Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

5 posters

Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 11:59

E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI

FLORA KELMENDI

“Kurrë mos hesht”...
poezi

"Never remain silent..."
poems
“ Non voglio tacere mai... “...
poesia


Esencë dhimbjeje dhe një qëndrim kritik i botës femërore në antilogjikën e arsyetimit të protagonistit tjetër në kundërtimin e jetës ...

Libri poetik "Kurrë mos hesht" i autores Flora Kelmendi vjen te lexuesit me një dritëzim aktiv, pas një "fshehje" të bukur, pas një tundimi vetjak për të dalë, apo të mos dalë në ajri, në arenë. Por një dalje e tillë është e arsyetuar, pasi substrati i këtij vëllimi përmbledh një esencë dhimbjeje të pamatë, nxjerr një mllef të përmbledhur dhe të përplotuar ndër vite me një delikatesë, me një qëndrim kritik të një bote të pasur të shpirtë, të brishtë femërore, e cila hidhet në një sulm të arsyetuar e dinamik për të rrëfyer të drejtën dhe pasojat e prejardhura nga mosarsyetimi, nga lëkundja e tejskajshme, nga mendjelehtësia dhe fluturimi pa krahë fluturues dhe dëshirimi momental.
Një titullim intrigues, i cili jep mesazh të fuqishëm në dy palët krijuese të jetës dhe të ardhmërisë. Poezitë e vëllimit janë një tërësi përmbledhëse, ku protagonistojnë dy personazhe rregullatorë të jetës, ku njëra çrregullon prish ekuilibrin në maksimum dhe privon keqësisht tjetrën, duke e shndërruar lidhësinë në mos funksionuese dhe nxjerr në aktrim dhimbjen, pikëllimin, lotimin, ndarësinë, rritjen pa dy krahë pushtues dhe kujdesiv... Drama luhet mbi kurrizin e një dashurie të prerë në mes, e cila humbet funksionet totalisht dhe, këtë humbje, protagonistja e përballon me vështirësinë e ndodhisë, me thyerjen e ndjenjës së madhe, kupton që çiltërsisë, zemërbardhësisë, flakëzimit të dashurimit të saj i përgjigjet një intrigë totale, një dashurim kallaj, sa për të kaluar kohën, pa patuar një synim..., veç një ironi kalimtare, e cila skenon në një delir... Po çfarë faj ka krijesa lindëse, e ardhur në jetë, e cila, qysh në fillesë, humb përkëdhelinë e një ane të nevojshme dhe prezente? Vëtëkuptohet asnjë faj...
Erotizmi thyhet, dashuria çflakohet, por flakërohet dashuria e nënës, e cila përndrit dhe një qëndrim stoik ndaj kësaj madhështie, duke e figuruar atë me lulesën shpirtërore, duke i vënë në pah madhësitë e kësaj dashurie të paarritur nga qenia tjetër... Një rrëfim, i cili të zjarrmon edhe figurativisht në krahasimshmërinë e përdorur, por edhe të detyron lirisht të mendosh se futja në këtë rol jetësor është një obligim madhor dhe i patjetërsueshëm, një rol, të cilin duhet ta lozësh me pasion dhe dashuri të madhe jetësore, aspak imponuese. Dashuria ndaj nënës, dashuria ndaj bijës, dashuria ndaj mbesës jep një ekzaltim yllëzues, e cila shëndërrohet në një planet të vogël, të bukur dashurie.
Në vëllimin e Flora Kelmendit gjen jetën tek lëviz, gjen reagimin dhe kontrastin, dashurinë në kryefjalë njerëzore, besimin jetësor, ngritjen nga rrëzimi dhe kryengritjen për të ecur fuqishëm në jetën që kërkuan botës fëmërore t’ia kthenin përmbys... Po kështu përndritet dashuria ndaj vendlindjes, ndaj Kosovës, ndaj vendit të emigrimit, ndaj bashkëshortimit dhe lutësisë për të ecur ndryshe..., larg mentalitetit dhe dogmës, por në një bashkëkohësi të fluturt...
Mesazhet, të cilat merren nga ky vëllim poetik janë të rëndësishme dhe të ndihmojnë në ecurinë jetësore dhe në krijimin me ide të lidhësisë njerëzore.
Në këtë kontekst duhet thënë që përvoja individuale është e nevojshme dhe efektprurërëse, ndihmuese në përvojat e individëve të tjerë ...
"Kurrë, mos hesht..." vjen edhe si një mezazh emigrues dhe integrues...




Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" 389775_10150448980093186_678723185_8491252_1690521849_n
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:01

Fjala e autores…

Fëmijët janë ëngjëjt e mi


Jam vajza i një prizrenasi me origjinë nga malet e Sharrit, bashkëshortja e një pejani me origjinë Rugovani, Nusja e Kelmendëve malsorë në ato vende, nëna e çdo kujt… Dashurinë ua dhuroj njëlloj si nënë, jo si e huaj… Jam gjyshja e një ëngjëlli e “tezushja” e gjithë popullit tim… .Jam bijë kosovare, se aty e kam lënë Babën dhe Nanën. Loti më rrjedh për çdo njeri, se zemra ime është plot e përplot me dashuri. Mundohem Botën ta ndryshoj si Nënë Tereza, dhimbjet t’ju lehtësoj dhe nga varfëria t’i shpëtoj, dashuri t’ju dhuroj fëmijëvë të mos të ndihen të vetmuar, se dikush ata i harroi. Jam nënë e gjithë fëmijëve të braktisur! Pse qenka kjo botë aq e krisur?!… Lotin askush atyre s’ju sheh një përqafim të ngrohtw kurkush s’jua jep… Dëgjoni ju, o njerëz, shikoni si dy duar të vogla më përqafojnë, loti i tyre zemrën ma shkrumon; fjala në fyt nga lotët më gulçon,… S’di nga t’ia mbaj e nga të shkoj! Mbetem e hutuar, duke i shikuar, kur largohem nga ata. Më thonë: “Nanush, ne shumë të duam!” Kjo fjalë tërë kohën në vesh më tingëllon, si një zile, e cila nga gjumi të zgjon…”Nanush,… ti…., mos na harro!”
O ju, Engjëj, ju qofsha falë, ju kam bij e më keni Nënë! Deri sa të vdes për ju do të kujdesem me shpirt e zemër. Ku jap fjalën e nderit të Nënës deri në frymën e fundit do të luftoj për ju!
Autorja
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:02

Pse hesht?

Pse nuk shkruajnë gishtrinjtë, kur të rrëmbejnë ndjenjat?
Rri e strukur në një qoshe me frikësimin e ndjerë.
Pse buzët s'lëvizin, vallë shkrumbimi i ka mbuluar?
Sytë e kaltër me lot, sikundër liqen i turbulluar.
Jam e shndërruar në një lis, era ia shkund gjethet.
E zhveshur si pemët në këtë stinim vjeshte.
S'ka bukuri sikur më parë, çdo gjë ka filluar të venitet,
si një trëndafil i madh i bardhë me petalete tij
fantazimi fanitet.
Në mesin e natës së pagjumë, si do ta kaloj të nesërmen.
Pse rri e heshtur? Më pllakos misteri.
Ah, këtë zemër,
ma paskan mbyllur me dryn!
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:03

Zbrastësia e shikimit

Sikundër e djeshmja dhe e sotmja,
asgjë tjetër, sadopak, s'ndryshoka.
Edhe e nesërmja do të shfanitet e njëjtë....
A mund të kurohemi
nga dhimbjet e zemrës së plaguar
në këtë gjysmëkohë?
Flaka e vakët s'ma ngroh shpirtin...
Vjen dhe ikën, si trimërosh acar i dimrit.
Shikimi i zbrazët, tashmë më i hutuar,
kërkon e kërkon, kot e më kot;
lodhet së tepërmi...
A mund ta kuptojmë si rrëshqet ky shikimi në sy..?
Për ty kërkoj, shpreh diçka të thellë,
Diçka të bukur prej vitesh mbaj,
ndryshove ti , ndryshova unë,
gjithçka e shuar, gjithçka pa faj...,
si ky vështrim i zbrazur krejt...
Dashuria e dikurshme e largët, e largët,
si anije në horizont zhduket përpjetë.
Ti i tretur nga ëndrra e vrazhdët,
Unë gjithë dhimbje mbetem më tej....
Kjo anije me shikim të zbrazët,
a do të ankorohet ndonjëherë në breg?!...

Ah, Dashuri , ti Mbretëreshë !
Mbretëri pa kështjellë zemrat na i le në pranga,
të burgosura, të kanxhuara për vuajtje dashurie,..
Kush të ka urdhëruar të na shkaktoje këtë peng?
Nga lotët jastëku laget e laget,
mezi e mbaj gjysmëdhimbjen.

Oh, mos shfreno, zemër, në vaj,
ti qëkur linde je krijesë e pafaj!
Nëse qenka mëkat dashuria,
atëherë je ti mëkati më i madh,..
Pse u dashurova në ty...,
kur e kishe humbur dhe një pikë mëshire
në të errtën natë?
Dashuri, moj Mbretëreshë, urdhëra të shumta ti dhe,
krejt botën e sundoke,
me qeshje dhe vajlotimi na ngjyrose ne.
Si një portret dashurie pa lulesë kam mbetur,
e kuptoj s'ishte kjo dashuria e vërtetë.
Më dënove mua të shkretën në vetmi,
ngjasoj si e burgosur në qelinë - rreth tani.
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:14

Ti dhe Unë

Unë jam Libri, Ti je Rrëfimi;
Une jam Fleta, Ti je Shkrimi:
Unë jam Pena, Ti je Ngjyra;
Unë jam Shkronja, Ti je Leximi;
Unë jam Syri, Ti je Drita;
Unë jam Fjala, Ti je Shqiptimi;
Unë jam Dielli, Ti je Rrezja;
Unë jam Hëna, Ti je Ylli;
Unë jam Zemra, Ti je Shpirti:
Unë jam Jeta, Ti je Ajri që thith;
Unë jam Etja, Ti je Uji që e shuan;
Unë dhe Ti jemi një
Dy trupa, një shpirt....
Ti je dashuri e pambarimtë.
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:16

Ëndërrimi im :

Sikur të isha QiriQaj me zë e vajtoj
ta kuroj zemrën e plaguar,
Klith me gjithë fuqinë e shpirtit tim ,
dhimbjen e madhe s'e mbaj dot në duar
në këtë kohë të vonuar...
Dita vështirëson ditën , ...
Si mund të mbahet e përballohet kjo dhimtë
tek më ther?
Ah, moj botë kalimtare
dhimbjen time askush s'e ndien!...

Pse kjo jetë në mallkim,
s'pati të më ofronte kurfarë,
U tregua e pamëshirë, e marrë,
vetëm për mua ruajti rrënimin...
Ah, sikur të isha qiri
e di, do të më vendosnin mbi tavolinë,
të ndrija me atë ndriçim qiriri,
por do të më shihnin si digjesha,
me ngadalësi si do të shkrihesha
dhe në fund do të më mbetej vetëm dylli...
Shkrirja ime do t'i ngjante vuajtjes,
do të kuptohej vajtimi,
do të ndriste në sy njerëzish
pse unë përpiqesha dhe luftoja,
duke kërkuar të drejtën.
Do të largonte paragjykimin ndaj meje,
ndaj të tjerëve,
shkatërrimin e jetës njerëzit do të kuptonin
te ndriçimi i fjalës së qiririt
dhe do të kuptonin paskëtaj më mirë
se kësaj bote nga i vjen lëndimi,
se kësaj bote të tymtë nga i vjen shkatërrimi
dhe i vë peng ardhëmrisë...
Ah, sikur të isha qiri
dhe të më vinin të ndriçoja mbi tavolinë
dhe njerëzit të mençur e të pamençur
me ndriçimin e dobët do të kuptonin vetë njerinë!...
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 12:21

Suedi 2007

Buzëqeshja jote më ngrohtë
si një rreze dielli,...

Nënës sime

Nënë, ti më e shtrenjta në botë, sesi më duket sot...
Më është shtuar më shumë dashuria,
të t'i puth me ngrohtësi ato duar,
që vetëm ëmbëlsi kanë prodhuar;
dua të të përqafoj më ngrohtë se kurrë
dhe përsëri këtë e di mirë,
nuk do ta shpreh dot mallin tim të përvëluar...

Sjell ndërmend, si tani, atë të dikurshme të bukur:
Flokët në prehër m'i ke ledhatuar,
me shpirt me ke puthur,
ti më e madhërishma ime e pakrahasuar...
Në çaste dhimbjeje me dashurin tënde
shpirtin ma ke qetësuar.
Eh, kur kam qarë,
me përkëdheljet e tua më ke ngushlluar.
Natën ma bëje Ditë, errësirën ma ktheje në Diell
edhe kur e kishe vështirë,
buzëqeshja jote më ngrohtë, si një rreze dielli,
dalë nga një tjetër i fuqishëm diell...
Dhe ndjeja ngrohjen shpirtërore në çdo çast...

S'di ku t'i marr fjalët të përshkruaj përpjekjet
e një nëne të madhe si ti, o nënë!
A mund ta shpreh dot gjithë atë dashuri,
të të tregoj sesa të dua,
se ç'vend të madh ke në shpirtin e sat bije...
Në rrudhat e ballit tënd që më ngjajnë si një hartë,
shoh dhe mundimet e rritjes time,
shoh përpjekjet për të më bërë vajzë të mirë...
Ah, flokët e tu atë thinjura, flokët e tu fisnikë
e tregojnë jetën tënde plot sakrifica
dhe mundime të mëdha ...
E ç'mund të bëjë shpirti im për ty,
ç' mund të shprehë zemra ime
veç një falenderim të madh për ty!...
Më solle deri këtu, në këtë moshë me bekim dhe urti...
Qofsh e bekuar, o nënë, që edhe sot shqetësohesh për mua,
sikur ende jam e vogël dhe nuk di udhën...
Në sytë e tu shikoj si vëzhgon rritjen time ...
Sa më mungon, moj nënë!
Pak vargje për ty ndritin shpirtrat
dhe perndezim dashurinë...
e një vajze për nënën e saj,
e një nëne për një Nënëmadhe ...

Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Flora Kelmendi Wed 29 Feb 2012 - 13:29

Quhem Flora Kelmendi jam 47 vjeqare,e lindur jam ne Prizren ne Kosov ,jam e martuar me Pejan dhe kam 3 femije,ce 21 vite jetoj ne Suedi..ne kohen e lire mirem me Letersi shkruaj poezi,Rrefime dashurije, libri im i pare me permledhje poezive eshte botuar me Titullin Kurr mos Hesht,ku se shpejti dote jet ne duar te lexuesve.Knaqsia ime eshte te jem ne kete forum me ju se bashku ku doti shkembejm mendimet dhe diskutimet.Me Respekt dhe Nderime Flora Poete Kelmendi.Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" 555339

Flora Kelmendi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/02/2012
Mosha Mosha : 59

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga WebMaster Wed 29 Feb 2012 - 13:33

Flora Mire se erdhe edhe Gezohem shum qe ben pjese ne kete Forum Eshte kenaqesi per ne ti lexojme edhe te shkembejme Diskutime me vlera te medha si pershembull Poezite e Shum Histori te Vendit tone ..Me rrespekt Klea .

Nese mundesh Kliko ne Forum edhe Gjen Prezantimi i Anetarve aty hap teme ne Vete per Prezantimin tend .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 13:38

Jeta Jonë

Jetë me brenga
Dhe me vuajtje
Me zemra të thyera
Me shumë dhimbje.

Të kaplon ndjersa
Kur mendon ndarjen
a thua si do ta perballosh?.
Këtë helmë të dashuris.

Smund ti largosh
at që nëna natyr e krijoj,
dashurin që të shijosh,
dhe ndarjen qe te plagos.

Zemër behu e fortë
Dhe të gjithve boju ballë
Mos u dorzo kaq shpejt
Se jeta të vetën e bën.
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Next Wed 29 Feb 2012 - 13:49

Flora Kelmendi shkruajti:Quhem Flora Kelmendi jam 47 vjeqare,e lindur jam ne Prizren ne Kosov ,jam e martuar me Pejan dhe kam 3 femije,ce 21 vite jetoj ne Suedi..ne kohen e lire mirem me Letersi shkruaj poezi,Rrefime dashurije, libri im i pare me permledhje poezive eshte botuar me Titullin Kurr mos Hesht,ku se shpejti dote jet ne duar te lexuesve.Knaqsia ime eshte te jem ne kete forum me ju se bashku ku doti shkembejm mendimet dhe diskutimet.Me Respekt dhe Nderime Flora Poete Kelmendi.Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" 555339

Faleminderit Zonja Kelmenti qe jeni ne shoqerin tone faleminderit qe erdhet ne ftesen qe ju bera nderi juaj...prania juaj ne shoqerin tone nje mesim per ne!
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Anakonda Thu 22 Mar 2012 - 4:48

Shum te bukura keto poezite................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Arabela Thu 22 Mar 2012 - 9:17

bukur,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht" Empty Re: Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi