Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare - Shefkije Islamaj
3 posters
Faqja 1 e 1
Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare - Shefkije Islamaj
I. Çështjet që më kanë provokuar në këtë rrafsh, janë: e para, si është trajtuar fjalëformimi, në të vërtetë, ç'vend zë fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare dhe, e dyta, a mund të ndryshohet diçka në këtë rrafsh, në të vërtetë, a do të mund t'i ndjekë gjuhësia shqiptare në rrafshin e fjalëformimit prirjet që hetohen në gjuhësinë teorike e pragmatike moderne evropiane?
Çështjet që do të trajtohen, dalin mjaft të përbëra për shumë arsye, ndërsa ndër to mund të veçohen këto: gjuhësia shqiptare është relativisht e re, konsolidimi i saj është pak a shumë i vonshëm në raport me atë të gjuhëve të tjera evropiane, dhe problemet e pazgjidhura në shumë rrafshe të gjuhësisë nuk janë pak. Një tregues tjetër që dëshmon gjendjen e konstatuar, është se edhe gjuhësia moderne nuk ka datë shumë të hershme, dhe shumë probleme në kuadër të saj nuk janë përcaktuar ende përfundimisht, në këtë kontekst edhe trajtimi teorik i fjalëformimit aty ka mbetur prapa trajtimit të problemeve të tjera, si të mikrolinguistikës, ashtu edhe të makrolinguistikës.
Rreth pesëdhjetë vjet të gjuhësisë shqiptare, të sistemuar e të vendosur në rrugë të mbarë, nuk mjaftojnë për trajtimin e aq shumë problemeve gjuhësore që rrokin rrafshin studimor linguistik dhe për kërkesat e mëdha të shkollës shqipe. Detyra të mëdha në kushte të kufizuara, shkëputja nga tradicionalja dhe nxitimi nga bashkëkohorja - janë vetëm disa nga karakteristikat e zhvillimit të gjuhësisë shqiptare. Po rikujtojmë se kur në gjuhësinë shqiptare po vendoseshin fillimet e studimit institucional të problemeve të saj, në Evropë gjuhësia moderne, e filluar me strukturalistët dhe pak më pas me Shkollën e Pragës, po mbushte katër dekada dhe tashmë ishin formuar edhe shkolla të tjera, ndërsa shumësia e ideve të reja në shumë fusha gjuhësore kishte përmbysur shumëçka të ndritshme të shekujve pararendës të traditës së pasur të hulumtimit e të studimit të problemeve të gjuhës.
Megjithatë, do të ishte jo e drejtë të mos spikateshin rezultatet e arritura të gjuhësisë shqiptare për një kohë relativisht të shkurtër në shumë rrafshe. Puna e madhe dhe rezultatet e arritura shkencore në shumë drejtime të prijatarëve tanë - Xhuvani, Çabej, Cipa, Riza, e profesorëve tanë të brezit të dytë e të tretë, bënë që të vihen themelet e një gjuhësie bashkëkohore, që të formësohen qartë detyrat aktuale dhe të përvijohen rrugët për studime të pandalshme në të gjitha fushat e dijes gjuhësore, pra edhe në fushën e fjalëformimit.
Gjuhësia shqiptare që prej fillimeve të saj ka qenë, para së gjithash, shkencë mbi gjuhën shqipe, dhe kjo vazhdon edhe sot, edhe pse ndërkohë, në kuadër të saj, janë zhvilluar më shumë a më pak edhe degë të tjera të gjuhësisë, natyrisht zhvillime këto të kufizuara e të kushtëzuara nga shumë faktorë e nga shumë rrethana: historike, sociale, e edhe politike. Etimologjia, historia e gjuhës dhe gramatika kanë arritur rezultate të palëkundshme, ndërsa leksikologjia, fonologjia, semiologjia, stilistika, si dhe shumë degë të reja, degë të tjera të makrolinguistikës, si sociolinguistika, etnolinguistika, filozofia e gjuhës, gjuhësia kompjuterike janë në rrugë të mirë të nisin, të zgjerojnë e të thellojnë dijet e tyre. Ka mjaft probleme, sidomos teorike, në kuadër të këtyre dijeve, që vetëm sa janë prekur ose s'janë prekur fare.
II. Po si qëndron puna me fjalëformimin, me trajtimin e tij teorik në gjuhësinë shqiptare? Në mënyrë që kjo paraqitje të mos zgjerohet shumë, do ta ngushtojmë këndvështrimin tonë në vetëm disa pika të kësaj çështjeje.
Ajo që bie në sy me vështrimin e parë në këtë rrafsh, mund të përmblidhet me pak fjalë: e para, mund të thuhet se trajtimi i fjalëformimit në gjuhën shqipe është trajtim në pajtim me shkallën e arritur në studimin e problemeve të tjera gjuhësore, e po kështu edhe rezultatet e arritura në këtë fushë korrespondojnë me rezultatet e tyre. Trajtimi teorik i tij mbetet, pra, në suazat e një trajtimi tradicional që pak a shumë ka ndjekur gjedhet e trajtimit edhe në gjuhë të tjera, sigurisht duke nxjerrë në pah veçantitë e shqipes në këtë rrafsh. Rezultatet, sidomos për anën njohëse të fjalëformimit, kanë përmbushur suksesshëm kërkesat e shkollës shqipe në të gjitha nivelet. Studimet e vonshme në këtë fushë kanë shkuar në vijë të drejtë duke pasur për bazë studimet e thelluara të prof. Xhuvanit, të prof. Çabejt e të Kostallarit. Mund të thuhet se lista e autorëve që do të merren në tre dhjetëvjetëshat e fundit me aspekte të ndryshme të fjalëformimit, është e gjatë (A. Kostallari, Sh. Demiraj, E. Hysa, J. Thomai, M. Çeliku, Xh. Lloshi, A. Dhrimo, J. Kole, E. Angoni, M. Samara, M. Totoni, S. Mansaku, Th. Feka, K. Topalli, A. Vehbiu, M. Halimi, R. Mulaku etj.), ashtu siç është e gjatë edhe lista e problemeve që ngrenë ata në këtë fushë studimi (formimi i fjalëve në gjuhën shqipe dhe paradigmat fjalëformuese, tipat sipas formimit, koncepti për fjalën, vendi dhe kufijtë e saj në vargun e njësive themelore të gjuhës, lidhjet ndërmjet formës dhe përmbajtjes, grupimi sipas formës, grupimi sipas kuptimit, rrugët kryesore për pasurimin e leksikut, formimi i fjalëve të reja, e të tjera).
Por, ç'është ajo që tërheq vëmendjen këtu dhe që, njëkohësisht, ka provokuar interesimin tim në këtë rrafsh? Para se gjithash është kjo - në kuadër të cilës degë a disiplinë gjuhësore klasifikohet e trajtohet fjalëformimi, dhe ai trajtim, a ndjek rrugën e traditës apo ka prirje që të ndjekë gjuhësinë moderne evropiane?
Që në fillim po theksojmë se fjalëformimi, dhe në përgjithësi problemet e derivacionit në gjuhësinë perëndimore, nuk zënë vendin e merituar, dhe për këtë është sinjalizuar jo rrallë në literaturën e sotme gjuhësore. Po kështu është e njohur se problemi i fjalëformimit në gjuhësinë evropiane vështrohet në mënyra të ndryshme. Ai trajtohet e mësohet si pjesë e gramatikës, dhe në këtë kuptim paraqet lidhje të llojit të vet me morfologjinë, si pjesë e leksikologjisë ose si pjesë e morfologjisë dhe leksikologjisë njëkohësisht. Edhe opinioni shkencor për fjalëformimin, është i ndarë dhe ende nuk ka arritur të japë një zgjidhje përfundimtare teorike e praktike se në ç'fushë gjuhësore bie vendi i tij: një pjesë e këtij opinioni është e mendimit se problemi i fjalëformimit i takon morfologjisë me të dy segmentet e tij (fleksioni e derivacioni, e quajtur edhe si morfologji fleksive dhe morfologji leksikore); një pjesë tjetër mendon se problemi i fleksionit i takon morfologjisë, kurse derivacioni leksikologjisë, e një pjesë më e vogël konsideron se fjalëformim i mirëfilltë mund të konsiderohet vetëm derivacioni dhe ai është natyrshëm pjesë e leksikologjisë. Koncepti tjetër, më i përhapuri kohët e fundit, me shumë përkrahës, sidomos në gjuhësinë polake, gjermane, ruse, çeke, sllovake, sllovene,serbe, arabe, boshnjake (në gramatikat e fundit të shumicës së këtyre gjuhëve fjalëformimi tashmë trajtohet jashtë morfologjisë, si degë e gramatikës) e në ndonjë tjetër, është ai se fjalëformimi duhet të trajtohet si disiplinë e veçantë e pavarur, gjuhësore. Përcaktimi i këtillë për fjalëformimin, së voni, ashtu si edhe për një varg çështjesh të tjera problemore në linguistikën në përgjithësi, mund t'i referohet ndikimit të strukturalizmit dhe gramatikës transformacionale.
III. Po të shohim si na paraqitet fjalëformimi në disa burime të rëndësishme teorike gjuhësore: gramatikat greke e latine si dhe gramatikat e gjuhëve më të reja, të cilat mbështeten në parime klasike, sipas Llajonsit, përfshijnë eptimin ose si e quan ai “dija e formës", derivacionin ose fjalëformimin dhe sintaksën, por ato nuk kanë zënë vend të barabartë në to: fjalëformimi na del më i papërfillshëm, si duket për arsyen se ai nuk përfshihet në gramatikat klasike. Gjithnjë sipas Llajonsit "trajtimi i fjalëformimit është një gjest i ngathët dhe teorikisht jokonsekuent". Përfshirja e eptimit dhe e derivacionit në morfologji ka ndodhur në shekullin XIX, atëherë kur u fut ajo për herë të parë në gjuhësi (John Lyons, Hyrje në gjuhësinë teorike, përkthyer nga prof. E. Likaj, Dituria, Tiranë, 2001, f. 186); në Enciklopedinë e gjuhës të Kembrixhit (1987) si dhe në Leksikonin e gjuhësisë moderne, që të dyja të autorit Dejvid Kristël, fjalëformimi trajtohet në kuadër të morfologjisë (kjo ndarje është tradicionale dhe e pranuar deri vonë), ndonëse jepen edhe lëkundjet në këtë kontekst. Sipas enciklopedistit Kristël fjalët qëndrojnë në mënyrë jo komode midis morfologjisë e sintaksës, se fjalëformimi në kuptim të mirëfilltë përfshin vetëm derivacionin, i cili shpreh raportet leksikore, se morfologjia derivative heton parimet që udhëheqin ndërtimin e fjalëve të reja pa marrë parasysh rolin e veçantë gramatikor që mund ta ketë ajo fjalë në fjali. (D. K. Enciklopedijski recnik moderne lingvistike, Beograd, 1988, f. 263,90). Në Fjalorin enciklopedik të termave gjuhësorë

Re: Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare - Shefkije Islamaj
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Gjuhes Shqipe...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Re: Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare - Shefkije Islamaj
teme shum interesante
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Natyra Shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» "Metropolet" Shqiptare
» Riviera Shqiptare.
» Natyra Shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» "Metropolet" Shqiptare
» Riviera Shqiptare.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi