Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanina e Vlores People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanina e Vlores People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanina e Vlores

Shko poshtë

Kanina e Vlores Empty Kanina e Vlores

Mesazh nga WebMaster Wed 28 Dec 2011 - 11:45

Kanina ka një histori, te cilën do t'ia kishte zili një qytet i tere milionash. Nga këtu justifikohet edhe krenaria e banoreve, qe duhet thëne se dine fare pak gjera për këtë histori dhe ca me shumë nuk janë shumë te ndërgjegjshëm për te.
Evlia Çelebiut, ne kohen e tij, i fillon dhe i mbaron ora- me sa duket, vetëm me fatet e Perandorisë, nën punës i te cilës ishte; ndërsa Eqerem Vlora mundohet qe me mjetet dhe me kujtimet qe ka pasur ne dore, te na japë te gjithë shkëlqimin e madh te Kaninës. Dhe, paçka se është munduar shume, gjithsesi ka qene rezultativ. Nuk duhet te harrojmë se shkrimi i tij është botuar, kur ai ishte refugjat politik ne '60 ne disa numra te "Shejzave". Ndërsa, ne na ka ardhur, fale përgatitjes cilësore qe ka bere, si zakonisht Afrim Koci.
Prejardhja emrit

"Ai qe e pushtoi i pari këtë fortese ishte Kara Mahmut Pasha, veziri i Sulltan Mehmet Fatihut. Por, me vone e mori Duka i Venedikut dhe sulltan Pajaziti i Shenjte e shtiu përsëri ne dore me anën e Gazi Evrenozit. Ai e rrethoi fortesën dhe filloi ta bombardonte pa pushim. Te rrethuarit mbeten pa ushqime dhe filluan te bërtasin "C'te hame ne ?". Thirrjeve te tyre- Gazi Evrenozi iu përgjigj ne turqisht "Kan-jejen", dmth "Hani gjak". E ne kete mënyre, me vone- kjo fortese nga Kan-jejen mori emrin Kanine". Ndërsa, Eqerem Bej Vlora, e shikon pak me shume si historian, sepse e përshkruan realisht vendin. "Muret e kësaj kalaje përfaqësojnë sot historinë mijëvjeçare te saj. Ne themelet e murit verior gjejmë gurë ciklopike. Ne mënyrën e gatitjes së murit, që ndan sheshin e parë nga sheshi i dytë dhe i tretë, shquajnë veçorit e mjeshtërisë bizantine. Në shumicën e mureve të tjerë shquhen dora e pastërvitur e "ustallarëve të kohës dekadente turko-shqiptare".
Kurse- neve -pas tyre, na mbetet thjesht ta shikojmë dhe ti kënaqim mjeshtërisë se te gjithëve, e me shume akoma historisë mijëvjeçare të Kështjellës, e cila heshton ashtu e braktisur prej vitesh mbi Vlore...
Pas disa dite qëndrimi, u përshëndetem me zotin Jusuf Beu dhe u nisem për udhëtim. Pasi kaluam Xhuherinë dhe Kishebardhen (Qishbardhe) pas pese orësh mberritem në Kaninë.
Në fillim dua të them se kjo fortese e pashembullt është ndërtuar nga mbreti i Spanjës dhe emri i tij në italisht është "Pokarondar". Ai që e pushtoi i pari këtë fortese ishte Kara Mahmut pasha, veziri i Sulltan Mehmet Fatihut. Por- më vonë e mori Duka i Venedikut dhe sulltan Pajaziti i Shenjte- e shtiu përsëri në dorë me anën e Gazi Evrenozit. Ai e rrethoi fortesën dhe filloi ta bombardonte pa pushim. Te rrethuarit mbeten pa ushqime dhe filluan të bërtasin "C'te hame ne?". Thirrjeve të tyre- Gazi Evrenozi iu përgjigj në turqisht "Kan-jejen", dmth "Hani gjak" e në këtë mënyre, më vonë kjo fortese nga Kan-jejen mori emrin Kaninë. Fortesa bën pjesë në prefekturën e Vlorës. Prej këndej duken farë mirë patat (guaskat) brenda fortesës së Vlorës, e cila ndodhet poshtë në breg të detit, nga ana perëndimore e Kaninës.
Fortesa malore e Kaninës, e drejtuar lart, drejt qiellit, ndodhet mbi një masiv malor shkëmbor dhe ka forme trekëndore. Perimetri i saj arrin ne 3 mije hapa. Ajo nuk ka hendek sepse nuk ka qene e nevojshme, pasi nga te gjitha anët- ajo është e rrethuar me gremina e humnera plot shkrepa e shkëmbinj.
Brenda saj janë 300 shtepi qargjir të mbuluara me tjegulla. Sulltan Mehmeti ka ndërtuar në fortesë një xhami të mbuluar me tjegulla, e cila ka një minare të bukur. Afër kësaj xhamie është pallati i Gazi Sinan Pashës. Nga fortesa e Kaninës duken qarte Fusha e Vlorës, deti Adriatik, ishulli i Korfuzit, megjithëse ky është 150 milje larg, gjiu i Vlorës, i Dukatit, Progonati si edhe shume kështjella të tjera aty pranë. Fortesa e Kaninës ka tri porta. Njëra sheh Kiblën dhe lidh Kalanë me Varoshin që ndodhet në atë krah. Porta e dytë sheh nga perëndimi dhe lidhet me rrugën e Vlorës. Porta e trete ndodhet nga ana jugore dhe lidhet me Varoshin e vogël. Pranë kësaj porte- është fortesa e brendshme me një hyrje nga lindja, që komunikon me fortesën.
Fortesa e brendshme ka vetëm njëzet shtepi të sistemit të vjetër dhe të mbuluara me tjegull, depo ushqimi, municioni e uji. Jashtë mureve të fortesës së brendshme ndodhen katër topa të mëdhenj, te cilët mund t'i ketë zili çdo mbret dhe qe nuk gjenden në asnjë kufi, sado i fortifikuar që të jetë ai. Grykat e tyre mbajnë nën kërcenim limanin e Vlorës. Për të kuptuar se sa të mëdhenj janë ata, mjafton të përmend një ngjarje të çuditshme, të cilën e kam parë me sytë e mi. Brenda në gryken e njërit top, dimër e vere, banon një njeri i varfër me të gjitha sendet që ka nevoje njeriu, duke filluar nga dysheku e jorgani, tenxherja, sahani etj. Madje, një bamirës pasanik i ka ndërtuar këtij topi edhe një portë, e cila hapet e mbyllet si porta e një dhomë.
Mbi portën nga ana perëndimore- mund të lexosh pa vështirësi mbishkrimin, sipas te cilit, kjo fortese është ndërtuar nga Sulltan Sulejmani, e poshtë tij- është edhe data e ndërtimit.
Rrugët e kësaj fortese nuk janë të rrafshëta, por të përpjeta e të tatëpjeta. Brenda fortesës nuk ka farë treg, banje e han.
Varoshi, në jug të fortesës, përbehet prej 300 shtëpive qargjir, të gjitha në dy pode dhe të mbuluara me tjegulla. Por, edhe këtu nuk duken farë shenja tregu. Është vetëm xhamia e bukur e Gazi Sinan Pashës, me një minare që bie në sy. Këtu ka edhe një teqe bektashinjsh, që është hajrati i Gazi Sinan Pashës, themeluesit të kësaj teqeje dhe i të gjithë të afërmeve të tij. Perëndia i ndjeftë të gjithë.
Fortesa e Kaninës ka 400 ushtare dhe Dizdarin, te cilët i marrin rrogat nga emini (doganieri) i Vlorës. Gjysma e efektivit te kësaj fortese u nis për ne Manie. Ne zbritem tatëpjete dhe pas gjysme ore hymë ne fortesën e Vlorës...
[redakto]Shkëlqimi dhe rënia e Kështjellës historike (Nga z. Eqerem bej Vlora)
U mundova me sa munda ne rrethanat e mërgimit qe nga librat, nga dokumentat e ndryshëm edhe nga gojthanja e njerëzve, te mbledh shënimet edhe kutimet qe i përkasin Kalasë se Kaninës, për te përpiluar monografinë e vogël qe vijon. E di qe nuk është e plotësuar, por shpresoj qe pata fatin te shpëtoj nga harresa "diçka", qe mund t'i shërbeje historisë se vendit tone. Kjo histori është, mjerisht, shume e varfër...
Te rrënuara nga koha edhe nga dora e njeriut, mbeturinat e gërmadhave te kalasë se Kaninës qëndrojnë ende mbi një cuke, qe sundon anembanë vendet rreth e rrotull.
Pamja e kësaj kalaje ta mbush zemrën me brengim. Muri i rrethimit është shembur ne shume vende, rrafsh me token ; godinat qe ngriheshin dikur mbi te tre sheshet e kalasë, janë zhdukur. Mirëpo disa murishte e disa themele, qe kane mbetur dëshmojnë ende madhështinë e kohëve te kaluara e te harruara, qe ka jetuar kjo kështjelle... Ne tansine e saj, Kalaja e Kaninës paraqitet si një katërcipese e parregullt, e ndare ne tre sheshe qe qëndrojnë shkallës njeri mbi tjetrin. Ne muret e rrethimit hapen tre dyer : Dera e Fshatit nga jugu ; Dera e Mbretit nga veriu ; dhe Dera e Beut nga lindja. Deri pak vjet me pare- këto tre hyrje ishin te paprishura ; sot, mjerisht, dy te parat janë rrënuar edhe vetëm ajo qe quhej "Dera e Beut" qëndron pak a shume ashtu sikundërse ka qene ne kohet e vjetra...
Duke iu avitur kësaj dere majtas- na del përpara një mur rrethues madhështor, qe përben këndin jug-lindor te kalasë edhe mbi te "Bahceja e sorkadheve", qe është një "tabj' e gjere" ne sheshin e pare. Ne hyrjen e derës se lartpërmendur shohim, ne te dy anët, rrënimet e dhomave ku banonin rojet, edhe pak me tutje, majtas, shtrihet një sheshore ku qëndronte gjate kohës se sundimit Otoman "Saraj'i Gjegju Sinan pash (Vlorës)". Banesa ne fjale ishte një shtepi e madhe me 4 kulla te tipit te shtëpiavet te forta te Liberisë. Muret e saj qe deri me 1900 qëndronin te gjysmuara, por ende ne këmbë, nuk tregonin asnjë zbukurim. Mënyra e përgatitjes se tyre ishte e thjeshte, pa lyerje nga jashtë ; dritaret ishin te vogla, pa xhame, mbyllur me qepena ; shkallet ishin prej guri te palëmuar ; ne hyrje dhe ne sofallek, ku dilnin shkallet, nuk kishte tavan e dukeshin trarët dhe qeramidhet e çatise ; divanet e shtëpisë ishin jashtëzakonisht te mëdhenj, por te erret e pa dritare ; ketu dilnin dyert e dhomavet. Këto ishin madhështore, me "oxhake sa një kasolle", me "mahfile e musandera" shume te gjera. Por ne dimer nuk ngroheshin dot ; njerëzit vinin rrotull ne shtepi veshur me gezofe ose me xhoke... Godinen qe përshkova e kishte ringritur me 1701- Zejnel Pashe Vlora ; meqë banesa e te parevet te tij, u dogj gjatë pushtimit te Kalasë nga ana e austriakeve edhe venedikasve me 1690/3.
Nga banesa qe kishte ngritur Zejnel Pasha, kishte mbetur ne këmbë deri ne vitin 1919, një kulle gjysme e shkatërruar ; me 1891 u meremetua edhe u vendos ne te Sahati i Katundit te Kaninës. Ky sahat kishte ardhur nga Gjermania edhe ishte një aparat modern pa asnjë veçori artistike. Por kumona e tij paraqiste një interes te veçante. Kishte qene dikur kumona e një kishe te vjetër te Kaninës (Me duket e kishës se Shën Onufrit) edhe ne rrethin e saj mbante shënimin : "Qe asaj Qishes -ja kish dhuruar Gjergj Aranitasi". Themelet e godinës se lartpërmendur, qe u hapen e u studiuan me 1918 nga xhenjo ushtarake italiane, me qellim qe te ringrihej kalaja- sikundërse ka qene, na lejuan te kemi një pamje pakashume te sakte mbi përbërjen e saj. Mund, pra, te themi pa frike, qe fjala "saraj" ish pak e tepruar, si për godinën qe ngriti Sinan Pasha, ashtu edhe për atë te Zejnel Pashës. Ne te vërtete ishin shtepi te mëdha me 25-30 dhoma mjaft te shëmtuara, qe përdoreshin si "hareme" ; ndërsa "selamllëkut" e sanxhakbeut te kohës otomane qëndronin ne sheshin e trete me te larte rreth Kullës se Agajt. Oborrin e "Sarajevet" e rrethonte një mur. Jashtë tij ndodheshin hauret, magazite, banesat e sherbetorvet, te ushtarevet edhe-sipas gojethanes-një xhami e ngritur ne kohen e sulltan Mehmetit II... A ka qene ndryshe ne kohen e pare, do te thotë deri ne vitin 1693, kur u prish e u rrënua kalaja ? Unë nuk e besoj. Midis Derës se Mbretit, qe ishte hyrja kryesore dhe Derës se Fshatit shkonte një rruge mjaft e gjere- qe e ndante praktikisht me dysh kalanë. Ne midis te kësaj rruge qëndronte dera e katërt "e pashait", qe hapte "Ic-kalan", ndare edhe ajo ne dy sheshe, qe shtrihen 10-15 metra me lart edhe ndahen nga sheshi i pare me ane te një muri, qe kishte disa kulla te vogla katërcipshe. Ky mur paraqitet sot shume i ndryshuar. Ushtria italiane e rrënoi, mjerisht, gjate punimeve edhe studimeve qe beri ne vitet 1918/19. Mbeturinat e deres se lartpërmendur, te shkalleve edhe te kalldrëmit te vjetër u zhduken edhe ne vend te tyre italianet ngritën një mur te thate. Ne bishtin jugor te këtij muri sot kalon një monopat qe na shpie ne sheshin e dyte... Gojethana-qe ka qene e gjalle ne Kaninë gjer para 60 vjetëve-, na tregon qe nga një "tabje" e vogël mbi murin rrethues edhe mbi një shpelle te madhe qe hapet 50 metra me poshtë, "është hedhur e shoqja e heroit kombëtar edhe përrallor serb, Marko Kraljevicit. Kur i erdhi mandata e vdekjes se burrit te saj..." Nga pikëpamja historike kjo gojethanja nuk ka asnjë mbështetje, por tregon sa fame te madhe ka pasur kalaja... 2-3 metra me lart nga ky shesh ngrihej "Ic-kalaja" e vërtete, e vjetër, mbi një sheshore me te vogël, qe ndahej me ane te një muri nga sheshi i dyte. "Ic-kalaja" nuk ka qene një kështjelle ne kuptimin evropian. Ka qene një oborr, i mbrojtur nga te gjithë anët e qe kishte ne këndin verior një një kulle madhështore : "Kullën e Agajt". Ne kohen e sundimit otoman kjo ishte selamllëku ose zyra e sundimtarit te vendit, ndërsa ne kohet me te vjetra ka qene, sigurisht, edhe banesa e tij. Kulla ishte një godine katërcipeshe me 20 metra faqe dhe 3 ose 4 kate, me mure qe kane një gjerësi prej 3 metrash. Ngjitur me te, ne te majte, qëndrojnë gërmadhat e disa godinave qe kane qene, mbase, banesat e mysafirevet dhe te sherbetorevet. Neper Qemerin e një dere te madhe, qe disa vjet me pare qëndronte këtu ngjitur me kullën, zbritej tri metra me poshtë, ne një tabje te vogël- qe shiftë skelën, Vlorën, fushën e Nartës dhe Jallinë. Deri ne vitin 1693- shtriheshin mbi këtë tabje 4 topa vigane. Ishin te tipit qe turqisht quheshin "Balljemez" ; italisht "Palla e mezza" ; gjermanisht "Faule Mezze". Me këtë, ne kohen e sundimit Otoman- kishte fituar nam kalaja e Kaninës, pasi e hidhnin gjylen shume larg... Ne midis te sheshores se Ic-kalase gjindet njëfarësoj bimci veshur me tulla. Veçoritë e gaditjes se tij na lejojnë te besojmë qe është bere ne kohen bizantine. Me vone mund te jete përdorur si sterne ose si baruthane. Pak vjet me pare (deri me 1919) qëndronin ne këtë sheshore edhe rrënimet e 20 godinave me te vogla për ushtaret ; sot janë zhdukur. 20 metra nen derën e Mbretit, kalaja kishte një burim me ujë pirës, qe quhej "Cesma e Haremvet". Edhe ne rast rrethimi te kalasë ky burim mund te përdorej deri dikur ; njerëzit e kalasë mund t'i aviteshin, sepse vendi mbrohej nga dera e lartpërmendur nga Kulla e Agajt edhe nga tabja "e diellit".
Muret e kësaj kalaje përfaqësojnë sot historinë mijëvjeçare te saj. Ne themelet e murit verior gjejmë gurë ciklopike. Ne mënyrën e gaditjes se murit, qe ndan sheshin e pare nga sheshi i dyte dhe i trete, shquajnë veçoritë e mjeshtërisë bizantine. Ne shumicën e mureve te tjerë shquhen dora e pastërvitur e "ustallarëve te kohës dekadente turko-shqiptare..."
[redakto]Historia

(E treguar nga Eqerem bej Vlora ne monografinë e tij, kushtuar Kaninës)
...Nga Vlora ushtria e huaj qëndroi gati motmot. Nga fundi i pranverës te vitit 1691 u përgatit kundërsulmi i shqiptaro-turqve. Nen komandën e bejlerbeut te Rumelisë, Xhafer pashe Vlorës edhe te vellait te tij, sanxhakbeut Kapllan Mehmet Pashes- 25.000 ushtare mesyne Vlorën... Dy dite me vone, pushtuan dhe Kalanë e Kaninës edhe rrethuan atë te Skelës. Mirëpo, ne këtë rrethana edhe ushtria e Venedikut beri disa dëme : me furnela (mina) rrënoj muret e kalasë se Kaninës, e para se ta zbrazte dogji gjithë banesat qe ishin ne kala edhe u përgatit te mbronte kalanë e Skelës. U rivendos kështu sundimi otoman ne Vlore. Kalaja e Kaninës mbeti 10 vjet e zbrazet edhe e shkatërruar deri sa djali i math i Kapllan Mehmet Pashës, Zejnel Pasha u emërua sanxhakbej ne Vlore (1699). Ky ka meremetisur kalanë e Kaninës edhe banesën e fëmijërisë, qe ishin djegur edhe ka rigoditur kalanë e Skelës... Për Kalanë e Kaninës filloj mbas kësaj një kohe e gjate dremitjeje edhe harrimi, qe ndërpritet me disa ngjarje, disa gojethanie edhe kënge popullore me rastin e vrasjes te Ismail pashe (Velebishtit) Vlorës me 3 Gusht 1763, ne shtëpinë e Ismail bej Halles (Taushani).
Kalaja e Kaninës përmendet edhe njehere ne shkrimet e vëllait te kushmlles frënge ne Janine, Z. H. Pouqueville ne lidhje me një bashkëfjalim, qe ai pati me Ibrahim pashën me 1807 për rindërtimin edhe fortesimin e kalasë. Pouqueville shkruan qe atëherë muret e kalasë se Kaninës ishin rrënuar ne shume vende, edhe pashai i kishte meremetosur, duke i mbushur birat me popla guri dhe balte qe mbaheshin me gardhe. Ibrahim pasha lypte topa edhe municione nga Franca dhe shpresonte qe, ne rast nevoje, te mund te mbrohej ne këtë kala kundër ndonjë sulmi te Ali Pashës. Këto shpresa duallen te kota : me 1812 kalaja ra ne dorën e Ali Pashës... Prapë mbeten "Sarajet e Kalse" te zbrazëta : pa zot e pa kujdesin e kurrkujt, u bene pakngapak, vendi nga i cili banoret e Kaninës merrnin lenden qe u nevojitej për gaditjen e shtëpive dhe te kalldrëmeve te katundit. Disa topa te ndryshkur qitnin ende grykat e tyre kërcënuese nga frengjite e tabjeve, ndërsa neper sheshet edhe murishtet e kalasë kullosnin dhente e dhite e fshatit... Me hyrjen edhe me qëndrimin e tyre deri me 1850, kalaja u shkatërrua edhe me tepër ; sepse kur duallen, muarren me vete topat e fundit edhe prishen gjithë godinat qe qëndronin ende ne këmbe... 70 vjet mbeti kalaja mbas kësaj prape ne dore te Zotit e ne mëshire te njerëzoret, deri sa, me 1916, e zuri ushtria italiane. Mbeturinat, qe mundnin ende te pasqyronin diçka gjendjen e mëparshme, kjo ushtri nuk i mbrojti : pa dashur i zhduku... Me se fundi, ne korrik te vitit 1919, e bombardoi kalanë edhe, kot se koti, e rrënoi krejt.
[redakto]Ne Kohen e Lashte

Disa gurë ciklopike, qe janë gjetur ne themelet e "Kullës se Agajt" e disa murishte nga koha e Ilirevet, qe u zbuluan me 1918 ne sheshin e vogël te "Sofallekut" (Mbi Teqe), ku qëndronte dikur kisha edhe manastiri i Shemrisë, dëshmojnë qe ky vend ka qene i banuar edhe i forcuar nga stërgjyshërit tanë... Burimet greke edhe romake heshtin mbi Kaninën. Nuk i përmendin as emrin... Emri i Kaninës ndihet vetëm mbasi u rrënuan qytetet e lartpërmendura edhe rëndësia e tyre u zhduk ne dyndjet e para te Kohës se Mesme. Kanina është, pra, pjelle e kësaj kohe edhe del ne shesh mbas vitit 1000.
[redakto]Ne Kohen e Mesme

Lajmet e para mbi kalanë e Kaninës na i japin disa shkrimtare bizantine ne shekullin X pas Krishtit. Ne shekullin e XII, Kanina hyn me një here ne rradhen e vendeve shqiptare me rendësi mbi buzedetin e Adriatikut. E përmendin dekretet e perendoreve bizantine, rradhoret edhe përshkrimet e ipeshkvijve dhe shume kronika bizantine, sllave, napolitane dhe raguziane. E përmend edhe Eposi frëng "La Chanson de Roland" me emrin e çuditshëm "Kështjella e Kananit". Kush e mblodhi valle, rreth 800-900-des, njerëzinë mbi ato cuka qe përmbajnë sot fshatin e Kaninës ? Ne radhe te pare-halli ! Qe nga shekulli VI e deri ne shekullin e XI, fushat edhe buzedeti ne këmbe te këtyre malishtevet, ishin bere sheshi i harakopjes se kusarevet te tokës edhe te ujit. Dyndjet e popujvet barbare, qe përmbytnin ç'do dy-tre vjet Shqipërinë, kishin rrënuar edhe zhdukur njërin pas tjetrit qytetet Aulon (Vlorën e vjetër, qe qëndronte mbi gadishullat e Zvernecit), Orikum (Ne Pasha Liman), Amanthija (Ne Ploce) edhe kishin detyruar një pjese te madhe te banoreve te tyre te shpërndaheshin ne te kater anët për te kërkuar strehe edhe shpëtim ne vendet, kurse vete natyra e tokës përbente një mbroje. Ne këtë radhe hynte edhe Kanina, qe strehoi shume te arratisur : nga Auloni ; ndofta nga Orikumi... Kujdesia e pare e njerëzve qe u mblodhën mbi kodrinat e Kaninës, te trembur nga mjerimet qe pësuan, ka qene sigurisht përgatitja e një vendi te mbrojtur e te rrethuar me mure... Kështu lindi ne Kohen Bizantine pjesa e kalasë qe përmbledh (Sheshin Nr. 2 dhe Nr. 3) Ic-Kalane. Gojthanat e vendit na tregon qe pakashume ne atë kohe u gatit (Shek VII ?) mbi themelet e një faltoreje te varfër, "ne te cilën njerëzia i lutej Diellit hyjnor", kisha dhe manastiri i Shemerise. Kalaja u be, me kohe, qendra ushtarake dhe administrative e një rrethi te gjere dhe manastiri qendra fetare e krahinës se Vlorës... Mjerisht nuk e dimë se si u zhvillua katundi i Kaninës ne 2-3 shekujt e pare te jetës se tij... Ne vitin 1018 disa shkrime kishtare e zëne ne goje Kaninën, kalanë dhe kishën e saj. (Ne kohen e Aleksit I (1081-1118) përmendet akoma me shume. Përmendet po ashtu nga normanët. Rikthehen bizantinet, kalimi i kryqetareve, ardhja e serbeve...). Me 17 qershor 1417 një ushtri turke nen komandën e Hamza bej Evrenozit, hyri pa lufte e pa kundërshtim ne Vlore edhe, dy dite me vone, pushtoi kalanë e Kaninës...
Është botuar te "Shejzat" ne vitet '60, ndërsa është përgatitur dhe botuar nga Afrim Koci te Kalaja e Kaninës dhe Shkrime te tjera. Titulli është i redaksisë dhe është marre pjesërisht.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi