Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi

2 posters

Shko poshtë

Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi Empty Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi

Mesazh nga Emona Thu 8 Mar 2012 - 0:49

Historinë e Mësonjëtores së Parë Shqipe e ka dokumentuar me 120 fotografi. Studiuesi e koleksionisti Niko Kotheria ka përzgjedhur datën shtatë mars për të promovuar albumin fotografik “Mësonjëtorja e Parë Shqipe 1887-2012”.

Fotografitë që dokumentojnë historinë e institucionit më të rëndësishëm arsimor janë përmbledhur në një album fotografik që është prezantuar për herë të parë në Korçë, në 125-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Shumica prej fotografive janë parë për herë të parë në publik, raporton gazeta “Shekulli”.

Në to shihen drejtues dhe mësuesit patriotë, nxënësit e Shkollës së Parë, të cilët u bënë veprimtarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar e deri te ata që ndihmuan me mjete ekonomike për hapjen e shkollës. Shumica e fotografive janë nxjerrë nga origjinalet e tyre ose nga procesi i zhvillimit të negativëve qindravjeçarë në metal, xham e pelikulë.

“Duke ndier mungesën e një vëllimi ku do të përfshihej me dokumente pamore gjithë historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe, u pa i nevojshëm realizimi i këtij albumi. Aty paraqiten pothuajse të gjitha personazhet që kontribuuan për çeljen e kësaj foleje kombëtare”, ka thënë autori i këtij albumi, Niko Kotheria. Sipas tij, albumi trajton një nga ngjarjet më kryesore të luftës për pavarësi, kulturë e dije në vitet e Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i së cilës ishte Naum Veqilharxhi.

“Çelja e Mësonjëtores së Parë Shqipe ishte një nga arritjet e mëdha të rilindësve e patriotëve tanë brenda e jashtë atdheut, rezultat i përpjekjeve dhe i luftës së kolonive patriotike në Rumani, Egjipt, Bullgari, Turqi”, ka thënë ai. Mësonjëtorja ishte e para shkollë shqipe laike dhe demokratike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Ajo funksionoi mbi bazën e një programi me karakter të theksuar kombëtar, ku u mëkua dashuria për vendin, zakonet e gjuhën. Personeli arsimor i Shkollës së Korçës hodhi bazat e një shoqërie moderne perëndimore, pasi mësuesit që dhanë mësim aty përfunduan studimet dhe u diplomuan në universitete të rëndësishëm të Evropës.

Krahas promovimit të albumit fotografik, në Muzeun Kombëtar të Arsimit, është hapur ekspozita me të njëjtin titull, me eksponate dhe relikte origjinale nga Shkolla e Parë Shqipe e vitit 1887, edhe kjo e organizuar nga Niko Kotherja.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi Empty Re: Historia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 120 fotografi

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 3:23

Nuk ka me mire sesa te flasesh per te tilla gjera.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi