Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË SADIK KRASNIQI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË SADIK KRASNIQI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI YNË SADIK KRASNIQI

Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:17

Sadik Krasniqi
Sadik Krasniqi ka lindur më 24 maj 1961 në Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme si dhe studimet i ka kryer në Prishtinë. Eshte diplomuar në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e lindjes deri sa ka emigruar në Gjermani ku dhe jeton me familje. Eshte i martuar dhe ka tre fëmijë. Në Gjermani pervec punës eshte angazhuar edhe në veprimtaritë dhe aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me Kosovën, sidomos gjatë luftës. Ka qenë kryetar i Bashkësisë Shqiptare "Iliria", shoqatë e cila është angazhuar për mbledhjen e ndihmave humanitare/materiale me të cilat është ndihmuar Kosova gjatë luftës. Me shkrime eshte marr si student dhe krijimet e tij jane botuar pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat e Kohës. Ka botuar Poezi, Tregime si dhe vështrime kritike.
Poezitë e Krasniqit janë të përfshira edhe në përmbledhjen "Asht dhe gjak Arbëror" e cila eshte botuar para pak ditësh, e në të cilën janë përfshirë 12 krijues shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Në Konkursin letrar të organizuar nga UPSH (Universiteti Popullor Shqiptar)në Gjenevë më 2005 eshte nderuar me çmimin e parë dhe të dytë për poezi. Eshte edhe fitues i çmimit letrar "Agim Ramadani", 2006. 2 poezi te Krasniqit janë te përkthyera edhe në gjuhën frenge. Nje permbledhje me poezi e ka gati per botim.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:18

Degë ulliri në ëndërr*


Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare

Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarpërit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërmija buke
Të merr pakëz cicërimë
Fluturimi gri i dallëndyshës drejt vendlindjes

Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtrinjsh marr flakë në yll
Ta ndritërij rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit

*Fituese e çmimit Agim Ramadani, 2006.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:19

Shi dhe trok Kali


Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në thimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndërrit nuri i tij
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:19

Ofshama bëhet flutur


(Rekuiem për shkrimet e djegura, ku kishte
diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)


Për atë shpirt të djegur
Ofshama bëhet flutur
Fluturon në pranverën gri
Lëshon dhimbje në lulet e hirit

Për ata sy të shterë
Loti bëhet yll
Dhe bie si dritë
Mbi varret syçelë

Për ato buzë të hirta
Puthja bëhet mjellmë
Fërfëllima e krahëve të bardhë
dridh hënëzën e liqenit valëmall
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:20

Xixellonjat


Flutura që s´ vdesin kurrë
Vetëm pranverat ndërrojnë
Prej lumit dalin ujore në brigje
Mbi grunaja qiellin zbresin

Ato bëhen yje larg hëne
Në xham në pikënatë duke i soditur bebëzat i përmallin
Duke lypur udhën qumështore për atdhe
Në ballin e bardhë të fëmijëve dritë engjëllore bëhen
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:21

Unazë dheu


Erdhe me plis të djegur në majë
me faculetë të bardhë nëne
të lidhur katër cepësh me nyje malli
Për në shtëpi mora atë lot dhe

Ky dhe i Kosovës
mban erë molle
erë shpirti me duhmë zjarri
e vakësie t ´ëmblit të nënës
erë varri erë lirie

Mbrëmjeve në dritë të hënës
fëmijëve do t´ua sjell
Galdimit e Albinit
tri herë rreth koke
që tër natën të ëndërrojnë
se shëtisin në grunaja të bukës së re
me xixëllonja në ballë

Do t´ua sjell rreth koke
Albinit e Galdimit
t´ua nyjëzoj shpirtin me Kosovën
me unazën e dheut të përndezur
do ta shijojnë për çdo mëngjes
dhe do të mësohen me erën e tij
rrugës qumështore përmes qiellit
do t´ i pluhuros yjet me prushin e këtij dheu

Galdimi dhe Albini
Kosovën do ta gjejnë të bleruar
edhe pas njëmijë vjetesh
kur ta puthin për herë të parë
kanë për të ditur
se kan puthur Diellin e vet…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:22

S´do ti a fal vetes

(Gjyshërve tanë)

S´do t´ia fali vetës
Qe s´e plaka një hije lisi me ju
Deri të gërvishej hëna në rrem
E t á mësoja dhembjet natës

S´do t´ia fali vetës
Që s´e ftohëm gurin
E t´ia mpia gjarpërit
Dhëmbin me helm

S´do t´ia fali vetës
Që s´e mësova
Orën e diellit mbi rërë
Që të dija të ligat e motit

S´do t´ia fali vetës
Që s´ua nxorra fjalët e ashtit
E të dija për shpirtin e gjakut
Në atë flakë që më digjte të gjallë.

*Fituese e çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 9:23

Loti i jetës

(kroit të çamurlisë)

Pikon lotin e gurit
mbi syrin e verbër
bebëses ia jep blerimin
dhe zë fill drita në liqe

Pikon shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa

Pikon shkëlqimin mbi vetull
me puthje vajza zë diellin
hijet masin gjatësinë e jetës
me dridhjen e hënës së trembur

Pikon dhimbjen në gjak
fushat mbushen lulëkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës
ofshamja gjallëron frymëmarrjen.

*Fituese e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË SADIK KRASNIQI Empty Re: POETI YNË SADIK KRASNIQI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi