Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

4 posters

Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Oct 2009 - 3:54

Iljasa Salihu / Kumanovë
Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! 61_b
Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!
E martë, 29 Shtator 2009 09:46


Enciklopedia reale, me pretekst të një enciklopedisë joreale, filloi të shkruhet prej atij momenti, kur albanofobët dhe historio-demagogët, duke e shfrytëzuar edhe pushtetin absolut të tyre, ia morën kompetencat dhe detyrat, albanologëve dhe historiografikëve të mirëfilltë shqiptar. Fatmirësisht, ky akt vandal i kësaj akademia dhe këtij pushteti, nuk u pritë me duartrokitje dhe heshtje, por me reagime të shumta dhe tejet shkencore! Reagimet dhe mobilizimi i elitës intelektuale dhe politike, kundër kësaj enciklopedia vrastare, dëshmoi qartë dhe bindshëm se, maltretimet, ofendimet, margjinalizimet dhe tjetërsimet, ky popull i shumëvuajtur nuk i duron më. Durimi i etnitetit shqiptar, ka mbërritur prej kohësh në kufirin ekstrem, ku si i tillë nuk mund të qëndroj më. Pra, patjetër duhet të shpërthej, për ta manifestuar llavën përvëluese kundër palës keqbërëse! Pala maqedonase i harxhoi të gjitha trikat, mundësit dhe taktikat e të bërit keq shqiptarëve. Eksperimentet vrastare të palës tjetër, të paktën pas kësaj enciklopedia, shpresojmë që nuk do na përsëriten, ngase i madh e i vogël e kuptojë se, të tjerët apo populli pa identitet, pa mëshirë, si dhe i pa mëshiruar, dëshiron të gjallë të na fus në varrë, edhe atë jo në tokat tona autoktone, por në male diku, prej atje nga kishim ardhur!

Por, për kauzën kombëtare shqiptare, lansimi i një enciklopedie të tillë, ishte një rast i mirë, për qërimin e hesapeve të gjithhershme. Ky rast, është një rast tejet i volitshëm që të bëhet ndarja e shapit prej sheqerit, apo të precizohet dhe saktësohet se, kush është shap e kush sheqer, si dhe cilat të drejta dhe obligime i takojnë të dyve.

Kronologjia e ngjarjeve të tmerrshme në këtë shtet, ishte me të vërtet tejet e dhimbshme dhe e papërshkrueshme për neve, duke filluar që nga themelet e dyshimta të këtij shteti, e deri te kulmi improvizues (shfaqja e kësaj enciklopedie). Lutemi që kjo ngjarje skandaloze dhe tendencioze të jetë mejdani, ku do ta marrim sqarimin e shumëpritur, të përhershëm dhe përfundimtarë.

Mobilizimi i të gjithë kokave intelektuale, i opinionit të gjerë dhe i elitës politike shqiptare, me reagimet dhe studimet e tyre shkencore, veç më filluan ta shkruajnë enciklopedinë reale dhe të shëndosh, për të gjithë popujt që jetojnë në këto treva. Qoftë me vonesë dhe pa paralajmërim të hapur prej akademikëve shqiptar për përgatitjen e një enciklopedie të tillë, shqiptarët me të madhe, duke u mbështetur në argumente të shëndosha albanologjike dhe historiografike, filluan të shkruajnë një enciklopedi, tërësisht tjetër krahas kësaj provokueses. Menjëherë pas promovimit të kësaj enciklopedia prej AMSHA, e që ishte prezent dhe mori fjalën edhe kryeministri i vendit, i njëjti që tashmë dëshiron të paraqitet si i pavarur prej kësaj enciklopedia, filluan të lulëzojnë temat e ndryshme në lidhje me botimin e këtij provokacioni dhe fyerjes së radhës. Kontribute të veçanta dhanë, mediat e shkruara dhe elektronike, duke ia mundësuar shqiptarëve intelektual t'i paraqesin studimet e tyre, që lirshëm mund të themi se, nëse i mbledhim të gjitha analizat, reagimet, punimet historike, prononcimet dhe konferencat vetëm gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, pa më të voglin dyshim do të del një libër i ngjashëm me enciklopedinë maqedonase (është realisht maqedonase, ngase në të fyhet rëndë shqiptarët, e improvizohet kombi i vetëquajtur maqedoni) kuptohet, i njëjtë në vëllim e jo në përmbajte! Me fjalinë e liderit shqiptarë të Ali Ahmetit, e cila ishte e shkurtër në thënie, por e gjerë në kuptim se, "maqedonasit e prishen armëpushimin", tregohet dhe shihet qartë sinqeriteti i kësaj çështje. Fundja, historia e këtij lideri na tregon qartë brengosjen e tij për çështjen shqiptare, po ashtu edhe peshën e madhe të kësaj fjalie! Kjo fjali, siç thashë edhe më lartë, ishte e vogël dhe e shkurtët, por pesha e saj është, gjysma e enciklopedisë shqiptare. Ndërkaq, gjysmën tjetër do e plotësojmë ne opinioni i gjerë, elita intelektuale dhe politika mbarëshqiptare, pavarësisht përkatësis së tyre partiake.

Pra, me këtë enciklopedi, maqedonasit i zgjuan zhurmshëm shqiptarët prej gjumit, duke i dhënë një rast të mirë dhe të arsyeshëm, që tashmë historinë dhe enciklopedinë për veti, ta shkruajmë vetë, përndryshe do i lejojmë që albanofobët dhe historio-demagogët sllavo-maqedonas, ta shprehin dhe të bëjnë eksperimente me indin e albanologjisë dhe historiografisë shqiptare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Re: Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga Drita Thu 1 Oct 2009 - 5:13

Faleminderit Klea per ket informim, se ne Shqipetaret sikur gjithmon zgjohemi nga gjumi shume vone.
Drita
Drita
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 220
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Re: Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga feneri Thu 1 Oct 2009 - 5:16

Te gjitha keto qe behen dhe shkruhen gjoja se do te filloje Enciklopedia, jane kotësi!!!

Duhet te nise procesi i Pavaresisë se shqiptareve nga moakosllavet okupator, dhe te jetësohet ILIRIDA !
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Re: Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga yllza Thu 1 Oct 2009 - 5:45

Kot qe fillon sepse kush i beson, qesharake , Enciklopedi te gabuar ja Maqedont si e treguan vetveten duke u munduar ta coj popullin shqiptar ne nje nivel te ulet e uli vetveten papritur me nje Enciklopedi te genjyer. Enciklopedia e vertet do filloj kur te bashkohet populli shqiptar.
yllza
yllza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 165
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Re: Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga feneri Thu 1 Oct 2009 - 5:48

yllza shkruajti:Kot qe fillon sepse kush i beson, qesharake , Enciklopedi te gabuar ja Maqedont si e treguan vetveten duke u munduar ta coj popullin shqiptar ne nje nivel te ulet e uli vetveten papritur me nje Enciklopedi te genjyer. Enciklopedia e vertet do filloj kur te bashkohet populli shqiptar.


Nuk thone kot ! Ai qe e ka shpirtin te paster e ka ndjesinë!

Vertet nuk jane kote gjithe ato net per te formuar idene dhe kauzën qe tani, nga fjalia e pare e kuptoj se jemi një ! Procesi i Bashkimit te niset !
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë! Empty Re: Filloi të shkruhet enciklopedia e vërtetë!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi