Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dera e zemrës!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dera e zemrës!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dera e zemrës!

2 posters

Shko poshtë

Dera e zemrës!  Empty Dera e zemrës!

Mesazh nga Darius Tue 20 Dec 2011 - 11:11

Dera e zemrës!


• Sikur ta gjeja rrugën drejt zemrës tënde, do t'i fshija gjurmët nga frika se mos vallë më ndiqte njeri nga pas!

• Ndoshta kam një kokë të fortë, por kam një zemër të madhe për ata që dua.

• Kur lotët e tu të ngrirë të një dimri , dielli i pranverës do t’i thajë
Dikush i penduar tek dera jote për stinët e humbura do të qajë.........

• Çdo dashuri është një si një pemë, ndonjëherë në të çelin lulet, e ndonjëherë bien gjethet !

• Nëse ke një zemër te thyer, do te thotë që je munduar për diçka. Por, nëse ke një buzëqeshje ne fytyrën tende, do te thotë që ke forcën të ringjisësh të gjitha copëzat e zemrës...

• Dy gjëra që shprehin emocionet në jetën tënde janë “Buzëqeshja me shpirt” dhe “Lotët në sy” ... Nëse këto dy gjëra të ndodhin në të njëjtën kohë , dmth të “Buzëqeshesh me lotë në sy” ...Ai është momenti më i lumtur i jetës tënde.

• Dikush shkruajti në “Derën e Zemrës” ...
“Ju lutem mos hyni jam shumë e mërzitur “...
Hynë aty shoqëria dhe buzëqeshja dhe i thanë :
“Na fal por në këtë rast ne jemi “Analfabet” ...


- Sa herë të jesh i stresuar , konfuz dhe i mërzitur
Mos u shqetëso ...
- Shko përballë pasqyrës dhe do të gjesh personin që mund të zgjidhi të gjitha problemet e tua ...

“Besoji vetvetes, pasi ti je çelësi i suksesit”...

• Vdekja e pyet jetën : “Pse ty të duan kaq shumë dhe kaq çmendurisht?!...Ndërsa mua të gjithë më urrejnë!”
- Jeta i pëgjigjet : “Sepse unë jam një gënjeshtër e bukur?! Ndërsa ti je një realitet i hidhur!”

- Gjithmonë gjetëm diçka atëherë kur humbëm gjithçka ,
Edhe pse çdo gjë ndoshta mori fund pas saj diçka filloj ,
Kur fjalët mbaruan së qeshuri nuk munguan edhe lotët ,
E kur rrezet e diellit jepnin vlerën edhe drita e hënës hapte derën ..

• Ndonjëherë njerëzve ju them “më fal” jo se e meritojnë ata?!
Por sepse zemra ime meriton të mos ndihet në faj!

• Bëhu shërbëtor i secilës mirësi, por mos u bën pjestar i asnjë të keqe.

• Ti që kërkon të hapësh derën e jetës pa çelësin e devotshmërisë! Pse zgjeron rrugën e gabimeve dhe pastaj ankohesh se furnizimi është i pakët?!

• Të vrapuarit larg problemeve ,s’bën gjë tjetër vetëm se rrit distancën nga zgjidhja e tyre ... Mënyra më e thjeshtë për të shmangur problemet është ...Ti zgjidhesh ato...

• Fol me të tjerët në mënyrë të tillë që të duan të të dëgjojnë... Dhe dëgjoji të tjerët në një mënyrë që të duan të flasin me ty ...!'

• Mendjemadhi nuk sheh asgjë përveç vetes.
Ky i ngjan atij i cili ka hipur në maje të kodrës dhe njerëzit e tjerë atje poshtë...i sheh shumë të vegjël, por i shkreti ka harruar se ata prej atje poshtë, këtë aspak nuk e shohin...!

• Sot thash shum.... por ti mos më gjyko....nesër mundësin e të folurit mund të mos e kem më... prandaj fjalët që sot të thash mos i hudh në pleh....ato që si kuptove sot nesër mund të të duken me shumë vlerë..!!

• Shkatërro çdo gjë që është e keqe…, që të lulëzojë ajo që është e mirë.

• Ndoshta jo të gjitha ditët e mia janë të lumtura. Ndoshta jeta ime nuk është e përkryer... Sytë e mi ka kohë që kanë zbuluar se ç'janë lotët, zemra ime e di se si është të jesh i thyer nga dhimbja dhe vuajtja...mirëpo buzëqeshja ime kurrë nuk ka qenë e aftë të zhduket, dhe KURRË NUK DO TË JETË!

- Kush nuk është kundër meje, është me mua. - Kjo është urtësia e jetës.
- Kush nuk është me mua, është kundër meje. - Kjo është urtësia e diktatorëve.
- Kush nuk pajtohet me mua në një çështje, do të pajtohet në një tjetër. - Kjo është urtësia ime...

• Një të urtë e pyetën njëherë: nga e mësove urtësinë?
Ai iu përgjigj: “e mësova nga të verbërit, sepse pa e njohur mirë vendin nuk e hedhin këmbën!”

• Sonte mungesa jote më bëri të flas me zemrën time... i thash: 'C'ke që vuan aq shumë, vetëm se e ndjen mungesën e një personi?!
E zemra më tha: “Mjaft! Ngase nuk e kupton se ç'do të thotë mos e kesh pranë njeriun që e do?!

• Një fëmijë mund t'i mësojë gjithmonë tre gjëra një të rrituri:
- të jetë i lumtur pa asnjë motiv,
- të jetë gjithmonë i zënë me diçka
- të kërkoj me gjithë forcën e tij atë çka dëshiron.

• Në sirtaret e zemrës gjithmonë do të gjesh diçka që dikur kishte shum vlerë, edhe pse pluhuri mund ta mbulojë zemra nuk mund ta harroje...


Dhe për fund:

• Nëse rasti nuk të troket, atëherë ndërtoje ti një derë...
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dera e zemrës!  Empty Re: Dera e zemrës!

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Jan 2012 - 2:42

Zemra ime nuk eshte hotel,qe brenda saj kush hyn e nuk del.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi