Por kurrë nuk kam qeshur me lotët e tyre.

• Mos ju drejto me ton të ashpër ndokujt, atyre që do ju drejtohesh kështu mund të të përgjigjen në të njëjtën mënyrë... plagët janë të dhimbshme njëra pas tjetrës do të bien mbi ty.

• Nuk janë të nevojshme fjalët aty ku janë të pranishme faktet.

• Do të doja shumë të mund t’i bëja:
REFRESH jetës sime...
DELETE të gjitha problemeve...
UNDO gabimeve, dhe
SAVE momenteve të lumtura...

• Mos u mundo të bëhesh në një çështje mësues i të tjerëve(për diçka),kur për atë duhet të jesh ende nxënës i tjetërkujt.

• Dëshiron të dashurosh pa u lënduar?!
Atëherë dashuroje Krijuesin, se është I Vetmi që nuk të lëndon nëse e don!

• Mos u mërzit!

Ka natë... po ka dhe ditë!
Se vështirësia siç vjen.. ashtu do t'ikë!
Ndërsa e mira që bën..t'sjell veç dritë!
E mos ki frikë!
Se pa fat...... asnjë nuk lindë!

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh pa u lënduar!  Empty Re: Të dashurosh pa u lënduar!

Mesazh nga *Sweety* Fri 27 Jan 2012 - 3:27

Darius shkruajti:

• Ka njerëz që zemërohen shpejt dhe falin shpejt, ka njerëz që zemërohen ngadalë dhe falin ngadalë.
Më i miri prej jush është ai që zemërohet ngadalë por fal shpejt.
• Dashuria i përngjet një copë llastiku e cila tërhiqet nga dy persona...Pas pak kohësh njëri prej tyre e lëshon,dhe i dhëmb atij që e mbajti deri në fund…
• Unë dhe armiku im kemi shumë gjëra të përbashkëta...ndoshta nuk ngjajmë aspak, por të dy merremi me punët e mia...!

• Ndonjëherë është heshtja e vetmja mundësi për të treguar se sa jeni të lënduar.
• Për të gjykuar të tjerët, njerëzit janë gati të punojnë jashtë orarit dhe pa pagesë!

• Jetojmë në një botë ku familja është e vetmja gjë e vërtetë, shoqëria e rrallë...kurse dashuria është shëndrruar në një përrallë...!

• E di që nuk jam engjëll...
Dhe unë mund të kem lënduar njerëz...
Por kurrë nuk kam qeshur me lotët e tyre.
• Nuk janë të nevojshme fjalët aty ku janë të pranishme faktet.

• Do të doja shumë të mund t’i bëja:
REFRESH jetës sime...
DELETE të gjitha problemeve...
UNDO gabimeve, dhe
SAVE momenteve të lumtura...

• Mos u mërzit!

Ka natë... po ka dhe ditë!
Se vështirësia siç vjen.. ashtu do t'ikë!
Ndërsa e mira që bën..t'sjell veç dritë!
E mos ki frikë!
Se pa fat...... asnjë nuk lindë!

*Sweety*
*Sweety*
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Saranda
Postime Postime : 183
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Shume preferenca

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh pa u lënduar!  Empty Re: Të dashurosh pa u lënduar!

Mesazh nga Anakonda Sun 29 Jan 2012 - 6:19

Dashuria eshte e embel,por varet nga ne nese jemi ne gjendje te dashurojme,apo te kemi kujdes nga mashtrimet dhe lendimet.,
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh pa u lënduar!  Empty Re: Të dashurosh pa u lënduar!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi