Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës?

2 posters

Shko poshtë

Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës? Empty Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës?

Mesazh nga Emona Tue 6 Mar 2012 - 8:30

I pari që futi termin "magjistar" në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin.

Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton.

Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori: Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjerë magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo). Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyrorë. Hipnotizimi me anë të formulave magjike. Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj. Gjatë riteve magjike, këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra- tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kjo disiplinë e magjisë quhet spirtitualizëm dhe demonologji.

Në shumicën e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kanë ekzistuar që në lindjen e qytetërimeve. Karakteristikat janë të ngjashme, ndërsa mënyra e zbatimi ndryshon. Njerëzit ishin shumë supersticiozë ndaj magjive, por edhe fenomeneve natyrore, të cilat nuk arrinin t i shpjegonin. Në Francë janë gjetur disa piktura të periudhës së paleolitit të cilat provojnë përdorimin e magjisë për ndihmë në aktivitete të ndryshme si gjuetia ose për mënjanimin e rreshjeve.



Magjia në Egjipt, formulat magjike për të zgjatur jetën


Në shoqërinë e Egjiptit antik besohej shumë në magji. Në panteonin egjiptian, përveç Veret-Hekau, perëndesha e magjisë, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qeverisur vendin zotëronin të tilla aftësi. Këtë e tregojnë dokumentet dhe papiruset e shumta që janë gjetur, të cilat përmbajnë formula magjike në gjendje për të zgjatur jetën, të zgjidhin çështje dashurie dhe për të luftuar të këqijat.



Magjia në Lindjen e Mesme, andej nga erdhi shkopi magjik


Në Mesopotami, në të ashtuquajturën toka e Magjistareve, janë gjetur shumë dokumente që faktojnë jo vetëm ekzistencën e magjisë, por edhe praktikumin e saj masiv, deri te kryerja e ritualeve në grup. Këto burime japin shembuj të llojeve të ndryshme të praktikave gjatë magjisë, ku mund të përmenden:

Përdorimi i "fjalëve magjike"; Përdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve të ndryshme; Krijimi i një rrethi njerëzish për të mbrojtur magjistarin nga shpirtrat; Përdorimi i simboleve misterioze për të kërkuar ndihmën e fuqive të mbinatyrshme. Megjithatë, në Lindjen e Mesme, magjia lidhej ngushtë me astrologjinë e cila shpjegonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo.



Magjia në Botën Greko-Romane, tek veprat letrare


I pari që futi termin "magjistar" në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin. Në letërsinë latine janë gjetur shumë dëshmi në lidhje me magjinë. Vrasje të mistershme, kafshë që flasin, statuja që ecin, metamorfoza, medaljone që kurojnë, janë vetëm disa nga elementet që citohen në veprat e Horacit, Plinit apo Virgjilit. Në panoramën letrare të magjisë latine, vendin e parë e zënë pa dyshim "Metamorfozat”. Apuleio është një nga shkrimtarët e parë të asaj epoke që ka folur për magji në librin e tij “Gomari i Artë”. Në fakt, vetë Apulieo është gjykuar për ushtrim magjie pasi u përpoq që me anë të disa formulave, të bindte një vejushë që të martohej me të, në mënyrë që të përfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve të Romës, çdokush që përdorte magjinë për qëllime përfitimi, ndëshkohej rëndë deri në vdekje.



Rënia e Magjisë, iluminizmi godet shpjegimet absurde



Në shekullin XVII, kur magjia ishte në kulmin e saj dhe pritej të merrte një zhvillim akoma më të madh, ndodhi krejt e kundërta. Shkenca përparonte dhe vazhdonte tu jepte shpjegime fenomeneve që deri në atë moment, ishin abstrakte. Një nga emrat që u dallua për sulmin e ashpër ndaj doktrinës së magjisë ishte Francis Bacon (Frensis Bekon). Rënia e magjisë u përshpejtua dhe nga mendimtarë të shquar si Dekarti dhe Hobbes (Hobi). Gjithashtu, në shekullin XVII, iluminizmi e mundi magjinë, por pa arritur ta zhdukte përfundimisht atë.

B:../.sa-kra/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës? Empty Re: Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndimi të botës?

Mesazh nga Anakonda Wed 11 Apr 2012 - 5:29

edhe sote kesaj dite ne tremb kjo magji
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi