Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alzheimer, kura brenda vitit 2025 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alzheimer, kura brenda vitit 2025 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alzheimer, kura brenda vitit 2025

2 posters

Shko poshtë

Alzheimer, kura brenda vitit 2025 Empty Alzheimer, kura brenda vitit 2025

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 19 Feb 2012 - 3:28

Alzheimer, kura brenda vitit 2025 Truri-kompjuterDepartamenti Amerikan i Shtetit ka hartuar planin, përmes të cilit synohet të luftohet sëmundja brenda 13 vjetëve të ardhshme. Diagnoza e parakohshme dhe një punë e mirëkoordinuar për të shëruar sëmundjen e tmerrshme.

Gjetja e një strategjie efikase për të kuruar dhe parandaluar Alzheimerin brenda vitit 2025. Ky është angazhimi i ndërmarrë nga qeveria amerikane në luftën kundër një prej sëmundjeve më të rrezikshme të shekullit tonë, plagë e përditshme e 36 milionë personave. “National Alzheimer's Project Act”, ligji i firmosur vitin e kaluar nga Presidenti Barak Obama, ka njohur zhvillime të reja. Shtëpia e Bardhë ka komunikuar qëllimet e saj për investime në vitet në vazhdim: një shifër historike prej 156 milionë dollarësh, nga të cilët 130 në dy vitet e ardhshme për të zbuluar kurën që do e luftojë këtë sëmundje. Të gjithë kemi dëgjuar për të dhe luftën që bën shkenca çdo ditë për të shpëtuar miliona të prekur.

Lufta për shpëtim

Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Ka raste kur sëmundja e kujtesës, e njohur si sindroma Alzheimer, lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Ndërkohë që, sipas specialistëve, rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës, që vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. “Momenti për të vendosur në shënjestër Alzheimerin është tani. Nuk mund të presim më”, thanë burime nga Shtëpia e Bardhë. Dhe për këtë paratë janë më se të nevojshme. Nga të pesë pikat e planit të hartuar në SHBA, i pari është më i rëndësishmi: brenda trembëdhjetë viteve të ardhshme Alzheimeri të jetë i parandalueshëm dhe i kurueshëm. Një shpresë, që ashtu si sugjeron një studim i “Case Western University”, mund të gjejë te mjekësia tradicionale një aleat të rëndësishëm. Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije edhe mënyrën se si mund t’i shpërndajë këto fonde. Instituti Kombëtar i Shëndetit ka deklaruar se studimeve për shëndetin do t’i shkojnë 50 milionë dollarë më shumë, duke nisur nga 2012-a. Në vitin 2013 buxhetit vjetor do t’i shtohen edhe 80 milionë të tjera. Pjesa që mbetet do të investohet për të arritur objektivat e tjerë të planit, mes të cilave përmirësimi i shërbimeve të asistencës, informimi dhe sensibilizimi publik. Ky lajm është pritur me shumë entuziazëm nga organizata të rëndësishme, si “Alzheimer's Association 3” dhe “USAgainstAlzheimer 4”, që prej kohësh bëjnë presion ndaj qeverisë për të arritur diçka konkrete. Gjithsesi, edhe zërat kritikë nuk mungojnë. Ata e konsiderojnë atë jo real dhe të rrezikshëm. Kjo, sepse edhe më parë ishin vendosur afate të caktuara për zbulimin e kurës kundër kancerit dhe AIDS-it. Në fakt, sipas asaj që thuhet, çdo ditë kërkuesit dhe shkencëtarët nga e gjithë bota u shtojnë “pjesë” të reja shkaqeve dhe strategjive të mundshme të parandalimit dhe trajtimit. Pjesa më e vështirë në shumicën e rasteve është realizimi i ideve, ndaj i duhet kushtuar më shumë rëndësi vendosjes së tyre në praktikë. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe sensibilizimit publik dhe adaptimit të sistemeve më funksionale për të monitoruar progreset e arritura. Por jo të gjithëve u ka pëlqyer ideja e një afati kohor kaq të afërt. Argumentet e shumta mund të përmblidhen në një të vetëm: natyra e shkencës është e paparashikueshme, mund të bëhen progrese dhe të “luftohet” në çfarëdo lloj kohe. Kështu mendon edhe Sam Gandy, eksperti i Alzheimerit në “Mount Sinai Hospital 7” të Nju Jorkut. "Është gjithmonë e domosdoshme të tërheqësh vëmendjen mbi një sëmundje të caktuar, por kam frikë se sforcime të tilla ndonjëherë mund të ndikojnë negativisht. Ekziston rreziku se nëse deri në vitin 2025 nuk do të kemi gjetur asgjë konkrete, njerëzit do të humbin besimin te mjekësia dhe shkenca, për tema të tilla kaq të rëndësishme”. Ai e vë theksin tek ushqimi dhe mënyra e jetesës. Sipas tij, ata që bëjnë 15-30 minuta ushtrime fizike tri herë në javë, kanë një probabilitet më të vogël për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer, edhe kur e kanë një mundësi gjenetike të transmetimit të sëmundjes. Edhe dieta mesdhetare, e sidomos përbërësi kryesor i saj, vaji i ullirit, mund të ndihmojë shumë. Një përbërës i tij i quajtur oleocanthale mbron kundër demencës dhe Alzheimerit. Një grup shkencëtarësh amerikanë të “Monell Center” në Universitetin e Çikagos, ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet shkatërruese të Alzheimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alzheimer, kura brenda vitit 2025 Empty Re: Alzheimer, kura brenda vitit 2025

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 17:05

kam degjuar per ket semundje,por tashi po e kuptoj me mire
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi